한국   대만   중국   일본 
UNIX - Wikipedia Jump to content

UNIX

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

UNIX (regjistruar si UNIX® ; shkruar si Unix ose Unix® ) eshte nje sistem operativ per kompjutera, fillimisht i ndertuar ne vitin 1969 nga nje grup punetoresh te AT&T ne Bell Labs, qe perfshinte Ken Thompson, Dennis Ritchie dhe Douglas McIlroy. Sot sistemet Unix jane te ndare ne dege te ndryshme. Pergjate viteve, AT&T si dhe kompani te tjera fitimprurese ose jo kane kontribuar ne ndertimin e metejshem.

Nga viti 2007, zoteruesi i markes se regjistruar UNIX® eshte The Open Group , nje korporate standardesh per industrine. Vetem sistemet qe jane plotesisht te pajisur me certifikate "Single UNIX Specification" kualifikohen si "UNIX®" (te tjeret quhen "Unix system-like" ose "Unix-like").

Gjate fundit te viteve 1970 dhe fillimit te viteve 1980, ndikimi i Unix ne qarkun akademik beri qe Unix te perdorej ne shkalle te gjere (sidomos varianti BSD i cili e ka origjinen nga University of California, Berkeley ). Nderkohe, ne fushen tregtare, me i njohuri eshte Solaris i Sun Microsystems (sot Oracle). Sot, perkrahe sistemeve Unix te certifikuar, jane shume te perhapur dhe sistemet operative Unix-like si Linux dhe BSD . Shpesh, "Unix tradicional" mund te perdoret per te pershkruar nje sistem Unix qe ka karakteristikat e "Version 7 Unix" ose UNIX System V .