한국   대만   중국   일본 
Vasil Germenji - Wikipedia Jump to content

Vasil Germenji

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Vasil Germenji ( Manastir , 12 mars 1908 - New York , 28 nentor 1988 ) qe mesues, gazetar, veprimtar i Ballit dhe diplomat i ceshtjes shqiptare.

Jeta [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Lindi ne hotelin "Liria" ne qendren e Vilajetit te Manastirit qe kishin hapur i ati, Telemaku me te vellane, Themistokline . Ngel jetim nga i ati kur qe gjashte, dhe e ema greke e le te rritet tek ungji i tij. U rrit dhe u edukua ne Korce ku kreu dhe liceun e qytetit , studimet e larta per inxhinieri hekurudhash i kreu ne Marseje , France . Atje njohu te shoqen, Germain, ku u martua para se te kthehej ne atdhe me 1934.

Me qeverine e "te rinjve" te Mehdi bej Frasheri u shfaq nje fryme e gatshme per te pranuar risite, hyn ne gare per zyren e prefektit te Korces por mbas dy javesh i lodhur nga klima morale e kohes terhiqet nga politika dhe vazhdon te jape mesim ne Shkollen Teknike . Largohet nga Shqiperia ne mars te 1939, pak jave para pushtimit italian . U vendos serish ne Marseje, ku nga shtrengimi punoi edhe kepucar ne nje dyqan qe hapi me te shoqen.

Pas pushtimit te Frances jugore nga forcat gjermane, i bashkohet Frontit Luftarak Francez, Resistence Nacional, qe kryesohej nga Fransua Miterra , i cili, kur vdiq Vasili, ishte president i Frances. Ne mbarim te luftes i jepet ne shenje nderimi “ Kryqi i Merites ” i klasit te pare dhe njihet zyrtarisht veteran i Clirimit Kombetar Frances. Pas Luftes vazhdoi punen ne dyqanin e kepuceve.

Paslufta [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

I propozohet nga Behar Shtylla te kthehet ne Shqiperi, por nuk bien dakord per ceshtjen e Kosoves. Me 26 gusht 1949, shpallet ne Paris Komiteti Kombetar  “Shqiperia e Lire”  nen kryesine e Mithat Frasherit . Vasil Germenji, i pa angazhuar ne asnje grupim politik, pa vonuar, ne fillim te vitit 1950, permes buletinit “I merguemi ”,  perkrah idene per nje perfshirje sa me te gjere ne kete komitet. Faktin qe Komiteti e kishte seline ne Nju Jork, megjithese akoma nuk ishte antar i tij, e vlereson si dicka te rendesishme e shpresdhenese.

Pas reformimit te Komitetit Kombetar “Shqiperia e Lire”, kur drejtimin e tij e mori Hasan Dosti , Vasil Germenji emerohet antar i ketij komiteti. Me 1956, kur ne krye te ketij komiteti emerohet Dr. Rexhep Krasniqi , Vasil Germenji ishte antari i pare qe u ftua per te marre pjese ne te, ftese qe ai e pranoi menjehere. Pas rregullimit te shpejte te dokumentave te udhetimit, emigron ne SHBA dhe sherben me kompetence te jashtezakonshme ne cdo fushe te  veprimtarise se Komitetit. Doli ne pension me1973. Nderroi jete bashke me te shoqen prej nje aksidenti automobilistik me dt. 28 nentor 1988, ne 12 te dites [1] .

Burime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ Lamaj I., Vasil Germenji, nipi i Themistokli Germenjit, diplomat i shquar ne kryqezaten kunder komunizmit , Dielli, gusht 2013 dhe Telegraf.