한국   대만   중국   일본 
Gestapo - Wikipedia Jump to content

Gestapo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Simboli i Gestapos

Gestapo gjermanisht: Geheime Staatspolizei, shqip Policia sekrete shteterore, zakonisht shkurtuar si Gestapo, ishte policia politike e Rajhut te Trete. Anetaret e saj ishin te rekrutuar nga radhet e oficereve te karrieres te policise. Organizimi i saj eshte themeluar nga Herman Goering , pasi Adolf Hitleri erdhi ne pushtet ne mars 1933 . Ajo u emerua si policia zyrtare sekrete shteterore e Gjermanise naziste, me veprim pasi nisi lufta edhe ne zonat e pushtuar nga nazistet. [1]

Historiku [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Gestapo, eshte ne fakt nje shkurtim i “Geheime Staatspolizei”, qe ne gjermanisht do te thote “policia sekrete shteterore”. [1] Gestapo nuk u themelua ne fakt nga Hitleri, por nga nje zyrtar nazist i rangut te larte, Herman Gering me 26 prill 1933. Gering u emerua drejtor, dhe Rudolf Diels komandant. Disa historiane pretendojne se ne fakt ishte ky i fundit, qe sugjeroi idene e nje force policore sekrete. [2] Rudolf Diels ishte kreu i pare i organizates, te cilen fillimisht e quajti Departamenti i Policise se Shtetit Prusian .

Diels u shkarkua nga posti i tij vetem nje vit me pas, per shkak se nuk ishte “mjaftueshem i pameshirshem”, per te kryer nje pune kaq te rendesishme dhe autoritative. Vendin e Diels e zuri nje tjeter zyrtar nazist i rangut te larte nazist nga Bavaria, Hajnrish Himler. [2]

Gestapo, perbehej nga disa departamente, ku secili prej tyre kishte detyra specifike. Departamenti A, ishte pergjegjes per trajtimin e kundershtareve politike te partise, B-ja merrej me kishat dhe sektet fetare. Departamenti C merrej me administrimin e partise, D-ja me ruajtjen e rendit ne territoret e pushtuara, dhe E-se iu caktua kunderzbulimi. [2]

Roli i Gestapos [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Muller me Heydrich

Detyra e Gestapos ishte per te hetuar dhe luftuar "te gjitha tendencat e rrezikshme per shtetin".

Kishte autoritet per te hetuar rastet e spiunazhit tradhetise dhe sabotazhit, dhe ne rastet e sulmeve kriminale ndaj Partise Naziste dhe shtetit. Veprimet e Gestapos nuk kishin te kufizim ligjor apo gjyqesor. Werner Best juristi nazit shprehej ne kete drejtim: "Per sa kohe qe Gestapo ... zbaton vullnetin e udheheqsit, eshte duke vepruar ligjerisht. " Gestapos perjashtohej edhe nga pergjegjesia prej gjykatave administrative, ku qytetaret mund te drejtoheshin per ta detyruar qe ajo te vepronte ne perputhje me ligjin.

Gestapo abuzonte shume me fuqine e saj, e tille eshte Schutzhaft ose paraburgimi, pa procedure gjyqesore, dhe dergimi ne kampet e perqendrimit. Njerezit e arrestuar nen tortura te vazhdueshme firmosnin vete dokumentin e burgosjes se tyre.

Ne vitin 1934 , Goering,nen presionin e Heinrich Himmler , rane dakord per ti kaluar kontrollin e Gestapos SS. Ne vitin 1936 Reinhard Heydrich u emerua shef dhe Heinrich Muller , pergjegjes i operacioneve. Gjate Luftes se Dyte Boterore , Gestapo u zgjerua me nje staf prej 45.000 njesi. Ajo ka ndihmuar ne kontrollin e zonave te pushtuara te Europes dhe ishte e prirur per te identifikuar hebrenjte , socialistet, homoseksualet dhe per transportuar ne kampet e perqendrimit. Ne gjyqin e Nurembergut e gjithe organizata u arrestua dhe u ndoq penalisht dhe denua per krime kunder njerezimit.

Metodat e arrestimeve te Gestapos, ishin cnjerezore. Cilido qe cilesohej i dyshuar, kishte vetem 3 minuta qe t’i thoshte lamtumire familjes se tij, dhe te pergatiste rrobat qe donte te merrte me vete. Pas atyre 3 minutave, ai do te mbyllej ne qelite e policise me te afert, dhe detyrohej te nenshkruante Formularin D-11, ku pranonte se kishte rene dakord vete qe te hynte ne burg. Pasi rrihej, i dyshuari dergohej ne nje kamp perqendrimi, dhe qendronte atje per aq kohe sa Gestapo e ndjente se ishte e mjaftueshme, per t’i dhene te dyshuarit nje leksion. [2]

Gestapo gjate L2B [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Gjate luftes, Gestapo kishte dy objektiva kryesore. Se pari te identifikonte dhe shfaroste  hebrenjte, dhe njerezit qe i perkisnin racave te tjera “te padeshirueshme”. Dhe se dyti, te parandalonte apo shtypte cdo rezistence te jashtme. Ne rajonet e pushtuara te Evropes, ajo u ndihmua nga ekstremistet, dhe ata qe mbeshteten Hitlerin dhe regjimin nazist. Ne fillim te Luftes se Dyte Boterore, numri i agjenteve te Gestapos ne Gjermani ishte rreth 40.000. Kur nisi lufta, dhe Gjermania filloi te pushtonte pjesen tjeter te Evropes, numri i agjenteve, informatoreve dhe anetareve te Gestapos, u rrit ne mbi 150.000. [2]

Sidomos ne France dhe Poloni, qytetaret vendas luajten nje rol te madh ne gjuetine ndaj grupeve te rezistences, opozites, hebrenjve, dhe njerezve te grupimeve te tjera etnike. Nese kjo polici informohej per dike qe kishte bere qofte edhe nje shaka mbi Hitlerin, regjimin e tij apo mbi ndonje anetar tjeter te rendesishem te qeverise naziste, ai arrestohej menjehere, dhe dergohej ne nje kamp perqendrimi. [2]

Gestapo ishte drejtperdrejti apo terthorazi pergjegjes per identifikimin dhe debimin e me shume se 10 milione njerezve (perfshire hebrenjte dhe te tjeret), ne kampet e tmerrshme te perqendrimit si ne Aushvic, Bergen-Belsen, Dahau etj. Shume te arrestuar nga Gestapo, si kundershtare politike dhe jo-politike, u zhduken pa gjurme. Ata nuk u gjeten kurre. [2]

Denimi i krimeve te Gestapos [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Pas luftes, Gestapo u shperbe me 8 maj 1945, dhe u shpall nje organizate kriminale nga Gjykata Nderkombetar per Krime Lufte. Ajo evidentoi mizorite dhe krimet e kryera nga anetaret e saj, dhe arrestoi dhe denoi mijera prej tyre. Megjithate, shefi i saj vjeter, Hajnrih Myler nuk u arrestua kurre. Disa historiane mendojne se ai u arratis ne Ameriken e Jugut, ndersa te tjere besojne se ai u vra gjate luftes. [1]

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ a b c MekuliPress.com (2020-04-29). "Gestapo, kush ishte policia sekrete, qe mundesoi krimet e perbindshme" . Mekuli Press . Arkivuar nga origjinali me 20 shtator 2022 . Marre me 2022-09-16 . {{ cite web }} : Mirembajtja CS1: BOT: Gjendja e adreses origjinale eshte e panjohur ( lidhja )
  2. ^ a b c d e f g Plus, Kult (2020-07-08). "Historia e Gestapos, policise famekeqe te nazizmit" . KultPlus . Arkivuar nga origjinali me 20 shtator 2022 . Marre me 2022-09-16 . {{ cite web }} : Mirembajtja CS1: BOT: Gjendja e adreses origjinale eshte e panjohur ( lidhja )