한국   대만   중국   일본 
Enver Hoxha - Wikipedia

Enver Hoxha

sekretari i pare i Partise se Punes se Shqiperise

Enver Hoxha ( 16 tetor 1908 ? 11 prill 1985 ) ka qene politikan komunist shqiptar qe drejtoi shtetin shqiptar nga viti 1944 deri ne vdekjen e tij ne vitin 1985 . Para sekretarise se pare te Partise se Punes se Shqiperise , ai ishte kryetari i Frontit Demokratik te Shqiperise dhe komandant i pergjithshem i Forcave te Armatosura Shqiptare nga viti 1944 deri ne vdekjen e tij. Sherbeu si Kryeminister i Shqiperise gjate viteve 1944 ? 1954 dhe ne kohe te ndryshme ka sherbyer si Minister i Puneve te Jashtme dhe i Mbrojtjes.

Enver Hoxha
Sekretari i Pare i Partise se Punes se Shqiperise
Ne detyre
8 Nentor 1941 ?? 11 Prill 1985
Pasuar nga Ramiz Alia
Kryeminister i Shqiperise
Ne detyre
23 Tetor 1944 ?? 19 Korrik 1954
Paraprire nga Ibrahim bej Bicaku
Pasuar nga Mehmet Shehu
Minister i Mbrojtjes Kombetare (Popullore, pas 5 Korrikut 1950)
Ne detyre
23 Tetor 1944 ?? 24 Shtator 1953
Pasuar nga Beqir Balluku
Minister i Puneve te Jashtme
Ne detyre
9 Shkurt 1946 ?? 1 Gusht 1953
Paraprire nga Omer Nishani
Pasuar nga Behar Shtylla
Te dhena vetjake
U lind me 16 Tetor 1908
Gjirokaster , Vilajeti i Janines , Perandoria Osmane , (sot Shqiperia )
Vdiq me 11 Prill 1985
Tirane , Republika Popullore e Shqiperise
Nenshtetesia Shqiptar
Partia politike Partia e Punes e Shqiperise
Bashkeshortja/et Nexhmije Hoxha
Femijet Ilir Hoxha
Sokol Hoxha
Pranvera Kolaneci
Punesimi Politikan
Nenshkrimi

I lindur ne Gjirokaster me 1908, ai punoi fillimisht si mesues, por pas pushtimit te Shqiperise nga Italia fashiste ai vijoi punen ne arsim deri kur u punesua ne fabriken dhe shitoren "Flora" te Ibrahim bej Bicakciut . U be anetar i Partise Komuniste te Shqiperise pas formimit te saj me 1941, kurse me 1943 u zgjodh sekretar i pare i saj me perkrahjen e emisareve jugosllave nen drejtimin e te cileve u themelua partia, Miladin Popoviqit dhe Dushan Mugoshes .

Te 41 vitet e drejtimit te tij te shtetit shqiptar ndahen ne dy periudha: e para (1944-1976) e karakterizuar me aleanca te perkohshme me fuqite e kampit socialist ─ Jugosllavine , Bashkimin Sovjetik dhe Kinen ─ dhe e dyta (1977-1985) e shenjuar nga izolacionizmi, antirevizionizmi dhe ndjekja dogmatike e marksizem-leninizmit. Prej sundimit te tij spikaste mbrojtja e hekurt e stalinizmit, eliminimi i cdo lloj opozitarizmi te jashtem apo te brendshem, permes metodave qe perfshinin denimin me vdekje; transformimi i vendit drejt nje ekonomie industriale dhe te vetemjaftueshme, ateizmi shteteror; krijimi i nje policie sekrete per shtypjen politike te popullesise quajtur Sigurimi i Shtetit dhe, ne vitet e fundit, izolimi nderkombetar ne te cilin u zhyt Shqiperia. Gjithashtu i spikatur ishte kulti i individit me te ne qender, i gjithepranishem neper pankarta e postera, kenge e parrulla ≪Populli - Partia - Enveri≫ te shkruar edhe anes maleve. Edhe pas vdekjes kulti i tij u nderua permes shtatoreve te medha ne gati cdo qytet te Shqiperise, kryesuar nga ajo ne qender te Tiranes si dhe ndertimi i nje muzeumi kushtuar atij, po ne kryeqytetin shqiptar.

Hoxha perfshihet ne listen e perpiluar nga Instituti i Studimit te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit , qe permbledh pjesemarresit qe kane pergjegjesi direkte per krimet e Partise Komuniste Shqiptare dhe te Ushtrise Nacionalclirimtare , duke qene, sipas ligjit nr. 41, anetare te strukturave politike dhe ushtarake “qe kane inspiruar, organizuar, urdheruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane ne vepra kriminale”. [1] Regjimi katerdhjetevjecar i tij u karakterizua nga zhdukja e opozites politike e intelektuale, represioni i vazhdueshem politik ne te cilin perfshiheshin kampet e detyrueshme te punes, pushkatimet pa gjyq dhe ekzekutimet e antikomunisteve te piketuar. Denimet e kundershtareve te tij politike me vdekje ose burgime te gjata dhe debimet e familjeve te tyre nga shtepite ku jetonin dhe internimet e tyre ne fshatra te thella, ku kontrolloheshin rreptesisht nga policia dhe Sigurimi. Qeveria socialiste karakterizohej edhe nga metodat “staliniste” te asgjesimit te bashkepunetoreve te tij qe kercenonin shtetin popullor. Pjesa me e madhe e ketij represioni eshte bere permes armes se Sigurimit.

Hoxhaizem , rryme anti-revizioniste marksist-lenininiste e zhvilluar ne Republiken Popullore Socialiste te Shqiperise dhe disa vende te Amerikes Latine si Ekuadori , Brazili , Venezuela etj. Sipas nje ankete te OSBE , te vitit 2016, 45% e shqiptareve kane mendim pozitiv per Enver Hoxhen, kurse 42% mendim negativ.Pra shqiptaret akoma e duan Enver Hoxhen. [2]

Jeteshkrimi

Redakto

Jeta e hershme

Redakto
 
Hoxha ne femijeri

U lind realisht me 12 maj 1908 ne lagjen Teqe-Mecite-Hazmurat (prane Xhamise e Teqese dhe Xhamise Mexhide ) te Gjirokastres ne nje familje myslimane bektashie , djali i dyte i Mulla Halil Hoxhes dhe Gjylihane Cucit. Kishte nje vella me te madh te quajtur Beqir i cili vdiq ne moshe te re nga tuberkulozi , dhe tri motra Fahrien, Haxhon dhe Sanijen. Enveri u emerua pas politikanit te njohur turk -osman Enver Pasha . [3]

Familja e tij e kishte origjinen e mehershme nga Dropulli . [4] Sipas bashkeqytetarit dhe shkrimtarit Ismail Kadare , Hoxhatet quheshin nga gjirokastritet psefto , gjysmeqytetare-gjysmefshatare per nga veshja dhe sjelljet. [5] Pas mejtepit , me 1917-1923 ndoqi mesimet ne shkollen qytetese "Liria" ne vendlindje. Me 1923 nis mesimet ne liceun freng te Gjirokastres, pasi ishte regjistruar ne klasen e 6-te te tij. [6] Te memuaret e veta Vite te vegjelise pershkruan nje verim te kohes se liceut qe e kaloi te daja i tij Shyqyri Cuci ne Fier , ku edhe "per here te pare fitoi disa leke" per nje pune qe i caktoi av. Rasim Hoxha, kusheriri i vet. [7] Me 1927-1930 me mbylljen e liceut ne vendlindje, [6] me ndihmen e Eqrem bej Libohoves [8] iu mundesua nje burse shteterore me te cilen vijoi mesimet ne Liceun e Korces gjer me 1930. [6] Ishte me se shumti nje nxenes nenmesatar ku me 1929 figuron me shume nota kaluese dhe pak te mesme. [9]

Shkollimi i larte ne France, puna konsullore ne Belgjike

Redakto
 
Enver Hoxha ne Montpelije me 1933

Me 1930 , po prape me ndihmen e bamiresit te tij Libohova, mori nje tjeter burse shteterore per te studjuar botanike [8] Fakultetin e Shkencave te Natyres te Universitetit te Montpeljese, France . Atje mbylli vetem nje vit akademik me provime. [6] Qendroi 4 vjet ne Montpelje , pa dhene provimet e duhura, dhe nuk i ktheu shtetit parate e marra nga bursa, ne kundershtim me ligjin e kohes per arsimin. Me 2 shkurt 1934 ministri Ivanaj leshoi urdhrin per heqjen e burses se tij. [10]

Ne mars te 1934 shkoi ne Paris ku iu afrua emigranteve antizogiste me karten e kunatit te Bahri Omarit , ne perputhje me strategjite e Zyres Sekrete (sherbimit sekret te monarkise). Me pas u punesua si nepunesi i vetem i konsullates shqiptare ne Bruksel me 1935-1936, po prape detyre e lidhur me sherbimin sekret. [11]

Kthimi ne Shqiperi

Redakto
 
Si mesues ne Korce

Ne korrik te vitit 1936 Enveri u kthye ne Shqiperi, nisi te jepte mesim me kontrate ne gjimnazin e Tiranes duke mos kthyer as bursen studentore e duke mos sherbyer as ne ushtri sic ishte ligji. U caktua ne liceun e Korces porsa ate periudhe vereheshin me shqetesim perhapja e propagandes komuniste. Dha mesim ne lenden e moralit si dhe ishte kujdestar biblioteke. Pushtimin fashist e priti me indiferentizem, ne korrik shkoi me pushime ne Itali, [11] per arsye shendetesore shkoi nder llixhat e Salsomaggiores i pritur nga Omari, e motra dhe niperit. [12] [13] Studjuesit e biografise se tij, ndonese mungon ngase eshte zhdukur baza dokumentore, jane te mendimit se Enveri u rekrutua nga sherbimi sekret shqiptar pikerisht kur drejtohej nga kusheriri i tij Abedin Hoxha . Keshtu shpjegohet edhe si nuk ktheu bursen, si vijoi te punonte ne sherbim konsullor dhe si nuk sherbeu ne ushtri para se te punesohej ne arsimin vendas pasi u kthye. [14]

Ne fund te 1939 u caktua ne gjimnazin e Gjirokastres i hequr nga puna prej liceut te Korces, ne dhjetor 1939 shkoi serish ne Itali, [13] por nuk qendroi sepse u rikthye ne Tirane fillimin e 1940. Aty permes te njohurit te tij, Esat Dishnices kish mundur te punesohej fillimisht ne fabriken e duhanit dhe me pas ne shitoren "Flora" te kusheririt te Dishnices, Ibrahim bej Bicakciut. [15] Ne kontakt me pjesetare te Grupit Komunist te Korces , [16] [17] shoqeroi Koco Tashkon , Pilo Peristerin , Koci Xoxen , Sotir Vullkanin dhe Sotir Lubonjen si simpatizant ne takimet e datave 8-14 nentor 1941, ku me perfaqesues te grupeve te Shkodres dhe te Rinjve themeluan Partine Komuniste Shqiptare nen drejtimin e emisareve jugosllave Popoviq dhe Mugosha. [18]

Enveri u caktua fillimisht per financat e partise nga Popoviqi ne komitetin provizor. [19] Ne mars 1943, u konfirmua si udheheqes kryesor i PKSH. [16] Arsyet e zgjedhjes se Hoxhes ishin sepse pas vrasjes se Qemal Stafes ne Komitet Qendror mbizoteronin punetoret, kurse ne krye te Partise nevojitej nje intelektual. Hoxha po ashtu ishte sekretar politik i PKSH per Qarkun e Tiranes i cili ishte qarku me i rendesishem i vendit. Ne fillim per Sekretar te Pergjithshem u propozua Ymer Dishnica por nuk pranoi, ky propozoi Enverin i cili fillimisht refuzoi gjithashtu. Kandidatura e ketij te fundit u perkrah edhe nga Popovici. [16]

I njohur ne Parti e ne radhet e simpatizanteve me pseudonimet "Tarasi", "Shpati", "Valbona", " Hasani ", "Saliu", "Malo" etj., duke u paraqitur here si punetor e here si tregtar e intelektual, ai gjate gjithe vitit 1942 , ne ilegalitetit zhvillon nje veprimtari te dendur anti-fashiste ne Tirane . Ne krye te KQ te Partise, Enveri perpunoi dhe udhehoqi zbatimin e vijes ushtarake te PKSH per organizimin dhe zgjerimin e kryengritjes se armatosur ne te gjitha anet e vendit dhe per krijimin, ne lufte e siper, te Ushtrise Nacionalclirimtare Shqiptare.

Ne vitin 1943 Enveri denoi Marreveshjen e Mukjes midis Frontit Nacional-Clirimtar dhe Ballit Kombetar. Si Komisar Politik i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Nacionalclirimtare (korrik 1943 ) e me pas Komandant i Pergjithshem i Ushtrise Nacionalclirimtare (maj 1944 ), Enveri punoi per krijimin dhe rritjen e UNCSH.

Me propozim te KQ te PKSH me 24 maj 1944 filloi punimet Kongresi i Pare Antifashist Nacionalclirimtar i popullit shqiptar, Kongresi i Permetit , i cili themeloi shtetin shqiptar te demokracise popullore. Komiteti Antifashist, qe doli nga ky Kongres ishte, faktikisht, qeveria e Shqiperise. Sekretari i Pergjithshem i PKSH, Enveri, u emerua President i ketij Komiteti. Mbledhja e Dyte e KANC-it (tetor 1944 ), qe u mbajt ne Berat , vendosi shnderrimin e Komitetit Antifashist ne Qeveri Demokratike Provizore te Shqiperise. Enveri u emerua Kryeminister. Me 28 nentor 1944 , pas 5 vjetesh lufte e perpjekjesh titanike, Qeveria e pare demokratike popullore ne Shqiperi, me kryeminister Enverin, hyn ne Tiranen e lire.

 
Hoxha marshon ne Tirane pas clirimit te saj

Sundimi i hershem (1946-1961)

Redakto

Vendosja e sistemit stalinist

Redakto

Qeveria e perkohshme e Shqiperise, e drejtuar nga Enver Hoxha, filloi menjehere te marre kontrollin e plote te ekonomise. Ne dhjetor te vitit 1944, menjehere pas ardhjes ne pushtet, regjimi i Hoxhes miratoi ligje te reja qe siguronin rregulla shteterore te rrepta per te gjitha kompanite industriale dhe tregtare private, si dhe marredheniet e jashtme dhe te brendshme tregtare. Nje "takse per fitimet nga lufta" dhe ligje qe lejonin konfiskimin e pasurise qe i perkiste atyre qe u quajten "armik i popullit" dobesuan klasen e mesme ende te vogel te vendit. Ne fillim te vitit 1945, qeveria e Hoxhes konfiskoi pasurite italiane dhe gjermane, anuloi te gjitha koncesionet e huaja ekonomike, shtetezoi te gjitha sherbimet publike dhe mjetet e transportit, dhe krijoi nje rrjet te sponsorizuar nga qeveria te kooperativave te konsumit. Pa marre parasysh nevojat e Shqiperise dhe perparesite e konkurrences, Hoxha ndoqi diktatin stalinist dhe nxiti zhvillimin e industrise se rende dhe jo bujqesine dhe industrine e lehte. [ nevojitet citimi ]

Regjimi i Hoxhes u perpoq te bente per vehte fshataresine duke zvogeluar fuqine e pronareve te medhenj te tokes dhe duke dhene koncesione per fshataret. Ne janar te vitit 1945, qeveria e Hoxhes anuloi borxhet e pazgjidhura bujqesore, shkurtoi pagesat per perdorimin e tokes me 75 per qind, shtetezoi burimet ujore, dhe ofroi nje mundesi per fshataret per te blere uje per ujitje nga shteti me tarifa nominale. Ligji i Reformes Agrare ne gusht 1945 shkaterroi ate qe kishte mbetur nga fuqia ekonomike e pronareve te medhenj te tokave te Shqiperise qendrore dhe jugore, duke zevendesuar pasurite e tyre me rreth 70.000 ferma te vogla. Gjithashtu qeveria e Enver Hoxhes shtetezoi te gjitha pyjet dhe tokat per kullote dhe shpronesoi pa kompensim tokat qe i perkisnin individeve, te cilet kishin burime te te ardhurave jo nga fermat. Ligji i toka lejoi pronaret te mbajne deri ne dyzet hektare nese ata fitonin te ardhurat e tyre ekskluzivisht nga bujqesia dhe punonin token me makineri. Institucionet fetare dhe fermeret qe nuk kishin makineri u kufizuan ne njezet hektare. Fshatareve pa toke dhe njerezit qe kishin pasur me pak se pese hektare te toke moren deri ne pese hektare per familje dhe hektare shtese per bijte e martuar te cilet ishin anetare te familjes.

Ne prill te vitit 1946, gjykatat ushtarake filluan te denojne me burg fshataret grumbullonin grure. Qeveria e Enver Hoxhes shtetezoi edhe mjetet bujqesore dhe kafshet e punes, ndaloi shitjen dhe transferimin e tokes, dhe fshataret duhet te merrnin lejen e qeverise per te therur kafshe. Ne qershor autoritetet urdheruan fshataret per te ofruar kuota relativisht te larta te grurit ne qendrat shteterore te prokurimit ne cmime te uleta, te percaktuara zyrtarisht. Duke perdorur propaganden dhe dhunen, qeveria u perpoq te binde fshataret per t'u bashkuar ne ferma kolektive qe quheshin kooperativa bujqesore. Pavaresisht nga fakti se anetaret e kooperativave paguanin taksa te uleta dhe kishin kuota me te vogla prodhimi, fushata arriti te binde vetem 2.428 familje fshatare te bashkohen ne kooperativa deri ne vitin 1948. Qeveria pranoi se fushata kishte deshtuar. Prodhimet e varfra, spastrimet, shtrengimet karakterizuan sektorin e bujqesise per tre vitet e ardhshme, dhe mungesa e dritherave u be nje problem kronik. [ nevojitet citimi ]

Deri ne vitin 1947, qeveria kishte vendosur shume nga korniza institucionale e nevojshme per nje sistem ekonomik stalinist, shtetezimin e industrise dhe marrjen nen kontroll te tregtise se jashtme dhe tregtise se brendshme. Nje reforme monetare i dha nje tjeter goditje klases se mesme. Ne prill te vitit 1947, Komisioni i Planifikimit Ekonomik hartoi planin e pare ekonomik te vendit, nje plan nente-mujor me objektiva te percaktuara te prodhimit per minierat, fabrikat, dhe sektoret e bujqesise shprehura ne drejtim te prodhimit fizik sesa parase. Ne ndermarrjet shqiptare filloi futja e sistemit sovjetik te kontabilitetit, dhe fanatiket dhe instruktoret e partise indoktrinonin popullsine me parimet ekonomike te marksizem-leninizmit. [ nevojitet citimi ]

Marredheniet me Jugosllavet

Redakto

Enveri e shpalli te paprekshme Shqiperine Londineze dhe qe ne kohen e Luftes ia kerkoi Titos Kosoven. Me 1943 Tito pranoi se Kosova ishte e shqiptareve dhe se pas luftes do t'i kthehej Shqiperise. Me nismen e Enver Hoxhes dhe te komunisteve te Kosoves dhe Shqiperise u mbajt Konferenca e Bujanit . Ne vitin 1946 kur Enver Hoxha vizitoi Beogradin , gjate bisedimeve me Titon i kerkoi ketij ta mbante premtimin per bashkimin e Kosoves me Shqiperi . [20]

Stalini e njoftoi Hoxhen qe Jugosllavia po provonte ta aneksonte Shqiperine: "Ne nuk e dinim se jugosllavet, nen pretekstin e mbrojtjes se vendit tuaj nga nje sulm prej fashisteve greke, donin te sillnin njesite te ushtrise se tyre ne territorin e Shqiperise. Ata u perpoqen ta benin kete ne nje menyre shume te fshehte. Ne fakt, qellimi i tyre ne kete drejtim ishte krejtesisht armiqesor, sepse ata synonin te permbysnin situaten ne Shqiperi". Ne qershor 1947, komiteti qendror i Jugosllavise filloi ta denonte publikisht Hoxhen duke e akuzuar se kishte marre nje rruge individualiste dhe anti-marksiste. Kur Shqiperia u kunderpergjigj duke bere marreveshje per blerjen e makinerive bujqesore nga Bashkimi Sovjetik , jugosllavet deklaruan se Shqiperia nuk mund te bente asnje marreveshje me shtetet tjera pa lejen e Jugosllavise. [21]

Koci Xoxe , i cili ne dokumente jugosllave figuron si agjent sekret i tyre qe nga viti 1947 [22] , u mundua ta pengoje Hoxhen qe te mos i permiresonte marredheniet me Bullgarine, duke arsyetuar se Shqiperia do te ishte me stabile nese bente shkembime tregtare me vetem nje partner e jo me shume. Nako Spiru , nje anetar anti-jugosllav i Partise Komuniste e denoi Xoxen dhe anasjelltas. Meqenese askush nuk e perkrahu Nako Spirun, ai duke e pare situaten si te pashprese dhe duke pasur frike se dominimi i Shqiperise nga Jugosllavia ishte i pashmangshem, ne nentor kreu vetevrasje. [21] Xoxe nderkaq zhvillonte bisedime me perfaqesuesit e Ministrise se Brendshme te Jugosllavise, te cilet nga ai moren vesh se Hoxha kishte themeluar Komitetin per Clirimin e Kosoves, i cili kishte rekrutuar 2000 kryengrites ne Kosove qe do te hidheshin ne aksion per ta bashkuar Kosoven me Shqiperi. [22]

Ne Plenumin e tete te Partise, mbajtur nga 26 shkurt deri me 8 mars 1948, Xoxe u perfshi ne nje komplot per te izoluar Hoxhen dhe per te forcuar pushtetin e vet. Ai e akuzoi Hoxhen se ai ishte shkaktar i ftohjes se marredhenieve me jugosllavet dhe deklaroi se misioni ushtarak sovjetik duhej te debohej e te sillej nje jugosllav ne vend te tij. Hoxha qendroi i patundur dhe perkrahja per te nuk kishte rene. Kur Jugosllavia u prish me Bashkimin Sovjetik, mbeshtetja per Enver Hoxhen u rrit edhe me shume. Me 1 korrik 1948, Tirana u beri thirrje gjithe keshilltareve teknike jugosllave te largoheshin nga vendi, dhe ne menyre te njeanshme anuloi gjitha traktatet dhe marreveshjet me Jugosllavine. Xoxe u perjashtua nga partia dhe me 13 qershor 1949 u var.

Kur Hoxha i prishi marredheniet me Jugosllavine, perfaqesuesit e "nacionalizmit" ne mergim, mes te cileve edhe Ernest Koliqi , i dergonin letra Titos me ane te te cilave e ftonin ate ta sulmonte Shqiperine, ta rrezonte Enver Hoxhen dhe t'ua linte vendin atyre. Ata i premtonin Titos se Shqiperia e tyre do te ishte mike besnike e Jugosllavise. [20]

Nderkaq Hoxha ne nje leter qe i dergonte Stalinit ne vitin 1949, e njoftonte mbi gjendjen e shqiptareve te Kosoves dhe i thoshte se bashkimi i Kosoves me Shqiperine, qe ishte "aleate besnike e BRSS", do ta dobesonte Jugosllavine e Titos dhe Rankoviqit . [20]

 
Enver Hoxha dhe idhulli i tij diktatori i Bashkimit Sovjetik Stalini

Marredheniet me Bashkimin Sovjetik

Redakto

Pas prishjes se marredhenieve me Jugosllavine, Hoxha u rreshtua me Bashkimin Sovjetik per te cilin kishte admirim te madh. Nga viti 1948 deri me 1960, Shqiperia perfitoi $200 milion ne ndihma nga sovjetiket per zgjerimin teknik dhe infrastrukturor. Shqiperia u anetaresua ne KNER me 22 shkurt 1949 dhe mbeti e rendesishme si per te ushtruar presion mbi Jugosllavine, si per te sherbyer si nje fuqi pro-sovjetike ne Detin Adriatik . Nje baze nendetesesh u ndertua ne ishullin Sazan afer Vlores , duke paraqitur nje rrezik te mundshem per Floten e Gjashte Amerikane. Marredheniet shqiptaro-sovjetike mbeten te ngushta deri ne vdekjen e Stalinit me 5 mars 1953. Vdekja e tij u shoqerua me 14 dite zi kombetare ne Shqiperi; me teper sesa ne Bashkimin Sovjetik. [23] Hoxha mblodhi gjithe popullsine ne sheshin qendror ne Tirane, u kerkoi te binin ne gjunje para shtatores se Stalinit dhe i detyroi te benin nje betim per "besnikeri te perjetshme" dhe "mirenjohje" ndaj "babait te dashur" dhe "cliruesit te madh" [24]

Nen Hrushovin , pasardhesin e Stalinit, ndihmat u reduktuan dhe Shqiperia u inkurajua nga sovjetiket te ndiqte politiken specializuese te Hrushovit. Sipas kesaj politike, Shqiperia do te zhvillonte prodhimin e saj bujqesor per te furnizuar Bashkimin Sovjetik dhe vendet tjera te Paktit te Varshaves te cilat nga ana e tyre poashtu do te zhvillonin prodhime specifike. Ne teori, kjo do te ndikonte ne forcimin e Paktit te Varshaves duke zvogeluar ne mase te madhe mungesen e lendeve te caktuara me te cilen perballeshin shume nga vendet komuniste. [25]

Nje nder arsyet kryesore te krizes ne marredheniet e Shqiperise me sovjetiket ishte afrimi i Hrushovit me Jugosllavine. [20] Nga 16 maji deri me 17 qershor 1955 Nikolai Bulganin dhe Anastas Mikojan vizituan Jugosllavine kurse Hrushovi hoqi dore nga perjashtimi i Jugosllavise prej bllokut komunist. Hrushovi poashtu filloi t'i referohej teorise policentrike te Palmiro Togliatti. Meqe sovjetiket nuk ishin konsultuar me Hoxhen per kete ceshtje, ky i fundit u ndie i fyer. Jugosllavia nisi t'i kerkoje Hoxhes te rehabilitonte Koci Xoxen, gje qe Hoxha e hodhi poshte me kembengulje. Ne vitin 1956 ne Kongresin e 20-te te Partise Komuniste te Bashkimit Sovjetik, Hrushovi e denoi kultin e personalitetit te Stalinit duke e akuzuar per shume gabime te renda. Pastaj ai shpalli teorine e bashkejeteses paqesore , qe e zemeroi shume Hoxhen. Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste, i udhehequr nga gruaja e Hoxhes, Nexhmije Hoxha citoi Leninin : "Parimi themelor i politikes se jashtme te nje vendi socialist dhe te nje partie komuniste eshte internacionalizmi proletar , jo bashkejetesa paqesore. Hoxha mori nje qendrim aktiv kunder revizionizmit.

Uniteti brenda Partise se Punes te Shqiperise filloi te binte gjithashtu. Nje mbedhje speciale e delegateve mbajtur ne Tirane ne prill 1956, perbere nga 450 delegate, dha rezultate te papritura. Delegatet kritikuan "kushtet brenda partise, qasjen negative kundrejt masave, mungesen e demokracise socialiste dhe asaj ne parti, politiken ekonomike te udheheqjes etj. Gjithashtu u be thirrje per diskutime lidhur me kultin e personalitetit dhe Kongresin e 20-te te Partise. [26]

Afrimi me Kinen

Redakto

Me 1956, Hoxha kerkoi miratimin e nje rezolute qe do ta mbeshteste udheheqjen aktuale te Partise. Rezoluta u miratua dhe te gjithe delegatet qe ishin shprehur kunder u perjashtuan nga partia dhe u burgosen. Hoxha deklaroi qe kjo kishte qene edhe nje perpjekje tjeter e Jugosllavise per ta rrezuar udheheqjen e Shqiperise. Ky incident e konsolidoi pushtetin e Hoxhes edhe me shume, duke bere keshtu te pamundshme reforma te tipit hrushovian. Po ate vit, Hoxha vizitoi Kinen, e cila po perjeton prishjen me Bashkimin Sovjetik, dhe takoi Mao Ce Dunin personalisht. Marredheniet me Kinen u permiresuan, sic deshmohet nga rritja e ndihmave kineze nga 4.2% sa ishte me 1955, para vizites, ne 21.6% me 1957, pas vizites. [27]

Sovjetiket bene edhe nje perpjekje per ta mbajtur Shqiperine ne sferen e tyre, duke rritur ndihmat, por udheheqja shqiptare vazhdoi te afrohej me Kinen. Marredheniet me sovjetiket mbeten ne te njejtin nivel deri me 1960 kur Hrushovi takoi politikanin majtist grek, Sofokle Venizelos. Hrushovi pelqente idene e autonomise se Vorio Epirit dhe shpresonte t'i shfrytezonte pretendimet greke per ta mbajtur udheheqjen shqiptare ne linje me interesat sovjetike. [28] Hoxha u kunderpergjigj duke cuar Hysni Kapon ne Mbledhjen e Bukureshtit , ku duhej te merrnin pjese kreret e shteteve. [29]

Ferkimet me Bashkimin Sovjetik

Redakto

Marredheniet me Bashkimin Sovjetik vazhduan te keqesoheshin me shpejtesi. Sovjetiket filluan te ndiqnin nje politike te vijes se ashper duke reduktuar ndihmat, ne vecanti drithin, ne nje kohe kur Shqiperia po perballej me mundesine e nje zie buke te shkaktuar nga permbytjet.

Shqiperia de fakto do te largohej nga Traktati i Varshaves me 1960, kurse de jure me 1968. [22]

Sundimi i mevonshem (1961-1985)

Redakto

Marredheniet e Hoxhes me Kinen Komuniste

Redakto

Per planin e trete pesevjecar te Shqiperise, Kina premtoi nje hua prej $125 milione dollaresh per ndertimin e 25 uzinave kimike, elektrike dhe metalurgjike te parapara me plan. Megjithate, vendi perjetoi nje periudhe te veshtire transitore sepse tekniket kineze ishin me te dobet se sovjetiket. Distanca e madhe mes dy vendeve dhe marredheniet e keqija te Shqiperise me vendet fqinje komplikuan edhe me shume situaten. Ndryshe nga Jugosllavia dhe BRSS, Kina kishte me pak influence ne Shqiperi gjate sundimit te Hoxhes. [30]

Nga ana ideologjike, Hoxha fillimisht konsideronte se bindjet e Maos ishin ne linje me Marksizem-Leninizmin . Mao denonte revizionizmin e Nikita Hrushovit dhe ishte kritik ndaj Jugosllavise. Ndihmat nga Kina ishin pa kamate dhe Shqiperia mund t'i paguante kur te kishte mundesi.

Kina asnjehere nuk nderhynte ne punet e brendshme te Shqiperise ne sferen ekonomike, kurse tekniket kineze punonin per rroge te njejte si shqiptaret, ndryshe nga tekniket sovjetike qe nganjehere kishin rroge tre here me te madhe se vete Enver Hoxha. [31] Gazetat shqiptare rishtypeshin nga gazetat kineze dhe lexoheshin ne radion kineze. Shqiperia ishte ne balle te iniciatives per t'i dhene Kines ulese ne OKB ne Keshillin e Sigurimit , e cila u tregua e suksesshme me 1971 kur Republika Popullore e Kines mori ulesen e Tajvanit .

Ceshtja e Kosoves

Redakto

Ceshtja e Kosoves mbetej problem i mprehte ne marredheniet mes Shqiperise dhe Jugosllavise. Qendrimet e Hoxhes mbi Kosoven , pas vitit 1960 do te dominoheshin nga retorika nacionaliste. Ne nje artikull te vitit 1966, Hoxha denonconte terrorin qe ushtronin jugosllavet ne Kosove dhe politiken e tyre shkombetarizuese kundrejt shqiptareve. [20]

Renia e Rankoviqit me 1966 dhe pushtimi i Cekosllovakis e nga sovjetiket me 1968, mundesuan normalizimin e marredhenive shqiptaro-jugosllave, dhe kete afrim Hoxha e kanalizoi teresisht ne drejtim te Kosoves. Ne vitin 1974 iu njoh autonomia Kosoves, u hap universiteti dhe Akademia e Shkencave , u shkembyen pedagoge, artiste, sportiste etj, ne mes Tiranes dhe Prishtines, u organizuan veprimtari te ndryshme shkencore. U krijua nje klime e ngrohte mes dy aneve te kufirit. [20]

Hoxha deri ne vitin 1981 ishte kunder parulles "Kosova Republike" sepse deshironte bashkimin e thjeshte te Kosoves me Shqiperi. Per kete qellim refuzoi te nenshkruante me 1973 Aktin Final te Helsinkit sipas te cilit kufijte ne Evrope nuk mund te ndryshoheshin. Por pas ngjarjeve te vitit 1981 ne Kosove ai doli ne mbrojtje te demonstratave te studenteve dhe parullave te tyre. Per here te pare pas 40 vitesh marredheniet e mira te Hoxhes me Francen hyjne ne periudhe krize sepse kjo mbronte politiken shtypese kunder shqiptareve ne Kosove, Mal te Zi dhe Maqedoni. [20]

Aktivitetet politike

Redakto

Vitet e fundit te jetes

Redakto

Vitet e fundit te jetes ishin renduar per Hoxhen per shkak te diabetit qe i ishte diagnostikuar shume vite me pare, ai peson nje infarkt ne zemer ne vitin 1972 , me pas nje tjeter ne vitin 1973 , keto dy infarkte e renduan akoma shume shendetin e tij. Fillimi i prillit do te shenoje edhe fundin e jetes se tij, pasi i jane paralizuar kembet edhe goja, peson nje ishemi me 9 prill 1985 vdes me 11 prill 1985 .

Ceremonia e mortore

Redakto

Ne nje ceremoni madheshtore Enver Hoxha u varros ne varrezat e deshmoreve ku ju bene nderimet e larta si per cdo udheheqes. Por pas renies se komunizmit varri i tij u zhvendos tek varrezat ne Sharre , ku ndodhet edhe sot. [32] [33] [34]

Monumenti i Enver Hoxhes ne Tirane dhe vleresimi i emrit te tij

Redakto

Menjehere pas vdekjes se Sekretarit te Pare te PPSH Enver Hoxha, lideri pasardhes i tij Ramiz Alia ne mbledhjen e Byrose Politike propozon qe ne qender te Tiranes dhe te vendlindjes ne Gjirokaster te ngrihet nga nje shtatore ne nder te tij, Universitetit te Tiranes i vihet emri Enver Hoxha , portit kryesor te Durresit , e shume uzina e hidrocentrale moren emrin e tij. [35] Gjithashtu u krijua Java e Enverit e cila festohej gjithmone me rastin e ditelindjes se tij duke punuar me rendimente me te larta per te tejkaluar planin. Monumenti i Hoxhes u perurua ne vitin 1988 dhe ishte 8 metra e larte. Me 20 shkurt 1991 ai u rrezua nga protestuesit, rrezimi i tij simbolizonte edhe renien e komunizmit [36] .

Vleresimi pas komunizmit

Redakto

Sipas Todi Lubonjes prania e Hoxhes ishte sa per figure ne mbledhjet paraprake te formimit te partise, [37] per Belishoven , Hoxha pati perkrahjen e Popoviqit sepse nuk e kundershtonte, [17] sipas Spahiut sepse Enveri "ia servirte me bujari" gjerat e sherbimit personal si stilografe e sahate, [38] sipas Premtes sepse ishte me servili. Mugosha vete e cilesonte si njeri punetor, qe bente takime me njerez e qe shkruante shpejt e lehte. [11] Per Gjyqin Special , ku vete ishte prokuror, sipas Spahiut ishte Hoxha udheheqesi, gjykatesi dhe prokurori. [39]

Nga ana tjeter ne nje interviste dhene gazetares Rudina Xhunga me rastin e 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise, Rexhep Qosja e cilesoi jonormale injorimin qe i behej Enver Hoxhes. Sipas Qosjes, Hoxha pati rendesi per Shqiperine si burre shteti, e Shqiperia nuk ishte vendi i vetem ku u pushkatuan njerezit pas Luftes se Dyte Boterore; nese krahasohet me vendet tjera komuniste te botes, ne Shqiperi dhuna qe ne perpjesetime me te vogla. [40]

Sipas statistikave te vitit 2016, 45% e shqiptareve kane mendim pozitiv per Enver Hoxhen, kurse 42% mendim negativ.

Nderime

Redakto

Heqje dekoratash

Redakto

Pas zbulimit te shume krimeve te komunizmit dhe kerkesave te vazhdueshme te opinionit publik me dekretin nr. 1018, date 13 shkurt 1995 te Presidentit te Republikes, Sali Berisha , iu hoqen te gjitha dekoratat dhe titujt e nderit per aktin kriminal te gjenocidit te ushtruar ndaj popullit shqiptar gjate viteve te diktatures komuniste Haki Toskes dhe zyrtareve te tjere te larte te regjimit komunist. [41]

Nderime te huaja

Redakto
  •   - Urdhri i Trimerise se Klasit te I-re i (Bullgari) 9 shtator 1944.
  •   - Urdhri i Heroit Kombetar (Jugosllavi) 1946.
  •   - Urdhri i Leninit.
  •   - Urdhri i Suvorov i Klasit te Pare. (Bashkimi Sovjetik).

Veprat

Redakto

Kuriozitet

Redakto

Ne filmin Hollivudian te vitit 2006 Inside man me regji te Spike Lee , nje fjalim shume i njohur i Enver Hoxhes mbajtur ne Gjirokaster, eshte pjese e ketij filmi thriller . Fjalimi i Hoxhes, me shume zgjuarsi perdoret nga banditet per ti nderlikuar punen identifikuese forcave te policise. Gjate momentit te kryerjes se arratisjes nga banka qe kishin vjedhur, banditet kishin vene regjistrimin e Hoxhes, per ti lene ti kuptoje policise qe ata ishin ende brenda ne banke. [42] [43]

Lidhje te jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Lufta e Dyte Boterore ne Shqiperi, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat qe "rrefyen" ekzekutimet ne ushtrine partizane" . Standard . 29 nentor 2014 . Marre me 22 maj 2018 . {{ cite news }} : Mirembajtja CS1: Gjendja e adreses ( lidhja )
  2. ^ "Anketa e OSBE/ Shifrat qe te habisin, 52% e shqiptareve e duan Enver Hoxhen" . BalkanWeb.com . Balkanweb. 6 dhjetor 2016 . Marre me 5 nentor 2018 . {{ cite web }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  3. ^ Re?id, ?brahim (8 tetor 2021). "?lk ateist devleti kuran diktator: Enver Halil Hoca" . gzt.com (ne turqisht). {{ cite web }} : Mirembajtja CS1: Gjendja e adreses ( lidhja )
  4. ^ "Zbulohet biografia e pare zyrtare e Enverit ne '46: S'ka diplome universitare" . Gazeta Panorama. 11 mars 2012 . Marre me 19 janar 2019 . {{ cite web }} : Mirembajtja CS1: Gjendja e adreses ( lidhja )
  5. ^ Kadare, Ismail (15 tetor 2013). "Hoxhatet ishin gjysmeqytetare dhe gjysmefshatare" . pressreader.com . Panorama. {{ cite web }} : Mirembajtja CS1: Gjendja e adreses ( lidhja )
  6. ^ a b c d Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar ne 100 vjet . Tirane: 55. fq.?136. ISBN  9789994356225 .
  7. ^ Hoxha, Enver (1983). Vite te vegjelise : kujtime per Gjirokastren . Tirane: 8 nentori. fq.?212.
  8. ^ a b Fevziu, Blendi (2011). Enver Hoxha . Tirane: UET Press. ISBN  9789995639358 . {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  9. ^ Fevziu, Blendi (2011). Enver Hoxha . Tirane: UET Press. ISBN  9789994356225 . Nje liste notash e ruajtur ne arkivin e tij personal, e vitit 1929, permban shume "passable" dhe me pak "mediokre". {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  10. ^ Baruti, Vasfi (2012). Enver Hoxha ne optike te re . Tirane: Uegen. ISBN  9789928031020 . {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  11. ^ a b c Dervishi, Kastriot (2016). Levizja Komuniste ne vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-se . Tirane: 55. fq.?188. ISBN  9789928106384 .
  12. ^ Myftaraj, Kastriot (2008). "Jeta e fshehur e Enver Hoxhes" . shtypishqiptar.blogspot.com . Per kete ngjarje mesojme dicka me teper nga nipi i Enver Hoxhes, Luan Omari, i biri i Bahri Omarit, i cili ka qene deshmitar i vizites se Enver Hoxhes ne Itali, ne 1939, thote ne kujtimet e tij te perfshira ne permbledhjen ≪Kujtime me Enverin≫, te botuara ne kohen e regjimit komunist: Ne vitin 1939 Enveri erdhi ne Bari per mjekime. Nuk me kujtohet muaji, por mbaj mend se na erdhi nje telegram, ku ai njoftonte ardhjen e tij dhe kerkonte qe ne ta prisnim ne port, gje qe e shqetesoi nenen time. Shkuam dhe kur anija iu afrua skeles pame se Enveri ishte ne kuverten e e anijes ne nje karrige, me gjunjet e mbuluar me batanije. Hipem ne anije dhe morem vesh se nuk ecte dot se kishte dhimbje te forta ne kembe, nga gjuri e poshte. Nga anija deri ne skele e mbajti nje hamall i fuqishem, qe e hipi ne nje pajton dhe po ky, nga pajtoni e ngjiti deri ne banesen tone. Ne Bari iu nenshtrua menjehere vizitave dhe analizave mjekesore te nje patolog i njohur i Universitetit te atjeshem, profesor Gargasole. Ky perjashtoi dyshimet per semundje te tjera dhe percaktoi se ishte fjala per reumatizem akut, qe mund te sherohej me kura te ndryshme dhe me banja termale. Ne Bari filloi kurat. Qendroi ne shtepine tone nje kohe relativisht te gjate, ndoshta dy-tre muaj dhe gradualisht u permiresua, ngrihej ne dhome me paterica e me bastun dhe pas njefare kohe filloi te dilte shetitje. Kur u permiresua krejt dhe hoqi edhe bastunin Enveri u largua nga Bari per ne Shqiperi. Ne vere (me duket se ishte po viti 1939) se bashku me nenen time dhe vellane e vogel Fatosin, shkoi ne Salsomaggiore (nje vend me banja termike prane Bolonjes), ku Enveri beri banja per reumatizmen. Me sa duket mjekimet qe beri Enveri qene shume te dobishme sepse qe nga ajo kohe, edhe ne kushtet e veshtira te jetes partizane, nuk pati asnje here ndonje shqetesim nga reumatizmi. {{ cite web }} : Mirembajtja CS1: Gjendja e adreses ( lidhja )
  13. ^ a b Baruti, Vasfi (3 mars 2018). "7 faktet e panjohura per diktatorin Enver Hoxha. Prapaskenat dhe lidhjet e fshehta me fashistet" . standard.al . {{ cite web }} : Mirembajtja CS1: Gjendja e adreses ( lidhja )
  14. ^ Baruti, Vasfi (22 korrik 2013). "Enver Hoxha mbeter per vjeshte, zbulohen notat ne procesverbal" . panorama.com.al . {{ cite web }} : Mirembajtja CS1: Gjendja e adreses ( lidhja )
  15. ^ Dervishi 2016, fq. 189.
  16. ^ a b c Milo, Paskal (11 nentor 2014). "Milo zbulon dokumentet e reja: Si erdhi Enver Hoxha ne krye te PKSH" . Marre me 4 dhjetor 2018 . {{ cite web }} : Mirembajtja CS1: Gjendja e adreses ( lidhja )
  17. ^ a b Belishova, Liri (13 janar 2015). E verteta per Enverin . Intervistuar nga Elisabeta Ilnica. Panorama.
  18. ^ Dervishi 2016, fq. 195-196.
  19. ^ Dervishi 2016, fq. 197.
  20. ^ a b c d e f g Xhufi, Pellumb (15 shkurt 2017). "A ishte Enver Hoxha nje komunist nacionalist?" . Gazeta Dita . Arkivuar nga origjinali me 25 shkurt 2018 . Marre me 12 shkurt 2018 . {{ cite web }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  21. ^ a b O'Donnell 1999 , p.?22.
  22. ^ a b c Hakif Bajrami (tetor 2018). "Enveri, komunist apo nacionalist?" . Gazeta Dita . Arkivuar nga origjinali me 3 nentor 2018 . Marre me 7 dhjetor 2018 . {{ cite web }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  23. ^ Fevziu 2016 , p.?146.
  24. ^ The Economist 179 (16 June 1956): 110.
  25. ^ On the "socialist division of labor" see: The International Socialist Division of Labor (7 June 1962) , German History in Documents and Images.
  26. ^ Griffith 1963 , p.?22
  27. ^ Biberaj 1986 , p.?27.
  28. ^ O'Donnell 1999 , p.?46
  29. ^ O'Donnell 1999 , pp.?46?47
  30. ^ Biberaj 1986 , p.?40.
  31. ^ Gabim referencash: Etikete <ref> e pavlefshme; asnje tekst nuk u dha per refs e quajtura Hamm, 45
  32. ^ http://www.enver-hoxha.net/images/fotoalbumi/06-trauer/25.jpg Varri i demtuar
  33. ^ http://www.enver-hoxha.net/images/fotoalbumi/06-trauer/26-enver-tomb.jpg Varri i rindertuar
  34. ^ http://www.youtube.com/watch?v=0-nRdOLuaKQ&feature=channel_video_title Dokumentar i ceremonise funebre se Enver Hoxha
  35. ^ Zbardhet mbledhja e Byrose qe zgjodhi pasardhesin e Enverit - Forumi Shqiptar
  36. ^ Dielli | The Sun - Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
  37. ^ Lubonja, Todi (1998). Nen peshen e dhunes . Tirane: Mesonjetorja. OCLC  45330078 . {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  38. ^ Spahiu, Bedri (7 maj 2010). Si e falsifikoi Enveri historine e Luftes e te Partise Komuniste . Intervistuar nga Afrim Imajn. Tirane: Panorama. - Nr. 2717. fq.?20. {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  39. ^ Hoxha, Celo (2013). Fillimet e diktatures komuniste ne Shqiperi 1944-1948 . Tirane: Instituti i Studimit te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit. fq.?44. ISBN  978-9928-168-11-5 . {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  40. ^ Qosja, Rexhep (19 nentor 2012). "Rexhep Qosja: Enver Hoxha ishte diktator, por ndertoi nje shtet bashkekohor" . Marre me 4 dhjetor 2018 . e shkeputi Shqiperine prej nje varferie te madhe qe sundonte perpara...i siguroi atij populli buken,[...] ndertoi nje shtet bashkekohor me te gjitha institucionet politike, shoqerore, kulturore, arsimore, shkencore. Nuk mund t'i harrojme keto. Shqiperia sot ndricohet edhe me hidrocentrale qe ka ndertuar ai regjim, apo ne radhe te pare me ato termocentrale. Ai regjim e mbrojti Shqiperine prej permbytjeve, e shpetoi Shqiperine prej kenetave. U rriten tani kenetat, u rriten aq shume sa po behen vershime ashtu si Shkodra sepse regjimi i sotem nuk po i kushton rendesi ose i la te shkaterrohen ato qe i kishte ndertuar ai regjim me Enver Hoxhen ne krye per mbrojtjen e qyteteve, fshatrave, fushave prej vershimeve dhe brakave. Nuk mund dhe nuk duhet t'i harrojme keto. E thashe me pare e dua ta perseris se ai regjim i dha popullit shqiptar nje dinjitet nderkombetarisht te njohur dhe kjo nuk eshte dicka e parendesishme. {{ cite web }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! ) [ lidhje e vdekur ]
  41. ^ Dervishi, Kastriot (31 maj 2017). "Dekoratat e Enver Hoxhes jane hequr ne vitin 1995". gazeta55.al . 55 Nr. 6756, v. XXI: 12?13.
  42. ^ http://www.universytv.it/cinema/inside.php Recension i filmit (italisht)
  43. ^ http://www.youtube.com/watch?v=76Ahr7GhvNE