한국   대만   중국   일본 
Semundja infektive - Wikipedia Jump to content

Semundja infektive

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Semundjet infektive jane crregullime te shkaktuara nga mikroorganizma - bakterie, viruse, parazite apo kerpudha. Jane te shumte mikroorganizmat te cilet jetojne ne trupin e njeriut. Keta jane zakonisht te pademshem ose edhe te dobishem per shendetin mirepo ne rrethana te caktuara disa mikroorganizma mund te shkaktojne semundje.Semundjet ngjitese jane gripi,leja qenit edhe disa te tjera. Semundjet infektive,te njohura gjithashtu si semundje infektive brenda qelizave te shkaktuara nga futja e mikroorganizmave ose paraziteve ne trup nga ndonje agjent patogjen. Keto semundje shpesh quhen semundje ngjitese, sepse ato transmetohen nga nje person ne tjetrin ose nga nje specie ne tjetren. Organizmat qe shkaktojne semundje mund te jene viruset, bakteret, ricketciet, fungjet. Te gjitha semundjet ngjitese karakterizohen nga mundesia e transmetimit tek njerezit ne nje ose me shume menyra: nga nje person ne tjetrin, nga kafshet tek njerezit. Gjithashtu mund te transferohet nga toka e kontaminuar.

Rruget kryesore te marrjes se infeksionit jane:

Nepermjet ajrit (gjate te teshiturit, kollitjes, sperkatjes me peshtyme duke folur) tuberkulozi, pertusis dhe semundje e ndryshme te rrugeve te frymemarrjes. Kontakt i drejtperdrejte i lekures , veshembathja , carcafet apo enet te cilet i perdor pacijenti Percjellja prej kafsheve/insekteve tek njeriu (shembull eshte bartja e etheve anofele si dhe semundjes “psittacosis” prej shpezeve tek njerezit me ane te mushkanjave); Uji, ushqimi dhe pijet e kontaminuara (ne kete grup bejne pjese tifo,dizenteria, paratifo, kolera). Ne rast te infektimeve me ushqim p.sh. gastroenteriti. Gjate shtatzanise dhe lindjes, ne qoftese nena eshte e infektuar atehere edhe foshnja mund te infektohet (rubeola,sifilisi,gonorea,konjuktiviti) . Imuniteti artificial arrihet ne ate menyre kur personit i jteen organizma te dobesuara (mikrobe ose bakterje te zbehta ose te vdekura) , ose jipen ekstrakte te tyre. Kunder ketyre organizmave trupi yne formon reaksion pa ndonje rrezik te infeksionit,te quajtura ? antitrupa.Ne kete menyre sigurohet mbrojtja nga infeksioni. Kjo eshte menyra e vaksinimit kunder shume semundjeve.Mirepo,nuk eshte efektive kunder te gjitha semundjeve infektive.

Grupi i pacienteve potencial qe mund te infektohen jane:

Bebet me te vegjel se tre muaj Personat qe kane ne familje individ te infektuar Te moshuar dhe qe jane ne shtrate Persona me imunitet te dobesuar (raste onkologjike) Persona qe perdorin imunosupresante Ne semundjet infektive ka disa simptoma qe paraqiten pothuajse te te gjithe paciente. Keto jane: ethet,lodhje,humbje te oreksit,dhimbje koke,dhimbje te pergjithshme te trupit.

Te disa semundje reaksioni mund te jete skuqja (fruthi) ,Diarrea eshte symptom I cili paraqitet ne infeksionet e sistemit te tretjes.

Cdo femije i lindur duhet te vaksinohet ne periudhe te caktuar.Trupi duhet mbahet i forte dhe duhet patur kujdes ne ushqim.Jeta e shendoshe eshte faktor i rendesishem.Duhet konsultohet mjeku dhe te perdoren barnat e duhura, duhet mirren masa te nevojshme dhe vaksinimi. Mos te konsumohet ushqimi i papaster dhe te kemi kujdes ne higjienen e trupit.Varesishte nga lloji i mokrobeve shkaktare te semundjeve edhe trajtimi i ketyre infeksioneve ndryshon shume. Penicilina dhe antibiotike te ngjashem jane efektive kunder baktericideve. Semundjet e shkaktuara nga mikroorganizmat protozoar (me nje qelize) p.sh. si malaria, trajtohen gjithashtu me barna te perbere nga substanca kimike te ndryshme. Semundjet e shkaktuara nga viruset nuk preken nga antibiotiket.Disa nga semundjet infektive jane: gonorea, bruceloza, lija, difteria, diarea (amiloid ose bacilar), influenca, hepatiti, fruthit, Kolera, meningjiti, psitakoza, malaria, tetanozi, tularemia, tuberkulozi, semundja e gjumit, pneumoni, tiofidea, tifoja…etj.