Pakti i Varshaves

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Me 14 maj 1955 , Shqiperia , Bullgaria , Cekosllovakia , Gjermania Lindore , Hungaria , Polonia , Rumania dhe Bashkimi Sovjetik nenshkruan Paktin e Varshaves , me qellim mbrojtjen reciproke te paleve nenshkruese te traktatit.

Pakti i Varshaves ishte nje Lidhje e shteteve komuniste te Evropes, e udhehequr nga Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike, i nenshkruar me 14 maj 1955 ne Varshave, me qellim te miqesise, bashkepunimit dhe ndihmes reciproke ne mes te Shqiperise, Bullgarise, Republikes Demokratike te Gjermanise, Polonise, Rumanise, Bashkimi te Republikave Socialiste Sovjetike, Republikes Socialiste te Cekosllovakise dhe Hungarise. Pakti i detyronte anetaret e saj per konsultime mbi ceshtjet e interesit te perbashket dhe per ndihme te menjehershme ushtarake ne rast te ndonje sulmi ne Evrope mbi nje apo me shume anetare te paktit. Pas kalimit te afatit prej 20 viteve, afati i paktit zgjatej automatikisht per 10 vite tjera, nese nje vit me pare nuk ish bere terheqja e ndonje anetari.

Organet kryesore te paktit me qender ne Moske ishin: Byroja e Keshillit Politik (Polibyroja) dhe Kryekomanda e Bashkuar. BRSS-ja, gjithnje kishte Kryekomanden e forcave te armatosura. Ata ishin, I. S. Konjev nga 1955-60, A. A. Grecko 1960-67, I. I. Jakupovskij 1967-76 dhe nga 1977-ta V. G. Kulikovi. Stacionimi i trupave sovjetike ne vendet partnere, rregullohej me marreveshje te vecanta bilaterale.

Historia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Pakti i Varshaves u zhvillua si nje instrumet politik ne duar te BRSS-se, si fuqi udheheqese e bllokut lindor . Perpjekjet e qeverise kryengritese hungareze te I. Nagit (I. Nagy), ne tetor/nentor 1955, per te terhequr anetaresimin e Hungarise nga Pakti i Varshaves, ishin vendimtare per marshimin e trupave sovjetike ne Hungari ne nentorin e vitit 1969-te. Perpjekjet e reformave komuniste ne Cekosllovaki, ne 1968, BRSS-se, u duken jo vetem si nje devijim nga ideologjia komuniste, por edhe si rrezik i mbajtjes se perbashket te Lidhjes.

Pas marshimit te trupave sovjetike ne Cekosllovaki, ne gusht te 1968-es, Shqiperia terheqet nga Pakti i Varshaves.

Strategjia e Paktit [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Per dallim nga strategjia e Organizates se Kombeve Trans-Atlatike , Pakti i Varshaves, nuk ka publikuar asnje koncept mbrojtes kunder sulmeve. Rrethet e ndryshme ushtarake perendimore, ne lidhje me kete pohonin se sipas udheheqjes komanduese, oraganizimit, stervitjeve dhe armatimit, Pakti i Varshaves punonte ne nje strategji ushtarake ofensive/sulmuese. Shikuar nga shperndarja hapesinore e trupave sovjetike, dhe gjendja gjithnje ne gadishmeri e tyre, mund te konkludohej se, Pakti i Varshaves mundohej te siguronte gadishmerine per konflikte te mundshme, pa ndonje parapergatitje te posacme dhe pa ndonje marshim. Permiresimi i perditeshem i armatimit konvercionel dhe atij berthamor, i Paktit te Varshaves, le te kuptohet se ishin te gateshme per cdo lloj lufte te mundshme te asaj kohe. Me kete strategji, Pakti i Varshaves ndiqte barazine me Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe dominimin konvercionel ne Evrope. Po ashtu ne disa vende perendimore te Evropes mendohej se armatimi, i cili i tejkalonte nevojat vetembrojtese te Paktit te Varshaves, perdorej edhe per te shtypur interesat e Evropes perendimore, te cilat nga ana e tyre kishin krijuar me pare (1949) Aleancen e Atlantikut te Veriut.

Pakti dhe Shqiperia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Forcat ushtarake shqiptare nuk moren asnjehere pjese ne manovrat e organizuara ne kuadrin e Paktit te Varshaves.

Nga viti 1960 , Shqiperia nuk mori me pjese ne asnje aktivitet ose mbledhje te Paktit te Varshaves.

Me 12 shtator 1968 , pas pushtimit te Cekosllovakise nga forcat e Paktit te Varshaves, Shqiperia deklaroi daljen Pakti i Varshaves.