Tregtia nderkombetare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Tregtia nderkombetare perfshin kembimin e mallrave, kapitalit dhe sherbimeve mes shteteve [1] Njohja e rendesise dhe perfitimit te ketij aktiviteti daton nga epoka e merkantilizmit (shek. XV deri XIX) dhe mbeshtetet edhe nga Adam Smith, i njohur si "Babai i ekonomise moderne", ne librin e tij “Pasuria e Kombeve” te botuar ne vitin 1776.

Ky aktivitet ndodh mes shteteve me ekonomi te hapur te cilat lidhen me njera-tjetren nepermjet eksportit dhe importit. Se sa e hapur eshte ekonomia e nje vendi shprehet nepermjet raportit te eksport-importit ndaj GDP. Kur raporti eshte me I madh ekonomia e nje vendi eshte me e hapur. Ekonomi me shkalle te larte te hapjes kane zakonisht shtetet e zhvilluara.

Faktoret per tregti nderkombetare [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Tregtia mes shteteve kushtezohet nga disa faktore te ndryshme qe perfshijne:

  • Kushtet e ndryshme te prodhimit

Vende te ndryshme kane burime dhe kushte natyrore te ndryshme dhe teknologji e kapital te ndryshem, prandaj edhe cilesia, llojllojshmeria dhe sasia e mallrave dhe sherbimeve ndryshon nga vendi ne vend.

  • Ndryshimet ne shije

Shijet e qytetareve dallojne nga shteti ne shtet, prandaj shtetet angazhohen ne tregti qe t’i plotesojne kerkesat e qytetareve. Per shembull, nese Kosova prodhon sasi te njejte te patateve dhe domateve sikur Shqiperia, por shqiptaret nga Kosova preferojne me shume patatet dhe shqiptaret nga Shqiperia preferojne me shume domatet, atehere kenaqesia e qytetareve te Kosoves dhe Shqiperise do te rritej nese do te kembeheshin patate dhe domate ne baze te shijeve te qytetareve nga shtetet perkatese.

  • Ekonomizimet e shkalles

Me rritjen e madhesise se prodhimit ne firma te ndryshme kostoja e prodhimit per njesi mund te bie. Ne makroekonomi , kjo dukuri njihet si ekonomizimi I shkalles. Por, jo te gjitha vendet mund te kene kete dukuri. Vendet te cilat perfitojne nga ekonomizimi I shkalles ne prodhimin e nje produkti specializojne ne prodhimin e atij produkt dhe e eksportojne ne vendet ku kostoja per njesi e prodhimit te atij produkti eshte me e madhe.

Parimi i avantazhit krahasues dhe specializimi [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Arsyeja kryesore qe shpjegon domosdoshmerine e tregtise nderkombetare eshte nje nga parimet themelore te ekonomiksit: parimi i avantazhit krahasues. Ky parim, i theksuar ne shekullin e 19-te nga ekonomiste te njohur si Rikardo, perfaqeson nje ligj sipas te cilit nje vend i cili prodhon mallra specifike me nje kosto relativisht me te ulet mund te specializoj dhe te eksportoj ato mallra, kurse te importoj mallrat te cilat i prodhon me nje kosto relativisht te larte dhe llogaritet duke perdorur koston oportune te secilit produkt apo sherbim. [2] Nese supozojme qe Kosova dhe Shqiperia prodhojne patate dhe domate, dhe Kosova prodhon ne nje raport 1:2 respektivisht, kurse Shqiperia prodhon ne nje raport 1:3, atehere Kosova duhet te specializoj ne prodhimin e patateve sepse kostoja oportune per te prodhuar nje patate eshte vetem 2 domate, kurse kostoja oportune e prodhimit te nje patateje ne Shqiperi eshte 3 domate. Rrjedhimisht, Shqiperia mund te specializoj ne prodhimin e domateve. Ne kete rast, Kosova mund te eksportoj patate dhe te importoj patate, kurse Shqiperia te eksportoj domate dhe te importoj patate.

Referencat [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ "Trade ? Define Trade at Dictionary.com". Dictionary.com .
  2. ^ Dixit, Avinash; Norman, Victor (1980). Theory of International Trade: A Dual, General Equilibrium Approach . Cambridge: Cambridge University Press. p. 2.