한국   대만   중국   일본 
Popullizmi - Wikipedia Jump to content

Popullizmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Me retoriken e saj per "99%" (populli) kunder "1%" (elita), levizja nderkombetare Pushtimi ishte nje shembull i nje levizjeje shoqerore populiste.
Sic percaktohet nga Grafiku Nolan, populizmi (dhe totalitarizmi) ndodhet ne te majten e poshtme.
Nje karikature nga 1896 ne te cilen William Jennings Bryan, nje mbeshtetes i vendosur i populizmit, eshte duke gelltitur simbolin e Partise Demokratike te Amerikes.

Popullizmi eshte ideologjia e mases, absolute dhe totale, e cila kercenon ta zevendesoj demokracine. Krizat e demokracise i shfrytezon plotesisht popullizmi dhe demet e tij shpesh kane qene shume te medha dhe madje edhe kane marre jeten e njerezve. Pjese e popullizmit mund te jene edhe antaret e grupeve te ndryshme politike. Pol Tager thekson se popullizmin e shfrytezojne edhe partite politike te majta dhe te djathta, ngase ai eshte nje "shpirte i zbrazet", qe ndertohet mbi kritiken vulgare ndaj kundershtarit. Kritika e tille vulgare, pa fakte racionale, sjelle degradimin shoqerore.

Popullizmi paraqete bindjen se cdo gje mund te rregullohet nga veprimi popullor. Perkunder demokracise ku vendimet merren nga njerez legjitim te zgjedhur me votime, ku ndjeken procedurat e ligjshme ne marrjen e vendimeve, popullizmi ka karakter revolucionar, ai paraqet nje forme koncensusi gjithepopullor per ceshtje te caktuara. Vendimet qe merren ne kete proces megjithese kane nje primese koncensusi, jane euforike, konfuze dhe te percjella jo rralle me urrejtje ndaj ndonje grupi apo qeverisje legjitime. Popullizmi nga sociologet perkufizohet si politike, se cilit legjitimitetin ia japin vendimet e marra jolegalisht, sepse keto vendime nuk i shtrohen vleresimit kritik te opinionit publik dhe as institucioneve legjitime. Popullizmi shpesh udhehiqet nga kontestimi i organeve legjitime.

Partite politike qe synojne te grabisin pushtetin pa respektuar procedurat demokratike, popullizmin e perdorin si mjet shume efikas. Duke krijuar ideologjine manipuluese ( Millosheviqi permes popullizmit solli ne Kosove , ne vitin 1989, mbi nje milion serbe ne emer te "mbrojtjes se tokes se shenjt"), qytetaret behen ne menyre te vetedijshme apo te pavetedijshme objekt i ketij manipulimi . Ne Perendim, ne France , Austri etj. kishte ne keto vitet e fundit parti populiste, kryesisht te ekstremit te djathte te cilat plateformen e tyre e ndertonin ne krijimin e urrejtjes ndaj te huajve, emigranteve, ne ato vende. E verteta nuk eshte e rendesishme per populistet, sepse ne krijimin e vetedijes kolektive veprojne mekanizma te tjere, qe i bejne veprimet dhe mendimet irracionale. P.sh. nje parti per te terhequr shpejt e shpejt elektoratin del me teza se do te zbrese cmimet e sherbimeve, do te bej kete apo ate, megjithese eshte e pamundur pershkak te politika sociale dhe ekonomike te realizohet nje premtim i tille. Njerezit besojne dhe pastaj permes veprimeve, grevave, protestave, manifestimeve, krijojne nje atmosfere kolektive, populliste, prej te cilave bien edhe njerezit qe e dine se nuk eshte e tera ashtu sic thuhet.

Shiko edhe [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]