Adil Carcani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Adil Carcani
Kryeminster i Shqiperise
Ne detyre
18 dhjetor, 1981 ? 22 shkurt, 1991
Paraprire nga Mehmet Shehu
Pasuar nga Fatos Nano
Zevendeskryeminister
Ne detyre
27 dhjetor, 1965 ? 18 djetor, 1981
Paraprire nga -
Pasuar nga Manush Myftiu
Minister i Industrise
Ne detyre
5 mars, 1951 ? 31 korrik, 1953
Paraprire nga Rita Marko
Pasuar nga Spiro Koleka min. i Industrise dhe Ndertimit
Ne detyre
21 qershor, 1955 (nga 25 dhjetori, vetem i Minierave dhe Gjeologjise) ? 28 dhjetor, 1965
Paraprire nga Koco Theodhosi
Pasuar nga Zenel Hamiti
Te dhena vetjake
U lind me 15 maj, 1922
Fushe-Bardhe , Principata e Shqiperise
Vdiq me 13 tetor, 1997
Tirane , Shqiperi
Nenshtetesia Shqiptare
Partia politike PPSH
Punesimi Politikan,
Nenshkrimi

Adil Carcani ( Fushe?Bardhe , 5 maj 1922 - 13 tetor 1997 ) ka qene politikan shqiptar ne kohen e regjimit komunist. Deputet nga 1950 e deri me 1991, anetar i Byrose Politike nga 1961 deri me 1991 pas vdekjes se Mehmet Shehut u emerua kryeminister i Shqiperise. Carcani perfshihet ne listen e perpiluar nga Instituti i Studimit te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit , qe permbledh pjesemarresit qe kane pergjegjesi direkte per krimet e Partise Komuniste Shqiptare dhe te Ushtrise Nacionalclirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anetare te strukturave politike dhe ushtarake “qe kane inspiruar, organizuar, urdheruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane ne vepra kriminale”. [1]

Biografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

U lind me 1922 ne Fushe-Bardhe te Gjirokastres , i biri i Hakiut dhe i Sadries. [2] Arsimin fillor e kreu ne fshatin e lindjes, me 1939 - 1941 ndoqi arsimin e mesem duke e nisur ne Gjirokaster, vazhduar ne Shkoder dhe perfunduar ne Tirane.

Ne janar - qershor 1942 qe kontrollor i kolive postare ne Drejtorine e Pergjithshme te Poste-Telegraf-Telefnoave. Ne korrik te po atij viti u anetaresua ne Partine Komuniste. Po ate vit u perjashtua per disa dite nga partia, pse ishte vonuar ne lejen qe i kishin dhene.

Ne shkurt - gusht 1943 qe zevendeskomisar i cetes "Cerciz Topulli" te Gjirokastres, me pas nga gushti deri ne janarin e 1944 qe zevendeskomisar i batalionit "Baba Abaz" ne Zonen e Pare Operative Vlore - Gjirokaster. Ne janar - mars 1944 qe pergjegjes politik i brigades se 6-te komuniste , me pas nga marsi deri ne nentor qe zevendeskomisar i brigades se 7-te . Nga nentori deri ne prill te 1945 qe komisar i divizionit 4.

Me 1945 - 1947 sherbeu si komisar politik ne Komitetin Qarkor te PK-se ne Durres. Me 1947 u zhvendos me te njejten detyre ne Shkoder, por me pas ne ate vit e deri me 1948 qe ndihmesminister i Tregtise. Me 1948 - 1949 qe shef ne Drejtorine e Prapavijave ne Ministrine e Mbrojtjes Popullore. Me 1949 - 1951 qe sekretar i pergjithshem i qeverise. Me 1951 - 1959 minister i Industrise dhe Minierave dhe me pas deri me 1965, minister i Industrise dhe Gjeologjise. Me 1966 - 1982 qe zevendeskryeminister, pas vdekjes se Shehut u caktua kryeminister deri me 1991.

Ne fund te 1991 u arrestua dhe u denua per shperdorim detyre. U mbyll ne shtepi per shkak te gjendjes se renduar shendetesore. Me 2 korrik 1994 Gjykata e Tiranes e denoi me 5 vjet burg, shlyerjen e nje shume financiare me akuzen e shkeljes se shtetasve ne bashkepunim. Pas lirimit u arrestua perseri, kete here me akuzen per genocid. Me hapjen e burgjeve, me 13 mars 1997 duke qene mbi 60 vjec, perfitoi nga amnistia. Vdiq ne Tirane pas shtate muajve. [3]

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ Gazeta Standard (29 nentor 2014). "Lufta e Dyte Boterore ne Shqiperi, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat qe "rrefyen" ekzekutimet ne ushtrine partizane" . Marre me 22 maj 2018 .
  2. ^ Imaj, Afrim (21 janar 2009). "Gjyqi i Ramiz Alise dhe byroisteve: ja pse u denuan lideret komuniste: zbardhet dosja e procesit te bujshem te fillimviteve '90" . zemrashqiptare.net . Panorama. - Nr. 2363. fq. 18?19.
  3. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar ne 100 vjet . Tirane: 55. fq. 100?101. ISBN   9789994356225 .