Gulagu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
(Percjelle nga Gulag )

Gulag kane qene kampe interrnimi dhe pune te detyruar ne Bashkimin Sovietik . Megjithese keto kampe ishin krijuar per te sistemuar kriminelet ordinere, sistemi stalinist i perdori per interrnimin e te gjithe kundershtareve politike te sistemit komunist stalinist. Te ngritura qe ne kohen zariste ndoshta nga Pjetri i Madh , perdoreshin per te burgosur kundershtaret e zarit dhe persona te bezdisshem. Pas revolucionit bolshevik, u liruan te gjithe te burgosurit, Lenini ne 1917 deklaroi qe ne keto gulage do te perfundojne te gjithe armiqte e klasave. Ne 1918 rikonstruktohen mjetet e burgosjes dhe ato te puneve te renda. Gulaget mjaft shpejt pas vitit 1930 u tej mbushen me persona per cdo akuze edhe banale, si mos kultivim i mire i tokes, mos dheni rezultati ne te korrura, sabotatore, dezertues etj. Lindi nevoja per force pune me cmim te ulet, dhe filloi shfrytezimi i te burgosurve ne industrine ushqimore. Gjate Luftes se dyte Boterore numeri i popusise neper gulage u pergjysemua, per shkak te lirimit qe i behej, per ti derguar ne front. Pas lufes ne fillim te viteve '50 numeri i popullsise u rrit jashtemase e arriti deri ne 2 milione e gjysem, ne to gjendeshin dezertore por edhe te burgosur lufte apo te burgosur te deportuar direkt nga kampent e perqendrimeve gjermane, te gjithe te akuzuar si bashkepuntore te armikut e tradhetar. Pas vdekjes se Stalinit , ne 1953 Gulaget vazhduan te perdoreshin por nje pjese e te burgosurve te denuar deri ne 5 vjet neprmjet nje amnistie u liruan. Ndersa te burgosurit politik filluan te liroheshn ne vitin 1954 dhe rehabilitoheshin. Zyrtarisht Gulaget u mbyllen nepermjet nje dekreti te Ministrise se Brendshme me 25 janar 1960 . Pas tij u mbyll edhe institucioni i Ministrise se Brendshme nepermjet dekretit 44-16, per tu zevendesuar nga KGB .

Burime te dhenash [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]