한국   대만   중국   일본 
Frederik Rreshpja - Wikipedia Jump to content

Frederik Rreshpja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Frederik Rreshpja
Emri Frederik
Mbiemri Rreshpja
Lindur me 1940
Lindur ne Shkoder
Vdiq me 17 shkurt 2006
Vdiq ne Shkoder
Kombesia shqiptare
Profesioni shkrimtar

Frederik Rreshpja ( Shkoder , 19 korrik 1940 [1] [2] - 17 shkurt 2006 [3] ) qe poet lirik, eseist, publicist dhe botues shqiptar. Penda e tij eshte nder me perfaqesueset te vargut shqip.

Jeta [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Lindi ne Shkoder ne nje familje me origjine nga Dukagjini , i ati Marku i Sokol Vuksanajt ishte i vellazerise Afiej nga Plani ndersa e ema Drandafilja nga Xhani . Vatra familjare qe femijeshume, me motrat Antoneta, Pashka, Anunciata dhe vellezerit Kel e Gjovalin. Femijerine e kaloi ne lagjen Mehalla e Cakajve. Prania me grat e se emes e nxiti te mesonte edhe qepjen, ne vendlindje kreu shkollimin fillor dhe te mesem prane gjimnazit "29 nentori" [4] , studimet universitare i ndoqi prane Pedagogjikut ne Tirane me korrespondence [5] . Punoi ne gjendjen civile ne Dajc te bregut te Bunes , me pas nepunes si pergjegjes kulturor prane Kombinatit te Drurit ne Shkoder [6] .

Me 1975 vepra e tij hiqet nga qarkullimi me urdherin e nje qarkoreje te ministrise se Arsimit dhe Kultures firmosur nga zv/ministri Mantho Bala per shkak te qendrimit te autorit [7] . Arrestohet dhe denohet “… si nje person qe paraqet rrezikshmeri shoqerore qe synon ne minimin, dobesimin dhe permbysjen e pushtetit popullor …” me 4 vjet [8] . Ridenohet disa here dhe ne fund del nga burgu ne Sarande [5] .

Ne vitin 1991 Frederiku u be kryeredaktori i gazetes “Ora” te Partise Socialiste te Shkodres. Ai qe gjithashtu kandidat per deputet nga ana e PS-se ne zgjedhjet e marsit 1992. Nga fillimviti i 1992shit shperngulet nga Shkodra ne Tirane , ku u be themelues e pronar i shtypshkronjes dhe shtepise botuese "Europa" dhe drejtor i revistes kulturore-letrare me po te njejtin emer. Pas vitit 2000 perjetoi nje varferi te skajshme [1] e me pas pesoi nje hemoragji cerebrale me 2001 [9] . Vdes me 17 shkurt te 2006 ne Shkoder dhe varroset te nesermen ne varrezat e Rremajit .

Vepra [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Mesohet se poezia e pare e shkruar prej tij i qe kushtuar s'emes, Files - sic e quante [10] . Nga Adriatik Kallulli i botohet permbledhja poetike "Rapsodi shqiptare" [11] me 1967 dhe vitin tjeter "Tri perralla per femije" dhe "Trimi i fshatit Bardhe", "Eranda" me 1969 [4] . Romanin "Zeri i larget i kasolles" me 1972 dhe dramen "Endrra e tokes" dhe "Trofta hutaqe" me 1973, per t'iu rikthyer serishmi poezise me permbledhjen "Ne kete qytet" po ate vit. Poezia "Topi fushor" hyn ne antologjine me te rendesishme zyrtare te kohes pa botuar ende ndonje permbledhje [12] . Me 1967 iu botua vepra e pare letrare, permbledhja me poezi "Rapsodi shqiptare“ - pas nje viti u arrestua serish [11] . Botimet dhe shkrimet nder te perkohshmet e kohes u priten mire nga kritika por kjo gje nuk zgjati per shume kohe [7] . Per Primo Shllakun Rreshpja eshte nje rishtar i realsocializmit deri ne kete faze te krijimtarise se tij [13] .

Me 25 nentor 1992, Rreshpja jep nje interviste per gazeten ?"Zeri i Rinise"? dhe pyetjes se cfare e gezon dhe trishton me shume ne jete, i pergjigjet: ? Nuk e di nese me ka mbetur ndonje gje ne kete bote, qe te me gezoje. (...) Kur trishtohem, shkruaj. Prandaj shkruaj shume ??. Vetmi e trishtim poetik ky qe do thuktohej ne vellimin poetik qe do te vinte.

Me renjen e regjimit me hapjen e shtypshkronjes dhe shtepise botuese perfshihet me botimet dhe redaktimet, nxjerr "Erdhi ora te vdes perseri" me 1994 dhe "Lirika" me 1996. Me 2004 nxjerr vellimin "Ne vetmi" me parathenie, ku ne parathenien nga Shpetim Kelmendi permendet se cmonte De Raden, Mjedjen , Lasgushin edhe Ali Asllanin [14] .

Perfshihet ne vellimin "Leksikoni i shkrimtareve shqiptare 1501 ? 2001" nga Hasan Hasani, mbasandej ne vellimin "Historia e Letersise Shqiptare" e Robert Elsie -t te 2003. Perfaqesohet me disa poezi ne "Anthologie de la poesie albanaise" te Aleksander Zotos (Chambery, 1998) dhe ne "Antologjine e poezise shqipe - Gjysmeshekulli i arte" te Ali Aliut ( Tetove , 2000) si dhe e rrumbullakson punimin e G. Krasniqit "Poezi. Sprove antologjike" ( Tirane , 2003) [9] . I vendosur nder shkallaret e arketipit te poetit shqiptar sipas kritikes, kishte komunikim direkt me etnit e poezise - gje e cila e bente t'i kalonte kornizat e kohes, burgut, etj [15] .

Referimet [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ a b Zeqo M ., In memoriam per Frederik Rreshpen , Koha jone . - Nr. 46, 18 shkurt, 2006, f. 14 - 15.
  2. ^ Kelmendi Sh., Bisede me poetin e madh Frederik Rreshpja , Koha jone. - Nr. 35, 24 dhjetor, 2005, f. 19.
  3. ^ Kelmendi Sh., Kur vdekja vjen ne shkurt , Koha jone. - Nr. 48, 20 shkurt, 2006, f. 18.
  4. ^ a b Hasani H., "Leksikoni i Shkrimtareve Shqiptare 1501-2001", Prishtine, 2003, fq. 374.
  5. ^ a b Sipas bisedes se bere me te vellane, Kel Rreshpja i dtl. 1938 me dt. 10 dhjetor 2014 ne shtepine e tij prane kryqezimit te Deges ne lagjen Serreq, Shkoder.
  6. ^ Traboini K ., Nobel per se vdekuri , Pegasi. - p. 2, vjeshte, 2006, p. 21-25.
  7. ^ a b Leci E., Vrasja e poeteve Blloshmi, Leka e Nela, Shekulli , 07 shkurt 2008.
  8. ^ Bytyci K., Frederik Rreshpja, ky bohem shqiptar , [pritet te pohohet nga autori vendi dhe data e botimit].
  9. ^ a b Lanksch H-J ., S'dua te pikellohet kush per fatin tim: poeti, tregimtari dhe eseisti Frederik Rreshpja , Kalendari letrar. - Nr. 6, 5 maj, 2004, f. 4. I; V.
  10. ^ Milani P., F. Rreshpja - Interviste: Shkodra eshte kryeqyteti i Dukagjinit , Dukagjini, nr. , 24 nentor, 2005, fq. 6.
  11. ^ a b Jubica I ., Arrestimi im me 1957, kritikova Enverin , Gazeta shqiptare . - p. 55, 20 shkurt, 2012, p. 14 - 15.
  12. ^ Krasniqi G ., Renia e funksionales , Shqip , 1 maj 2013.
  13. ^ Shllaku P., Kush asht Frederik Reshpja? , Tirane-Prishtine-Shkup: Symbol qq, OM Publisher, fq. 51-72.
  14. ^ Kelmendi Sh., Ne muzgun e nje poeti lirik, nga parathenia e librit "Ne vetmi" te Rreshpjes, sh.b. "Arberia", Tirane 2004. fq. 5. ISBN 99927-985-8-0
  15. ^ Cani A ., Frederik Rreshpja, zhdukja e arketipit: Universalizmi dhe bukuria e pashoqe e vargut , Koha jone. - Nr. 51, 23 shkurt, 2006, f. 19.