한국   대만   중국   일본 
Sofia Gubaidulina - Wikipedia Jump to content

Sofia Gubaidulina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Sofia Gubaidulina ne 1981 ne Sortavala

Sofia Asgatovna Gubaidulina (lindur ne 2 tetor 1931) eshte nje kompozitore ruse me origjine nga Tataristani .

Karriera [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Gubaidulina lindi ne Chistopol, ne Bashkimin Sovjetik ne nje familje etnike, babai me origjine nga Volga e Tataristanit dhe mamane me origjine ruse. Babai i saj, Asgat Masgudovich Gubaidulin ishte inxhinier ndersa e ema, Fedosiya Fyodorovna ishte mesuese. Rreth moshes 5 vjecare ajo nisi te kultivoje dashuri per muziken, duke iu dedikuar kompozimit muzikor. Gjate studimit ne Shkollen Muzikore per Femije me Ruvim Poliakov, Gubaidulina iu dedikua Jehudizmit duke lexuar intensivisht rreth ideve spirituale si dhe i gjeti keto ide te reflektuara tek kompozitore si Bach , Mozart dhe Bethoven . Gubaidulina ishte diskrete sa i perket interesave te saj ne spiritualizem, duke mos folur per kete gje me prinderit meqenese Bashkimi Sovjetik ishte kunder cdo ideje fetare. [1] Ajo studioi ne degen e kompozimit muzikor si dhe piano ne Konservatorin e Kazanit, duke u diplomuar ne 1954. Ne Moske ajo vijoi studimet ne Konservator me Nikolay Peyko deri ne vitin 1959 dhe me pas me kompozitorin sovjetik Shebalin deri ne 1963. Studimet e saj u bene te mundura permes nje burse. [2] Muzika e saj u cilesua si “e papershtatshme” gjate studimeve te saj ne Rusine sovjetike, per shkak te eksperimentimit me akordimin muzikor. Gjithsesi ajo u mbeshtet prej pianistit rus, Dmitri Shostakovich, i cili ne provimin e fundit e inkurajoi ate te vijonte kompozimin muzikor, pavaresisht se ndeshte kritika te shumta. [3] Ajo e shprehu frymen e saj moderniste ne shume kompozime qe ajo realizoi per dokumentare. Gjithashtu ajo realizoi kompozimin muzikor per filmin e animuar rus me titull “Aventurat e Moglit”, nje interpretim te librit me autor Rudyard Kipling.

Ne mes te 1970 Gubaidulina themeloi grupin muzikor improvizues folklorik me emer “Astreja” me kompozitore si Viktor Suslin dhe Vyacheslav Artyomov. Ne 1979 emri i saj u vendos ne “listen e zeze” ne Kongresin e gjashte te Grupit te Kompozitoreve Sovjetik per ndalim pjesemarrjeje ne disa festivale te muzikes sovjetike ne Perendim.

Gubaidulina nisi te njihej gjeresisht gjate fillimit te viteve 1980 permes koncertit me violine.

Burimet [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ Kurtz, Michael 2007. Sofia Gubaidulina: A biography. 1st English, rev. and expand ed. Bloomington: Indiana University Press, (11-14).
  2. ^ V. Kholopova. Kompozitor Al'fred Shnitke (Composer Alfred Schnittke), Publishing House "Arkaim", 2003, p. 40 ( http://yanko.lib.ru/books/music/schnittke-holopova.htm#_Toc40655895
  3. ^ " Sofia Gubaidulina: Johnnespassion Arkivuar 9 gusht 2018 tek Wayback Machine". theomniscientmussel.com. Retrieved on September 6, 2008.