한국   대만   중국   일본 
Samuel Huntington - Wikipedia Jump to content

Samuel Huntington

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Samuel Huntington (2004)

Samuel Phillips Huntington lindi me 18 prill 1927 - 2008 .

Ai eshte nje nder shkencetaret e studiuesit politike me te njohur ne Amerike. U be i njohur per analizat e tij qe merreshin me karakterin e qeverive civile dhe atyre ushtarake, ceshtjet e sigurise, grushtet e shtetit dhe per tezat e tij mbi autoret politike kryesore te shekullit XXI.

Aktualisht eshte profesor ne Universitetin e Harvardit, edhe pse eshte 80 vjec. Pas Luftes se Dyte Boterore luajti nje rol te rendesishem ne prezantimin e levizjes neo-konservatore, se bashku me Irving Kristol, Norman Podhoretz, Sejmor Marin Lipset, Daniel Bell, Zhan Kirkpatrik e Xheims Q. Uilson. Behet fjale per nxenes te Leo Shtraus, filozof politik me origjine hebraike, qe admironte politiken e Musolinit, letersine e Nices, Hajdegerit dhe Karl Shmit.

Huntington eshte i njohur tashme ne te gjithe boten edhe per librin e famshem "Perplasja e civilizimeve" . Teza e Huntingtonit, sipas se ciles Islami dhe krishterimi jane gjithnje e me shume ne armiqesi me njeri-tjetrin, cka eshte shkaktuar prej presionit te globalizimit, eshte e diskutueshme edhe ne vete ShBA. Kudo ne bote perballen qarqe te ndryshme kulturore me vlera dhe tradita krejtesisht te ndryshme. Kundertheniet e tyre kane shkaktuar konflikte mes shteteve-komb ne shekullin XIX dhe ideologjive te shekullit XX, duke u bere kesisoj shkak per lufterat e reja ne bote. Ne liber Huntington e pershkruan kontradikten me Islamin si nje rrezik te madh per Perendimin. "Perplasja e civilizimeve" deri me sot eshte perkthyer ne 32 gjuhe. Ne mesin e viteve shtatedhjete ai bente pjese ne Keshillin Kombetar te Sigurise ne SHBA dhe ka qene konsulent i Presidentit Xhim Karter. Gjithashtu ai mban edhe graden PH. D, te marre ne Universitetin e Harvardit