한국   대만   중국   일본 
Kin Dushi - Wikipedia Jump to content

Kin Dushi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Kin Dushi ( Shiroke , 27 maj 1922 - 6 prill 1994 ) ka qene veprimtar i Frontit Nacional-Clirimtar , nder gazetaret e pare te " Zerit te Popullit ", [1] shkrimtar dhe disident shqiptar, [2] i burgosur si nga fashistet ashtu edhe nga komunistet.

Biografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

U lind ne lokalitetin buzeliqenor te Shirokes, ne Shkoder me 1922. I ngelur jetim kur ishte 10 vjec, u rrit ne nje jetimore ne Tirane. [3] Ndoqi dhe perfundoi Normalen e Elbasanit . [4] U radhit me Frontin Nacional-Clirimtar ne nje brigade te komanduar nga Gjin Marku , [5] u arrestua nga autoritetet shqiptare pas kapitullimit italian, u dergua ne kampin e perqendrimit te Prishtines , pervoje te cilen e pershkroi pas luftes ne tregimin e gjate " Ne gojen e ujkut ". [6]

Ne vitin 1949-1952, Dushi shkoi per studime ne Bashkimin Sovjetik per letersi. Pas kthimit, nisi te punoje si gazetar te “Zeri i Popullit” per zonen e Myzeqese, ku u frymezua per te shkruar romane te tjera.

Ne vitin 1955 shkroi “ Udha e Velanit ” dhe me 1961 “Kronike e vendit tim”. Eshte i pari shkrimtar qe fitoi cmimin e Republikes ne Shqiperi, me romanin “Udha e Velanit”, ne vitet 1955-1956. Behet dhe anetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve .

Ne vitin 1960 shkroi skenarin e dokumentarit te kinostudios “Shqiperia e Re” , “Vallezimi i Shqipeve”. Ne vitin 1962 shkroi komedine “Banoret e shkalles nr. 6”. Kjo komedi shihet nga kritika si nje pasqyre e hollesishme e shoqerise shqiptare te viteve te komunizmit. Dikur asokohe u be kryeredaktor i revistes " Ylli ". [5] Pas botimit te romanit “Nje emer mes yjeve” botuar me 1964, u kritikua per “deheroizem” dhe spontanitet e konceptim anarkik te luftes nacionalclirimtare, ne plenumin e 15-te te Komitetit Qendror te Partise.

Dushi do te arrestohej 3 vjet me vone, me 3 tetor 1967, dhe u denua me 8 vjet burg politik, si “armik i popullit”. Te gjitha shkrimet e tij deri ne ate kohe u hoqen nga qarkullimi.

Ne vitin 1975 doli nga Burgu i Burrelit dhe punoi ne ndertim ne Ndermarrjen "21 Dhjetori" ne Tirane, derisa mbush moshen e pensionit. Dhjete vjet me vone, me 1985-n, Presidenti Ramiz Alia , i njeh kontributin ne Luften Nacionalclirimtare , duke i akorduar vjetersine e viteve te luftes. Me 1988-n, i rikthehet letersise. Ai nis te shkruaje "Njeriu me proteza". Por e nderpret punen deri ne vitin 1992, per shkak te problemeve qe kishte me shikimin, probleme te cilat i ishin shkaktuar nga shperthimi i nje bombe gjate luftes. I rikthehet romanit po ate vit, me ndihmen e mbeses se tij se ciles i dikton romanin. [4]

Nuk mundi te perfundonte dhe me 6 prill te vitit 1994, Kin Dushi, pasi kishte humbur krejtesisht shikimin, u nda nga jeta.

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ Dritero Agolli (14 tetor 2011). "Denimi i shkrimtareve ishte i gabuar" . Panorama . Intervistuar nga Alma Mile.
  2. ^ Perikli Jorgoni (maj 1992). Intervistuar nga Ursula Ruston. "Dead poets translation society" . Index on Censorship (ne anglisht). 21 (9): 17?18.
  3. ^ "Perzgjidhen protagonistet e vepres "Banoret e shkalles nr. 5" " . Shqip . 19 gusht 2009. Arkivuar nga origjinali me 11 shkurt 2021 . Marre me 31 janar 2021 .
  4. ^ a b "Kin Dushi, shkrimtari qe u la ne harrese nga regjimi komunist" . Fjala . 23 maj 2020.
  5. ^ a b Zef Pllumi . Rrno vetem per me tregue . Tirane: Hylli i Drites. fq. 196.
  6. ^ Razi Brahimi (1965). Shenime letrare (PDF) . Tirane: Naim Frasheri. fq. 9. Arkivuar nga origjinali (PDF) me 11 shkurt 2021 . Marre me 31 janar 2021 .