한국   대만   중국   일본 
Erwin Schrodinger - Wikipedia Jump to content

Erwin Schrodinger

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Erwin Schrodinger
U lind ne
Erwin Rudolf Josef Alexander Schrodinger

( 1887-08-12 ) 12 gusht 1887
Vdiq Gabim: Nevojitet date e vlefshme vdekjeje (data e pare): data, muaji, viti
Kombesia Austriake
Shtetesia
Karriera shkencore
Fushat Fizike
Nenshkrimi

Erwin Rudolf Josef Alexander Schrodinger , (shqip: Ervin Rudolf Jozef Aleksander Shredinger ), (12 gusht 1887 ? 4 janar 1961), ishte nje fizikant austriak i cili perpunoi me tej bazat e teorise moderne te mekanikes kuantike.

Ai zhvilloi nje ekuacion diferencial, zgjidhja e te cilit na jep funksionet valore te mundshme, qe mund te shoqerojne grimcen ne nje situate te caktuar fizike. Ky ekuacion, qe njihet gjeresisht si ekuacioni i Shredingerit , na jep te dhena ne lidhje me ndryshimin e forcave, qe veprojne mbi grimcen.

Shredingeri propozoi nje interpretim te ri te kuptimit fizik te funksionit valor dhe ne vitet ne vijim kundershtoi ne menyre te perseritur Interpretimin e Kopenhagenit mbi Mekaniken Kuantike.

Ai shkroi dhe vepra te tjera te rendesishme ne dege te ndryshme te fizikes si: mekanika statistike dhe termodinamika , vecorite e lendeve dielektrike , teoria e ngjyrave, elektrodinamika , teoria e pergjithshme e relativitetit dhe ne kozmologji . Ne nje prej punimeve te tij me te njohura, e titulluar "C'eshte jeta?", Shredinger shtjellon probleme te gjenetikes , pare nga kendveshtrimi i nje fizikanti mbi dukurite biologjike. Ai i kushtoi vemendje te madhe edhe aspekteve filozofike te shkences, koncepteve te filozofise se lashtesise dhe asaj lindore, etikes dhe besimit . Shredinger shkroi gjithashtu dhe mbi filozofine e biologjine teorike.

Ervin Shredinger nderroi jete ne Viene , Austri , me 4 janar 1961, ne moshen 73 vjecare.


Jeteshkrimi [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Schredingeri, ne fillimet e karrieres akademike

Ervin Shredinger lindi me 2 gusht, 1887, ne Viene . Ai ishte femija i vetem i Rudolf Schrodingerit, i martuar me pare me te bijen e Alexander Bauer, profesorit te tij te kimise ne Fakultetin Teknik te Vienes. I ati i Shredingerit vinte prej nje familjeje bavareze te vendosur breza me pare ne Viene. Ai i perkiste besimit katolik ndersa e ema atij luterian. Megjithese i rritur ne nje mjedis ne kontakt me besimet fetare, Shredingeri prirej drejt ateizmit . Por megjithate ai tregoi vemendje dhe interes ndaj besimeve lindore dhe panteizmit , te cilat kishin dukshem ndikim ne mendimin e tij.

Shredingeri arriti te mesoje gjuhen angleze pa ndihmen e shkolles meqenese edhe gjyshja nga e ema ishte britanike. Ai ishte mjaft i dhene pas disiplinave shkencore, por edhe gramatikes antike dhe poezive ne gjuhen gjermane. Ajo cka ai urrente ishte mbajtja mend e fakteve dhe te mesuarit prej librave.

Pergjate rinise se tij, Shredingeri u ndikua mjaft prej Artur Shopenhauerit . Leximet dhe njohja e gjere e vepres dhe mendimit te Artur Shopenhauerit pati mjaft ndikim ne boteformimin e tij filozofik. Ky ndikim shihet edhe ne interesimin e tij mbi natyren e ngjyrave , perceptimin e tyre dhe kolorometri.

Midis vitive 1914 dhe 1918 ai mori pjese ne pergatitjet luftarake si oficer ne artilerine e nje numri keshtjellash ne Austri. Pas Luftes se Pare Boterore ai nis karrieren akademike si asistent profesor dhe me pas si profesor ne katedrat e disa prej universiteteve me te mira ne Austri , Gjermani dhe Poloni .

Ne vitin 1927, behet pasardhes i Maks Plankut ne Universitetin Fridrih Vilhelm (Friedrich-Wilhelms-Universitat) ne Berlin. Por ne vitin 1933 ai vendos te largohet prej Gjermanise se perfshire nga racizmi dhe urrejtja naziste ndaj cifuteve . Pas kesaj ai ligjeroi per disa vite ne Universitetet e Prinstonit dhe Oksfordit , kohe gjate se ciles ai nderohet me cmimin Nobel .

Ne vitin 1936 Shredingeri u kthye ne Universitetin e Gracit ne Austri, por atje u ndesh me veshtiresi te shumta per shkak te kundershtise se tij te hapur ndaj nazizmit. Keshtu largohet drejt Universitetit te Dublinit ne Irlande ku dhe qendroi deri ne vitin 1955, ne mbyllje te karrieres. Vitet e fundit te jetes i kaloi ne Austri .

Cmime dhe nderime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]


Burimet [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]