한국   대만   중국   일본 
Tarn-et-Garonne - Wikipedia Jump to content

Tarn-et-Garonne

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Tarni-dhe-Garona
Tarn e Garona (Ocitanisht)
Tarn-et-Garonne (Frengjisht)
Ndërtesa e prefekturës në Montauban
Ndertesa e prefektures ne Montauban
Prefektura Montauban
Nenprefektura Castelsarrasin
Siperfaqja
 ? Gjithsej 3.718 km 2 (1,436 sq mi)
Popullsia
 ? Gjithsej 262.316
Numri i departamentit 82
Qarqet 2
Kantonet 15
Komunat 195

Tarn-et-Garonne ( shqiptimi frengjisht:  [ta?n e ?a??n]  ; Ocitanisht : Tarn e Garona [?ta? e ?a???n?] ) eshte nje departament ne rajonin e Ocitanise ne Francen Jugore. Pershkohet nga lumenjte Tarn dhe Garone, prej nga e ka marre emrin. Zona fillimisht ishte pjese e provincave te dikurshme: Quercy dhe Languedoc. Departamenti u krijua ne vitin 1808 nen urdhrin e Napoleonit , me territor te marre nga departamentet fqinje Olt , Garone e Siperme , Olt-dhe-Garone , Gers dhe Avejron .

Departamenti eshte kryesisht rural me toke bujqesore pjellore ne luginen e gjere te lumit, por ka zona kodrinore ne jug, lindje dhe veri. Prefektura e departamentit ndodhet ne Montauban  ; nenprefektura e vetme eshte Castelsarrasin . Ne vitin 2019, ai kishte nje popullsi prej 260,669 banoresh. [1]

Historia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Historia e rajonit [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Quercy ishte pjese e Aquitania prima nen sundimin romaket; Krishterimi u paraqit ne shekullin e IV. Ne fillim te shekullit te 6-te zona ra nen autoritetin e Frankeve dhe ne shekullin e VII u be pjese e Dukatit autonom te Akuitanise . Ne fund te shekullit te 10-te sundimtaret e saj ishin kontet e fuqishem te Tuluzes . Gjate armiqesive midis Anglise dhe Frances ne mbreterimin e Henrit II te Anglise, anglezet vendosen garnizone ne konte dhe me Traktatin e Parisit te vitit 1259, Quercy i ulet ra nen kontrollin e Anglise.

Mbreterit e Anglise dhe Frances rreth kesaj kohe u perpoqen te fitonin favor duke shtuar privilegjet e qyteteve dhe te rrethit. Ne vitin 1360, u nenshkrua Traktati i Bretigny dhe i gjithe Quercy i kaloi Anglise. Sidoqofte, ne vitet 1440 anglezet u debuan perfundimisht nga ushtria e sapokrijuar e Charles VII te Frances . [2] Ne shekullin e 16-te, Quercy ishte nje bastion i protestanteve dhe skena e konflikteve te ashpra fetare. Lufterat civile te mbreterimit te Louis XIII u zhvilluan kryesisht rreth Montaubanit .

Pas humbjes se Napoleonit ne 1815, monarkia u rivendos ne France, por dinastia e diskredituar e Bourboneve u permbys ne Revolucionin e Korrikut te vitit 1830, i cili vendosi Monarkine kushtetuese te korrikut, e cila zgjati deri ne vitin 1848. Gjate kesaj kohe, hendeku midis te pasurve dhe te varferve u thellua; ne Montauban, qindra iu kthyen lypjes ndersa pagat rane, fabrikat u mbyllen dhe cmimet e ushqimeve u rriten; trazirat ishin te perhapura dhe shtepia e kryetarit te bashkise u godit me gure nga punetoret e ndertimit ne 1847. [3]

Historia e departamentit [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Harta e rajonit para krijimit te departamentit

Para formimit te departamentit ne shekullin e XIX-te, gjysma veriore ishte pjese e provinces se vjeter te Quercy dhe gjysma jugore, pjese e Languedoc . Departamenti u krijua me 4 nentor 1808 gjate Perandorise se Pare Franceze me nje vendim te Napoleonit . [4] Perandori ishte ftuar te vizitonte qytetin e Montaubanit, nje qender e rendesishme industriale dhe tregtare ne ate kohe, popullsia e se ciles mendonte se qyteti ishte mjaft qendror dhe i rendesishem per te qene kryeqyteti i nje departamenti te ri. Atij i beri pershtypje besnikeria e tyre dhe ua plotesoi kerkesen. [4]

Departamenti u formua prej territoreve qe me pare kishin qene pjese e departamenteve fqinje. Me shume se gjysma e territorit u mor nga Departamenti i Oltit (perfshire Montaubanin dhe Mojzakun ), mbi nje e treta u mor nga Haute-Garonne (perfshire Castelsarrasin ), dhe pjesa tjeter nga departamentet Olt-dhe-Garone , Gers , dhe Avejron . Prefekti i pare ishte Felix Le Peletier d'Aunay, i cili u vendos ne postin e tij me 31 dhjetor 1808. [4]

Gjeografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Harta e Tarnit-dhe-Garones

Tarn-et-Garonne perben nje pjese te rajonit Occitanie ne Francen Jugore . Kufizohet me departamentet e Oltit ne veri, Avejronin ne verilindje, Tarnin ne lindje, Garonen e Eperme ne jug dhe Gersin dhe Oltin-dhe-Garonen ne perendim. Kryeqyteti i departamentit eshte Montaubani i cili shtrihet rreth 50 kilometra ne veri te Tuluzes. Montaubani ndodhet ne bregun e djathte te lumit Tarn ne bashkimin e tij me lumin Tescou , dhe Tarn bashkohet nga Aveyron rreth 10 kilometra me tej ne drejtim te rrymes. Komuna e dyte me e madhe ne departament eshte Castelsarrasin e cila qendron prane bashkimit te Tarnit dhe lumit Garone . [5] Montaubani eshte i lidhur me Garonen nepermjet 11 kilometrave te Canal de Montech . [6]

Pjesa qendrore e departamentit eshte nje lugine e gjere lumi qe nuk i kalon 150 metra lartesi, por prane komunes Valence-d'Agen , ne skajin perendimor te departamentit, lugina ngushtohet ndersa rajonet kodrinore te Bas-Quercy (Kercit te Poshtem) ne veri dhe Lomagne ne jug afrohen se bashku. Ne verilindje te departamentit toka eshte me e larte ne formen e pllajave gelqerore te njohura si Causses, pjese e Masivit Qendror . [5] Pika me e larte ne departament, ne 510 metra, eshte Pech Maurel, i vendosur ne komunen Castanet . [7]

Demografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Popullsia ne vite
Viti Pop. ±%
1801 228 ?    
1806 228,42 +0.2%
1821 238,143 +4.3%
1831 242,25 +1.7%
1841 239,297 ?1.2%
1851 237,553 ?0.7%
1861 232,551 ?2.1%
1872 221,61 ?4.7%
1881 217,056 ?2.1%
1891 206,596 ?4.8%
1901 195,669 ?5.3%
1911 182,537 ?6.7%
1921 159,559 ?12.6%
1931 164,259 +2.9%
1936 164,629 +0.2%
1946 167,664 +1.8%
1954 172,379 +2.8%
1962 175,847 +2.0%
1968 183,572 +4.4%
1975 183,314 ?0.1%
1982 190,485 +3.9%
1990 200,22 +5.1%
1999 206,034 +2.9%
2006 226,844 +10.1%
2011 244,545 +7.8%
2016 256,897 +5.1%

Qytetet kryesore [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Komuna me e populluar eshte Montaubani , prefektura. Qe nga viti 2019, ka 7 komuna me me shume se 5000 banore: [1]

Komuna Emri ne shqip Popullsia (2019)
Montauban Montauban/ Montalban 61,372
Castelsarrasin Kastelhikerr 14,114
Moissac Mojzak 13,378
Caussade Kasade 6808
Montech Monteq 6589
Negrepelisse Pliszezas/Negraplis 5685
Valence Valens 5205

Turizmi [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ a b Populations legales 2019: 82 Tarn-et-Garonne , INSEE
  2. ^ Haine, W. Scott (2000). The History of France . Greenwood Publishing Group. fq.  45 . ISBN   978-0-313-30328-9 . {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  3. ^ Fenby, Jonathan (2015). The History of Modern France: From the Revolution to the Present Day . Simon & Schuster UK. ISBN   978-1-4711-2931-5 . {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  4. ^ a b c Pascale Marouseau. "Creation du departement de Tarn-et-Garonne" . Archives de France (ne frengjisht). Archives departementales de Tarn-et-Garonne . Marre me 2015-09-18 . Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "Archive" defined multiple times with different content
  5. ^ a b Philips' Modern School Atlas . George Philip and Son, Ltd. 1973. fq. 43. ISBN   0-540-05278-7 . {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! ) Philips' Modern School Atlas . Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "Philips" defined multiple times with different content
  6. ^ Fluviacarte , Canal de Montech
  7. ^ Castanet IGN