한국   대만   중국   일본 
Flamuri i Kosoves - Wikipedia Jump to content

Flamuri i Kosoves

Artikull i mirë
Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Flamuri zyrtar i Kosoves

Flamuri i Republikes se Kosoves u adoptua nga Kuvendi i Republikes se Kosoves menjehere pas deklarimit te pavaresise se Kosoves nga Serbia [1] ne 17 shkurt 2008. [1] [2] Flamuri qe rezultat i nje gare nderkombetare per dezinjimin e tij, organizuar nga UNMIK i mbeshtetur nga Kombet e Bashkuara , ku u dorezuan gati nje mije punime. [3] Versioni i perdorur tani eshte variant i punimit te dezinjuar nga Muhamer Ibrahimi. [4] Ajo ka gjashte yje te bardha ne nje hark siper nje harte te arte te Kosoves ne nje sfond blu. [5] Ato simbolizojne gjashte grupimet kryesore etnike te Kosoves. [6]

Perpara deklarimit te pavaresise, Kosova ishte nen administrimin e Kombeve te Bashkuara dhe perdorte flamurin e OKB-se per qellime zyrtare. Si popullsite etnike shqiptare dhe serbe kane perdorur flamujt e tyre qysh nga periudha e Jugosllavise Socialiste . Serbet perdorin trikolorin kuq, blu dhe te bardhe, qe eshte baza e flamurit te tanishem te Serbise . Shqiptaret kane perdorur flamurin e Shqiperise qysh nga vitet 1960 si flamurin e kombesise se tyre. Te dy flamujt akoma mund te shihen e perdoren brenda Kosoves se pavarur.

Dezinjimi dhe perdorimi [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Flamuri kosovar duke u valevitur ne Pentagon ne 18 korrik, 2008.

Flamuri i Kosoves ka nje sfond blu dhe ka te vendosur mbi te nje harte te Kosoves dhe gjashte yje. Yjet zyrtarisht nenkuptojne gjashte grupimet kryesore etnike ne Kosove: [6] shqiptaret , serbet , turqit , gorani , romet (shpesh te grupuar me Ashkalinjt e dhe Egjiptianet [7] ) dhe boshnjaket . Jo zyrtarisht, yjet ndonjehere nenkuptojne territoret ku ka popullsi shqiptare: Shqiperia , Greqia , Kosova , Maqedonia , Mali i Zi dhe Serbia . [8] Flamuri i Kosoves i ngjan flamurit te Bosnjes dhe Hercegovines nga ana e ngjyrave dhe formave te perdorura (yje te bardha dhe forma e verdhe e vendit ne nje sfond blu). [9] Flamuri eshte i pazakonte krahasuar me flamujt e tjere kombetare ne faktin se perdor harten e vendit si element te dizajnit; Flamuri i Qipros eshte i vetmi flamur tjeter i ketille. [10] [11] Raporti i flamurit u deklarua se do ishte 2:3, [12] por me kalimin e nje ligji te protokollit diplomatik ne Kosove ne prill 2009, raporti u vendos ne 1:1.4 (5:7 kur vendoset ne numra te plote). [13] Ngjyrat dhe ndertimi i flamurit te Kosoves nuk jane percaktuar akoma; megjithate, nje dokument zyrtar i qeverise i jep ngjyrat e flamurit duke perdorur CMYK . [14] Vlerat jozyrtare RGB te flamurit jane nxjerre manualisht qe ne vitin 2009. [15] Perdorimi i flamurit te Kosoves rregullohet nga ligji: "Ligji mbi Perdorimin e Simboleve te Shtetit te Kosoves". [16] Megjithate, qeveria serbe kundershton perdorimin e flamurit te Kosoves ne mbledhje dhe takime nderkombetare. [17]

Ngjyrat dhe madhesite [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

System Blu I arte I bardhe
CMYK (Qeveria) [14] 78-55-0-35 0-20-62-18 0-0-0-0
Hekzadecimale (Qeveria) [14] [18] #244aa5 #d0a650 #ffffff
Hekzadecimale (Jozyrtare) [15] #183884 #dbbb5b #ffffff
Perdorimi [13] Gjatesia dhe gjeresia ne centimetra [13]
Kur perdoret jashte (shtylla eshte 10 metra e larte dhe ne toke) nuk i kalon 350 × 498
Kur perdoret jashte (shtylla eshte 10 metra e gjate dhe ne ballkon) 200 × 280
Kur perdoret brenda (shtylla eshte 2.5 metra e gjate) 107 × 150 ose 150 × 210
Flamur tryeze 16 × 23

Perdorimi i flamujve te tjere [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Nje proteste e vitit 2008 ne Bosnje ku eshte prezent flamuri serb.

Perdorimi i flamurit shqiptar [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Flamuri shqiptar akoma perdoret sot nga kosovaret .

Perdorimi i flamurit serb [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Serbia nuk e njeh ndarjen e Kosoves dhe e konsideron ate nje njesi te qeverisur nga Kombet e Bashkuara brenda territorit te saj sovran , Provinces Autonome te Kosoves dhe Metohijes ( serbisht : Аутономна Покра?ина Косово и Метохи?а, Autonomna Pokrajina Kosovo i Metohija ), sipas Kushtetutes serbe te vitit 2006. [19] Edhe muaj pas deklarimit te pavaresise se Kosoves, flamuri serb akoma gjendej ne ndertesa zyrtare qeveritare derisa u zevendesua zyrtarisht nga qeveria kosovare. [20] Flamujt serb jane perdorur ne protesta globale kunder Kosoves dhe gjenden akoma ne zonat me shumice serbe ne veri. [21] Megjithate, nje person u denua nga nje panel i gjyqtareve te EULEX ne 19 nentor 2009, per nxitjen e urrejtjes kur ngriti flamurin serb ne nje xhami ne pjesen jugore te Mitrovices (nder akuza te tjera intolerance dhe tentative per vrasje te nje oficeri policie). [22]

Perpara pavaresise [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Deri me 2008, Kosova nuk kishte nje flamur qe ta quante te vetin. Megjithate, gjate periudhave te ndryshme te historise, flamuj te ndryshem jane valevitur ne Kosove. Perpara vitit 1969, te vetmit flamuj qe valeviteshin ligjerisht ne Kosove (atehere nje province autonome) ishin ato te Jugosllavise dhe te Republikes Socialiste te Serbise . Nese nje tjeter flamur kombetar valevitej, si ai shqiptar, serb apo kroat, nje person mund te shkonte ne burg per kete. [23] Me 1969, popullsia shqiptare kosovare qe e afte te perdorte flamurin shqiptar si flamurin e tyre kombetar. [24] Megjithate, flamurit duhej t’i shtohej nje yll i kuq, meqe ky ishte simboli i perbashket i kombit jugosllav. [25] Edhe pa kete kusht, flamuri i Republikes Popullore te Shqiperise ne ate kohe kishte nje yll te kuq, me konture me ngjyre ari, siper shqiponjes me dy koka. [26] Me vone, kombesi te ndryshme ne Kosove mund te perdornin flamujt e tyre kombetare ne perputhje me legjislacionin. [27] Perpara vdekjes se udheheqesit jugosllav Josip Broz Tito dhe ndarjes se Jugosllavise, kishte thirrje per ndalimin e flamurit shqiptar sepse disa banore joshqiptare te Kosoves nuk donin te jetonin nen nje flamur te huaj. [28] Ky sentiment kulminoi me Peticionin 2016, i cili bente thirrje, pervec te tjerave, per nje status me te madh shteteror per Serbine dhe heqjen e te gjitha simboleve shqiptare. [29] Pala serbe ne Kosove gjithashtu filloi te heqe yllin e kuq nga flamuri jugosllav, duke e perdorur per protesta, ne kundershtim te popullsise shqiptare dhe per te promovuar idene e "Serbise se Madhe." [30]

Kur Kosova ishte nen administrimin e Kombeve te Bashkuara , flamuri i OKB-se valevitej ne Kosove. Megjithate, flamuri i perdorur nga popullsia kosovare shqiptare ishte flamuri shqiptar. [31] Flamuri shqiptar gjithashtu perdorej ne ndertesa publike, edhe pse ishte kunder rregullimeve te OKB-se. Rregullimet deklaronin se vetem flamuri i OKB-se dhe disa flamuj te tjere te autorizuar, si ato te qyteteve, mund te valeviteshin ne ndertesa publike. Nese ngrihej flamuri shqiptar, atehere duhej te ngrihej edhe flamuri serb, sipas rregulloreve te OKB-se. Megjithate, kjo nuk u be kurre ne praktike dhe flamuri shqiptar ishte gjithmone prezent ne Kosoven e UNMIK-ut. [31] [32]

Konkursi per nje flamur te ri [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne konkursin qe u zhvillua per nje flamur te ri ne qershor 2007, u dorezuan 993 modele. [33] Sipas rregullave te bisedimeve me OKB-ne, te gjitha simbolet duhet te reflektonin natyren multi-etnike te Kosoves, [12] dhe duhet te shmagnin perdorimin e shqiponjave dykokeshe shqiptare apo serbe apo perdorimin e vetem te kuqes dhe te zezes ose te kuqes, bluse dhe te bardhes. E kuqja dhe e zeza jane ngjyrat e perdorura ne flamurin shqiptar; e kuqja, bluja dhe e bardha jane ngjyrat kryesore te flamurit serb. Pervec kesaj, te gjitha modelet duhet te ishin drejtkendore dhe te kishin nje raport 2:3. Komiteti i Simboleve te Kosoves ne perfundim zgjodhi tre modele, [3] te cilat me pas u votuan ne Kuvendin e Kosoves (ku kerkohej nje shumice e cilesuar per miratim), ku u shpall Pavaresia pas bisedimeve per statusin. [34] Tri propozimet qe u zgjodhen u cuan ne Kuvend me 4 shkurt 2008. [35]

Propozimet dhe zgjedhja perfundimtare [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  • Sfond blu me nje harte te bardhe te Kosoves te rrethuar nga pese yje. Yjet ndryshojne ne madhesi dhe perfaqesojne grupimet e ndryshme etnike qe gjenden ne Kosove. Ylli me i madh do te perfaqesonte shqiptaret. [33]
  • Nje tringjyresh vertikal i zi, i bardhe dhe i kuq. [36]
  • Nje tringjyresh vertikal i zi, i bardhe dhe i kuq me nje spirale (simbol dardan per diellin rrotullues) ne qender te vijes se bardhe. [36]

Kuvendi votoi me 17 shkurt 2008 qe te perdorte nje variant te propozimit te pare. Ky version i modifikuar shtoi nje yll tjeter, i beri yjet te njejta ne madhesi, ndryshoi ngjyrat e yjeve dhe hartes, e beri harten me te madhe dhe i organizoi yjet ne nje hark siper hartes. [5]

Propozime te tjera [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

"Flamuri i Dardanise "

Ibrahim Rugova , presidenti i Kosoves paraqiti "flamurin e Dardanise" me 29 tetor 2000. Flamuri ishte blu, i brendashkruar nga nje disk i kuq me nje unaze te arte. Brenda diskut te kuq ishte shqiponja shqiptare. Shqiponja mban nje steme qe shkruan " Dardania ". Dardania ishte emri i nje rajoni te lashte ne te njejten zone me Kosoven, por flamuri nuk u njoh nga asnje fuqi nderkombetare. [37] Flamuri nuk fitoi shume popullaritet, [38] por perdorej ndonjehere ne ngjarje kulturore dhe sportive gjate periudhes se UNMIK-ut dhe u perdor gjithashtu ne funeralin e Rugoves per te mbuluar arkivolin e tij. [27] Akoma perdoret si standard presidencial jozyrtar nga dy prej partive politike qe kane dale prej Rugoves, Lidhja Demokratike e Kosoves dhe Lidhja Demokratike e Dardanise. [39]

Perpara deklarimit te pavaresise, kosovaret shfaqnin nje flamur qe permbante harten e Kosoves ne nje sfond blu dhe te verdhe, te ngjashem me flamurin e Bosnjes dhe Hercegovines . [40]

Shiko edhe [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ a b Fawkes, Helen (2008-02-17). "Kosovo celebrates 'dream come true' " . BBC News . Marre me 2008-09-07 . {{ cite news }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  2. ^ "Kosovo MPs proclaim independence" . BBC News . British Broadcasting Corporation. 2008-02-17 . Marre me 2008-09-07 . {{ cite news }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  3. ^ a b Wander, Andrew (2008-02-08). "With independence looming, Kosovo to pick a flag" . Christian Science Monitor . Marre me 2008-09-07 . {{ cite news }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  4. ^ "Prime Minister Thaci meets designer of Kosova flag Mr. Muhamer Ibrahimi" . Office of the Prime Minister of Kosovo. 2008-02-23. Arkivuar nga origjinali me 8 mars 2012 . Marre me 2008-09-07 . {{ cite news }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  5. ^ a b Parliament adopted the flag of Kosovo state Arkivuar 27 shkurt 2008 tek Wayback Machine, Kosovapress , Pri?tina, 17 February 2008.
  6. ^ a b Reeves, Terri Bryce (2008-02-19). "Former Kosovar leader rejoices from afar" . St. Petersburg Times . Marre me 2008-02-19 . {{ cite news }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  7. ^ Salihu, Mevlyde (2006-10-19). "OSCE Kosovo Mission helps push for greater integration of minorities" . Organization for Security and Co-operation in Europe . Marre me 2008-08-14 . {{ cite web }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  8. ^ Judah, Tim (2008-02-22). "Could Balkan break-up continue?" . BBC News . British Broadcasting Corporation . Marre me 2009-10-16 . {{ cite news }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  9. ^ Smith, Whitney (2001-05-01). Flag Lore Of All Nations . Millbrook Press. fq. 18. ISBN   0761317538 . {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  10. ^ "About Cyprus ? Cyprus Flag and Emblem" . Government of Cyprus Web Portal. 2006. Arkivuar nga origjinali me 29 maj 2012 . Marre me 2009-12-26 . {{ cite web }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  11. ^ For sporting events, the Korean Unification Flag uses a map of the Korean peninsula. See: "Unification flag, Arirang tapped for unified Korean team" . Kyodo News International. 2001-03-19. Arkivuar nga origjinali me 12 dhjetor 2007 . Marre me 2008-09-07 . {{ cite news }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  12. ^ a b "Kosovo Unity Team announces the COMPETITION FOR THE FLAG AND EMBLEM OF KOSOVO" (PDF) . Kosovo Unity Team. 2007-06-13. Arkivuar nga origjinali (PDF) me 21 tetor 2007 . Marre me 2008-07-31 . {{ cite web }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  13. ^ a b c "LIGJI NR.03/L-132 PER PROTOKOLLIN E SHTETIT TE REPUBLIKES SE KOSOVES" . Gazeten Zyrtare Republika e Kosoves. 2009-04-16. Arkivuar nga origjinali me 16 gusht 2017 . Marre me 2009-12-03 . {{ cite web }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  14. ^ a b c "National Flag of Kosovo" (PDF) . Office of the Prime Minister of Kosovo. 2008. Arkivuar nga origjinali (PDF) me 21 korrik 2017 . Marre me 2008-09-23 . {{ cite web }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  15. ^ a b "Important information about Flag and Coat of Arms of Republic of Kosovo" . Kosovo Thanks You.com. 2009-01-26 . Marre me 2009-05-17 . {{ cite web }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  16. ^ "2008/03-L038 Law on the Use of Kosovo State Symbols" (PDF) . Assembly of the Republic of Kosovo. 2008-02-20 . Marre me 2008-08-15 . {{ cite web }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  17. ^ "Hackers post Kosovo flag on Serb official site" . Reuters. 2008-09-12. Arkivuar nga origjinali me 5 qershor 2011 . Marre me 2008-09-21 . {{ cite news }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  18. ^ The colors were derived from the CMYK via Inkscape . Note that there is no one single CMYK to RGB conversion (a proper conversion depends on color reproduction characteristics of the chosen medium, the ambient lighting, etc.), and that any program which converts with an uncalibrated monitor as the display medium is not reliable.
  19. ^ "Documents by Opinion and Study" . Venice.coe.int . Marre me 2009-07-20 . {{ cite web }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  20. ^ "Kosovo flag flies in Serb enclave court for first time since independence" . Koha Ditore . 2008-12-22. Arkivuar nga origjinali me 9 qershor 2011 . Marre me 2009-12-26 . {{ cite news }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  21. ^ Bilefsky, Dan (2008-05-11). "In Serbia, waving the flag but avoiding nationalism" . The New York Times . Marre me 2009-12-04 . {{ cite news }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  22. ^ "Kosovo Serb sentenced for inciting hatred" . Radiotelevizioni i Kosoves . SETimes.com. 2009-11-20 . Marre me 2009-12-04 . {{ cite news }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  23. ^ Spencer, Metta (2001-02-02). The Lessions of Yugoslavia . Emerald Group Publishing. fq. 289. ISBN   9780762302802 . {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  24. ^ Elsie, Robert (2004). Historical Dictionary of Kosovo . fq. xxxvi. ISBN   0-8108-5309-4 . {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  25. ^ "Zastave nasih naroda" . Svijet oko nas ? enciklopedija za djecu i omladinu II (IX): 403. 1985. Arkivuar nga origjinali me 2 shtator 2010 . Marre me 2009-12-26 . {{ cite journal }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  26. ^ Peaslee, Amos Jenkins. Constitutions of Nations, Volume 3 . fq. 19. {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  27. ^ a b Krieger, Heike (2001-08-27). The Kosovo Conflict and International Law An Analytical Documentation 1974?1999 . Cambridge University Press. fq. 7. ISBN   0521800714 . {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  28. ^ Filipovi?, Gordana (1989). Kosovo ? Past and Present . fq. 362. {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  29. ^ Dragovi?-Soso, Jasna (2002-10-09). Saviours of the Nation Serbia's Intellectual Opposition and the Revival of Nationalism . McGill-Queen's University Press. fq. 137?138. ISBN   9780773525238 . {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  30. ^ Rogel, Carole (1998-05-30). The Breakup of Yugoslavia and the War in Bosnia . Greenwood Press. fq. 49. ISBN   0313299188 . {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  31. ^ a b Lucas, Kristina (2004-11-08). Footsteps in Kosovo . Trafford Publishing. fq. 142. ISBN   1412029236 . {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  32. ^ Holohan, Anne (2005). Networks of Democracy Lessons from Kosovo for Afghanistan, Iraq, and Beyond . Stanford University Press. fq. 16. ISBN   0804751900 . {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  33. ^ a b "Kosovo to pick a state flag" . New Kosova Report . 2008-02-09. Arkivuar nga origjinali me 26 maj 2008 . Marre me 2008-09-07 . {{ cite news }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  34. ^ "Kosovo Starts Selection of its Future Flag and Emblem" . Balkan Investigative Reporting Network. 2007-05-07. Arkivuar nga origjinali me 29 dhjetor 2007 . Marre me 2008-08-14 . {{ cite news }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  35. ^ "Pri?tina daily speculates on independence date" . Beta . 2008-02-05. Arkivuar nga origjinali me 7 qershor 2011 . Marre me 2008-08-14 . {{ cite news }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  36. ^ a b Charter, David (2008-02-11). "Wanted: new flag and anthem for Kosovo" . Times Online . London . Marre me 2008-08-14 . {{ cite news }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  37. ^ "Kosovo (Province, Serbia) - Dardania (flag of uncertain status)" . Flags of the World . 2008-02-23. Arkivuar nga origjinali me 5 dhjetor 2011 . Marre me 2008-08-14 . {{ cite web }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  38. ^ "Kosovo Television Debate: Kosovar flags and symbols" . RTK . Balkan Investigative Reporting Network. 2005-12-21. Arkivuar nga origjinali me 23 maj 2008 . Marre me 2008-08-14 . {{ cite news }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  39. ^ "Main Page" . Lidhja Demokratike e Dardanise. 2007. Arkivuar nga origjinali me 26 janar 2010 . Marre me 2010-02-05 . {{ cite web }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  40. ^ Pancevski, Bojan (2008-02-26). "Call for calm as Kosovo independence looms" . Telegraph.co.uk . Marre me 2008-08-14 . {{ cite news }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]