Ferdinand Magelani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
(Percjelle nga Ferdinand Magellan )
Ferdinand Magelani
Nje nga anijet e Magelanit lundroi rreth botes, duke perfunduar lundrimin 16 muaj pas vdekjes se zbuluesit. Vija e gjelbert tregon vendin ku vdiq Magelani.

Ferdinand Magelani ( port. Fernao de Magalhaes, * 1480 Sabrosa , Potugali ; † 27 prill 1521 Maktan , Filipine ) ishte nje eksplorues detar portugez, qe sherbente ne Mbreterine spanjolle . Flota e drejtuar nga Magelani arriti te lundronte rreth gjithe tokes . Ky lundrim nisi me 10 gusht 1519 dhe perfundoi me 6 shtator 1522 . Nga 234 ushtare dhe detare qe perbenin floten prej 5 anijesh ne fillimin e lundrimit, u kthyen vetem 36 veta me dy anije. Magelani ishte i pari qe u nis nga Evropa kah Perendimi ne drejtim te Azise dhe i pari evropian qe lundroi ne Oqeanin Paqesor .

Jeta [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ferdinand Magelani (1470-1521), pikpamjet e veta ia paraqiti mbretiti te Portugalise Manuelit, por ai nuk tregoi kurrfare interesimi per pergatitjen e ekspedites se lundrimit rreth e perqark botes. Prandaj, Magelani u detyrua te leshoj Portogaline shperngulet ne Spanje dhe te njejtin plan ia paraqiti mbretit te Spanjes. Oborri mbreteror spanjol e pranoi planin e Magelanit. Ai me pese anije dhe 265 anetare te ekuipazhit, me 20 shtator 1519 niset prej limanit San Lukar (ne grykederdhjen e lumit Guadalkivir) kah perendimi ne drejtim te Amerikes Jugore. Flota e Magelanit se pari arriti ne ishujt Kanaria, pastaj u drejtua kah jugperendimi dhe arriti ne buzedetin e Brazilit. Ne muajin janar, ekspedita hyri ne gjirin e Rio de Zhaneiros dhe duke menduar se kane arritur ne grykederdhjen e gjere te ndonje lumi, kete vend e pagezuan me emrin - Rio de Janeiro qe do te thote “Lumi i janarit”.

Anetaret e ekuipazhit dimri i zuri prane bregdetit te Patagonise, prandaj u detyruan qe atje te qendrojne prej 31 marsit deri me 18 tetor te vitit 1520. Ketu marinaret e Magelanit u takuan me popullsine autoktone, te cilet i quajten patagone, qe do te thote “kembemedhenj”, sepse kembet i kane pasur te mbeshtjella me lekure te kafsheve. Ekspedita, pas shume peripetish, gjeti kalimin ndermjet Amerikes Jugore dhe Tokes se Zjarrte dhe kaloi ne Oqeanin e Paqesorit.


Per nder te ketij detari te shquar, me vone kjo ngushtice u quajt ngushtica e Magelanit. Anetaret e ekspedites e kane pagezuar edhe ujdhesen e Tokes se Zjarrte. Duke lundruar prane ujdheses se permendur, ne te cilen popullsia autoktone gjate nates kishte ndezur zjarre te medha. Magelani e pagezoi “Toka e Zjarrte” (“Toka e Zjarrte” (Tierra Del Fuego).


Kur doli prej ngushtices, ekspedita verejti hapesiren madheshtore oqeanike, ne te cilen lundruan panderprere 99 dite. Gjate tere kohes se lundrimit, oqeani ka qene i qete, pa vale, prandaj anetaret e ekspedites e quajten Oqeani i Qete (Paqesor). Pas shume perpjekjesh, ekspedita arriti deri tek Arkipelagu i Marianeve, pastaj deri te ujdhesat Filipine, ku Magelani me 27 prill te vitit 1521 ka vdekur ne lufte me popullsine autoktone. Pastaj ekspedita, nen udheheqjen e Sebastin del Kanos, vazhdoi lundrimin ne Oqeanin Indian, nepermjet Kepit te Shpreses se Mire dhe prap hyri ne ujerat e Oqeanit Atlantik. Pas lundrimit te mundimshem trevjecar, vetem me anijen “Viktoria”, me 18 anetar te ekuipazhit te mbetur gjalle, me 6 shtator te vitit 1522 hyri ne limanin San Lukar. Me kete perfundoi lundrimi i pare rreth Tokes, me ane te cilit eshte deshmuar se Toka e ka formen sferike dhe qendron pezull ne gjithesi.

Me kete lundrim definitivisht behet e qarte se detet dhe oqeanet, perfshijne nje siperfaqe shume te madhe te Tokes dhe se oqeanet ndermjet veti jane te lidhura dhe formojne detin boteror te unisuar.

Te gjitha keto zbulime nga ana e spanjolleve dhe portugezeve kane kontribuar ne zhvillimin e shpejtuar te tregtise, detarise dhe te ekonomise ne pergjithesi, e bashk me kete, edhe ne lidhjen e marredhenieve te reja shoqeroro - politike, perkatesisht ne lindjen e kapitalizmit.

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]