한국   대만   중국   일본 
Asteroidet - Wikipedia Jump to content

Asteroidet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
(Percjelle nga Asteroidi )
Asteroidi Vesta

Asteroid eshte nje trup qiellor i erret dhe i ftohte qe rrotullohet rreth Diellit sipas orbitash te perfshira kryesisht ndermjet orbitave te Marsit dhe te Jupiterit . Quhen gjithashtu edhe planetoide , por sot kjo fjale ka marre tjeter kuptim. Jane planete shume te vegjel. Me i madhi prej tyre, Ceresi , e ka diametrin prej 800 km.

Ne vitin 1772, Johann Elert Bode , duke llogaritur largesine e planeteve te njohur, verejti nje fare lidhjeje reciproke ndermjet tyre (Rregulli i Titius-Bodes) dhe arriti ne perfundimin se ndermjet Marsit dhe Jupiterit duhej te ndodhej edhe nje planet i panjohur gjer atehere. Me 1800, astronomi italian Giuseppe Piazzi zbuloi nje objekt te ngjashem me nje yll, qe rezultoi se vertitej rreth Diellit pikerisht ne largesine qe pritej. Ky trup u quajt Ceres (Cerera). Ne vitin 1802 Olbersi zbuloi nje planet tjeter te vogle, Pallasin (Palladen). Nje vitin 1804 u zbulua Junona, me 1807 Vesta, dhe pas shume vite shkeputjeje, me 1845 Astreja, e keshtu me radhe. Qe atehere jane zbuluar nje numer i madha asteroidesh. Ky numer pati rritje pas vitit 1891, kur u perdor fotografia. Tashme u jane llogaritur orbitat me shume se 1700 trupave te tille. Mendohet se numri i pergjithshem i tyre arrin ne disa dhjetra mijera, megjithese shume prej tyre jane teper te vegjel dhe nuk mund te vrojtohen. Rreth 97% e asteroideve te studiuar qarkullojne rreth Diellit ne orbita qe perfshihen midis atyre te Marsit dhe te Jupiterit. Jashte qendersia e mesatare e orbitave te tyre eshte 0.15, por ka disa prej tyre qe e kalojne mjaft kete madhesi: keshtu asteroidi Albert e ka jashteqendersine 0.54; Hidalgoja 0.65 etj. edhe pjerresia e tyre leviz ne kufij mjaft te gjere, duke filluar nga zeroja e deri ne 43o.

Forca turbullese e Jupiterit ne zonen ku qarkullojne shumica e asteroideve ben edhe ne keta te ndjehet po ai efekt qe ushtron Saturni mbi unazen e vet. Keshtu, ne zonen ne fjale verehen breza te zbrazet (intervalet ose dritaret e Kirkvudit, sipas emrit te asronomit qe e zbuloi).

Disa asteroide levizin sipas orbitash qe dalin jashte kufijve ku shtrihen orbitat e pjeses me te madhe te tyre. Keshtu, grupi i Trojaneve leviz ne nje orbite qe perputhet me ate te Jupiterit. Orbitat e disa te tjereve, dhkojne akoma me larg. Per shembull, Hidalgoja ka nje orbite qe i afrohet Diellit gati sa c’i afrohet orbita e Marsit, dhe qe largohet pastaj deri ne zonat ku kalon orbita e Saturnit. Asteroide te tjere futen ne zonat e brendshme te sistemit diellor, duk iu afruar Diellit (ne perihel) me shume bile se Merkuri (Ikari). Asteroidet qe u zbuluan te paret u emertuan me amra te marre nga miologjia si Cerea, Pallada, Vesta, Psikea, Talia etj. Me vone filluan t’u vihen emra te shpikur, edhe jomitologjike, por gjithmone femerore, bile edhe kur emri origjinal ishte mashkullor, atij i ngjitej mbarese femerore. Asteroidet qe jane e shquar ne ndonje aspekt, mbajne emra mashkullorel te tille jane Trojanet, Ikari, Hidalgoja (per nder te heroit meksikan Manuel Hidalgo), Eros, Amur e e tjere. Shume asteroide emertohen vetem me numer.

Ne grupin e asteroideve dallohen Ceresi, i cili eshte me i madhi, me nje diameter rreth 770 km. Pas tij vijne Pallasi me rreth 490 km, Vesta me rreth 380 km; rreth 70 asteroide i kane diametrat mbi 100 km, ndersa te tjeret jane me te vegjel. Me te vegjlit qe njihen e kane diametrin rreth 1 km. Me i ndritshmi nga te gjithe eshte Vesta , qe ka nje albedo mjaft te larte dhe mund te arrije (kur ndodhet ne pozicionin me te pershtatshem perkundrejt Dielli dhe Tokes ) madhesine e gjashte, pra mund te shihet edhe me sy te lire. Masa e te gjithe asteroideve te marre se bashku nuk e kalon 1% te mases se Tokes, prandaj, kuptohet vetiu se as me i madhi prej tyre, Ceresi, nuk mund te mbaje rreth vetes kurrfare atmosfere.

Nder asteroidet dallohen disa, orbitat e te cileve futen mjaftt me brendesi te orbites se Marsit dhe i afrohen Tokes ne menyre te dukshme.me i famshmi nga keta eshte Erosi , i zbuluar nga Viti me 1898; ky eshte nje trup ne forme te crregullt, si dardhe, me permasa 32 km me 6 km. Ne vitin 1931 ai iu afrua Tokes gjer ne largesine 23 milion km. I njejti afrim ndodhi perseri ne vitin 1957. Ne kete grup asteroidesh, qe njihen edhe me emrin “Tokegerryesat”, bejne pjese edhe: Alberti, qe ka nje diameter prej 5 km dhe i afrohet Tokes gjer me 35 milion km. Apoloni , me diameter 35 km dhe afrim maksimal 3 milion km; Adonisi, me diameter 2 km dhe afrim maksimal 1.5 milion km dhe Hermesi, me diameter 1 km dhe afrim maksimal 600 mije km. Afrimi me i madh i Hermesit eshte ai i vitit 1937, por qe atehere ai nuk eshte pare me. Pergjithesisht shume asteroide humbasin, sepse nuk arrihet qe te llogaritet sakte orbita. Keshtu ka ndodhur me rreth 8000 asteroide. Duhet thene se probabiliteti i perplasjes se nje aseroidi me token edhe kur ai afrohet mjaft eshte i paperfillshem.

Origjina e asteroideve [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Per origjinen e asteroideve ka dy hipoteza . Sipas asaj te Olbersit, keta jane formuar nga shkaterrimi i nje planeti te madhe qe vertitej rreth Diellit, diku ndermjet orbites se Marsit dhe asaj te Jupiterit. Nje hipoteze tjeter i nxjerr asteroidet si mbeturina te lendes se pase nga e cila eshte formuar sistemi yne diellor.


Asteroidi Vesta [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Asteroidi Vesta u formua rreth 2 milion vite pasi u formuan trupat e pare te ngurte te Sistemit Diellor dhe eshte asteroidi i dyte me i gjere i Sistemit Diellor. Autoret raportojne se Vesta ka disa kratere te shkaktuar nga impakti i trupave te tjere, perfshire dy kratere qe mbivendosen ndaj njeri-tjetrit, disa qindra kilometra te gjere, ne polin e jugut. Nje nga keto impakte polare, largoi material qe u kthye ne asteroide te tjere, te njohur si Vestoide, dhe meteorite . Tronditjet nga keto dy impakte, ne pamje te pare kane krijuar depresionet qe rrethojne ekuatorin e Vesta-s. Madhesia e asteroidit ? rreth 260 kilometra ne radius ? rritja e shpejte dhe berthama masive e hekurt mund te shpjegojne se si Vesta i ka mbijetuar ketyre perplasjeve