한국   대만   중국   일본 
Sura XLVIII - Wikipedia Jump to content

Sura XLVIII

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

1 . Ne te dhame ty nje fitore te qarte,

2 . per te t’i falur ty Allahu gabimet e meparshme dhe te ardhshme, per ta plotesuar dhuntine e Vet ndaj teje dhe per te te udhezuar ne rrugen e drejte,

3 . dhe qe Allahu te te jape ndihme te madhe.

4 . Eshte Ai, qe zbriti qetesi ne zemrat e besimtareve, per t’ua forcuar besimin, krahas besimit qe paten. Te Allahut jane ushtrite e qiejve dhe te Tokes; Allahu eshte i Gjithedijshem dhe i Urte.

5 . (Ai e beri kete) per t’i cuar besimtaret dhe besimtaret ne kopshte neper te cilat rrjedhin lumenj e ku do te qendrojne perhere, si dhe qe t’ua fale gjynahet atyre. Kjo, ne syte e Allahut, eshte fitorja me e madhe.

6 . Gjithashtu, (Ai e beri kete) per t’i ndeshkuar hipokritet dhe hipokritet, idhujtaret e idhujtaret, qe mendojne keq per Allahun. Radha e fatkeqesise le t’i godase ata! Allahu eshte zemeruar me ata, i ka mallkuar dhe u ka pergatitur Xhehenemin; eh, sa vend i shemtuar qe eshte ai!

7 . Te Allahut jane ushtrite e qiejve dhe te Tokes; Allahu eshte i Plotfuqishem dhe i Urte!

8 . Me te vertete, Ne te kemi derguar ty (Muhamed) deshmitar, sjelles te lajmeve te mira dhe paralajmerues,

9 . qe t’i besoni Allahut dhe te Derguarit te Tij, qe ta ndihmoni e ta nderoni ate (Muhamedin a.s.) dhe qe ta lavderoni Ate (Allahun xh.sh.) me namaz ne mengjes dhe mbremje.

10 . Ata qe te jane betuar per besnikeri, ne te vertete, i jane betuar per besnikeri Allahut. Dora e Allahut eshte mbi duart e tyre! Ai qe e prish betimin, e prish ne dem te vetes, por, nese e mban besen ndaj Allahut, Ai do t’i jape atij shperblim te madh.

11 . Do te te thone ty arabet e shkretetires, te cilet ngelen pas jush: “Ne ishim te zene me bagetite dhe familjet tona, prandaj lutju Allahut qe te na fale ne!” Ata thone me gjuhen e tyre ate qe nuk e kane ne zemrat e tyre. Thuaju: “Kush mund ta pengoje Allahun ndaj jush, nese Ai kerkon t’ju godase ose, nese synon t’ju beje ndonje te mire?” Allahu e di ate qe ju beni.

12 . Jo! Ju menduat se i Derguari dhe besimtaret nuk do te kthehen kurre te familjet e tyre dhe zemrat tuaja ishin te kenaqura me kete trill. Ju ushqyet mendime shume te keqija dhe keshtu u bete popull i pavlefshem i nisur drejt shkaterrimit.

13 . Kush nuk beson ne Allahun dhe ne te Derguarin e Tij, ta dije se Ne kemi pergatitur per mohuesit nje Zjarr flakerues!

14 . I Allahut eshte pushteti i qiejve dhe i Tokes. Ai fal ke te doje e denon ke te doje. Allahu eshte Fales i madh dhe Meshireplote.

15 . Ata qe ngelen pas jush, do t’ju thone, kur te niseni per te marre placken e luftes: “Na lejoni edhe neve qe te vijme pas jush!” Ata do te donin t’i nderronin fjalet e Allahut. Thuaju: “Ju kurrsesi nuk do te vini pas nesh, kete e ka thene Allahu qysh me pare!” E ata do te thone: “Nuk eshte ashtu, por ju na keni zili”. Ah, sa pak qe kuptojne!

16 . Thuaju atyre arabeve te shkretetires, qe ngelen pas jush: “Ju do te thirreni per te luftuar kunder nje populli shume luftarak, nese ata nuk dorezohen. Nese bindeni, Allahu do t’ju jape shperblim te mire, por, nese shmangeni, ashtu sic keni bere edhe me pare, Ai do t’ju ndeshkoje me denim te dhembshem.

17 . Nuk eshte gjynah per te verberin, as per te calin, as te semurin (qe te mos marrin pjese ne lufte). Kush i bindet Allahut dhe te Derguarit te Tij, do te shkoje ne Xhenete, neper te cilat rrjedhin lumenj, kurse ai qe shmanget, do te ndeshkohet me denim te dhembshem.

18 . Allahu eshte i kenaqur me ata besimtare, kur t’u betuan per besnikeri nen hijen e pemes. Ai e dinte se c’kishte ne zemrat e tyre, prandaj u dha atyre qetesi dhe i shperbleu me nje fitore te afert

19 . e me nje placke te madhe qe do ta fitojne. Allahu eshte i Plotfuqishem dhe i Urte.

20 . Allahu ju premtoi placke te pasur, te cilen do ta fitoni e jua shpejtoi kete juve. Ai i largoi duart e njerezve prej jush, me qellim qe (fitorja juaj) te jete nje shenje per besimtaret e vertete dhe qe t’ju udhezoje ne rrugen e drejte.

21 . Allahu e di edhe per te tjera (fitore e placka lufte), te cilat ju ende nuk i keni fituar. Allahu eshte i Fuqishem per cdo gje.

22 . Nese mohuesit nisen ne lufte kunder jush, me siguri qe ata do te ikin dhe pastaj nuk do te gjejne as mbrojtes, as ndihmes.

23 . I tille ka qene ligji i Allahut edhe me pare, e ti kurre nuk do te gjesh ndryshime ne ligjin e Allahut.

24 . Eshte Ai qe i ka penguar duart e tyre ndaj jush dhe duart tuaja ndaj tyre brenda ne Meke, pasi ju dha fitoren mbi ata. Allahu i sheh te gjitha cfare beni ju.

25 . Jobesimtaret ju penguan t’i afroheni Xhamise se Shenjte dhe (penguan) kafshet per kurban, qe te arrinin ne vend. Po te mos kishte qene per disa besimtare e besimtare (ne Meke) qe ju nuk i njihnit e keshtu mund t’i merrnit neper kembe, duke bere gjynah kundrejt tyre pa e ditur, Allahu do t’ju kishte urdheruar t’i luftonit ata. Sikur ata te ishin vec, Ne do t’i ndeshkonim me denim te dhembshem ata (banore te Mekes), qe nuk besuan.

26 . Dhe, kur ne zemrat e mohuesve u shfaq zelltaria pagane, Allahu zbriti qetesine e Tij ne zemren e te Derguarit te Tij dhe te besimtareve e i beri ata te mbeshteten fort ne fjalen e perkushtimit (ndaj Allahut). Ata kishin me te drejte e qene me te denje per te. Allahu eshte i Gjithedijshem per cdo gje.

27 . Allahu e permbushi me te vertete vizionin e te Derguarit te Tij, i cili kishte thene: “Me siguri, ju do te hyni ne Xhamine e Shenjte, dashte Allahu, te sigurt, kokerruar dhe flokeshkurtuar, pa kurrfare frike.” Ai e dinte ate qe nuk e dinit ju dhe, vec kesaj, ju dhuroi nje fitore te afert.

28 . Eshte Ai qe e ka cuar te Derguarin e Vet me Udhezimin dhe fene e vertete, per ta ngritur ate mbi te gjitha fete. Allahu mjafton si deshmitar!

29 . Muhamedi eshte i Derguar i Allahut. Ata qe jane me te, jane te ashper ndaj jobesimtareve e te meshirshem midis tyre. I sheh ata si perkulen dhe bien ne sexhde, duke kerkuar dhuntine dhe kenaqesine e Allahut. Ne fytyrat e tyre shihen shenjat e sexhdes. Ky eshte pershkrimi i tyre ne Teurat. Ndersa ne Ungjill, shembulli i tyre pershkruhet si nje fare e mbjelle qe leshon filiza e forcohet e pastaj ngrihet e forte me kercellin e vet, duke i gezuar mbjellesit. (Keshtu pershkruhen ata) me qellim qe, nepermjet tyre, Ai t’i zemeroje mohuesit. Per ata midis tyre qe besojne dhe kryejne vepra te mira, Allahu ka premtuar falje dhe shperblim te madh.