Pagoda kineze

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Pagoda e Pates se Madhe te Eger, ndertuar me tulla rreth vitit 652 dhe rindertuar ne vitin 704, gjate Din. Tang

Pagodat kineze ( kinezce =塔 - ne transliteracionin pinyin shkruhet T?) jane nje pjese arkitektures tradicionale kineze. Pervec perdorimit fetar, qe nga kohet e lashta Pagodat kineze kane qene vleresuar per pamjet spektakolare qe ofrojne dhe shume poema te famshme ne historine kinezse permendin gezimin e ngjitjes neper shkallet e pagodave. Pagoda eshte nje kulle me strehe te mbivendosura te shume-fishta, ndertuar ne traditat me orgjine nga Azia e jugut [1] [2] dhe te zhvilluara me tej ne Azine lindore ose ne perputhje me traditat e rajonit, te zakonshme ne Nepal , Indi , Kine , Japoni , Kore , Vietnam , Burma , Sri Lanka dhe vende te tjera te Azise. Disa pagoda jane perdorur si shtepi adhurimi taoiste . Shumica e pagodave u ndertuan per qellime fetare, me se shumti budiste . Ne disa vende, termi mund te tregoi struktura te tjera fetare. Ne Vietnam dhe Kamboxhia , per shkak te perkthimit francez, termi anglisht Pagoda eshte nje term i pergjithshem qe i referohet nje vendi adhurimi, megjithese pagoda nuk eshte nje fjale e sakte per te pershkruar nje vihara budiste ne kete rast. Pagoda moderne eshte nje evoluim i stupa-s se Nepalit te lashte, nje strukture si varr ku mund te mbaheshin dhe adhuroheshin reliket e shenjta. [3] Struktura arkitekturore e stupa-s u perhap pergjate Azise, duke marre forma te ndryshme pasi detaje specifike te vendeve te ndryshme i shtoheshin dizajnit te saj te pergjithshem.

Etimologjia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Pagoda Xumi, ndertuar ne vitin 636 gjate Dinastise Tang

Fjala me gjasa rrjedh nga shqiptimi jugor kinez i fjales qe tregon kullen tete-kendore,"Pa-Ko-Ta" (kinezce: 八角塔 (b? ji?o t?)) dhe i perforcuar nga emri i nje pagode te hasur nga shume vizitore te hershem evropiane ne Kine, Pagoda "Pa-Zhou-Ta", qe gjendet pak me ne jug te Kantonit (Guangzhou). [4] Ndersa sipas disa burimeve budiste fjala rrjedh nga termi sanskritisht "dhatu garba", ose gjuha pali dh?tugabbha : 'dhoma e relikeve' ose 'faltorja e relikeve', dmth. nje stupa , i kaluar ne gjuhen singaleze "dagoba" (stupa) dhe qe ne birmanisht dhe qe duke kaluar ne portugalisht do te merrte formen e tanishme. [5] Nje propozim tjeter, i gjetur ne shume fjalore te gjuhes angleze, eshte etimologjia e lidhur me termin pagoda nga portugalishtja (nepermjet dravidianishtes pagodi ose pagavadi ), nga sanskritishtja bhavati , gjinia femerore e bhagavatt , "i bekuar" (ose "hyjnor") nga bhag , "fat-mbaresi". Nje tjeter etimologji e propozuar eshte termi butkada i persishtes, nga but , "idhull" dhe kada , "tempull, banese". [6] Sipas Dictionnaire historique de la langue francaise i Alain Rey, perdorimi i pare i termit eshte ne nje shkrim portugalisht i vitit 1516 ; me pas i hyre ne frengjisht ne vitin 1545 per te treguar gjithe tempujt e besimeve orientale dhe nga aty u perhap ne gjithe gjuhet evropiane.

Historia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Origjina e pagodes mund te gjendet te stupa (shek. III p.e.s.). [7] Stupa, nje monument ne forme kubeje, perdorej si nje monument perkujtues i lidhur me ruajtjen e relikeve te shenjta. [7] Stupa doli si nje stil i vecant i arkitektures Newari ne Nepal dhe e adoptuar ne Azine juglindore dhe lindore. Arkitekti nepalez Araniko (1245 - 1306) vizitoi Kinen dhe punoi ne oborrin mongol te Dinastise Yuan ku ndau aftesite e tij per te ndertuar stupa, [8] [9] qe u shquan si monumente budiste te perdorur per te depozituar reliket e shenjta. [7] Ne Azine Lindore, arkitektura e kullave dhe pavjoneve kineze u perzie me arkitekturen e pagodes, duke u perhapur pastaj ne gjithe Azine jug-lindore. Qellimi fillestar i pagodes ishte te bujtete reliket dhe shkrimet e shenjta. [10] Ky qellim u popullarizua per shkak te perpjekjeve te misionareve budiste, pelegrineve, prijesve dhe besimtareve te thjeshte budiste qe ndiqnin, shperndanin dhe adhuronin reliket budiste. [11] Struktura baze e pagodave kineze me te hershme ishte me baze katrore dhe rrethore. Pagodat e ndertuara gjate dinastive Sui dhe Tang zakonisht kishin baze katrore, me pak perjashtime si Pagoda Daqin. Nga shek. e V-X kinezet filluan te ndertojne kulla pagodash me baze tetekendeshe. Pagodat nga periudha e Pese Dinastive, Dinastia Song , Jin dhe Yuan perfshinin shume stile te reja, me nje theks me te madh ne bazat hekzagonale dhe oktagonale. Pagodat e periudhave Ming dhe Qing pergjithesisht trasheguan stilet e meparshem, megjithese kane disa ndryshime te vogla.

"Modele kullash ne miniature te periudhes Han"
Pamje anesore e nje kulle qeramike te periudhes Han me nje ballkon ne katin e mesem dhe nje portik me dy kulla me te vogla perbri.
Modele tre kullash vrojtimi te periudhes Lindore Han.

Pagoda me e larte kineze nga koha para moderne eshte Pagoda Liaodi e Manastirit Kaiyuan, ne Dingxian, provinca Hebei , e perfunduar ne vitin 1055 nen perandorin Song, Renzong dhe qe lartesohet ne nje lartesi teresore prej 84 m. Pagoda u ndertua me tulla dhe gure dhe ka strehet klasike te mbivendosura gradulisht qe shenojne cdo kat dhe ka nje seksion te mureve te saj pjeserisht te hapur ne nje ane, qe lejon te shihet brendesia e pagodes, kolona e brendshme ne formen e nje pagode tjeter brenda dhe trashesia e mureve te pagodas. [12] Megjithese nuk eshte me, pagoda me e larte para-moderne ne historine kineze ishte pagoda prej druri e Chang'ani-t, 100 m e larte, e ndertuar nga perandori Yang i Dinastise Sui. [13] Pagoda Liaodi eshte pagoda me e larte para-moderne akoma ne kembe, megjithese ne prillin e vitit 2007 Pagoda e Tempullit Tianning, nje pagoda e re prej druri ne Changzhou u hap per publikun; kjo pagoda eshte tani me e larta ne Kine, duke qene 154 m e larte.

Dinastia Han dhe pagodat prej druri [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Shtembuj te arkitektures se kullave te periudhes Han jane me te hershme se ndikimi budist. Qe nga Dinastia Zhou rreth 3,500 vjet me pare u nis te ndertoheshin kulla te larta qe nje pjese jane akoma edhe sot. Michael Loewe shkruan se gjate Dinastise Han (nga viti 202 p.e.s. deri ne vitin 220 te e.s.), ndetoheshin kulla shume-kateshe per qellime fetare, si observatoret astronomike, si ndertesa zbukuruese qe besohej se terhiqnin pelqimin e shpirtrave, perendive dhe te pa-vdekshmeve, ose si kulla vrojtuese. [14] Nga Dinastia Lindore Han deri ne Dinastite jugore dhe veriore (~ 25 - 589 te e.s.) pagodat ndertoheshin me se shumti prej druri, si strukturat e tjera te lashte kineze. Shume prej pagodave ne librin Tregime Rreth Tempujve Budist ne Luoyang , nje tekst nga Dinastia Veriore Wei, ishin prej druri. Pagodat prej druri jane rezistente ndaj termeteve, por per fat te keq shume nga to jane djegur dhe druri eshte i prirur gjithashtu si ndaj kalbjes ashtu dhe brejtjes nga insektet infektuese. Nje shembull i njohur i pagodave te hershme prej druri eshte Pagoda Futuci ne Xuzhou, e ndertuar ne periudhen e Tre Mbreterive (~ 220 - 265 te e.s.). Letersia e periudhave te mevonshme percjell gjithashtu deshmi te mbizoterimit te ndertimit te pagodave prej druri ne kete periudhe. Poeti i famshem i Dinastise Tang, Du Mu, dikur shkroi:

480 tempuj budiste te Dinastive jugore ,
kulla te panumerta dhe pagoda qendrojne mes mjegulles se shiut .

Duke ndjekur mbreterimin e Dinastise Han ( 202 p.e.s. ? 220 te e.s.), idea e stupave budiste hyri ne kulturen kineze, si nje banese dhe dhe strehe e shkrimeve sutra . Gjate periudhes se Dinastive veriore dhe jugore, u zhvillua pagoda dalluese kineze, me pararendesit e saj te kullat e larta vrojtuese dhe apartamentet e larta rezidenciale te Dinastise Han (sic tregohet nga modelet e varreve Han). [15] [16] Pagoda me e vjeter ekzistuese prej druri sot ne Kine eshte Pagoda e Tempullit Fugong ne kontene Ying, provinca Shanxi , ndertuar ne shek. e XI gjate Dinastise Song ose asaj Liao.

Kalimi te tulla dhe guri [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Pagoda Liuhe (Pagoda e Gjashte Harmonive) e Hangzhou-se, provinca Zhejiang, ndertuar ne vitin 1165 gjate Dinastise Song

Nje nga pagodat me te hershme me tulla dhe gure ishte nje ndertese tre-kateshe e ndertuar gjate Dinastise Jin (dinastia e pare Jin 265 - 420 te e.s.) nga mbreti Wang Jun i Xiangyang-ut. Gjithesesi tashme eshte e shkaterruar. Gjate Dinastise Veriore Wei dhe asaj Sui ( 386 - 618 ) filluan eksperimentime me ndertimin e pagodave prej tulle dhe guri. Edhe ne fund te periudhes Sui, gjithesesi, druri ishte akoma materiali me i perdorur. Per shembull, Perandori Wen i Dinastise Sui (mbreteruar ne vitet 581 - 604 ) nje here nxori nje dekret per gjithe kontete dhe prefekturat qe te ndertonin pagoda sipas nje seti modelesh standarde, gjithesesi meqe ato ishin ndertuar te gjitha prej druri asnje nuk ka mbijetuar. Vetem Pagoda Songyue ka mbijetura, nje pagode me baze rrethore e ndertuar me gure ne vitin 523 . Gjate Dinastise Sui ( 581 ? 618 ) dhe Tang ( 618 ? 907 ), pagodat kineze u zhvilluan nga struktura pastertisht druri ne perdorimin e muraturave te artikuluara prej guri dhe tulle, qe mundete tu mbijetonte me lehtesisht flakeve te shkaktuara nga vetetimave ose zjarrveniet dhe te ishin me pak te ndjeshme nga degradimi. Pagoda me e hershme prej tulle qe ka mbijetuar eshte Pagoda Songyue, ndertuar ne vitin 523 nje shembull tipik i nje pagode prej guri te periudhes Tang eshte Pagoda e Pates se Madhe te Eger, e ndertuar ne vitin 652 . Megjithese ndikimi budist ne Kine u lekund pas periudhes se vone Tang, pagoda kullash te shumta budiste u ndertuan gjate Dinastise Song. Pagodat e larta kineze shpesh ishin te ndertuara ne zonat rurale ne vend te mureve te brendshme te qyteteve, me se shumti per te shmangur konkurrencen me autoritetin kozmik-perandorak te misheruar kulla tambure dhe porta te qyteteve. [17] Pagoda e Pates se Madhe te Eger, e ndertuar ne nje lagje te qytetit te Chang'an-it jugor, ben pjese te perjashtimet nga kjo tradite. Pagoda me e hershme prej tulle akoma ekzistuese eshte Pagoda Songyue ne kontene Dengfeng, Henan , 40 metra e larte. [18] Kjo pagode e lakuar, me baze rrethore u ndertua ne vitin 523 gjate Dinastise Veriore Wei dhe ka mbijetuar per 15 shekuj. [18] Ne menyre shume te ngjashme me pagodat e mevonshme te gjetura gjate Dinastise pasuese Tang, ky tempull ka strehe te mbivendosura rrethuese te struktures se saj, ashtu si dhe nje majez ne krye. Muret e saj jane 2.5 m te trashe, me nje diameter te katit perdhes prej 10.6 m. Nje tjeter pagode prej tulle e hershme eshte Pagoda Guoqing e Dinastise Sui ndertuar ne vitin 597 . Pagoda me e hershme ne shkalle te madhe prej guri eshte Pagoda me Kater Porta ne Licheng, Shandong , e ndertuar ne vitin 611 gjate Dinastise Sui. Si dhe Pagoda Songyue, edhe ajo ka nje majuc ne krye dhe eshte ndertuar ne stilin e nje pavjoni. Tulla dhe guri vazhduan te mbizoteronin ndertimin e pagodave gjate periudhave Tang, Song, Liao dhe Jin (dinastia e dyte Jin 1115 ? 1234 ). Nje shembull do te ishte Pagoda e Pates se Madhe te Eger (), ndertuar ne vitin 652 gjate periudhes se hershme Tang. Pagoda prej Porcelani e Nanjing-ut ka qene nje nga pagodat me te famshme me gure dhe tulla ne Kine pergjate historise.

Pagoda Lingxiao e Zhengding-ut, ne Hebei, ndertuar ne vitin 1045 gjate Dinastise Song, me pak ndryshime ne rikonstruktimet e mevonshme

Humbja e rendesise pergjate kohes [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Pagodat, duke u mbajtur ne kontakt me traditen e Tempullit te Kalit te Bardhe, pergjithesisht vendoseshin ne qender te tempujve deri ne periudhen e dinastive Sui dhe Tang . Gjate periudhes Tang, rendesia e godines se sallonit kryesor u rrit ndersa pagoda u zhvendos anash godines se sallonit, ose jashte gjithe kompleksit te tempullit. Ne fillim te periudhes Tang, Daoxu?n shkroi Dizajni Standard per Ndertimin e Tempullit Budist ne te cilin salloni kryesor zevendesonte pagoden si qendra e tempullit. Projektimi i tempujve ishte gjithashtu i ndikuar nga perdorimi i rezidencave tradicionale kineze si faltore, pasi ishin dhuruar ne menyre filantropike nga te pasurit e devotshem. Ne keto hapesira te para-konfiguruara, duke ndertuar nje pagoda qendrore mund te mos kete qene e deshirueshme ose e mundur. Gjate Dinastise Song ( 960 - 1279 ), sekti Can (fjala ne gjuhen kineze per Budizmin Zen) zhvilloi nje 'strukture te re me shtate pjese' per tempujt. Shtate pjeset - salloni Buda, salloni dharma, lagja e murgjeve, thesari, porta, salloni i tokes se dlire dhe hapesirat per higjenen - i perjashton teresisht pagodat me mund te shihet se perfaqeson triumfin perfundimtar te sistemit tradicional kinez pallat/oborr mbi traditen origjinale te pagodes qendrore te vendosur 1000 vjet me heret nga Tempulli i Kalit te Bardhe ne vitin 67 te e.s. Megjithese ato u ndertuan jashte tempullit kryesor, pagoda te medha ne traditen e kaluar vazhduan te ndertoheshin. Kjo perfshin dy pagoda nga periudha Ming te Tempullit Famen dhe Pagoda Chongwen ne Jingyang te provinces Shaanxi . Nje shembull i shquar i mevonshem i shnderrimit te nje pallati ne nje tempull eshte Tempulli Yongh ne Pekin, qe ishte rezidenca e perandorit Yongzheng para se ai te ngjitej ne fron. U dhurua per tu perdorur si nje manastir pas vdekjes se tij ne vitin 1735 .

Simbolizmi dhe gjeomancia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ikonografia Han eshte e dukshme ne arkitekturen e Pagodas kineze. Imazhi i Shakyamuni Buddha ne abhaya mudra eshte gjithashtu e dukshme ne disa pagoda kineze. Ikonografia Budiste eshte gjithashtu brenda simbolizmit te pagodes. [19] Ne nje artikull mbi elementet budiste ne artin Han, Wu Hung sugjeron se ne keto varre, ikonografia budiste ishte aq mire e shkrire me traditat autoktone kineze sa u zhvilluan nje sistem unik simbolizmi. [20] Disa besonin se ato do te ndikonin ne suksesin e studenteve te rinj per te marre provimet perandorake per nje grade ne sherbimin civil. [21] Kur nje pagoda e kontese Yihuang ne Fuzhou u rrezua ne vitin 1210 gjate Dinastise Song, gjithe banoret vendore besonin se fatkeqesia ishte e lidhur drejteperdrejte me deshtimin e atehershem te shume kandidateve ne provime perandorake per gradat zyrtare, para-kushti per caktimin ne sherbimin civil. [22] Pagoda u rindertua ne vitin 1223 dhe pati nje list te mbishkruar ne te nga kanditatet e fundit te sukseshem ne provime, me shpresen se kjo do ta kthente prirjen dhe tejkalonte favorin mbinatyror, kozmik te kontene. [22]

Galeri imazhesh [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Shiko edhe [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ http://www.china.org.cn/english/features/43498.htm
  2. ^ http://www.webpages.uidaho.edu/arch499/nonwest/nepal/Pagoda.htm
  3. ^ The Columbia Encyclopedia; Sixth Edition; Columbia University Press
  4. ^ David Robbins Tien: "Chinese origin of the term pagoda"; Comments on Etymology, October 2014, Vol.44, no. 1, fq. 2-6.
  5. ^ Henry Yule & Arthur Coke Burnell: Hobson-Jobson: The Anglo-Indian Dictionary ; shtypur per here te pare ne 1896 , rishtypur nga Wordsworth Editions, 1996 , fq. 291. Online Etymology Dictionary nga Douglas Harper, s.v. pagoda , ne http://www.etymonline.com/ (kontrolluar me 29.04.2016)
  6. ^ Random House Unabridged Dictionary ; Second Edition; Random House, New York , 1993
  7. ^ a b c Pagoda. Encyclopædia Britannica
  8. ^ http://english.sina.com/china/2012/1201/533045.html?utm_source=twitterfeed&utm_medium=twitter&utm_campaign=DTN+Fashion :
  9. ^ Eric Stratton: "The Evolution of Indian Stupa Architecture in East Asia"; New Delhi, Vedams, 2002 , viii, ISBN 81-7936-006-7
  10. ^ Michael W. Fazio, Marian Moffett & Lawrence Wodehouse: "A World History of Architecture" ; 2003 , McGraw-Hill Professional, ISBN 0-07-141751-6
  11. ^ John Kieschnick: "The Impact of Buddhism on Chinese Material Culture"; 2003 , Princeton University Press, ISBN 0-691-09676-7
  12. ^ Nancy Shatzman Steinhardt: Liao Architecture . 1997 , Honolulu : University of Hawaii Press, fq. 387
  13. ^ Charles Benn: China's Golden Age: Everyday Life in the Tang Dynasty ; Oxford: Oxford University Press; 2002 , ISBN 0-19-517665-0 , fq. 62
  14. ^ Loeee (1968), 133.
  15. ^ Hoover, M. (gusht 2006). "The Art of Early China and Korea" . Arkivuar nga origjinali me 4 dhjetor 2010 . Marre me 19 gusht 2020 . {{ cite web }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  16. ^ Joseph Needham: Science and civilisation in China, Vol. 4: Physics and Physical Technology, Part 3: Civil Engineering and Nautics; 1971 , Cambridge University Press, Cambridge , edicioni 1978 Caves Books, Ltd. Reprint; isbn 0-521-07060-0, fq. 128.
  17. ^ Joseph Needham: Science and civilisation in China, Vol. 4: Physics and Physical Technology, Part 3: Civil Engineering and Nautics; 1971 , Cambridge University Press, Cambridge , edicioni 1978 Caves Books, Ltd. Reprint; isbn 0-521-07060-0, fq. 137
  18. ^ a b Nancy Shatzman Steinhardt: Liao Architecture . 1997 , Honolulu : University of Hawaii Press, fq. 383.
  19. ^ John Kieschnick: The Impact of Buddhism in Material Chinese Culture ; 2003 , Princeton University Press; ISBN 0-691-09676-7 , fq. 83
  20. ^ John Kieschnick: The Impact of Buddhism in Material Chinese Culture ; 2003 , Princeton University Press; ISBN 0-691-09676-7 , fq. 84
  21. ^ Timothy Brook: The Confusions of Pleasure: Commerce and Culture in Ming China ; 1998 , Berkeley: University of California Press. ISBN 0-520-22154-0 , fq. 7
  22. ^ a b Robert P. Hymes: Statesmen and Gentlemen: The Elite of Fu-Chou, Chiang-Hsi, in Northern and Southern Sung; 1986 , Cambridge: Cambridge University Press; ISBN 0-521-30631-0 , fq. 30

Bibliografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  • Charles Benn: China's Golden Age: Everyday Life in the Tang Dynasty ; Oxford: Oxford University Press; 2002 , ISBN 0-19-517665-0 .
  • Timothy Brook: The Confusions of Pleasure: Commerce and Culture in Ming China ; 1998 , Berkeley: University of California Press. ISBN 0-520-22154-0 .
  • Michael W. Fazio, Marian Moffett & Lawrence Wodehouse: A World History of Architecture ; 2003 , McGraw-Hill Professional, ISBN 0-07-141751-6 .
  • Fu, Xinian: "The Three Kingdoms, Western and Eastern Jin, and Northern and Southern Dynasties", te Chinese Architecture ; red. nga Nancy S. Steinhardt; 2002 , New Haven : Yale University Press. ISBN 0-300-09559-7 , fq. 61?90.
  • Robert P. Hymes: Statesmen and Gentlemen: The Elite of Fu-Chou, Chiang-Hsi, in Northern and Southern Sung; 1986 , Cambridge: Cambridge University Press; ISBN 0-521-30631-0 .
  • John Kieschnick: The Impact of Buddhism on Chinese Material Culture ; 2003 , Princeton University Press, ISBN 0-691-09676-7 .
  • Michael Loewe: Everyday Life in Early Imperial China during the Han Period 202 BC?AD 220 ; 1968 , London: B.T. Batsford Ltd.; New York : G.P. Putnam's Sons; ISBN 0-87220-758-7 .
  • Nancy Shatzman Steinhardt: Liao Architecture . 1997 , Honolulu : University of Hawaii Press.
  • Eric Stratton: The Evolution of Indian Stupa Architecture in East Asia; New Delhi, Vedams, 2002 , viii, ISBN 81-7936-006-7 .

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]