한국   대만   중국   일본 
Vrima e zeze - Wikipedia Jump to content

Vrima e zeze

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Nje vrime e zeze eshte nje rajon ne hapesire-kohe  qe shfaq efekte  gravitacionale aq te forta saqe asgje?madje as grimcat dhe rrezatimi elektromagnetik  sic eshte drita?nuk mund te largohen nga brendesia e saj. [1] Teorema e pergjithshme e relativitetit parashikon se nje mase mjaftueshmerisht kompakte mund te shformoje hapesire-kohen per te formuar nje vrime te zeze. [2] [3]  Kufiri i rajonit nga i cili largimi eshte i pamundur, quhet horizonti i ngjarjeve. Edhe pse horizonti i ngjarjeve ka nje efekt teper te madh ne fatin dhe rrethanat e nje objekti qe kalon ne te, mesa duket nuk mund te vezhgohet asnje tipar i zbulueshem lokal. Ne shume menyra, nje vrime e zeze vepron si trup i zi ideal, pasi ajo nuk reflekton drite. [4] [5]  Per me teper, teorema e fushes kuantike ne kohe-hapesiren e lakuar parashikon se horizontet e ngjarjeve emetojne rrezatimin Hawking, me te njejtin spekter si nje trup i zi me nje temperature ne perpjesetim te zhdrejte me masen e tij. Kjo temperature eshte e rendit te miliardave te kelvinit per vrimat e zeza yjore, duke e bere te pamundur vezhgimin e tyre.

Objektet, fushat gravitacionale te te cilave jane aq te forta saqe drita nuk mund te largohet, per here te pare u konsideruan ne shekullin e 18-te nga John Michell dhe Pierre-Simon Laplace . Zgjidhja e pare moderne e relativetit te pergjithshem qe do te karakterizonte nje vrime te zeze, u gjet nga Karl Schwarzschild ne 1916, megjithese interpretimi i saj si nje rajon i hapesires nga e cila asgje nuk mund te largohet, u botua per here te pare nga David Finkelstein ne vitin 1958. Vrimat e zeza u konsideruan per nje kohe te gjate si nje kuriozitet matematikor; gjate viteve 1960 puna teorike tregoi se ato ishin nje parashikim i pergjithshem i relativetit te pergjithshem. Zbulimi i yjeve te neutroneve ngjalli interes ne objektet kompakte me fushe gravitacionale te shkaterruar, si nje realitet i mundshem astrofizik.

Vrimat e zeza te mases yjore pritet te formohen kur yje shume masive shkaterrohen ne fund te ciklit te tyre te jetes. Pasi nje vrime e zeze formohet, ajo mund te vazhdoje te rritet, duke thithur mase nga objektet qe e rrethojne ate. Duke thithur yje te tjera dhe duke u bashkuar me vrima te tjera te zeza, mund te formohen vrima te zeza supermasive te masave diellore. Ka nje konsensus te pergjithshem se vrimat e zeza supermasive ekzistojne ne qender te shumices se galaktikave .

Pavaresisht brendesise se saj te padukshme, prania e nje vrime te zeze mund vertetohet permes nderveprimit te saj me lende te tjera dhe me rrezatimin elektromagnetik , sic eshte drita dukshme. Lenda qe bie mbi nje vrime te zeze mund te formoje nje disk shtimi te jashtem, te ndezur nga ferkimi, duke formuar disa nga objektet me te shndritshme ne univers. Nese ka yje tjera qe orbitojne rreth nje vrime te zeze, orbitat e tyre mund te perdoren per te percaktuar masen dhe vendndodhjen e vrimes se zeze. Vezhgime te tilla mund te perdoren per te perjashtuar alternativa te mundshme te tilla si yjet e neutroneve. Ne kete menyre, astronomet kane identifikuar kandidate te shumte per vrima te zeza yjore ne sistemet yjore binare, dhe eshte vertetuar se burimi radio i njohur si Sagittarius A*, ne thelbin e galaktikes sone Rruga e Qumeshtit , permban nje vrime te zeze supermasive prej rrreth 4.3 milione masa diellore.

Me 11 shkurt 2016, bashkepunimi LIGO njoftoi vezhgimin e pare te valeve gravitacionale; ngaqe keto vale ishin krijuar nga nje bashkues vrimash te zeza, ishte zbulimi i i pare i drejtperdrejte i nje bashkuesi binar vrimash te zeza. [6] Me 15 qershor te 2016 u njoftua nje zbulim i dyte i valeve gravitacionale nga vrima te zeza te cilat perplaseshin me njera-tjetren.

Schwarzschild black hole
Simulimi i thjerrave gravitacionale nga nje vrime e zeze, e cila deformon imazhin e nje galaktike ne sfond.
Pamja e parashikuar e nje vrime te zeze jo-rrotulluese me unaze torodiale me lende te jonizuar, sic eshte propozuar [7] si nje model per Sagittarius A*. Asimetria eshte per shkak te efektit Doppler qe rezulton nga shpejtesia tejet e madhe orbitale e nevojshme per balancen centrifugale te terheqjes se fuqishme gravitacionale te vrimes.

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ Wald 1984 , pp. 299?300
  2. ^ Wald, R. M. (1997). "Gravitational Collapse and Cosmic Censorship". arXiv : gr-qc/9710068 . {{ cite arXiv }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  3. ^ Overbye, Dennis (8 qershor 2015). "Black Hole Hunters" . NASA . Marre me 8 qershor 2015 . {{ cite news }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  4. ^ Schutz, Bernard F. (2003). Gravity from the ground up . Cambridge University Press. fq. 110. ISBN   0-521-45506-5 . {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  5. ^ Davies, P. C. W. (1978). "Thermodynamics of Black Holes" (PDF) . Reports on Progress in Physics . 41 (8): 1313?1355. Bibcode : 1978RPPh...41.1313D . doi : 10.1088/0034-4885/41/8/004 . Arkivuar nga origjinali (PDF) me 10 maj 2013 . Marre me 15 dhjetor 2016 . {{ cite journal }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  6. ^ Abbott, B.P. (2016). "Observation of Gravitational Waves from a Binary Black Hole Merger" . Phys. Rev. Lett. 116 : 061102. doi : 10.1103/PhysRevLett.116.061102 . {{ cite journal }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  7. ^ O. Straub, F.H. Vincent, M.A. Abramowicz, E. Gourgoulhon, T. Paumard, ``Modelling the black hole silhouette in Sgr A* with ion tori ,Astron.