Dashuria per atdheun po venitet,sot nuk ka me idealiste si deshmoret. Flasin Odise Porodini, Kastriot Bezati, Bashkim Hysa, Astrit Miho, dhe Dragua Shehu

814
Sigal

FORUM/  Ne diten e 5 Maji, veteranet dhe pasardhesit: “Dashuria per atdheun po venitet, sot s’ka me idealiste si deshmoret”

Sot ne mbare vendin perkujtohet?Dita e Deshmoreve. Cfare ndodh ne Shqiperi ne kete dite? Flasin per “Telegraf”,?veteranet dhe pasardhesit e tyre: Bashkim Hysa, Kastriot Bezati, Odise Porodini, Astrit Miho, Dragua Shehu ?dhe Aleksander Dragoti

Albert Z. ZHOLI

Cdo vit, me 5 Maj nderojme deshmoret e kombit, qe kane dhene jeten per clirimin e atdheut nga pushtuesit e huaj, ose ne mbrojtje te pasurise se popullit dhe jetes se njerezve ndaj fatkeqesive te ndryshme. E cilesuar zyrtarisht si?Dita e Deshmoreve, ajo eshte caktuar te perkujtohet si e tille ne nderim te 5 Majit 1942, dites kur nga fashistet u vra Qemal Stafa, i riu komunist, aktivist i Luftes Nacional Clirimtare. Perpara krijimit te shtetit shqiptar, populli i kujtonte deshmoret dhe i mbante gjalle legjendat e tyre, nepermes kenges epike dhe trashegimise se historise te tyre, kaluar nga brezi ne brez. Dhe deri ne vitin 1945, shteti shqiptar nuk kishte nje status ligjor per deshmoret e atdheut. Vetem pas clirimit, me 28 gusht 1945, kryesia e Keshillit Antifashist-Nacionalclirimtar, miratoi ligjin nr. 109, “Mbi shperblimin e familjeve te deshmoreve dhe invalideve te Luftes Antifashiste-Nacionalclirimtare”. Ky ligj sanksiononte edhe trajtimin e familjeve te patrioteve, qe kishin luftuar e rene per atdheun edhe para luftes. Kurse ne vitet ´60-te statusi i deshmorit perpunohet me tej dhe zgjerohet, duke specifikuar termin “Deshmor i Atdheut”. Ne kete ligj futen edhe Varrezat e Deshmoreve te Atdheut, te cilat u ndertuan ne te gjitha qendrat e rretheve te vendit, ku u perqendruan varret e gjithe deshmoreve, me perjashtim te atyre te Pezes dhe te Kucit te Vlores. U ndertuan edhe Varrezat e Deshmoreve te Atdheut ne Tirane me monumentin “Nene Shqiperi”. Nderkaq, pas viteve ’90, statusi i Deshmorit te Atdheut pesoi ndryshime. Po si perkujtohet ne Shqiperi sot dita e 5 Majit dhe ne teresi, Lufta Antifashiste-Nacionalclirimtare me te renet e saj? Japin mendimin e tyre rreth kesaj ceshtje, te pyetur posacerisht nga “Telegraf”, veterane dhe pasardhes te tyre… Drejtojne apelin publik qe te rinjte e sotem ta duan Shqiperine, sic e deshen deshmoret. Duke pohuar gjithashtu me keqardhje se “sot zor se gjen djem idealiste, djem te sakrifices, si deshmoret qe dashurine per atdheun e kishin kthyer ne nje kult dashurie dhe respekti”…

 Nenkryetar i Komitetit te Veteraneve te LANC-it, Elbasan

 

BASHKIM HYSA:

“5 Maji, sa me shume qe ecen

koha, aq me shume lartesohet”

 “Dita e 5 majit eshte nje dite historike, nje dite qe sa me shume ecen koha, aq me shume lartesohet. 75 vjet me pare, ne daten 1 maj 1943, 100 nxenes te Normales braktisen bankat e shkolles dhe dolen malit per liri. Dhe me 1 Maj te ketij viti, u mbushen plot 75 vjet nga dita e daljes ne mal te tyre, te cilet me pas u perfshine ne batalionet partizane te Dumrese, te Shpatit, te Cermenikes, ne brigadat II, III dhe XVII Sulmuese.?Bazuar ne librin “Gjenerali legjendar” qe i kushtohet veprimtarise se Shefqet Pecit, 40 faqe i kushtohen pikerisht punes patriotike dhe revolucionare te ketij legjendari, kur ishte kujdestar ne Normalen e Elbasanit dhe rolit te tij per mobilizimin dhe hedhjen e nxenesve te kesaj vatre revolucionare ne lufte per clirimin e vendit. Shefqeti kishte dhene prova besnikerie dhe atdhetarie ndaj vendit dhe popullit. Si antizogist kishte provuar edhe burgun. Me pas, Hasan Bajraktari merr kontakt me te ?dhe i kerkon emra te nxenesve te Normales qe te anetaresoheshin ne rinine komunist te qytetit. Ai i rekomandon emrat: Jorgji Dilo, Beqir Dardha, Hasan Selenica, Meco Konomi, Mihallaq Gjinikasi, Bilal Parruca, Myqerem Fuga, Xhorxhi Robo, Dashnor Mamaqi. Merr pjese gjithashtu ne mbledhjen e Qarkorit te PKSH-se, ku i deleguar ishte sekretari politik i rinise komuniste, Qemal Stafa.?Ja dicka nga fjala e tij: “Takimi yne eshte i cilter dhe i paster, por per shkak te luftes i fshehte. Si shoke idealesh kjo fshehtesi mes nesh nuk ekziston me. Une jam Qemal Stafa…”. Me 14 qershor 1942, Shefqet Pecin e arrestojne ne gjume ne ambientet e konviktit te Normales dhe e shoqerojne ne burgun e Gjirokastres, ku Tahir Kolgjini, vegel e fashizmit kishte planifikuar pushkatimin e tij. Por ai i shpetoi pushkatimit dhe kjo u dedikohet shokeve te Qarkorit te PKSH-s, Elbasan. Kontributi i Shefqet Pecit do te vijonte me tej me gjithe perkushtimin e tij te jashtezakonshem, si Komandant i Brigades V Sulmuese partizane dhe si nje nga figurat me te spikatura te LANC. Ka qene pikerisht kjo dite e 1 Majit, e cila sherbeu dhe si nisme per fitoren e madhe te 29 nentorit 1944. Prandaj e kujtova 1 Majin, per te nxjerre ne pah 5 Majin. Kurse Qemal Stafa u be frymezimi i brezave per atdhetarizem, dhe i tille do te mbetet”.

 

Kastriot Bezati, historian

 “Te renet, simbol frymezimi

per luftetaret e lirise, por

edhe per brezat qe vijne”

“ Lufta Nacional-Clirimtare, ishte heroike, e pashembullt. Gjate Luftes Nacional-Clirimtare, fillojne perpjekjet e para per te nderuar deshmoret e rene ne fushat e betejave. Te renet u bene simbol frymezimi per luftetaret e lirise. Kenget per deshmoret, dhenia e emrave te tyre reparteve partizane, shkrimet per aktin e tyre ne shtypin e luftes dhe ne fjalime, betimi para varreve te tyre, varrimi ceremonial partizan, ndihma per familjet, zevendesimi i tyre ne radhet partizane nga te afert etj., te gjitha keto jane shprehje e vleresimit per aktin dhe figuren e deshmorit. Pas clirimit, me 28 gusht 1945, kryesia e Keshillit Antifashist Nacionalclirimtar, miratoi ligjin nr. 109 “Mbi shperblimin e familjeve te deshmoreve dhe invalideve te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare”. Ky ligj sanksiononte edhe trajtimin e familjeve te patrioteve qe kishin luftuar e rene per atdheun edhe para Luftes Antifashiste Nacional-Clirimtare, ne kohen e Rilindjes Kombetare, ne lufterat per pavaresi, duke shenuar keshtu perpjekjen e pare per nje ligj integral per deshmoret e Atdheut. Ne vitet ´60-te statusi i deshmorit perpunohet me tej dhe zgjerohet, duke specifikuar termin ”Deshmor i Atdheut”. Ne kete ligj futen edhe Varrezat e Deshmoreve te Atdheut, te cilat u ndertuan ne te gjitha qendrat e rretheve te vendit, ku u perqendruan varret e te gjithe deshmoreve, me perjashtim te atyre te Pezes e te Kucit te Vlores. U ndertuan edhe Varrezat e Deshmoreve te Atdheut ne Tirane me monumentin “Nene Shqiperi”, ku sot ne krenohemi para gjithe botes per nderimin qe u bejme heronjve”. Deri me sot kam marre shume vleresime, dekorata e urdhra te ndryshem, por titulli i larte nga? Organizata e Veteraneve te LANC, per mua eshte mbi gjithe vleresimet e tjera, sepse simbolizon epopene me te lavdishme te popullit tone, LANC-in”.

?Odise Porodini

 Ish-veteran, Sekretar i Pergjithshem

i Komitetit te Veteraneve te LANC-it

ODISE PORODINI:

 “Kush ka rene per atdhe,

nuk ka vdekur, por ka le”

“Kur vjen 5 Maji, ne pasardhesit e veteraneve te Luftes Antifashiste Nacional-Clirimtare mbushemi me krenari. Nje krenari e ligjshme kjo, nje krenari qe na buron vetiu ne gjithe qenien, per vete faktin se prinderit tane, vellezerit dhe motrat tona, kane rene per gjene me te shtrenjte ne bote, per idealin me te madh jetesor: clirimin e atdheut. Nuk thote me kot kenga: “Kush ka rene per atdhe, nuk ka vdekur, por ka le”. Pa trimerite e atyre deshmoreve, pa luften, sakrificat e panumerta te tyre, Shqiperia nuk do ishte kjo qe eshte sot. Ne shekuj, armiqte e jashtem donin te na gllaberonin, ndersa armiqte e brendshem donin te na shisnin. Pra, kemi pasur armiq dhe tradhtare. Kur shikon historine e popullit tone, habitesh sesi kane luftuar perballe superfuqive ushtarake, perballe armiqve te armatosur deri ne dhembe per te na shuar si komb dhe si shtet. Por ishin keta deshmore, ishin keta njerez, keta idealiste, keta yje te pashuar, qe vune?atdheun para jetes se tyre te re. Kushdo sot ne kete demokraci te pafre mund te flase dhe te hedh balte mbi Luften Nacional-Clirimtare, por askush nuk i rrezon dot ato male. Gurickat nuk e gjuajne dot malin, pasi therrmohen… Deshmoret, historia i ka shkruar ne Panteonin e pavdekesise, i ka shkruar ne gjirin e shenjte te Atdheut. Ne cdo 5 maj si Komitet i Veteraneve shkojme ne Varrezat e Deshmoreve. Vendosim mbi varret e tyre lule, se ata ishin vete lule, lule nga me te bukurat te natyres se virgjer shqiptare. Ulemi ne gjunje para tyre, para vepres se tyre, para kujtimit te tyre. Kujtesa historike po i larteson keta njerez qe emrin “Shqiperi” e kthyen ne shenjteri. Sot zor se gjen djem te tille idealiste, djem te tille te sakrifices qe dashurine per atdheun e kishin kthyer ne nje kult dashurie dhe respekti. Vlerat njerezore po shikojme se zhbehen dhe dashuria per atdheun po venitet, ndaj duke kujtuar 5 majin ne bejme dhe nje apel: Duajeni me shume Shqiperine. Duajeni si deshmoret tane. Dashurine per atdheun e ka cilesuar me bukur Sami Frasheri:?“Dashuria per atdheun eshte topi qe shkaterron kalate me te forta dhe kalaja qe mund t’u qendroje topave me te forte”.

Astrit Miho, pasardhes veterani

 Sa me shume ecen koha, aq?me shume lartesohet 5 Maji”

“Si fis dhe familje kemi qene shume te lidhur me kete lufte. Babai im Brahim Miho (ne Brigaden VI, VIII, XIV e ne fund XIX Sulmuese) ka qene nje nder partizanet me aktiv ne zonen e Gjirokastres. Ndaj dita e 5 majit eshte nje dite historike, nje dite qe sa me shume ecen koha, aq me shume lartesohet. Historia eshte histori dhe ajo shkruhet e perjetohet ashtu sic ka ndodhur, packa se nuk i pelqen njerit apo tjetrit politikan me pushtet. Per luften duhet thene me ze te larte se ka hedhur themelet e nje lirie dhe pavaresie reale e shpetimtare per kombin.?Vlerat e saj i shijuan te gjithe afersisht, kurse te demokracise qe po zgjat si shume, i gezoi nje grusht shume i vogel, i cili aq me keq, nuk i meriton ato. Kjo duket cdo 5 maj, ku mes qindra vizitoreve qe vijne tek varrezat e deshmoreve e perkulen me respekt para gjakut dhe sakrificave te atyre djelmoshave e vashave te reja qe e keputen jeten ne lule te rinise, veteranet qe bene luften dhe pasardhesit e tyre vijne ne kembe. Kurse ata qe e gjeten sofren shtruar ngjiten prane perjetesise se tyre me makina teper luksoze. E me kot marrin mundimin te thone dy fjale hipokrite per deshmoret. Keta burra flokebardhe, kush me republike e kush mbeshtetur ne bastun nga mungesa e fuqise, nuk vijne thjesht per nostalgji prane bashkemoshatareve te tyre qe prehen ne kodren legjendare te Saukut, por ndjejne nje obligim te madh per perhapjen e se vertetes se madhe, se kush ishte Lufta NacionalClirimtare dhe per te mbajtur te ndezur tek brezi i ri ndjenjen e respektit te perjetshem per te. Ndaj eshte domosdoshmeri qe te investohet moralisht dhe materialisht, qe monumentet, lapidaret e pllakat perkujtimore qe simbolizojne gjakun e derdhur ne beteja, te rifreskohen, te meremetohen, te rikthehen ne vendet qe ishin, si shenje e respektit per dinjitetin e kombit”.

Dragua Shehu, pasardhes veterani

“Te mos hidhet poshte historia?me e lavdishme te popullit tone”

“Nga babai im, kam degjuar shume per LANC-in pasi vete isha i vogel. Gjate saj, fillojne edhe perpjekjet e para per te nderuar deshmoret e rene ne fushat e betejave. Ata u bene simbol frymezimi per luftetaret e lirise. Kenget per deshmoret, dhenia e emrave te tyre reparteve partizane, shkrimet per aktin e tyre ne shtypin e luftes dhe ne fjalime, betimi para varreve te tyre, varrimi ceremonial partizan, ndihma per familjet, zevendesimi i tyre ne radhet partizane nga te afert etj., te gjitha keto jane shprehje e vleresimit per aktin dhe figuren e deshmorit. Pas clirimit, me 28 gusht 1945, kryesia e Keshillit Antifashist-Nacional-clirimtar, miratoi ligjin nr. 109 “Mbi shperblimin e familjeve te deshmoreve dhe invalideve te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare”. Ky ligj sanksiononte edhe trajtimin e familjeve te patrioteve qe kishin luftuar e rene per atdheun edhe para Luftes Antifashiste Nacional-Clirimtare, ne kohen e Rilindjes Kombetare, ne lufterat per pavaresi, duke shenuar keshtu perpjekjen e pare per nje ligj integral per deshmoret e Atdheut. Ne vitet ´60-te, statusi i deshmorit perpunohet me tej dhe zgjerohet, duke specifikuar termin ”Deshmor i Atdheut”. Ne kete ligj futen edhe Varrezat e Deshmoreve te Atdheut, te cilat u ndertuan ne te gjitha qendrat e rretheve te vendit, ku u perqendruan varret e te gjithe deshmoreve, me perjashtim te atyre te Pezes e te Kucit te Vlores. U ndertuan edhe Varrezat e Deshmoreve te Atdheut ne Tirane me monumentin “Nene Shqiperi”, ku sot ne krenohemi para gjithe botes per nderimin qe u bejme heronjve. Kush hedh poshte kete lufte, hedh poshte historine me te lavdishme te popullit tone”.

 

Ish-partizan i Brigades se VI Sulmuese

 MERSIN MIXHA:

 “Sot cfare nuk degjojme per luften,

deformime e shtremberime bajate”

 Mersin Mixha, nje rast i rralle i luftes partizane. Eshte futur ne radhet e saj qysh ne moshen 13-vjec dhe sot eshte nje nder veteranet e paket te Brigades se VI-te sulmuese, qe eshte ende gjalle. Komandant i kesaj Brigade ishte Tahir Kadareja, Komisar Mustafa Matohiti, Zv/komisar Haki Toska, pra, nder luftetaret me legjendare te luftes me heroike te popullit shqiptar. Kur e shikon dhe e takon, edhe pse po mbush 90 vjet, ai eshte teper i mbajtur, por mbi te gjitha, me nje memorie te cuditshme. I gjate, me nje fytyre engjellore, me sy depertues, ai ne bisede te gozhdon kur flet per luften Nacionalclirimtare, pasi ngjarjet e jetes i ka ne kujtese si nje shirit magnetofoni…

“Sa here vjen 5 Maji behem me i ri, me i forte dhe me i lidhur me atdheun. Ne qe luftuam per kete dite, e percjellim natyrshem gezimin per diten e deshmoreve, diten e heronjve te luftes. Nje dite historike qe na ben krenare. Sot cfare nuk degjojme per luften, cfare nuk thuhen. Deformime nga me te ndryshmet, shtremberime nga me bajatet te historise. Kam qene pjese e Briges se VI ne fillim si korrier. Per mua, Lufta Nacional-Clirimtare nuk ishte vetem lufte kunder okupatorit, por ishte lufte dhe revolucion kunder qeverise kuislinge te asaj kohe. Lufta dhe revolucioni kunder kesaj qeverie, do te thote shkulje me themel e cdo gjeje qe binte ndesh me interesat kombetare. Une kam qene pjese e kesaj lufte qe ne moshen 13 vjec. Kam qene pjese e luftes se Cepos, ne Kardhiq, ku eshte Plesati i sotem ne Gjirokaster. Kjo zone ishte teper e mbrojtur dhe si italianet dhe gjermanet kane bere cmos ta shtinin ne dore. Ketu do te vecoj luftimet e Divizioni 297, gjerman, qe beri cmos ta shtinte ne dore kete keshtjelle. Luftimet e tyre ishin shume te perforcuara, por asnjehere nuk mundi ta pushtoje Cepon, ndaj gjermanet e cilesuan kete zone “Stalingradi shqiptar”. Si rezultat i veprimeve taktiko-operative te ketyre brigadave, mobilizimit, sakrificave, qe dhe pse u rrethuan nga te dyja anet, munden te cajne rrethimin, operacionet armike deshtuan me turp.?Ne lufte rane 28 mije deshmore, 28 mije yje te pashuar. Ishin te gjithe te rinj, idealiste, me deshiren per te shporrur pushtuesin nga Atdheu. Pa kete lufte, Shqiperia do te copetohej nga Greqia dhe Jugosllavia. Ndaj cdo 5 Maj, ne veteranet shkojme tek Varrezat e Deshmoreve te Kombit. Kujtojme shoket tane, vellezerit tane, kujtojme ate lufte heroike. Mund te them se i gjithe populli e respekton kete lufte, vec atyre qe ishin bashkepunetore te nazi-fashizmit. Sot me teper se kurre eshte rritur respekti per kete dite simbol te kombit shqiptar”.