Personat me aftesi te kufizuara

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Personat me aftesi te kufizuara [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Hyrje  [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Levizja e shoqerise civile gjate ketyre viteve ne Shqiperi ka pasur nje hov cilesor, por ne kete levizje, levizja e vete personave me aftesi te kufizuara si pjesa me margjinale e shoqerise, ne shume raste ka lene per te deshiruar. 

Gjithcka ne realitetin e sotem per cdo komunitet ne nevoje eshte integrimi i ketij komuniteti ne shoqeri ose me mire te themi integrimi i individeve te tij ne shoqeri. Per te realizuar kete qellim final, se pari eshte e rendesishme, madje nder me te rendesishmet, barazimi i mundesive te individeve ne nevoje me ato te shoqerise normale te nje vendi. Nje vend si yni, ku shteti eshte ne rrugen e zhvillimit dhe c’eshte me e keqja, nuk ka pasur asnje lloj pervoje te mirefillte per te ardhur ne ndihme personave me aftesi te kufizuara, per t’u barazuar atyre mundesite dhe me tej per te qene te integruar. 

Sensibilizimi i shoqerise ne ambientet ku personat me aftesi te kufizuara kane aktivitetin e tyre te perditshem eshte mjaft i rendesishem. Aktivitetet e perbashketa me bashkemoshataret kane rol kryesor dhe ndikojne ne sensibilizimin e shoqerise, e cila duhet ti pranoje keta persona qe te jene pjese aktive e shoqerise. Eshte e pafalshme, qe jo shume larg metropolit, madje dhe brenda ne te, ka persona te cilet keta individe i konsiderojne si pengese e pakapercyeshme per t’u integruar se pari ne familje e me tej ne shoqeri. Paragjykime dhe steriotipizime te tilla duhet te zhduken. Kjo eshte nje nder shume arsyet e perzgjedhjes se kesaj teme: Sensibilizimi fillon nga ne si personel infermieror ne trajtimin, rehabilitimin dhe ndihmen qe mund te japin per integrimin e ketyre individeve ne shoqeri. 

Fjalet kyce : aftesi te kufizuar, sensibilizim, diskriminim, rehabilitim.

Perkufizimi dhe klasifikimi i Personave me Aftesi te Kufizuara sipas OBSH-se dhe ICF-se [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Afersisht [1] 10 % e popullsise se botes vuajne nga ndonje lloj paaftesie, ndersa 25 % jane te lidhur direkt me nje problem paaftesie ne familjen e tyre. Nje ne dhjete evropiane kane ndonje demtim fizik, ndijor ose mendor.

Shendeti eshte nje aspekt shume i rendesishem i jetes njerezore, madje ne menyre disi filozofike shpeshhere njerezit i referohen konceptit te shendetit si nje qellim ne vetvete te “ekzistences”. Organizata Boterore e Shendetesise e ka perkufizuar shendetin si:

  “Mireqenie e plote fizike, mendore dhe sociale dhe jo thjesht mungese e semundjes apo e pafuqise fizike te organizimit”.  - Andrija Stampar , Presidenti i Pare i Asamblese se Pergjithshme te Organizates Boterore te Shendetesise 1946

Nje revolucion i vertete ne perkufizimin dhe perceptimin e shendetit dhe aftesise se kufizuar u be ne 2001 me lancimin nga OBSH te ICF [2] .  ICF e perkufizon aftesine e kufizuar si nje term ombrelle per demtime, kufizimet e aktivitetit dhe kufizimet e pjesemarrjes. Demtimi eshte nje problem i funksionimit te trupit apo struktures (funksionet fiziologjike, psikologjike apo pjeset anatomike te trupit). Kufizimi i aktivitetit eshte nje veshtiresi qe haset nga nje individ ne kryerjen e nje detyre apo veprimi. Kufizimet e pjesemarrjes, nenkuptojne veshtiresite qe nje individ mund te ndeshe gjate perfshirjes ne situata te jeteses se perditshme.

Aftesia e kufizuar eshte nje fenomen kompleks nderveprimi mes individeve me nje gjendje shendetesore (paralize cerebrale p.sh. Sindromi Down dhe Depresioni) dhe faktoreve personal dhe mjedisor (p. sh. qendrimet negative, transporti i paarritshem dhe ndertesat publike dhe mbeshtetja e kufizuar sociale).

Aftesia e kufizuar eshte jashtezakonisht e larmishme, ajo nuk eshte vetem nje problem shendetesor. Njerezit me aftesi te kufizuar kane te njejtat nevoja shendetesore si dhe personat jo me aftesi te kufizuara, kane nevoje per imunizim, depistim shendetesor, si per shkak te varferise, per shkak te perjashtimit social gjithashtu edhe per shkak se ata mund te jene me te prekshem nga semundjet sekondare te tilla si: plage apo infeksione te traktit urinar. Aftesite e kufizuara me te zakonshme jane te lidhur me semundje kronike si: semundjet kardio-vaskulare, semundjet kronike te rrugeve respiratore, kanceri dhe diabeti mellitus, lendime te tilla si ato per shkak te trafikut rrugor, rrezimet, minat tokesore dhe dhuna, semundjet mendore, kequshqyerja, HIV/AIDS  dhe semundjeve te tjera infektive.

Historiku i lindjes dhe klasifikimi i personave me aftesi te kufizuara [3] [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Niveli i zhvillimit dhe kultures se nje shteti apo te nje shoqerie matet nder te tjera edhe nga treguesit dhe menyra sesi shteti apo shoqeria trajton personat me aftesi te kufizuara.

Ne vende te ndryshme trajtimi i personave me aftesi te kufizuara eshte i ndryshem ose ka qene i ndryshem nese i referohemi historikut te zhvillimit te ketij procesi. Menyrat e trajtimit te ketyre individeve kane ndryshuar nga nje periudhe ne tjetren, kane ardhur duke u zhvilluar e perfeksionuar. Historiku i aftesise se kufizuar daton qe nga periudha e antikitetit, ku aftesia e kufizuar trajtohej si nje semundje. Ne shekullin e XIX-te, aftesia e kufizuar filloi te trajtohej si nje problem social. Trajtimi i aftesise se kufizuar ka kaluar permes disa fazave nese i referohemi periudhes se antikitetit deri ne shekullin e XIX-te:

Stadi teologjik (stadi fetar) [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne kete periudhe aftesia e kufizuar konsiderohej si nje denim dhe mallkim nga Zoti dhe shoqeria i percmonte, i denigronte individet me aftesi te kufizuar, madje dhe i denonte ato permes formave te ndryshme te denimit. Ne disa vende keta persona mbaheshin te mbyllur ne bodrume te erreta, te izoluara, lidheshin me zinxhire e nuk lejoheshin te dilnin jashte. Ne vende te tjera individet me aftesi te kufizuar konsideroheshin si njerez te pushtuar nga djalli dhe ekzekutoheshin. Hipokrati ishte i pari qe filloi te interesohej per prejardhjen e aftesise se kufizuar dhe e shpjegoi ekzistencen e saj permes shkaqeve natyrore.

Ne fillimet e Mesjetes, trajtimi i ketyre individeve fillimisht udhehiqej nga meshira dhe keqardhja. Kisha pati nje rol te rendesishem ne shfaqjen e ketij lloj qendrimi. Ne nje periudhe me vone, kur ne Evropen Perendimore pati shume luftera, epidemi dhe uri, personat me aftesi te kufizuar filluan te konsideroheshin dhe te trajtoheshin si njerez te padobishem, pa asnje vlere apo rendesi dhe si nje barre per shoqerine.

Stadi metafizik (arsyeja) [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne shekullin e XVI-te, ne Evrope fryn nje ere e re ne drejtim te trajtimit dhe vleresimit te personave me aftesi te kufizuara. Arsyeja filloi te udhehiqte procesin e trajtimit dhe vleresimit te tyre. Ne kete periudhe njerezit me aftesi te kufizuar filluan te trajtohen si njerez te semure dhe aftesia e kufizuar filloi te trajtohej si semundje, duke bere qe dhe trajtimi e vleresimi i tyre te ishte me njerezor ose i bazuar ne ndjenjat humane.

Stadi pozitivist (shkencor) [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Wills ne vitin 1672 studion dhe analizon problemet e aftesise se kufizuar duke bere diagnostikime, emertime dhe klasifikime te ndryshme per personat me aftesi te kufizuar. Kjo shenoi nje kthese te rendesishme per kohen. Megjithate nga njera ane keta persona diagnostikoheshin dhe nga ana tjeter perjashtoheshin si anetare te shoqerise apo komunitetit. Ata u ndane ne grupe te medha dhe trajtoheshin thjesht per nevojat jetike te tyre, ato utilitare, duke qene keshtu te perjashtuar nga jeta sociale dhe nga gjiri i shoqerise. Kjo situate vazhdoi deri ne shekullin XVIII-te. Revolucioni Francez i shekullit XIX-te dhe filozofia e tij “Liri dhe barazi” ngjallen shpresen e madhe se te gjithe pa asnje dallim duhet te gezojne te drejta te barabarta. Kjo  periudhe shenoi edhe periudhen e pare kur individet me aftesi te kufizuar filluan te trajtoheshin si njerez me te drejta te barabarta, per te jetuar si gjithe te tjeret. Ne kete kohe nuk munguan as eksperiencat pozitive ne trajtimin e individeve me aftesi te kufizuar, psh. Pinell De Hard ne vitin 1830 ka dhene filozofine me te mire per trajtimin e ketyre individeve bazuar ne eksperiencen e trajtimit te nje femije te rritur ne ambient te eger, eksperience te cilen e transferoi ne aftesi te kufizuar. U hodh idea se kushtet dhe mjedisi social kane ndikim te madh ne rehabilitimin dhe trajtimin e personave me aftesi te kufizuar.

Sekuin :  Ai aplikoi per here te pare teorine psiko-pedagogjike ne trajtimin e individeve me aftesi te kufizuar. Por kjo nuk zgjati shume pasi Sekuin u luftua per pikepamjet e tij dhe u largua nga Evropa. Ai formoi shoqaten e pare te personave me aftesi te kufizuar ne SHBA ne shekullin e XIX-te.

Binet  : Eshte i pari qe studioi testet per vleresimin e aftesise se kufizuar moderne. Sipas tij njerezit me aftesi te kufizuar jane si njerez normal, por i ndan vetem performanca. “ Te gjithe njerezit, persa i perket procesit te zhvillimit te tyre, jane ne nje vije te drejte dhe ndryshojne vetem nga vendi qe zene ne kete vije te drejte, qe do te thote ata mund te jene ne fillim apo ne pjese te tjera, kjo nuk ka rendesi, e rendesishme eshte qe ata jane ne nje vije te drejte, te barabarte, ku te gjithe mund te zhvillohen, edhe pse te gjithe jane te ndryshem. Pra, njerezit nuk lindin jashte normave, por shoqeria ben qe ata te jene jashte normave”.

Stadi i institucionalizimit  [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Midis viteve 1950-1960 filluan te ngriheshin institucionet, te cilat merrnin ne ngarkim femijet me aftesi te kufizuar dhe pergjigjeshin per trajtimin e tyre. Keto institucione u ngriten larg qyteteve ne zona te largeta.

Stadi i integrimit [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne 16 Dhjetor 1976 Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara shpall vitin 1981 si vitin nderkombetar te Personave me Aftesi te Kufizuar (PAK) duke shpallur se ky vit do t’i dedikohej integrimit te plote te tyre ne shoqeri.

Deklarata e te Drejtave te Njerezve Me Aftesi te Kufizuar shpallur ne Dhjetor 1975 nga Asambleja e Pergjithshme e OKB , ben thirrje qe te gjitha vendet te mbrojne te drejtat e kesaj kategorie sociale. Ne kete dokument percaktohet se personat me aftesi te kufizuar totale ose te pjesshme, te pamundur per te plotesuar nevojat e tyre per nje jete normale individuale ose sociale, si pasoje e aftesise se kufizuar fizike ose mendore, kane te drejten e mosdiskriminimit, e respektimit te dinjitetit human. Pavaresisht nga origjina, natyra dhe graviteti i aftesise se kufizuar keta persona kane te njejtat te drejta themelore si qytetaret e tjere te se njejtes moshe, per jete te denje e normale, te ushtrojne te drejtat civile dhe politike, te mbeshteten me sherbime mjekesore, psikologjike dhe funksionale, qe te bejne te mundur integrimin, riintegrimin dhe te perfitojne mbeshtetje ekonomike ose punesim sipas aftesive te tyre. Trajtimi i aftesise se kufizuar jo vetem brenda kontureve mjekesore u kthye ne nje domosdoshmeri.

Pas viteve 1990 pese konferencat me te fundit te UN nenvizojne idene “e nje shoqerie per te gjithe”. Perfshirja sociale e tyre dhe parimet e shanseve te barabarta u bene pjese e politikave te BE-se. Karta e te drejtave themelore te BE-se ne Artikullin 26 njohu te drejten e personave me aftesi te kufizuar dhe percaktoi masa qe garantojne pavaresine e tyre, integrimin social dhe nje pjesemarrje aktive te personave me aftesi te kufizuar ne komunitet.

Ne lidhje me terminologjine e personave me aftesi te kufizuar OBSH (1980) percakton se “Handicap” eshte nje kusht i disfavorshem social qe kufizon ose pengon funksionimin normal per nje individ ne marredhenie me persona te tjere te moshes dhe gjinise se vet, ne rrethana dhe kushte socio-kulturore te caktuara.  “Aftesi e kufizuar eshte humbja ose kufizimi i shanseve per te marre pjese ne jeten normale ne komunitet ne nivele te barabarta me te tjeret si rezultat i barrierave fizike dhe sociale”.

Me pas ne 2001 OBSH rivlereson dhe njehere klasifikimin e aftesise se kufizuar duke synuar integrimin e modelit mjekesor te aftesise se kufizuar si nje problem personal, modelin social qe e konsideron aftesine e kufizuar te trasheguar nga ambienti, i cili nuk lejon perfshirjen e personave me aftesi te kufizuar ne te gjitha hapesirat e jetes shoqerore.  Sipas ketij perkufizimi:

“Personat me aftesi te kufizuar jane ata individe per te cilet funksionet fizike, kapaciteti mendor ose gjendja psikologjike kane prirje te shmangen per me shume se gjashte muaj nga gjendja tipike per moshen perkatese, e cila pasohet me kufizime te pjesemarrjes se tyre ne jeten shoqerore”.

Keshtu OBSH e etiketon aftesine e kufizuar jo si karakteristike personale te individit por si nje nderthurje midis demtimit apo funksionimit te kufizuar dhe impakteve negative te mjedisit.

Organizata Nderkombetare e Personave me Aftesi te Kufizuara  ( KDPAK ) pas nje procesi rishikimi e ka percaktuar aftesine e kufizuar si “nje nderveprim negativ mes nje personi me nje demtim ose nje gjendje shendetesore dhe ambientit”. Ne KDPAK   personat me aftesi te kufizuar perkufizohen si individe qe kane per nje kohe te gjate demtime fizike, mendore, intelektuale apo shqisore, te cilat ne nderveprim me barriera te ndryshme mund te pengojne pjesemarrjen e tyre te plote dhe efektive ne shoqeri, ne baza te barabarta me te tjeret. Kjo konvente, rekomandimet e OKB-se per barazimin e mundesive dhe Plani i Veprimit te Keshillit te Evropes, prej kohesh kane orientuar zhvendosjen e vleresimit te personave me aftesi te kufizuar nga modeli mjekesor drejt modelit socio-sanitar, duke synuar vleresimin e nevojave sociale dhe menyren me te mire te plotesimit te tyre.

Kuadri Ligjor [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Perkufizimi i Personit me Aftesi te Kufizuar [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne vendin tone personat me aftesi te kufizuar jane identifikuar me terma te ndryshem si : invalide, te paafte, handikap, para-tetraplegjike, persona me prapambetje mendore, te verber etj.   Ne perputhje me terminologjine e Kombeve te Bashkuara dhe konceptet e Mundesive te Barabarta te Personave me Aftesi te Kufizuar dhe ne perputhje me kategorizimin nderkombetar te OBSH-se termi “person me handikap” eshte zevendesuar me termin “person me aftesi te kufizuar”.

Sipas Strategjise [4] Kombetare te Personave me Aftesi te Kufizuar 2005 , tani e ne vazhdim “Personat me Aftesi te Kufizuar” jane ata persona te te cilet funksionet fizike, kapaciteti mendor ose gjendja psikologjike kane prirje te shmangen per me shume se gjashte muaj nga gjendja tipike per moshen perkatese, gje qe sjell per pasoje kufizime te pjesemarrjes se tyre ne jeten shoqerore.

Person me aftesi te kufizuar ( PAK) eshte individi, te cilit i eshte kufizuar aftesia, si pasoje e demtimit fizik, shqisor, te intelektit, psiko/motor, te lindura apo te fituara gjate jetes nga aksidente, semundje te perkohshme apo te perhershme, te cilet nuk vijne nga shkaqe qe lidhen me punesimin.

Duke ju referuar strategjise, te dhenat dhe njohurite statistikore per poziten e personave me aftesi te kufizuara jane te pakta. Aktualisht ato reduktohen ne numrin e personave me aftesi te kufizuar, llojet kryesore te aftesive te kufizuara, te cilat vleresohen dhe percaktohen nga komisione te vecanta specialistesh, pagesat ne para qe jepen nga buxheti i shtetit, si dhe disa sherbime mbeshtetese qe ofrohen ne qendra rezidenciale dhe ne komunitet. Aktualisht nuk ka te dhena mbi strukturen gjinore te personave me aftesi te kufizuar, per aftesite e kufizuara pas moshes se pensionit, te dhena lidhur me situaten e punesimit te personave me aftesi te kufizuara. Niveli i punesimit te personave me aftesi te kufizuar eshte teper i ulet.

Burimet [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ http://oneworld.org/
  2. ^ ICF => Klasifikimi Nderkombetar i Funksionimit, Aftesise se Kufizuar dhe Shendetit. http://apps.who.int/iris/bitstream/10665/42417/4/9788879466288_ita.pdf
  3. ^ E DREJTA E FEMIJEVE ME AFTESI TE KUFIZUARA PER ARSIM GJITHEPERFSHIRES http://wvi.org/sites/default/files/Raport_Rajonal_1_Alb_Web.pdf Arkivuar 27 janar 2018 tek Wayback Machine
  4. ^ NATIONAL STRATEGY ON PERSONS WITH DISABILITIES http://www.adrf.org.al/