한국   대만   중국   일본 
Sabit Idrizi - Wikipedia Jump to content

Sabit Idrizi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Sabit Idrizi u lind me 16 shtator 1955 ne Ceraje, fshati me verior i Kosoves i banuar me shqiptare . Ka studiuar gjuhen dhe letersine shqipe. Deri me tash ka botuar keta libra: "Pesha e fundshekullit", poezi, 1995; "Perderisa eshte e marte", poezi, 1997; "Diell me dhembe", poezi, 1998; "Finalja e zhgenjimit...", ditar, 2000; "Mbreteresha eshte gjalle", poezi, 2006; "Zarfi", roman, 2008 dhe "Ma fsheh bregun tjeter", poezi. Pervec cmimeve tjera letrare, Sabit Idrizi ka marre edhe cmimin letrar ne nivel gjithekombetar "Konstandin Kristoforidhi", i cili jepet ne Elbasan . Qe nga mbarimi i luftes eshte shef i Sektorit te Kultures ne komunen e Mitrovices , pune te cilen e kryen edhe tash. Tani e shtate vjet me radhe eshte edhe kryeredaktor i revistes letrare Fjale e vale, te cilen e financon Kuvendi i Komunes se Mitrovices , e te cilen e nxjerr Shoqata e Shkrimtareve te Mitrovices "Jakup Ceraja". Eshte redaktor, recensent apo redaktor gjuhesor i mbi 60 librave te autoreve te ndryshem. Shkrimet e tij letrare jane botuar neper shume revista dhe gazeta qe dalin anekend trojeve shqiptare. Qe nga viti 1997 eshte anetar i Lidhjes se Shkrimtareve te Kosoves. Jeton ne Mitrovice.

Ka kohe [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ka kohe qe perpiqem per t’ju thene dicka
Dicka per kurrgjene, dicka per gjithcka
Ka kohe qe n’shurdhesi po m’perplaset fjala
Per do kohe te mira, per do kohe t’perdala
Ka kohe qe po pres te ma veni veshin
Ju qe iu ka dale tambli mbi persheshin
S’di pse ndiej nevoje per ta thene nje fjale
Se ende s’kam vdekur, se ende jam gjalle
S’di pse ndiej nevoje t’me degjoj dikush
Kur thelle brenda meje dicka djeg si prush
Ka kohe qe jam mbyllur n’timen dashuri
Me rilind o fjale, m'shperthe perseri...

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]