한국   대만   중국   일본 
Svastika - Wikipedia Jump to content

Svastika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Forma "Hindu"
Svastika sot konsiderohet simbol nazist
The Basque cross, a rounded swastika known as lauburu .
A form of the swastika was used in the Vainakh religion as a solar symbol

Svastika (kryqi i thyer) ka qene e njohur ne Ballkan shume me pare se c'eshte formuar etnosi ilir. Shembujt me "te lashte jane qe nga epoka e neolitit. Nga epoka e bronzit svastika ndeshet e paraqitur ne karrocat e njohura prej argjili te Duplajes.

Nga mbarimi i epokes se bronzit, pra, ne kohen kur tani mund te flasim per iliret ne keto treva, svastiken e gjejme te paraqitur ne shkembinj ne Lipci afer Risanit ne Boken e Kotorit dhe ne Zhlijeb afer Vishegradit.

Me perjashtim te paraqitjes se nje svastike ne fibulen e gjetur ne Kompolje te Likes e cila datohet me fazen e fundit te kultures se fushave te urnave (HaB) ne treven e ilireve, ky simbol nuk ndeshet deri ne mbarim te shek. VI. para e.r., por ne shek. V para e.r. behet shume i shpeshte. Eshte interesant te theksohet se svastika nuk eshte e pranishme njesoj ne gjithe treven ilire. Me shpesh ndeshet ne Istri dhe ne trevat e Alpeve lindore kurse ne treven ndermjet Saves, Draves dhe Danubit ndeshet ne kohen e hekurit te ri, dhe ate vetem ne nje lokalitet - ne Osijek.[ Pak me e shpeshte eshte ne treven e japodeve, mirepo, nuk deshmohet ne treven e gjere qe e kane populluar liburnet dhe dalmatet, ndersa nga treva e liburneve deri tani eshte i njohur vetem nje ekzemplar i ketij simboli. Serish e ndeshim ne treven qendrore te ilireve si edhe ne pjeset jugore te tokes ilire.

Ne repertorin e gjetjeve duhen marre parasysh edhe ekzemplaret e trikvetrumit (triquetrum), qe dallohen nga svastika, te cilet ne vend qe te kene kater i kane tre gemba te thyer. Deri tani nga treva ilire jane te njohur vetem tre ekzemplare te trikvetrumit - njeri ne fibulen e fundit te kohes se bronzit - gjetiu ne Krehina Graci dhe dy pak me te reja (shek. VIII para e.r.) te skalitur ne dy kallcinj - te gjetura ne Ilijak ne Gllasinc.

Domethenia simbolike e svastikes eshte e njohur mire nga historia e religjionit. Vete fjala "svastike" permban edhe domethenien e ketij simboli: ne sanskritishte "svasti" do te thote shendet, miresi dhe gezim. J. Dechelette, i cili ketij simboli i ka kushtuar kujdes te vecante, svastiken e ka karakterizuar si simbol "Dielli ne levizje". Sipas tij, svastika eshte zhvilluar prej rrethit te thjeshte, ne te cilin pastaj eshte skalitur kryqi. Me kohe rrembat e kryqit jane thyer dhe keshtu eshte fituar trajta e svastikes me rremba te thyer brenda rrethit. Kjo do te ishte paraqitja me e hershme grafike e svastikes. Tipi i svastikes me rremba te thyer eshte i fazes se zhvilluar te metejshme te ketij simboli.

Ndoshta kane pasur domethenie apotropeike edhe svastikat ne vatrat shtepiake te Donja Dolines. Keto objekte, sic kemi theksuar, pervec funksionit praktik, kane pasur rol te madh edhe ne besimin e popullsise se atij vendbanimi lakuster, prandaj edhe shfaqja e svastikes ne to ka qene padyshim e lidhur ngushte me vendin qe ne besimet e tilla ka pasur vatra e shtepise. Sipas shpjegimit qe pat dhene Q. Truhelka, banoret e Donja Dolines u kane derguar ushqim te vdekurve, pajtoreve te shtepise e te familjes, qe kishin qene te varrosur nen shtepi te tyre, permes nje vrime ne forme te hinkes qe gjendej ne fund te ketyre furrave. Svastika ne keto furra mund tejete simbol i lumturise dhe i gezimit, por edhe i vdekjes.

Svastikat e para jane gjetur ne kohen e Neolitit, 5.000-6.000 p.e.s. ne kulturen e Vinces e cila shtrihej ne Dardani, Maqedoni, Thesali, nje pjese te sotme te Shqiperise, Serbi, Rumani, dhe nje pjese te Bullgarise.

Afersia e kesaj kulture me iliret eshte e qarte. Qysh ne kete kulture filloi perdorimi i bakrit, qe solli deri tek zhvillimi i kultures se Vucedolli ku emertimi ilir eshte perdorur pa asnje dyshim.

Ketu ne postimin e dyte mund te shihen sfastikat ne Kulturen e Vinces :

Malesoret e veriut kane perdore sfastiken ne tatuazhe brez pas brezi, prej se mbahet mend. Sfastiken e quajne "Dilli i gjyshave", pastaj "Dilli i Hotit" etj.

P.N.P., e datelindjes 1890, bije e Shoshit. Me banim ne Nikc te Kelmendit. Tatuazhin ne doren e saj te djathte ajo e quan "Tbani (kasollja ne stan) n‘bjeshke i mbuluem dhe me diellin plak n‘pullaz (ne cati)". Nuk tregon se kush ia ka punuar. Eshte punuar me boje blu. "Me mereqep shkollet", thote mbartesja e saj (14 shkurt 1971).

Svastika ne ballkan e Iliri dhe gjetke [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Sikur edhe simbolet e tjere solare qe u permenden deri tani, ashtu edhe svastika (kryqi i thyer) ka qene e njohur ne Balikan shume me pare se c'eshte formuar etnosi ilir. Shembujt me te lashte jane qe nga epoka e neolitit. Nga epoka e bronzit svastika ndeshet e paraqitur ne karrocat e njohura prej argjili te Duplajes.

Nga mbarimi i epokes se bronzit, pra, ne kohen kur tani mund te flasim per iliret ne keto treva, svastiken e gjejme te paraqitur ne shkembinj ne Lipci afer Risanit ne Boken e Kotorit dhe ne Zhlijeb afer Vishegradit.

Ne repertorin e gjetjeve duhen marre parasysh edhe ekzemplaret e trikvetrumit (triquetrum), qe dallohen nga svastika, te cilet ne vend qe te kene kater i kane tre gemba te thyer. Deri tani nga treva ilire jane te njohur vetem tre ekzemplare te trikvetrumit - njeri ne fibulen e fundit te kohes se bronzit - gjetiu ne Krehina Graci dhe dy pak me te reja (shek. VIII para e.r.) te skalitur ne dy kallcinj - te gjetura ne Ilijak ne Gllasinc.

Domethenia simbolike e svastikes eshte e njohur mire nga historia e religjionit. Vete fjala "svastike" permban edhe domethenien e ketij simboli: ne sanskritishte "svasti" do te thote shendet, miresi dhe gezim. J. Dechelette, i cili ketij simboli i ka kushtuar kujdes te vecante, svastiken e ka karakterizuar si simbol "Dielli ne levizje". Sipas tij, svastika eshte zhvilluar prej rrethit te thjeshte, ne te cilin pastaj eshte skalitur kryqi. Me kohe rrembat e kryqit jane thyer dhe keshtu eshte fituar trajta e svastikes me rremba te thyer brenda rrethit. Kjo do te ishte paraqitja me e hershme grafike e svastikes. Tipi i svastikes me rremba te thyer eshte i fazes se zhvilluar te metejshme te ketij simboli.

Kuptimi kryesor i svastikes te iliret, njesoj si edhe ne viset e tjera ku ajo paraqitet, ne thelb, ka qene solare. Mirepo, svastika ka edhe kuptime te tjera. Forma e svastikes p.sh., ne mburojat ilire, te paraqitura ne monedhat e qytetit ilir te Scodres, pastaj shembelltyra e trikvetrumit ne kallcinjte e Iliakut etj., ka pasur domethenie apotropeike. Domethenie te tille me siguri kane pasur edhe paraqitjet e svastikes ne fibulat, ne dy byzylyket dhe stoli te tjera qe i kane bartur iliret.

Ndoshta kane pasur domethenie apotropeike edhe svastikat ne vatrat shtepiake te Donja Dolines. Keto objekte, sic kemi theksuar, pervec funksionit praktik, kane pasur rol te madh edhe ne besimin e popullsise se atij vendbanimi lakuster, prandaj edhe shfaqja e svastikes ne to ka qene padyshim e lidhur ngushte me vendin qe ne besimet e tilla ka pasur vatra e shtepise. Sipas shpjegimit qe pat dhene Q. Truhelka, banoret e Donja Dolines u kane derguar ushqim te vdekurve, pajtoreve te shtepise e te familjes, qe kishin qene te varrosur nen shtepi te tyre, permes nje vrime ne forme te hinkes qe gjendej ne fund te ketyre furrave. Svastika ne keto furra mund tejete simbol i lumturise dhe i gezimit, por edhe i vdekjes. Dihet se svastika me gemba te kthyer ne drejtim te levizjes se Diellit ne Indine e lashte ka qene simbol i drites, i gezimit dhe i jetes, kurse ajo me gemba te kthyer ne anen e kundert (suavastika) ka qene simbol i vdekjes dhe i fatkeqesise. Te iliret i ndeshim te dy tipet e ketij simboli dhe fakti qe suavastika gjendet me shpesh ne objekte te karakterit funeral se sa svastika, ka te ngjare qe te iliret keto dy tipe te svastikes kane pasur te njejten domethenie si ne Indi.

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Gazeta Shqip [1] [ lidhje e vdekur ]