한국   대만   중국   일본 
Sejfulla Maleshova (1900 - 1971) politikan, demokrat dhe poet - Radio Kosova e Lire

Sejfulla Malëshova (1900 - 1971) politikan, demokrat dhe poet

Sejfulla Maleshova (1900 – 1971) politikan, demokrat dhe poet

Sejfulla Maleshova (1900 – 1971), i njohur me emrin letrar Lame Kodra, eshte nga personalitetet e para disidente ne kulturen shqiptare te pasluftes. Shumica e poezive te Lame Kodres jane botuar ne vellmin Vjersha (Tirane, 1945), ku ai e quan veten poeti rebel. Sipas Maleshoves, Shqiperise i duhej integrimi kulturor dhe jo izolimi nga Evropa Perendimore. Ai thoshte se detyra e intelektualeve shqiptare eshte qe te vendosin lidhje te ngushta kulturale me popujt e Ballkanit, me Bashkimin Sovjetik, me Angline, Ameriken dhe me gjithe boten demokratike e progresive. Gjate viteve 1946-1947, Maleshova ishte minister i Arsimit dhe kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve. Pas kesaj figura e tij u denigrua per pikepamjet e tij “oportuniste” dhe u dergua te punoje ne pune te uleta. Prej vitit 1956 ai u internua ne Fier, ku u detyrua te punonte jashte profesionit te tij. Atje nderroi jete ne vitin 1971.

Prof. Nasho Jorgaqi: Sejfullah Maleshova, politikan, demokrat liberal dhe poet

Ne mungese te te dhenave burimore nga shumekush eshte menduar se poeti Sejfulla Maleshova, i njohur me pseudonimin letrar,? Lame Kodra, gjate kohes se persekutimit e kish braktisur poezine. Kjo arsyetohej me kushtet e renda qytetare dhe? shpirterore qe iu krijuan, por dhe me arsyen se ai asnjehere nuk do te dallohej si poet prodhimtar. Ashtu si Fan Noli dhe? Sejfulla Maleshova do te krijonte kryesisht ne momente te caktuara, te diktuara nga rrethana social-politike, por kjo? praktike krijuese lidhej dhe me kerkesat e larta qe kish ndaj poezise se tij. Keshtu shpjegohet qe poeti sa qe gjalle botoi? vetem nje liber, vellimin poetik “Vjersha” (1945) me 21 poezi, ndersa vjersha te tjera mbeten te shperndara ne organet e? shtypit te viteve 20-40, te cilat te marra te gjitha se bashku nuk i kapercejne pesedhjete. Pra, nga pikepamja sasiore kemi? te bejme me nje bilanc modest, nje dukuri kjo e njohur ne historine e poezise, qe nuk eshte percaktuese ne vleresimin e? poetit. Rasti i Sejfulla Maleshoves e verteton kete me se miri. Gjithe sa ai krijoi, jane te mjaftueshme per t’i dhene? emrit te tij nje vend te nderuar ne poezine shqipe ne mes dy lufterave. Eshte fakt i njohur qe poezia e Lame Kodres. Ne? mungese te te dhenave burimore nga shumekush eshte menduar se poeti Sejfulla Maleshova, i njohur

me pseudonimin letrar Lame Kodra, gjate kohes se persekutimit e kish braktisur poezine. Kjo arsyetohej me kushtet e renda? qytetare dhe shpirterore qe iu krijuan, por dhe me arsyen se ai asnjehere nuk do te dallohej si poet prodhimtar. Ashtu si? Fan Noli dhe Sejfulla Maleshova do te krijonte kryesisht ne momente te caktuara, te diktuara nga rrethana social-politike,? por kjo praktike krijuese lidhej dhe me kerkesat e larta qe kish ndaj poezise se tij. Keshtu shpjegohet qe poeti sa qe? gjalle botoi vetem nje liber, vellimin poetik “Vjersha” (1945) me 21 poezi, ndersa vjersha te tjera mbeten te shperndara ne? organet e shtypit te viteve 20-40, te cilat te marra te gjitha se bashku nuk i kapercejne pesedhjete. Pra, nga pikepamja? sasiore kemi te bejme me nje bilanc modest, nje dukuri kjo e njohur ne historine e poezise, qe nuk eshte percaktuese ne? vleresimin e poetit. Rasti i Sejfulla Maleshoves e verteton kete me se miri. Gjithe sa ai krijoi, jane te mjaftueshme per? t’i dhene emrit te tij nje vend te nderuar ne poezine shqipe ne mes dy lufterave. Eshte fakt i njohur qe poezia e Lame? Kodres, duke u bere zedhenese e idealeve revolucionare te shoqerise shqiptare, do te gjente per afro dy dekada jehone dhe? perhapje te gjere ne Shqiperi sidomos ne masat e rinise. Madje, ajo do te perjetonte nje periudhe zulme, duke e cilesuar? Sejfulla Maleshoven si poet kombetar ne 2-3 vitet e para te pas clirimit. Por fatkeqesisht, kjo ngjitje e poetit, do te? zgjaste nje kohe teper te shkurter, qe perkoi me periudhen e karrieres se tij politike, kur ai do te bente pjese ne? lidershipin me te larte te shtetit shqiptar dhe te Partise Komuniste te Shqiperise. Ne kete mes mendoj se nuk duhet? ngaterruar pozita e larte politike e Sejfulla Maleshoves, me statusin e poetit Lame Kodra. Sado qe pozita politike, sa kohe? qe ai ishte ne fuqi, mund te kete ndikuar ne popullaritetin e poezise se tij, veshtruar ne distance kohore pas me se gjysme? shekulli mund te thoshim, kjo nuk e ka prekur vleren e vertete te poetit. Verbi i tij poetik ishte dhe mbeti nje ze i? vecante ne poezine shqipe, nje emer i pervecem si shprehje autentike e idealeve revolucionare te atij brezi qe luftoi per? liri kombetare dhe shoqerore, kunder fashizmit dhe regresit social. Dhe duke qene i tille, pra poet i vertete, ne dekadat? qe erdhen, sado mbytese qe qe asfiksia politike, nuk e zhvleresoi dot poezine e tij. Ajo mbeti ngahere shpuze e ndezur nen? hirin e nje kohe qe u tregua egersisht e padrejte ndaj poetit.

Por c’ndodhte me poetin gjate kohes se persekutimit? Ne kushtet e izolimit te rrepte, te drames e te zhgenjimit teper te? hidhur qe kalonte, te natyres se tij te mbyllur, ishin gati te paarritshme mundesite e kontakteve dhe te informacionit. Te? gjitha gjasat te conin te mendimi apo me mire te dyshimi se ai e kish mbyllur njehere e mire kapitullin e krijimtarise? origjinale. Nje gje dihej sakte, se ai perkthente, se perkthimet poetike qene tani fusha e tij krijuese. Ne rrethet e? ngushta letrare, flitej asokohe per kete. Madje, ai do te perkthente per vite te tera per shtepine botuese “Naim Frasheri”.? E megjithate mbetej pyetja: vertete nuk krijonte me? Une dhe ndonje mik i imi do t’i pergjigjeshin pozitivisht. Kishte? shume te ngjare qe, ne nje menyre a ne nje tjeter, duhet te shkruante poezi. Sado e goditur rende politikisht dhe e? plagosur moralisht, muza e tij prape nuk kish vdekur per nje poet te vertete si ai.

Mbaj mend se kur peti nderroi jete, mendimi i pare, pas dhimbjes se vetvetishme qe ndjeva, ishte per doreshkrimet e tij.? Cfare kish lene dhe cili do te qe fati i tyre. Me kohe do te merrja vesh se ato qene sekuestruar dhe qene ne dore te Deges? se brendshme te Fierit, por nuk dija ku kishin perfunduar me pas. Permbi tridhjete vjet, sado qe isha interesuar? terthorazi, fati i doreshkrimeve te tij mbetej mister, nje e fshehte e pashkoqitur. Madje dhe pas permbysjes politike? perseri shpresa ishte e vagelluar. Kaluan shume vite dhe asgje nuk doli ne drite. Poetin perseri do ta ndiqte per ironi? shperfillja dhe heshtja. Asnje kerkim dhe perkushtim serioz per trashegimine e tij. Vetem kohet e fundit, rastesisht u gjet? ne bodrumet e Ministrise se Brendshme nje dosje me doreshkrime te poetit, ndonese dhe ajo e cunguar, per te cilen duhet t’i? jemi mirenjohes drejtorit te arkivit te ketij institucioni Kastriot Dervishi. Ishte ky nje zbulim i rendesishem, qe hedh? drite mbi jeten e Sejfulla Maleshoves si krijues ne vitet e persekutimit politik. E vetmja deshmi deri me tani qe tregon se? muza poetike nuk kish vdekur, se ajo kish kenduar ne vetmi dhe ne fshehtesi te plote. Nje ogur ky i mire, po dhe nje? ngjarje per studiuesit dhe admiruesit e poezise se tij.

Do ta quaja veten me fat qe dosjen e poetit, e cila ndodhet ne Arkivin Qendror te Shtetit, do ta merrja une dhe ta studioja? i pari. Do ta hapja dhe shqyrtoja sa me interesin dhe kersherine e studiuesit, aq dhe me emocionet e lexuesit te apasionuar? te poezise se poetit rebel. Ne mes dy kapakeve te pluhurosur te dosjes voluminoze perfshiheshin fletore e blloqe, flete te? vecanta, nje pasaporte e falsifikuar nga koha e ilegalitetit etj. Ndermjet afro 30 objekteve, shumica e tyre qene? doreshkrime poezish, te shkruara ne fletore apo dhe neper faqe me vete, ndersa pjesa tjeter ishin blloqe me shenime nga? veprimtaria politike, artikuj te viteve 20, poezi te hershme te botuara ne shtypin e kohes. Nga gjithe dosja, sigurisht? interesim me te madh paraqisnin doreshkrimet e poezive origjinale dhe atyre te perkthyera. Por vemendjen time do ta? terhiqte vecanerisht nje fletore e trashe, me kapake te bardhe, ku qene shkruar ndaras, ne pjesen e pare krejtesisht? poezite e tij origjinale, kurse ne pjesen e dyte, perkthimi i nje tufe rubaish apo rubajatesh, sic i cileson poeti, te Omar? Khajamit. Duket se ato qene hedhur ne ate fletore ne trajten e nje vellimi, qe ndoshta poeti pergatiste jo aq per ta? botuar, se sa per ta lene trashegim si kujtim.

Ne fakt, gjithe sa gjenden ne kete fletore, nga krijimtaria origjinale jane gjithsej gjashte vjersha, te krijuara kryesisht? pas clirimit ne vitet 1946-1969. Pyetja e pare qe te vjen ndermend kur njihesh me to eshte: a thua te jete ky i tere? bilanci i krijimtarise se poetit ne me se 25 vitet e pasluftes? Fakti qe ne fletore, ne mes vjershave origjinale dhe atyre? te perkthyera, jane lene shume faqe bosh, te ben te mendosh se autori ndoshta do ta plotesonte me vjersha te tjera. Duam te? besojme qe kerkimet e metejshme mund t’i japin pergjigje pozitive pyetjes sone. Por tani per tani duhet t’i gezohemi faktit? qe kemi ne dore tufezen me vjersha te panjohura te poetit.

Nga shqyrtimi i tyre rezulton se dy vjershat e para i takojne viteve te hershme te pasclirimit. Ato dallojne per nga? permbajtja dhe fryma me kater vjershat e tjera te krijuara ne periudhen e mevonshme, sidomos me vjershat e vitit 1969.

Vjersha e pare me titull “Rruga jone” (1946), eshte hyrja e nje poeme qe kish nisur te shkruante, por per shkak te goditjes? politike qe pesoi, ajo mbeti me sa duket ne mes. Eshte nje vjershe tipike e shkruar me frymen e kohes, me teme aktuale? politike, qe sjell atmosferen e jetes shqiptare te viteve te para te pasclirimit, entuziazmin e punes per te ndertuar? Shqiperine e shkaterruar nga lufta. Jane njerezit e inkuadruar neper brigada te punes vullnetare, qe me lopata e tyre? “ngrene jeten”

Poema eshte ne vazhden e poezise politike, aq e trajtuar ne krijimtarine e poetit para clirimit. Maleshova do t’i mbetej? besnik letersise se angazhuar, bile pas luftes do te jepte shembullin e nje poezie militante, ne sherbim te idealeve te? veta revolucionare. Poema qe nisi te shkruaje eshte nje nga shembujt e asaj kohe.

Pas tre vjeteve, edhe pse kish nderruar pozita politike, sic del nga doreshkrimi i poezise se dyte, do te marre pjese ne? konkursin kombetar per “Himnin e Republikes” (1953). Ai do te paraqitet me nje tekst te vetin dhe sipas shenimit te vene me? doren e tij, ka fituar cmimin e pare (!) Per vet motivin qe trajton, ajo eshte nje vjershe politike, misherim dhe pasqyre e? ideve te dites, besnike ndaj idealit te tij komunist. Me tone retorike dhe patos, ai i kendon republikes, aspirates dhe? endrres se jetes se tij.

Vetem dy vjet me vone (1955) ndjehet kthesa ne poezine e Maleshoves dhe kjo duket qartazi ne vjershen “Poeti”, qe e ben te? ndahet nga krijimtaria e meparshme. Pas gjithe asaj qe i ka ndodhur, per here te pare shperthen dufin qe mban perbrenda. Ka? te ngjare te kete ndikuar klima liberale pas vdekjes se Stalinit. Ne rrefimin e tij poetik, pranon se ka humbur si? politikan, por jo si poet. Vertete, eshte “pergjunjur” dhe ka pushuar se kenduari perkohesisht, por kjo ka ardhur per shkak? te “plageve te shpirtit” qe ka marre dhe “kraheve” qe ia kane shkurtuar, si dhe per faktin se kunder tij eshte versulur? “rremeti me sharje dhe shpifje”, duke ia helmuar jeten. E megjithate, ai eshte optimist, sepse ka mbetur vargu i tij? liridashes, qe “ngriti popullin ne lufte dhe e coi ne fitore”. Se vargu i tij eshte “skalitur ne zemra si permendore”. Dhe? para kesaj, nuk ka rendesi lavdia dhe kurora zyrtare. Duke e projektuar kete situate ne histori, poeti shpreh bindjen se? “do te zhduken perandori dhe perendi”, por “kenga e poetit nuk perendon”. Me ne fund Maleshova poet e gjen vetveten, ndaj? tregohet i bindur e guximplote ne te drejten e tij. Ashtu ne heshtje dhe ne vetmi kendon kengen e vet te lire. Ndonese nuk? eshte me i ri, liria e ben te mos njohe moshe dhe jo rastesisht ve ne krye te vjershes vargun e Xh. Karducit “Muor Giove? l’inno del poeta resta” (“Zeusi vdes, por himni i poetit mbetet). Nje varg madheshtor, me nje vertetesi tronditese, qe? shpreh bindjen e thelle te poetit tone. Me kete poezi, me shume se Sejfulla Maleshoven kemi tani Lame Kodren, poetin rebel,? sic e pati quajtur veten ne vitet e mergimit politik ne vjershen anonime (1935) plot dy dekada me pare, kur kendonte:? “Vjershe o vjershe, shko si bombe / Me terbim / Shko perpara si flamur / Si kushtrim.” Nje kenge kjo kryengritese, kenduar? ne luften kunder roberise e tiranise, ndersa tani shperthen kunder pabesise e padrejtesise, babezise per pushtet, ndalimit? te mendimit te lire, i bindur se “Kenga e poetit s’perendon”.

Ndoshta kjo kenge rebele do te ishte vetem nje cast shperthimi i Maleshoves, sepse do te duhen 13 vjet (1968) qe ai te? kendoje serish, po kesaj here nje kenge patriotike. Eshte 90 vjetori i Lidhjes se Prizrenit qe e nxit dhe e frymezon.? Hidhet ne histori, ne kohen e zgjedhes otomane, kur dhe zoti i kish harruar shqiptaret. Por nuk i ka harruar Skenderbeu dhe? pas kesaj figure kapet poeti, dhe tregon se edhe pse ndodhet shume larg, heroi jetonte me fatin e atdheut te roberuar dhe? te fisit te tij, brenda te cilit leviznin “turma kordhetare”, por qe s’kishin flamur. Pra, u mungonte udheheqesi. Ne? perfytyrimin e poetit, historia do te plekset me mitologjine. Skenderbeu do te shkoje te takohet me ish perandorin ilir? Shen Kostandinin dhe do t’i tregoje se populli po zgjohet e po pret udheheqesin, ndersa ai e keshillon te veje e t’i? kerkoje… …ndihme Shen Pjetrit, por shenjti nuk i pergjigjet thirrjes se heroit. Atehere Skenderbeu nuk pret me, hidhet? vet ne aksion, i rremben Shen Gjergjit, shenjtit te shqiptareve, ushtrine e tij dhe me qerren e Shendelliut zbret si rrufe? ne Mat, veshur me purpur dhe me kete imazh te bukur e madheshtor u kthehet bashkatdhetareve te tij, si simbol i ushtes dhe? flamurit. Kur e mbaron se lexuari vjershen te lind pyetja: te jete thjesht nje poezi me frymezim patriotik? A mund te themi? qe ne poziten qe ndodhej poeti, te bente aludime pertej motivit qe trajton?

Nje vit me pas (1969) festohet 25 vjetori i clirimit te Shqiperise nga pushtuesit nazifashiste. Poeti me kete rast do te? shkruaje dy vjersha me te njejten teme (“Lapidari” dhe “Lapidaret”). Dhe tema eshte ajo e Luftes Antifashiste Nacional- Clirimtare, te cilen e sheh te misheruar ne nje imazh konkret, sic jane lapidaret e ngritur ne kujtim te luftetareve te? rene per liri. Deshmi e gjakut te derdhur, e vetemohimit dhe veteflijimit te tyre, me te cilin u gdhend epopeja e luftes? clirimtare. Poeti, i njesuar me idealet e saj, e evokon dhe e nderon me venerim, pavaresisht se c’ka ndodhur me jeten e? tij.

Te njejtin motiv, ai e rimerr ne vjershen tjeter “Lapidari”, te cilen e zhvillon me gjere, sipas modelit te poezise? popullore, mbi bazen e nje dialogu ne mes henes dhe vashes se luftetarit te lirise. Pyetjes se saj se ku eshte ai, hena,? kjo deshmitare e perjetshme, do t’i pergjigjet se ka rene diku te nje gur i thate, mbi lofate, duke mbetur keshtu “flamur i? zjarrte”, date per armikun dhe barrikade mbrojtese per vashen. Vjershat e ketij motivi, ndonese nuk shquhen per ndonje? nivel, prape kane vlere, sepse hedhin drite mbi gjendjen shpirterore dhe frymezimin e tij ne nje kohe te veshtire.

Tre poezite e fundit qe na kane arritur, edhe pse nuk kane date, i takojne pak a shume viteve kur jane shkruar dhe te? tjerat. Me interesantja prej tyre na duket vjersha “Nga nje drame e pambaruar”, nje veper qe u nis, por nuk u krye nga? autori. Eshte fjala per shpirtin e njeriut, nje teme aq’ e trajtuar nga poezia neper shekuj, per te cilen poeti shprehet ne? kete vjershe meditative. Ne konceptin e tij, shpirti i njeriut paraqitet si nje mikrounivers, me humnera dhe te perpjeta,? me te thella oqeani dhe maja Himalaje, ku perleshen ferri dhe parajsa. Ne kete sfond sa real aq dhe mitik qendron njeriu si? perbindesh dhe perendi! Ka te ngjare qe pese vargjet e kesaj vjershe te jene kredoja e drames, ne te cilen autori do te? shpaloste idete e veta, filozofine e tij per kete fenomen universal e te perjetshem. I perkthyer artistikisht ky fenomen,? ne penden e poetit, do te percillte dhe shtjellonte pervojen nga kalvari i jetes se tij.

Nje dimension tjeter i poetit na shfaqet ne dy vjershat e tjera, sic eshte ai i humorit. “Njeriu me kembajka dhe servilet”? dhe “Po saze dhe daulle…” jane vargje humoristike, te vetmet ne gjithe krijimtarine e tij, momente kur ai rreket te qeshe? e te tallet me realitetin e kohes, duke e stigmatizuar dhe fshikulluar. Ne te paren flet terthorazi permes aludimeve te nje? metafore orientale, ne te dyten eshte i drejtperdrejte, hedh drite ne nje aspekt konkret e te qarte te jetes shqiptare. Te? “Njeriu me kambajka dhe servilet” vihet ne qender figura e Udheheqesit, i rrethuar nga ndjekesit dhe nepunesit puthadore.? Ai jepet si sulltan, nje sundimtar absolut, i lidhur fort pas pushtetit dhe i deshiruar per lavdi dhe lajka. Fryma tallese? dhe stigmatizuese e ben vjershen sa humoristike aq dhe sarkastike. Te kujton ne nje fare menyre vjershen e Nolit “Sulltani? dhe kabineti”, nje koincidence e rastesishme, qe s’ka te beje me ndonje ndikim, pasi poeti, ne kushtet e izolimit ku? ndodhej, s’ka te ngjare ta kete njohur.

Edhe vjersha tjeter “Po saze dhe daulle…” ka te njejten frymemarrje humoristike-satirike, por me nje adresim real. Satira? e saj therese i drejtohet letersise servile te kohes, nga e cila degjohen vetem saze dhe daulle. Nje letersi, qe per poetin? eshte konformiste dhe sherbetore, e larguar nga tradita e saj e shendoshe. Sepse nuk degjohen me fyelli dhe xhuraja e? Naimit, as jangari i Cajupit, po as lahuta e Fishtes dhe lyra e Nolit. Ne keto situata, poeti, hipotikisht thyen sazet dhe? mandolinat dhe rremben lahuten, por me kot, sepse sazet dhe daullet ia mbysin zerin. Pershtypja qe te mbetet eshte dufi i? hidhur i poetit, zemerimi i papermbajtur ndaj gjithe asaj qe po ndodh ne letersine e dites. Ne fakt, vjersha ishte nje? monolog me veten, qe autori do ta kendonte vete dhe do ta degjonte po vete. Nje gjendje kjo teper trishtuar dhe paradoksale? per cdo poet.

Duke perfunduar do te thosha se ne qofte se jeta per shume vite me radhe u tregua e pa drejte me Sejfulla Maleshoven, me? historine nuk ndodhi keshtu. Eshte historia ajo qe e ruajti figuren e tij. Kjo tufeze vjershash, vjen nga analet e saj, jo? vetem si nje deshmi, por dhe si nje kenge zeplote qe poeti u percillte brezave.

RRUGA JONE

(1946 ? hyrje per nje poeme, qe nuk u shkrua)

Ngrihen perjete si flamur

Kazma e lopata;

Marshon e kendon,

Sulmon si ne lufte

Brigada.

 

Shikoni si shtohen, shumohen,

Si dalin brigada te reja.

Nuk jane njezet a dyzet,

Po qindra legjione,

Po qindra e qindra flamure,

Po qindra e qindra beteja.

 

E punes se lire,

E sulmit te ri

U ngrit ushtria

Ne krye,

Ne balle qendron,

Si dje dhe sot,

Si neser e mot,

Brigad’ e brigadave

Partia.

 

Atje ku shkon brigada,

Atje ku bien kazma e lopata,

Vullneti i punes lire

Sundon atje mbi koh’ e hapesire.

Hap toka gjin’ e shtrenjte

Edhe permbysen malet e shkembinjte

Atje ku kazma bie,

Atje groposen shekuj roberie.

 

Kush tha se lufta sosi,

Shteroi forca jone

E sulmi ra?

Shikoni sa flamure,

Shikoni sa beteja,

Sa drit’ e zjarr qe ka!

 

Po! N’ato llogore,

Ku sulmon brigada

Me pushke, libra, kazma e lopata,

Atje,

Me vrull e zjarr,

Me ligjerime,

Shko dhe lefto si dje,

O kenga ime.

 

LAPIDARET

(1969)

Rreze nje mali ngrihet lapidari,

Atje ku ra nje trim, nje bir fshatari.

Atje ku rrapi shekullor ben hie,

Me dalt’ u gdhend nje faqe historie.

Mbushur Atdheun plot me lapidare,

Pergjon kudo armikun me pishtare.

Atje, ku gjaku plasi si rrufe,

Me dalt’ u gdhend e madhja epope.

Kontrolloni gjithashtu

Dervish Hima (1875 – 1928) rilindës, atdhetar e publicist

Dervish Hima (1875 ? 1928) rilindes, atdhetar e publicist

Dervish Hima njihet me emrin Ibrahim Mehmet Naxhi. Ai u lind ne Oher ne nje …