William Faulkner

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
William Faulkner
U lind me 25 shtator , 1897
New Albany , Mississippi , SHBA
Vdiq me 6 korrik , 1962 (64 vjecar)
Byhalia, Mississippi, Shtetet e Bashkuara
Kombesia Amerikan
Gjinite letrare Romansier, Eseist

William Faulkner u lind ne New Albany , Misisipi , me 25 shtator 1897 . U pagezua me emrin e stergjyshit te tij: kolonel, hero i Luftes Civile, shkrimtar. Shume shpejt familja u vendos ne Oksford, qytet ne Misisipin e Veriut, ku ndoqi shkollen publiku, po nuk arriti te diplomohej.

Nje apo dy vjet pas mbarimit te luftes ndjek studimet ne Universitetin e Misisipit, por ne fillim te vitit te dyte e braktisi edhe universitetin. Eshte shkrimtari qe u arsimua me pak se cdo shkrimtar tjeter i kohes se vet pas Hart Crane -it, edhe me pak se Heminguej qe s'e kishte kaluar kurre pragun e Universitetit. Udhetoi shume pak, me pak se cdonjeri prej shkrimtareve bashkekohes. Ne vitin 1921 filloi pune ne nje librari ne Nju Jork . Me 1925 u vendos ne Nju-Orlins, ku u njoh me Sherwood Anderson -in. U afrua me shoqerine e letrareve te atjeshem, te cilet i satirizoi ne romanin "Mushkonjat". Pastaj per gjashte muaj udhetoi neper Itali e France , ku nuk u afrua me askend. Faulkner ishte relativisht i panjohur deri ne marrjen e Cmimit Nobel per Letersi ne 1949 , per "kontributin e tij te fuqishem dhe artistikisht unik ne romanin modern amerikan".

Vec sipermarrjeve te herepashershme ne Holiud, pjesen tjeter te jetes e kaloi ne qytetin ku u rrit, me pak se dyzet milje larg vendlindjes.

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]