Panairi i botes

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Panairi i botes eshte emri gjenerik qe perdoret panaire te medha qe jane mbajtur qe nga mesi i shekullit te 19-te. Organizata zyrtare pranuese eshte Bureau International des Expositions ose BIE.

Logo e BIE

Panairet e aprovuara nga BIE klasifikohen ne universale , dhe nderkombetare ose te specializuara , te cilat zgjasin nga 3 ne 6 muaj. Nga ana tjeter shtetet mund te organizojne panairet apo ekspozitat e tyre pa mbeshtetjen e BIE.

Panairet Universale [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Panairet Universale trajtojne tema te pergjithshme qe prekin shume fusha te njerezimit ne perjudha te caktuara. Ky lloj panairi zakonisht ka tema ne te cilat shtetet e ndryshme bazojne panairin e tyre. Tema per Panairin e Lisbones (1998) ishte "uji" ndeersa tema per panairin qe po zhvillohet aktualisht ne Japoni eshte "zgjuarsia e natyres". Panairet Universale mbahen me rralle se panairet e specializuar apo nderkombetare sepse jane me te kushtueshem. Per ti dalluar ato nga panairet ne nivel me te ulet, pavjonet e nje panairi universal duhet te projektohen dhe te ndertohen nga fillimi. Kjo sjell edhe garen per ndertesen me te bukur si per shembull Japonia , Franca , Maroku dhe Spanja ne Expo '92 . Panairet e vecuara si universale jane Expo '58 i Brukselit , Expo '62 i Seattle , njohur si panairi i shekullit te 21-te, Expo '67 i Montrealit , HemisFair '68 i San Antonios , Expo '70 i Osakas , Expo '84 i Nee Orleans-it , Expo '88 i Brisbane-it , Expo '92 i Seviljes , Expo '98 i Lisbones , dhe Expo 2000 i Hannover-it . Expo 2005 po zhvillohet aktualisht ne Aichi, Japoni . Shpesh ndertesa parafabrikat perdoren per te minimizuar kostot.

BIE ka vendosur qe te zhvillohen panaire universale cdo 5 vjet me fillimin e shekullit te 21-te; kjo per shakak te numrit te shumte te panaireve pergjate viteve '80 dhe '90. Kjo sepse duke pasur panaire cdo vit kostot per nje shtet jane shume te larta, shembull per kete eshte Australia e cila vendosi te mos marre pjese ne Expo '98 per arsyen se Sevilja ishte shume afer ne gjeografi dhe kohe per te justifikuar pjesemarrjen.

Rregullat e BIE gjithashtu thone qe panairet e specializuara ose nderkombetare mund te mbahen nje here ndermjet perjudhes prej 5 vjetesh qe ndan nje panair universal nga tjetri.

Panairet nderkombetar dhe te specializuar [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Panairet nderkombetar zakonisht lidhen me nje teme te caktuar dhe me specifike se ajo e universaleve si per shembull Transporti ( Vancouver Expo '86 ) ose 'Kenaqja ne Kohen e Teknologjise' ( Brisbane Expo '88 ).

Panairet e specializuar kane nje teme akoma me te ngushte si per shembull Panairi Nderkombetar i Oborreve, mbajtur ne Osaka ne 1990 dhe, Kunming , Kine , 1999 .

Panairet e specializuar dhe nderkombetare jane me te vegjel dhe me te lire per tu organizuar nga komiteti drejtues dhe vendet pjesemarrese sepse zakonisht kostot arkitektonike jane me te lira dhe hapsira ku ngrihet panairi vetem merret me qera nga vendet e ndryshme pjesemarrese. Zakonisht strukturat ofrohen te gatshme nga komiteti drejtues i panairit. Disa thone se kjo eshte zgjidhje me e mire perderisa me shume para investohen ne interierin e struktures.

Pas Panairit [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Pjesa me e madhe e strukturave te panaireve te ndryshem jane te perkohshme dhe cmontohen pas panairit. Ama ka shume raste ne te cilat strukturat nuk preken. Shembulli me i madh eshte Kulla Eifel , e ndertuar per Panairin universal te Parisit (1889). Pallati i Kristalit , nga panairi i pare boteror ne Londer ne 1851 i ndertuar fillimisht sepse mund te riciklohej si strukture per te shkurtuar humbjet, pati sukses aq te madh sa u leviz ne nje vend me rendesi dhe u vendos sis trukture permanente por fatkeqesisht u shkaterrua nga zjarri ne 1936 . Raste te tjera jane ato te Expo '92 ne Sevilje ku 'Plaza de Espana' perben nje pjese te nje parku shume te madh dhe shume pavjone te shteteve te ndryshme jane transformuar ne zyra konsullatash. Ne Bruksel , Atomiumi ende egziston si strukture ne te njejtin vend ku u ndertua ne 1958 . Ose Gjilpera Hapsinore ne Seattle e cila ishte simboli i panairit te 1962, panair ne te cilin pavjoni amerikan u tranformua ne Qendren Shkencore te Paqesorit. San Antonio nuk ndryshoi Kullen e Amerikave, Instituti i Kulturave Teksane dhe qender mbledhjesh gjate HemisFair '68. Nder strukturat akoma ne kembe te Expo '67 te Montreal-it jane Habitat 67 , pavjoni Amerikan (tani Biosfera), pavjoni Francez (tani Kazinoja e Montrealit). Sfera e Diellit mbetet e njejta me ate te vitit 1982 ne panairin e Knoxville . Muzeu i Shkences dhe Industrise ne Cikago mbetet e njejta ndertese e ngritur ne 1983, ne panairin kolumbian boteror. Disa pjese te panaireve boterore transformohen ne parqe qe inkorporojne elemente te panairit si per shembull:

Disa pavjone nga ana tjeter jane levizur menjehere ne atdhe si per shembull pavjoni i BRSS ne Expo '67 ndodhet tani ne Moske.

Shume ekspozita dhe lojra te krijuara nga Walt Disney dhe kompania e tij WED Enterprises per panairin boteror te Nee York-ut ne 1964 (i cili vazhdoi deri ne 1965), u tranferuan ne aktualin Disneyland dhe vazhdojne te punojne edhe sot.

Shih edhe [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]