한국   대만   중국   일본 
Odise Andruco - Wikipedia Jump to content

Odise Andruco

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Jeta Andruco i njohur ne greqisht si kapedan Andrjuci (1790-1825), ishte me prejardhje arvanite [1] nite i nje te biri i te famshmit kryekomitit Andrea ose Andruco Verushi, nga Llivanati i Lokridhes. Odisea lindi ne Preveza ne vitin 1790. Kur Odisea ishte 4 vjec, babai i tij vdes ne burg nga torturat e turqve ne Stamboll. [ nevojitet citimi ] Ali Pashe Tepelena, mik dhe bashkeluftetar i babait te tij, e mori prane pas vdekjes se Andrucos Verushit. Ne oborrin e Ali Pashes, Odisea kishte te tille pozite qe nuk e kishin as djemte e Aliut. Ai i sherbeu me besnikeri dhe krenari Ali Pashe Tepelenes . E ndihmoi Ali Pashen ne te gjitha lufterat e tij kunder turqve dhe kunder sulioteve e kardhiqoteve. Por lidhja e ngushte e Odisese me Ali Pashen do ta demtonte shume mbas disa viteve. Ishte frymezuesi i Keshillit te kapedaneve te Rumelise qe kishin qellim bashkimin e Greqise pa dallim feje dhe mbeshtetej tek Ali Pasha ne luften e tij kunder turqve. Kete politike Odisea u perpoq ta diktoje edhe pas vdekjes se Ali Pashe Tepelenes gjate luftes per clirimin e Greqise dhe kjo i kushtoje jeten dhe akuzen si tradhtar. Ne vitin 1821, Odise Andruco ishte Komandant i Pergjithshem i Greqise Lindore me graden Gjeneral, por nga mesi i vitit 1822, ai jep doreheqjen me nder si Komandant i Pergjithshem per arsye se nuk shihej mire nga kundershtaret e tij. Bema qe e bene Odise Andrucon si figure te 1821-shit eshte qendresa e tij ne Hanin e Grabies. Odisea kishte nje mendje politike dhe ushtarake te zgjuar, qe vleren e tij e njihnin te gjithe kapedanet e Rumelise, dhe e konsideronin udheheqesin e tyre te natyrshem. Odisa Andruco u vra me urdher te politikanit grek Koletit. Odisea kishte shume popullaritet te madh, gje qe nuk shihej me sy te mire nga disa politikane greke. [ nevojitet citimi ] Shkuan shume vite derisa figura heroike e Odisea Andrucos u vleresua drejt, sepse autoret morale te vrasjes se tij e kishin paditur tradhtar te atdheut. Tradhtia e tij kujtohej se ishte sepse donte bashkimin e grekeve dhe te shqiptareve per te luftuar kunder turkut. [ nevojitet citimi ]

  1. ^ Magliveras, Simeon (2009). The ontology of difference: nationalism, localism and ethnicity in a Greek Arvanite village (PDF) (Thesis). Durham University. p. 55.