Shpendi Sollaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Shpend Sollaku Noe
Foto zyrtare e Shpend Sollaku Noe
U lind me 03 prill 1957
Lushnje
Emri i letrave Noe
Kombesia Shqiptar
Gjinite letrare Poezi dhe Proze
Faqja zyrtare
http://www.shsnoe.com

Shpend Sollaku (Lushnje, 3 prill 1957) eshte poet, prozator dhe perkthyes shqiptar.

Biografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

U lind ne gjirin e nje familjeje beratase, trasferuar ne Myzeqe per aresye politike. Eshte diplomuar ne gjuhe e letersi. Ka punuar si arsimtar ne Cerme dhe gjimnazet e Lushnjes dhe me pas si themelues e drejtues e gazetar i gazetave te opozites ≪Ora e fjales≫ e ≪Republika≫. Noe ka qene nder pionieret e levizjes demokratike ne Shqiperi, nder themeleuesit e Partise Demokratike e asaj Republikane. Qe nga viti 1992 jeton si azilant politik ne Itali, ku ka punuar per gazeta e televizione te ndryshme italo-amerikane.

Shpend Sollaku Noe eshte aktiv edhe si perkthyes, vecanerisht nga shqipja, italishtja dhe rusishtja. Mban gjithashtu lidhje bashkepunimi me shume revista letrare nderkombetare. Veprat e tij deri tani jane perkthyer ne 42 gjuhe dhe jane shitur ne rreth njeqind vende te botes. Per t’u shenuar veprimtaria ne mbrojtje te te drejtave te njeriut, sidomos te emigranteve dhe ne vecanti te te burgosurve dhe te azilanteve politike. Librat e tij te fundit: ≪Abysses-Voragini≫ , ≪Barcodes-Codici a barre≫, si dhe Antologjite ne shqip, italisht, frengjisht, spanjisht e anglisht, te botuar ne SHBA, kane arritur nje sukses planetar.

Ka botuar me sukses ne Itali (Rome) romanet ≪Il confine della nebbia≫ (≪Kufiri i mjegulles≫), dhe "Il pero fiori a dicembre" ( "Dardha lulezoi ne dhjetor") te ambientuar respektivisht ne Beratin e viteve ’80 - ’90 dhe '60 - '70.

Shpend Sollaku Noe ka nisur te shkruaje qe ne femijeri e te botoje qe ne moshen 14 vjecare, ne gazetat ≪Shkendia≫, ≪Drita≫ e ≪Zeri i rinise≫ si dhe ne revisten ≪Nentori≫.

Veprat letrare [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Midis librave kryesore te tij permenden: "Mezat e kalter",(Shtepia botuese "Naim Frasheri", Tirane 1987; "Mbreteria e gjerave te ndaluara", Itali 1995; "Te duartrokasesh Kaligolen" Firence, Itali 1997; "Nje vend ne kembe per ne Galilea", Raguza, Itali 1999-2000; "Kolumbia e Ballkanit", proze, Itali 1994; "Shekulli i shkurter ballkanik", proze, Itali 1994; "Abysses-Voragini"- ≪Honet≫, italisht e anglisht, USA, 2009; "Barcodes-Codici a barre" - ≪Barkode≫, italisht e anglisht, USA, 2010; "Piramidi in frantumi" - ≪Piramida te thermuara≫, italisht, USA 2011; "Es hora de andar Socrates" - ≪Eshte koha te ikim Sokrat≫, spanjisht, USA 2011; "Se reveiller au fond du precipice" - ≪Te zgjohesh ne fund te gremines≫ frengjisht, USA 2011; "Atdheu i tjetrit" shqip, USA 2011; "IL confine della nebbia" - ≪Kufiri i mjegulles≫, roman, italisht, Rome, Itali, 2012; "Il pero fiori a dicembre"- roman, italisht, Rome 20 18, "Filius Hostis ovvero il figlio del nemico", roman, italisht,Roma 2020, ISBN 979-12-201-0437-1

Ka bashkepunuar nder te tjera me keto organe shqiptare e te huaja:

“Loog”, “Das Boot”, “Journal of Contemporary Anglo-Scandinavian poetry”, “Rustic Rub”, “Parnasus of World Poets”, “Dismisura testi”, “Poeteka”, “Haemus”, “Drita”, “Bashkimi”, “Republika”, “Ora e fjales”, “Rilindja Demokratike”, “News Letter”, “Alto Adige”, “Milosao”, “Ciociaria Oggi”, “Il messaggero”, “La nazione” , “Gazetta di Parma”, “Il tempo”, “RAI”, “RTTR”, “Italia Uno”, “Gazeta shqiptare”, “Tirana Observer”, "Dielli -The sun" etj.

Burimet [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

“Loog”, “Das Boot”, “Journal of Contemporary Anglo-Scandinavian poetry”, “Rustic Rub”, “Parnasus of World Poets”, “Dismisura testi”, “Poeteka”, “Haemus”, “Drita”, “Bashkimi”, “Republika”, “Ora e fjales”, “Rilindja Demokratike”, “News Letter”, “Alto Adige”, “Milosao”, “Ciociaria Oggi”, “Il messaggero”, “La nazione” , “Gazetta di Parma”, “Il tempo”, “RAI”, “RTTR”, “Italia Uno”, “Gazeta shqiptare”, “Tirana Observer”, Dielli" etj.

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]