Sulejmani I

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
(Percjelle nga Sylejmani I )
Sulltan Sulejman
Sulltan
Ne detyre
20 shtator 1520  ? 7 shtator 1566
Paraprire nga Selim I
Pasuar nga Selim II
Te dhena vetjake
U lind me 6 nentor 1494
Trabzon Perandoria Osmane
Vdiq me 7 shtator 1566
Zigetvar Perandoria Osmane
Nenshtetesia Osman
Punesimi Sulltan (Perandor)

Sulejmani I ose Sylejman Kanuniu ( Ligjvenesi ; Turqisht osmanlli : ?????? ????? ??????? K?n?n? Sult?n Suleim?n ose ????? ?????? ??? Sult?n Suleim?n-i evvel , Turqishte moderne : Kanuni Sultan Suleyman ose I. Suleyman ; shqiptimi ne Turqisht: [sulej?m?n]). U lind me 6 nentor 1494 dhe vdiq me 5/6 ose 7 shtator 1566. Ishte sulltani i dhjete dhe mbreterimin me te gjate ne Perandorine Osmane , nga viti 1520-1566. Ne perendim eshte i njohur si Sylejmani i Madherishem .

Jeta [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Sulltan Sylejmani, i njohur ne perendim si "Magnificent" (i madherishmi) dhe ne Lindje si "Suleiman el kanuni" (ligjvenesi) lindi me 6 nentor 1494 si i biri i Sulltan Selimit I dhe i Ayse Hafsa Sulltan e cila me pas mori titullin " valide sultan " apo nena sulltanesh.Pas vdekjes se te atit me 21 shtator 1520 u thirr nga veziri i larte qe te trashegonte fronin si pasardhesi i vetem i mbetur nga kater pasardhes sa ishin gjithsej. Ai ishte i dhjeti sulltan me radhe dhe njeheresh edhe sulltani me sundimin me te gjate ne historine e Perandorise Osmane, gjegjesisht nga viti 1520 deri ne vdekjen e tij ne vitin 1566. Sylejmani u be nje monark i shquar i shekullit te 16-te, duke udhehequr perandorine ne kulmin e fuqise ushtarake , politike dhe ekonomike te saj. Sylejmani personalisht udhehoqi ushtrine osmane drejt pushtimit te fortesave te shumta te krishtera si: te Beogradit , Rodosit , dhe pjesen me te madhe te Hungarise. Pas gjithe ketyre triumfeve ai deshtoi ta pushtonte Vjenen ne vitin 1529. Fitoreve te tij ju shtuan edhe sukseset e tij ushtarake ne  lindje pasi ne at kohe Perandoria Osmane kishte aneksuar pjesen me te madhe te Lindjes se Mesme duke rene keshtu ne konflikt me Safevitet . Ndersa ne Afrike tashme veq kishte pushtuar pjese te medha si Algjerin e e e Egjiptin . Flota osmane kishte dominuar per shume vite ne detin Mesdhe te Kuq dhe Gjirin persik. Ne krye te nje perandorie te zgjeruar, Sylejmani personalisht kishte kerkuar ndryshime te medha legjislative qe lidhen me arsimin, tatimet dhe ligjin penal. Ligjet e vendosura ne kohen e sundimit te tij gjeten perdorim edhe shume shekuj pas vdekjes se tij. Ai nuk ishte vetem nje poet i shquar por edhe nje argjendar i zoti. Ai ishte gjithashtu mbrojtes i madh i kultures, artit dhe zhvillimit te arkitektures. Sylejmani ishte shume i arsimuar per vet faktin se zoteronte pese gjuhe .Nje tragjedi e cila ndodhi ne kete periudhe te sundimit ishte edhe ekzekutimi i vezirit te larte Ibrahim Pasha i cili luajti rol te rendesishem ne politikat udheheqese te perandorise ai perndryshe u njoftua me Sylejmanin qysh ne kohen kur ai ishte vetem nje pasardhes dhe guvernator i Saruhanit dhe per kete arsye ai ndryshe njihej edhe si shoku i jetes se Sylejmanit, poashtu thuhet se Ibrahimi ishte shume inteligjent fakt ky qe e beri shume arrogant dhe qe me vone u be edhe nje nder arsyet kryesore te ekzekutimit te tij. Selim II trashegoi fronin e Sylejmanit pas vdekjes se tij ne vitin 1566 , pas 46 vjet sundimi.

Reformat Administrative [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Nderkohe Sulltan Sylejmani i cili njihej si i madherishmi ne perendim per shkak te pushtimeve te tij ,ne Lindje njihej si Sylejman ligjvenesi pershkak te shume ligjeve te krijuara gjate sundimit te tij. Sic vuri ne dukje edhe historiani Lord Kinross, ai nuk ishte vetem nje luftetar i madh , nje njeri i shpates, sic ishin para tij babai i tij dhe gjyshi por ai ishte edhe nje njeri mire i arsimuar e i edukuar. Ai ishte nje ligjvenes i madh, e u dallua ne syte e popullit te tij, si nje sovran shpirtmadh e i drejte. Ligji paresor i perandorise ishte sheriati , apo ndryshe i njohur si ligji hyjnor i Islamit , Sulltani nuk kishte fuqine per ta ndryshuar ate, por legjislacionet e tjera te njohura si Kanuni (Rregullat) vareshin vetem nga vullneti i Sulltanit, keto rregulla mbulonin qeshtje si ligji penal, zoterimi i tokes dhe tatimet. Duke eliminuar ligje e tekste kontradiktore, ai leshoi ??nje kod te vetem ligjor, duke qene i kujdesshem per te mos shkelur ligjin e sheriatit ketu rol te rendesishem pati edhe myftiu i quajtur Ebu Suud efendi . Ne momentin kur ligjet moren formen perfundimtare ato u emeruan si "Kanuni Osman" rregulla kto te cilat ndikuan pozitivisht ne zhvillimin e perandorise dhe te cilat gjeten perdorim edhe tre shekuj pas vdekjes se Sylejmanit. Sylejmani dha konsiderate te vecante edhe per gjendjen e roberve, te krishtereve e te hebrenjeve te cilet punonin sipas ligjeve te vjetruara osmane. Kanuni i ri atyre iu mundesonte qe te migronin e te punonin ne toka turke me taksa shume me te vogla se sa qe ishin me pare. Sulltani gjithashtu ka luajtur nje rol te rendesishem ne mbrojtjen e te hebrenjeve te ardhur ne perandori per shume vite me radhe. Per me teper Sylejmani futi legjislacion te ri penal qe ulnin gjobat me vdekje apo gjymtim denim ky qe ishte shume i shpesht nga gjykatesit.

Arsimi ishte nje tjeter fushe e rendesishme per sulltanin. Shkollat ??e lidhura me xhamite qe financoheshin nga institucionet fetare, iu garantonin shkollim falas te gjithe femijeve myslimane . Ne Stamboll veqse ishte rritur numri i shkollave fillore qe i mesonin djemte te lexonin e te shkruanin dhe poashtu edhe parimet themelore te islamit. Te rinjte qe deshironin arsimimin e metejshem mund te vazhdonin shkollimin e tyre ne nje prej tete medreseve (shkollave) te cilat perfshinin studime nga gramatika, metafizika, filozofia e astronomia. Ndersa medreset e larta u mundesonin arsimim te nivelit universitar ku te diplomuarit e ketyre shkollave beheshin imam ose mesues.

Tugra e Sylejmanit

Luftrat [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Pushtimet ne Evrope [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Kur Sylejmani arriti ne Stamboll menjehere filloi me nje seri te operacioneve ushtarake se pari duke shtypur nje rebelim nga guvernatori osman i Damaskut ne 1521. Sylejmani shpejt beri pergatitjet per pushtimin e Beogradit nga ana e mbreterise se Hungarise qytet te cilin me pare kishte deshtuar ta pushtone stergjyshi i Sylejmanit, Mehmeti i II-te. Pas nenshtrimit te bullgareve, shqiptareve, bizanteve e serbeve ishte e qart se vetem Hungaria mund ti shfaqte pengesa osmaneve drejt Evropes perendimore. Keshtu Sylejmani rrethoi Beogradin duke vendosur ushtaret e tij rreth kalas, perndryshe ushtaret e tij dhe armatimet e tjera ishin derguar per ne Beograd permes lumit Danub. Beogradi, me vetem 700 burra rojtar dhe pa ndihme nga Hungaria , ra ??ne gusht te vitit 1521.

Renia e Beogradit mbolli frike ne te gjithe Evropen pasi ky pushtim ishte thjesht hapi i pare i shume aksioneve te tjera ushtarake te cilat do ti sillnin fundin Hungarise dhe mbretit Luis. Me pushtimin e pjeses me te madhe te Hungarise frika e shteteve fqinje te saj ishte shume e madhe per faktin se edhe ato mund te perjetoni te njejtin fat.

Rruga per ne Hungari dhe Austri ishte e hapur, por Sylejmani kishte kthyer vemendjen e tij ne Mesdheun Lindor, perkatesisht ne ishullin e Rodosit, baza e kaloresit te Shen Gjonit. Ne veren e vitit 1522 , duke perfituar nga flota e madhe qe kishte trasheguar nga babai i tij, Sylejmani dergoi nje armat me rreth 400 anije ne Rodos, dhe coi personalisht nje ushtri prej 100.000 njerezve permes Azise se Vogel ne nje pike perballe ishullit. Ketu Sylejmani kishte ndertuar nje fortese te madhe (Kalaja Marmaris) , e cila sherbente si baze e flotes osmane. Pas Rrethimit pese mujor te Rodosit (1522) me shume mundim Rodosi u pushtua dhe Sylejmani i lejon kaloresit e Rodosit te largohen te lire nga ishulli (Kaloresit e Rodosit perfundimisht u larguan per te krijuar bazen e re ne Malte).

Ndersa marredheniet mes Hungarise dhe Perandorise Osmane u perkeqesuan, Sylejmani rifilloi fushaten e tij ne Evropen Lindore dhe me 29 gusht 1526 ai mundi Luis e II-te te Hungarise (1506-1526) ne Betejen e Mohaqit . Pas kesaj, rezistenca hungareze ra dhe Perandoria Osmane u be fuqia dominuese ne Evropen Lindore. Ndersa Sylejmani ishte duke luftuar ne Hungari fiset turkmene ne Azine e Vogel u rebeluan nen udheheqjen e Kallender Qelebiun.

Disa hungarez me pas e nominuan Ferdinand I per mbret te Hungarise i cili ishte mbret i Austrise poashtu, mirepo hapsburget nominuan Carles V vellaun e Ferdinandit. Ne anen tjeter osmanet ishin kembengules qe John Zapolja te behej mbret i ri i Hungarise. Duke pare kete gjendje hapsburget pushtojne Buden dhe marrin kontrollin e Hungarise. Sipasoj e kesaj gjendjeje te krijuar me 1529 Sylejmani marshon drejt Hungarise dhe pushton Buden duke i vendosur me pas 16,000 burra ne garnizonin mbrojtes. Pas kesaj Sylejmani deshtoi ta pushtonte edhe Vienen me 1532 mirepo ia arriti ta merrte qytetin e Gynsit . Duke u perballur me mot te ftohte e me kushte te veshtira Sylejmani dhe ushtria e tij terhiqen ne dimrin e vitit 1532. Me 1541 hapsburget rane perseri ne konflikt me osmanet kur ata tentuan ta pushtonin Buden, mirepo Sylejmani veq sa pushtoi edhe me shume qytete hapsburge dhe duke pare kete gjendje Carles V u detyrua ta nenshkruante nje marreveshje paqeje me osmanet. Sipas kesaj marreveshjeje hapsburget detyroheshin ti paguanin osmaneve haraq vjetor dhe ta pranonin sundimin osman ne Hungari. Nje simbol i veqant i kesaj marreveshjeje ishte edhe fakti qe Sylejmani nuk e konsideronte Charles V si perandor por vetem si mbret pasi e shihte vetem veten si perandor mbi faqen e dheut.

Lufta Osmano - Safevide (1532-1555) [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Pasi Sylejmani qetesoi frontin Europian ai u kthye ne lindje dhe i shpalli lufte dinastise safevide shiite te Persise . Dy ngjarje e shtyne Sylejmanin ta ndermerte kete ekspedite e para ishte vrasja e guvernatorit osman ne Bagdad dhe zevendesimi i tij me nje pers dhe e dyta tradhtia qe i beri guvernatori i Bitlisit duke iu bashkuar safevideve. Si rezultat i kesaj, me 1533 Sylejmani bashke me vezirin e tij te larte Pargali Ibrahim Pasha e me tere ushtrine e tij marshoi drejt qytetit te Tebrizit dhe Bitlisit. Sylejmani me 1534 bashke me Ibrahimin hyne ne Bagdad duke u legjitimuar si lider i botes islame dhe si trashegimtar i hilafetit Abazid . Duke u munduar ta mposhte Shah Tahmaspin njehere e pergjithmone Sylejmani organizon kampanjen e dyte ushtarake ne vitet 1548-49 mirepo Shahu u terhoq ne malet Kaukaz duke bere qe kjo ekspedite te deshtonte. Me 1553 Sylejmani organizon nje tjeter ekspedite kunder Shahut duke ripushtuar qytetin e Erzurumit dhe duke u vendosur ne pjesen e siperme te Eufratit . Mirepo ne vitin 1554, Shahu e Sylejmani nenshkruajne mareveshje paqeje sipas se ciles Tebrizi do tu njihej safavideve ndersa osmanet do vazhdonin kontrollin mbi Bagdad , Mesopotami , Eufrat e Tiger. Shahu poashtu premtoi se nuk do ti sulmonte me teritoret osmane.

Kampanjat ushtarake ne Oqeanin Indian [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Anijet ushtarake osmane lundronin ne oqeanin Indian qe nga viti 1518. Kapiten osman si Hadim Sylejman Pasha, Sejdi Rejs dhe Hizir Rejs jane njohur per pushtimin e porteve detare te perandorise Mogule si Tatha , Surat dhe Jarinja . Sylejmani nisi shume ekspedita per ne oqeanin Indian vetem e vetem qe ta zhvendoste ushtrine portugeze qe andej. Flota detare e sulltanit patrullonte nen komanden e admiralit te njohur Hizir Hajredin Pasha "Barbarosa" . Flota e tij arriti tiau shkatronte bazen portugezeve, Adenin me 1538 mirepo ata nuk qene ne gjendje ti zhvendosnin teresisht portugezet nga bregdeti i oqeanit Indian .

Deti Mesdhe dhe Afrika veriore [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Pasi Sylejmani morri vesh se keshtjella e Moreas ne Peloponez kishte rene ne duart e Carles V dhe admiralit te tij Andrea Doria ai menjehere urdheroi admiralin e tij Barbarosen qe te nisej e ta clironte perseri Morean. Pasi osmanet humben ne Tunis karshi Venedikut e Carles V, francezet i ofrojne osmaneve nje aleance te perbashket kunder Carles-it gje qe pranohet nga osmanet dhe keshtu krijohet aleanca osmano-franceze. Ne vitin 1538, Barbarosa i shkateron forcat spanjolle ne betejen e Prevezes duke bere keshtu qe osmanet ta merrnin kontrollin e plote te Mesdheut, kjo gjendje vazhdoi per plote 33 vite gjer ne betejen e Lepantos me 1571. Komfort marreveshjes osmano-franceze, Barbarosa me nje ushtri prej 100 galereve rrethon brigjet e Napolit e te Sicilise dhe duke u ndihmuar francezeve ne pushtimin e Nises. Mirepo nenshkrimi i paqes mes Carles V e Francis I e vendosi ne zjarr marreveshjen osmano-franceze me 1544.

Ne anen tjeter ne Malte me 1530 ishin vendosur ushtaret e krishtere te cilet vrisnin e masakronin mysliman duke e rrezikuar se tepermi paqen brenda perandorise. Keshtu osmanet me 1565 nga 18 maji e deri me 8 shtatori udhehoqen rrethimin e Maltes ishull ky i cili u mbrojt nga te krishteret pas ardhjes ne ndihme edhe te forcave spanjolle dhe keshtu me 30,000 trupa osmane te vrare ata u terhoqen nga rrethimi.

Ibrahim Pashe Pargaliu [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ibrahim Pashe Pargaliu ishte nje shok i ngushte i Sylejmanit qe nga vegjelia e tyre. Ibrahim ishte me prejardhje arvanitase nga Parga e Epirit, i cili eshte sjellur ne pallatin Topkapi me ane te sistemin devshirme . Ne fillim Sylejmani e emeroi ate si pergjegjes se dhomes mbreterore gjer ne vitin 1523 kur Ibrahimi u emerua si vezir i larte dhe si komandant suprem i ushtrise. Poashtu ai u emerua edhe si bejlerbej i Rumelise duke i dhene keshtu atij pushtet edhe ne Evrope. Duke u bere si figure e rendesishme pergjate 13 viteve si vezir ai krijoi edhe armiq te cilet punonin kunder tij. Shkuhet se gjate luftes me safevidet, Ibrahimi shpalli veten "serasqer sulltan" pas pushtimit te Tebrizit nga ana e tij, mirepo ky veprim ishte pare si ofendim per sulltanin.

Ibrahim pashe Pargaliu

Duke pare armiqesine mes Ibrahimit dhe ministrit te financave Iskender Celebi ku ky i fundit si pasoje e intrigave te Ibrahimit edhe u ekzekutua gjate ekspedites ushtarake kunder safevideve. Kto edhe shume ngjarje te tjera ia prishen besimin Sylejmanit karshi Ibrahimit dhe me 15 mars 1536 me urdher te sulltanit Ibrahimi u ekzekutua.

Trashegimi i fronit (1559-1566) [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Pas vdekjes se princit Mehmet, te Musafase e vdekjes se Xhihangirit Sylejmanit me 1559 kur ai ishte 65 vjec i kishin mbetur vetem dy djem Selimi dhe Bajazidi te cilet ne fillim udheheqnin, Manisen -Selimi dhe Kutahjan -Bajazidi, mirepo ne vitin 1559 duke pare rivalitetin mes tyre, Sylejmani vendos qe ta emeroi Selimin si guvernator ne Konia e Bajezidin ne Amasia duke u munduar keshtu qe ti largonte nga njeri tjetri. Mirepo duke u nisur nga fakti se Amasja ishte me larg Stambollit , Bajazidi nuk e pranon kete emrim dhe vendos te rebelohet.

Keshtu ai perballet ne betejen e Konjas me 1559 kunder Selimit i cili gezonte mbeshtetjen ushtarake te Sylejmanit. Por pasi humbi betejen Bajazidi morri arratine per ne Persi ku u pranua nga Shah Tahmaspi . Me 25 shtator 1561 , bashke me kater djemte e tij Bajazidi ekzekutohet nga Shah Tahmaspi.

Femijet [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

-Shehzade Mahmud

-Fatma Sulltan

-Shehzade Mustafa (1515-1553) femija i Mahidevran sulltan

-Shehzade Murad (1519-1521)

-Shehzade Mehmed (1521-1543) ishte femija i pare i Hurem Sulltan i cili ne moshen 22 vjecare vdes nga semundja e ashtuquajtur "Semundja e Cicekut"

-Mihrimah Sulltan (1522-1578) ishte vajza e pare dhe e vetme e Huremit.

-Shehzade Abdullah (1523-1526) femija i trete i hyrrem sulltan.

-Sulltan Selim II (1524-1574) ishte djali i katert i Huremit i cili ne moshen 42 vjecare e pason te atin e tij ne fronin osman.

-Razije Sulltan (1524-1571) vajza e Mahidevran Sulltan.

- Shehzade Bajazid (1525-1561) ishte femija i peste i Huremit.

-Shehzade Xhihangir (1531-1553) ishte femija i gjashte dhe i fundit i Huremit , thuhet se ai ishte me i zgjuari nga te gjithe mirepo Xhihangir kishte probleme shendetsore pasi ai ishte gungac.Pas vdekjes te Mustafase pershkak te dhimbjeve te shumta per vdekjen e vellaut te tij Xhihangiri si 22 vjecaq nderon jete.

-Shehzade Ahmed

Funerali i Sulltan Sylejmanit 1566

Vdekja e Sulejmanit 1566 [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Pas 46 vitesh sundimi Sulltan Sulejmani merr vendim per tu nisur ne Szigetvar te Hungarise qytet ky qe ishte pushtuar nga te krishteret, me te aritur atje ai fillon te semuret pershkak edhe te rruges se gjate gjer ne Hungari dhe keshtu pas disa ditesh me 7 shtator 1566 si 72 vjecar, Sulejmani nderron jete pak ore pas renies se Szigetvarit, vdekja e tij u fsheh nga veziri i larte ne ate kohe Mehmed Sokollu Pasha gjer ne ardhjen e princit te vetem ne ate kohe Selimit qe ta trashegoj tere pasurine e fronin e te atit.