Gjibraltari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Flamuri i Gjibraltarit

Territor britanik jashte kufijve territorial te Britanise se Madhe , qe ndodhet ne jug te Spanjes. Pozicioni gjeografik i ketij territori ne Ngushticen e Gjibraltarit cilesohet si teper strategjik per faktin se kontrollon hyrjen e anijeve ne Detin Mesdhe .

Ne vitin 1704, forcat Anglo-Hollandeze e shtine ne dore Gjibraltarin nga Spanja gjate Luftes se Pasimit Spanjoll. Aty u ndertua nje garnizon britanik , pasi iu dorezua Britanise se Madhe nga Spanja nen kushtet e Traktatit te Utrehtit ne vitin 1713 ; garnizoni britanik u shpall me ne fund koloni ne vitin 1830 . Territori u be nje baze e rendesishme e Marines Mbreterore, vecanerisht gjate lufterave napoleonike dhe Luftes se Dyte Boterore, sepse kontrollonte hyrjen e ngushte dhe daljen ne Detin Mesdhe, Ngushticen e Gjibraltarit, e cila eshte vetem 14.3 km e gjere. Kjo nyje strategjike mbetet e rendesishme me gjysmen e tregetise detare te botes qe kalon nga kjo ngushtice. Ekonomia e Gjibraltarit bazohet ne turizem, bixhoz online, sherbime financiare dhe strehimin e anijeve. Duke patur nje nga normat e papunesise me te uleta ne bote, pjesa me e madhe e forces punetore banon ne Spanje dhe/ose jo-vendas, vecanerisht ne sektorin privat.

Sovraniteti i Gjibraltarit eshte nje teme e nxehte ne marredheniet anglo-spanjolle, sepse Spanja e pretendon territorin.Ne referendumet e mbajtura ne vitet 1967 dhe 2002 , banoret e Gjibraltarit nuk e moren parasysh presionin spanjoll dhe votuan me shumice derrmuese per te qendruar ne vartesi te Britanise.

Gjibraltari ka nje siperfaqje prej: 5,86 Km²

Gjibraltarim nga Punto del Canero

popullsia: 27.830 (2004 .)

dendesia: 4749 pop/Km²

Perberja etnike:

vendas 67%,

anglez 19%,

te tjere. 14%

gjuha: anglisht ( zyrare) , spanjolle

religjioni:

katolik 77%,

Anglikan 7%,

Mysliman 7%,

ebrejh 2,5%