한국   대만   중국   일본 
Turku i Madh - Wikipedia Jump to content

Turku i Madh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
maja Turk i Madh

Turk i Madh ( maqedonisht : ish: Голем Турчин/Golem Tur?in , sot: Титов Врв/Titov Vrv) edhe Sharr (Шар/?ar) [1] ? maja me e larte e Malit Sharr dhe maja e dyte me e larte ne Maqedoni (pas Korabit). Lartesia e saj eshte 2747 m. Kjo maje gjendet ne masivin e Rudokes. Nen maje, ne anen jugore buron lumi i Bogovines, ndersa ne anen veriore ? lumi Pena.

emertimi i maleve te sharrit (sharr)e ka origjinen nga fjala sharre, sepse ne anen perendimore te maleve duken majat njera pas tjetres ne formen e dhembeve te sharres

Ne pergjithesi per majen [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Kjo maje eshte maja me e larte e Sharrit dhe e dyta per nga lartesia ne Maqedoni. Sic u permend me larte, ajo eshte e larte 2747 metra. Gjendet ne pjesen e mesme te malit, ne pjesen e tij me te larte, ku gjenden te tri majat e malit qe jane me te larta se 2700 metra. Vete Turku i Madh eshte maje e thepisur, e gjere rreth 9 metra, ndersa ne majen e saj, sic eshte e njohur, eshte e ndertuar nje kulle mali. Sipas te dhenave jozyrtare, shtegu i Vakufit qe fillon prej Malit Sharr dhe perfundon ne majen Turku i Madh eshte e gjate 15?17 km, ndersa ngjitja neper kete shteg zgjate 4-5 ore. Ndjenja eshte e jashtezakonshme atehere kur pas 4 oreve te ecjes se mundimshme, shihet maja, me se shumti identifikohet me kullen. Pikerisht atehere kur mendoni se i jeni afruar majes, ju keni edhe 60 minuta ecje. Sipas shume njerezve, keto jane minutat me te veshtira, si ne aspektin fizik (terreni ketu eshte i thepisur dhe me i veshtire), ashtu edhe ne aspektin psikik per shkak te iluzionit se kulla eshte afer, por prape ajo eshte larg, por njashtu ketu hyne edhe ndjenja e lodhshme e padurueshmerise. Per keto 4-5 ore ngjitje, eshte interesant fakti se nuk do te shihni gjurme te civilizimit. Do te jeni te rrethuar me kullosa te pafundme me shume bar, ndersa ne disa vende do te vereni ndonje “lug bore” ? ashtu sic i quajne alpinistet vendet neper te cilat bora lufton edhe gjate veres me diellin.

Prejardhja dhe historia e emrit [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Vendi ku gjendet maja eshte ne brendesi te masivit te Sharrit. Rreth tij gjenden edhe 2 maja me lartesi me te vogel, edhe ate Turku i Vogel 2702 m. dhe Bagerdani me 2700 metra. Emri origjinal dhe i vertete, njeheresh edhe emri me i vjeter per kete maje eshte Sharr, prej te cilit i gjithe masivi malor e ka marre emrin Mali Sharr. Fillimisht, maja eshte quajtur Sharr neper shume vepra dhe harta te vjetra, ne mesin e te cilave edhe libri “Materiale pas studimit te Maqedonise” nga revolucionari maqedonas Gjorce Petrov, i cili kishte shkruar se maja quhet ashtu nga banoret vendas, ndersa sipas kesaj eshte emertuar i gjithe mali. Gjate sundimit te turqve, maja ne mes e merr emrin Turku ose Mali i Turkut, kurse dy majat tjera i marrin emrat qe i kane edhe sot, pra Turku i Vogel dhe Bagerdan. Gjate sundimit osman, ishte praktike e shpeshte qe majat me te larta te emertohen per nder te sulltanit (sic eshte rasi me Osogoven dhe me shume male tjera), kurse kjo vazhdoi qe te praktikohet edhe nga pushtetet tjera qe vinin dhe te cilet i emertonin majat sipas prijesve te tyre ? careve dhe kryetareve. Keshtu, emri i majes mbetet Turku gjer ne vitin 1934 kur ne muajin tetor u emertua ne maja e Aleksandrit, per nder te mbretit serb Aleksandri I Karagjorgjevic. Gjate Luftes se Dyte Boterore, maja e merr emrin e saj te vjeter Turku ose Turku i Madh. Keshtu, gjer me 21 prill te vitit 1953 kur me vendimin e Kuvendit te Republikes Popullore te Maqedonise, maja e merr emrin e sotem ne maqedonisht si Titov Vrv, domethene maja e Titos. [2]

Burimi i te dhenave [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ http://www.tetovo.gov.mk/docs/510149eb_Shetitje_ne_malet_e_Sharrit.pdf . faqe 29
  2. ^ http://www.igeografija.mk/Portal/?p=1101

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]