Disney Television Animation
![](//upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/c/c2/Disney_Television_Animation_logo.png/220px-Disney_Television_Animation_logo.png) Logoja ne perdorim qe prej 2013
|
![](//upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/1/10/811SonoraAvenue.jpg/220px-811SonoraAvenue.jpg) |
Emri tregtar
| Disney Channel Animation
|
---|
Njohur me pare si
| - Walt Disney Pictures Television Animation Group (1984?1987)
- Walt Disney Television Animation (1987?2011)
|
---|
Lloji
| Filiale
|
---|
Industria
| |
---|
Themeluar ne
| 5 dhjetor 1984
; 39 vite me pare
(
1984-12-05
)
|
---|
Themeluesi
| Gary Krisel
|
---|
Zyrat qendrore
| Rruga Sonora nr. 811,
Glendale, Kaliforni
, SHBA
[1]
|
---|
Numri i vendodhjeve
| 3
|
---|
Njerezit kyc
| Meredith Roberts (
nenkryetare e larte
,
menaxhere e pergjithshme
)
[2]
|
---|
Prodhimi
| - Seriale te animuara televizive
- Filme direkt-ne-video
- Programe speciale televizive
|
---|
Prindi
| Disney Branded Television
|
---|
Disney Television Animation
(
DTVA
)
[3]
(njohur dikur si
Walt Disney Pictures Television Animation
dhe
Walt Disney Television Animation
) eshte nje studio amerikane e animacionit qe sherben si njesia prodhuese e animacionit televiziv te
Disney Branded Television
, nje dikaster i Disney General Entertainment Content, qe eshte dikaster i Disney Entertainment. Studioja u themelua ne vitin 1984 nga Gary Krisel derisa po riorganizohej
Kompania Disney
pasi u vendos
Michael Eisner
si drejtor ekzekutiv i pergjithshem ate vit.
Ky sektor merret me zhvillimin dhe prodhimin e serialeve, filmave dhe specialeve te animuara televizive, per transmetim ne rrjetet e markes Disney;
Disney Channel
,
Disney XD
dhe
Disney Junior
, poashtu edhe per
streaming
ne
Disney+
. Prodhimet e DTVA-se licensohen per transmetim ne rrjetet e Disney nderkombetarisht, dhe ne televizione tjera jo te nderlidhura me Disney.
Kompania Disney u kyc per here te pare ne industrine e televizionit qe prej vitit 1950, duke nisur me nje program special per Krishtlindjet te quajtur
One Hour in Wonderland
. Programi i pare televiziv i prodhuar nga Disney ishte nje serial antologjik i quajtur
The Wonderful World of Disney
qe zgjati nga 1954 deri ne 2008, ndersa programi i pare i animuar i prodhuar per televizion ishte seria aventureske
Zorro
(bazuar mbi librat e Johnston McCulleyt) nga 1957 deri 1959.
Zgjerimit te Kompanise Disney ne televizion i mungonte nje element: nje serial
origjinal
i animuar per televizion. Deri ne vitet e 80-ta nuk pati prodhuar asnje program televiziv vetanak, sepse
Walt Disney
u bind qe ishte financiarisht e pamundshme. Pothuajse te gjitha materialet televizive te animuara para vitit 1985 ishin
segmente me metrazh te shkurter
te prodhuar si ura ndermjet materialit ekzistues ne
The Wonderful World of Disney
. Artisti japonez
Osamu Tezuka
takoi Walt Disneyn ne Ekspoziten Universale te vitit 1964 ne New York, dhe aty Disney i tha qe shpresoji dikur te "behej dicka pikerisht sikur"
Astro Boy
i Tezukas, por fatkeqesisht nuk erdhi asgje prej asaj deshire.
Punesimi i nje kryeshefi te ri ekzekutiv per Walt Disney Productions ne 1984, Michael Eisner, e coi te zgjeronte Kompanine Disney neper fusha te reja, si pasoje edhe themelimin e nje dikasteri te animacionit televiziv ate vit, prodhimi i te cilit do t'i ofrohej te gjitha tregjeve: rrjeteve,
Disney Channel-it
dhe ne sindikim. Eisner mbajti nje mbledhje ne shtepine e tij ku e shpalosi konceptin e nje seriali mbi arushin Gummi sepse sheqerka iu pelqeu femijeve te tij. Ne fillim, stafit iu tha qe nuk mund t'i perdornin personazhet kryesore te Disneyt (
Miushi Miki
,
Rosaku Donald
,
Gufi
, etj.) ne serialet e reja.
[4]
Departamenti i animacionit u formua ne nentor 1984 me Gary Krisel si kryetar
[5]
dhe Michael Webster si nenkryetar i larte.
[6]
Kjo u konsiderua si levizje e rrezikshme sepse serialet televizive te animuara
u konsideruan nga shumica si investime me buxhet te ulet per shumicen e historise se mediumit deri ne vitet e 80-ta
. Shume kritike thone qe vet
studioja e animacionit te Disneyt (dikasteri i filmave)
humbi shkelqimin paraprak qe prej vdekjes se Walt Disneyt ne vitet 1960-ta deri ne vitet e 1980-ta. Megjithate, studioja rrezikoi me disa vendime qe iu shpaguan shume mire. Rreziku qe e mori ishte ideja qe nje investim ne animacion cilesor mund te rifitohej permes televizionit te rrjetezuar dhe ne sindikim, si dhe neper
televizion kabllor
. Rezultati ishte nje varg i suksesshem i prodhimeve televizive te animuara me buxhet me te larte qe e ngriten standardin per mediumin e televizionit.
Prodhimet e para qe kaluan nga studioja ne transmetim erdhen ne 1985, me konceptin e Eisnerit te misheruar ne serialin
Aventurat e arinjve Gami
(
Adventures of the Gummi Bears
), bashkuar me konceptin origjinal ama jeteshkurter
The Wuzzles
, te dyte te bazuar mbi koncepte me
shtaze qe flasin
. Seriali i trete ne nje rend te ngjajshem,
Fluppy Dogs
, u prodhua si nje
epizod pilot
45-minutesh qe u transmetua ne
ABC
ne vitin 1986 dhe u bazua mbi nje seri te librave per femije e nje linje lodrash. Shikueshmeria e zbehte siguroi qe ai projekt nuk do te zhvillohej si serial.
[7]
Ne vitin 1987, Disney shpalosi me ne fund serialin me te ri ne ciklin e vet, dhe te parin ne shtrirjen e gjate te suksesshme te serialeve te sindikuara,
DuckTales
. Te ndaluar prej shfrytezimit te personazheve kryesore te Disneyt, personazhe me pak te njohur si Skruxh MekRosaku dhe Hui, Dui dhe Lui u lejuan, dhe Disney eventualisht leshoi Rosakun Donald per nje paraqitje te shkurter qe t'i japin themel serialit, duke e perforcuar universin e Rosakut te themeluar nga artisti Carl Banks ne mediumin e animacionit.
[4]
Seriali ishte aq i suksesshem saqe e pjelli nje film teatral,
DuckTales the Movie: Treasure of the Lost Lamp
[
en
]
, si dhe dy seriale te nderlidhura:
Darkwing Duck
dhe
Quack Pack
.
Suksesi i
DuckTales
poashtu gdhendi rrugen per nje vale te re te serialeve cilesore televizive, duke perfshire serialin origjinal
The New Adventures of Winnie the Pooh
ne 1988. Po ate pranvere,
Chip 'n Dale Rescue Rangers
filloi transmetimin me 4 mars 1989, ngjit me
DuckTales
ne nje program njeoresh gjate sezonit televiziv 1989-1990. Disney e zgjeroi kete ide me tutje ne sezonin vijues televiziv per ta krijuar
The Disney Afternoon
(shq: "Pasditja Disney"), nje bllok programor dyoresh plot me seriale te animuara, qe nisi ne shtator te vitit 1990.
DuckTales
ishte njeri nder serialet prijese te atij blloku.
Me doreheqjen e Jeffrey Katzenbergut ne 1994, Richard Frank u be kreu i te sapoformuarit Walt Disney Television and Telecommunications (WDTT), qe perfshiu Walt Disney Television Animation (WDTA). Se shpejti u formua edhe nje njesi per filmat
direct-to-video
.
Tre studio u themeluan jashte vendit per t'i prodhuar serialet e tij te animuara per televizion. Disney Animation Australia filloi ne vitin 1988. Ne vitin 1989 ne France, vellezerit Brizzi shiten kompanine e tyre filmike per ta themeluar Walt Disney Animation France. Po ate vit, nisi punen edhe Disney Animation Japan.
- ^
"Disney TVA"
.
Foursquare
(ne anglisht).
- ^
"Disney Channel Renews 'Amphibia' For Season 3; Kermit The Frog, Jenifer Lewis, George Takei And More To Guest Star On Season 2"
.
Deadline Hollywood
(ne anglisht). 23 qershor 2020
. Marre me
29 qershor
2020
.
- ^
"36th Annual Annie Nominations and Awards Recipients"
.
Annie Awards
(ne anglisht). 30 janar 2009. Arkivuar nga
origjinali
me 15 gusht 2010
. Marre me
15 korrik
2011
.
- ^
a
b
Bentley, Rick (19 nentor 2014).
"Disney TV Animation Is 30 Years Old, and It's Going Strong"
.
Valley News
(ne anglisht). The Fresno Bee. Arkivuar nga
origjinali
me 4 mars 2016
. Marre me
21 prill
2015
.
- ^
Smith, Dave (1998).
Disney A to Z - The Updated Official Encyclopedia
(ne anglisht). fq. 594.
- ^
"Michael Webster"
.
Variety
(ne anglisht). 3 shkurt 2000
. Marre me 6 nentor 2015
.
- ^
Grant, John (1992).
Encyclopedia of Walt Disney's Animated Characters: From Mickey Mouse to Aladdin
(ne anglisht).
Hyperion Books
. fq. 139.
ISBN
1-56282-904-1
. Marre me
30 gusht
2010
.
- Cotter, Bill,
The Wonderful World of Disney Television: A Complete History
, California: Disney Editions, 1997,
ISBN
978-0-7868-6359-4