Kandahar, vritet nje komando shqiptar

Nga Wikilajme, burimi i lire i lajmeve qe ju mund te shkruani!

E hene, 20 shkurt 2012

Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot ne mbremje se nentetar Aleksander Peci, per te cilin ishte njoftuar se kishte humbur jeten ne spitalin e Kandaharit, eshte ende gjalle por ne gjendje kome ne spital ne Kandahar, nen kujdes mjekesor. Nderkaq, Kapiteni Feti Vogli ka mbetur i vrare nga plaget e marra.

Skeda:Emblem of Albanian MoD.png
Emblema e Ministrise se Mbrojtjes

Ministria pergenjeshtroi njoftimin e saj te meparshem per vrasjen e dy ushtarakeve te kontingjentit shqiptar qe vepron ne Afganistan ne kuader te misionin nderkombetar paqeruajtes Isaf. Kapiteni Feti Vogli dhe nentetari Aleksander Peci ishin shtruar ne spital si pasoje e plageve qe moren nga sulmi i nje njesie te policise afgane. Ende jane te paqarta rrethanat e ketij sulmi, por sipas ministrise shqiptare te mbrojtjes 11 persona nga ata qe qelluan jane arrestuar. Ne mbremje presidenti Bamir Topi ne nje mesazh ngushellimi foli per nje akt te rende terrorist dhe kerkoi ndeshkimin e autoreve.

Ushtaraket shqiptare kishin per mision “Patrullimin dhe sigurimin e personelit te sherbimit te inteligjences dhe USAID-it”, shpjegoi ministria e Mbrojtjes ne Tirane. Kapiteni Feti Vogli dhe nentetar Aleksander Peci gjendeshin ne Kandahar per te garantuar nje takim qe do te mundesonte hapjen e dy shkollave dhe te nje qendre shendetesore ne fshatin Rabat, kur jane gjendur nen bresheri armesh, te nisura nga 5 automatike dhe nje mitraloz i lehte. Sipas Gjeneral Brigate Viktor Derdo, komandant i forces tokesore "gjate shkembimit te zjarrit u plagosen rende tre ushtarake. Nje ushtarak i nje vendi aleat dhe dy ushtarake te kontingjentit Eagle 4. Kapiteni Feti Vogli nderroi jete ne spitalin Rol 3 ne Kandahar”.

Ende nuk jane plotesisht te qarta rrethanat e ngjarjes. Sipas komunikates se shperndare nga ministria shqiptare e Mbrojtjes, sulmi ndaj njesise ku ishin edhe dy ushtaraket shqiptare, u be nga efektiva te policise afgane dhe me pas 11 prej tyre u arrestuan. Ndersa ne deklaraten e tij Gjeneral Berdaj foli per persona te veshur me uniforma te policise afgane.

Nje “humbje qe ka rene rrufe jo vetem mbi familjet por mbi te gjithe” e ka cilesuar kryetari socialist Edi Rama ngjarjen.



Burimet