Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Objektivizmi
eshte nje sistem filozofik i zhvilluar nga filozofja ruso-amerikane
Ayn Rand
(1905-1982).
Sipas filozofise objektiviste, realiteti ekziston pavaresisht ndergjegjjes; njerezit jane ne kontakt te drejtperdrejte me realitetin permes perceptimit te shqisave; njeriu e fiton dijen objektive nga perceptimi nepermjet procesit te formimit te koncepteve dhe logjikes induktive dhe deduktive; qellimi ne vetvete dhe morali i jetes se vet eshte kerkimi i lumturise personale dhe interesit racional te vetvetes... mbeshtetet kesisoj egoizmi racional, qe eshte nje forme individualizmi qe nuk i demton te tjeret; I vetmi sistem politik dhe ekonomik koherent me kete moralitet eshte respekti per te drejtat individuale, ne formen e kapitalizmit te paster; roli i artit ne jeten e nje njeriu eshte te transformoje idete metafizike me te larta njerezore nepermjet riprodhimit te perzgjedhur te realitetit ne nje forme fizike - nje veper arti- qe mund te kuptohet dhe ndaj te ciles nje njeri mund te pergjigjet emocionalisht.
[1]
[2]
Idete e trupezuara ne filozofine objektiviste kane pasur dhe kane ndikim te madh mes
libertarianeve
.
[3]
Levizja Objektiviste
, e themeluar nga
Rand-i
, perpiqet te perhapi keto ide ne publik dhe ne qarqet akademike.
Rand fillimisht i shprehu idete e saja filozofike ne romanet
Revolta e Atlasit
,
Burimi i jetes
dhe ne vepra te tjera. Me tej ajo e perpunoi filozofine e saj ne periodike si
The Objectivist Newsletter
,
The Objectivist
dhe ne
The Ayn Rand Letter
, sikunder edhe ne libra jo-fiksion si
Introduction to Objectivist Epistemology
dhe
The Virtue of Selfishnes
.
[4]
Emri “Objektivizem” vjen nga ideja se dituria njerezore dhe vlarat njerezore jane objektive: ato ekzistojne dhe jane te percaktuara nga natyra e realitetit, per t'u zbuluar nga mendja, dhe nuk krijohen nga mendimet qe nje njeri ka.
[5]
Rand deklaroi se ajo zgjodhi kete emer sepse emri i saj i preferuar per te emertuar nje filozofi te bazuar paresisht mbi ekzistencen - “
ekzistencializmi
” - tanime ishte marre nga te tjere.
[6]
Rand e karakterizoi Objektivizmin si “nje filozofi per te jetuar ne Toke”, rrenjosur ne realitet, dhe me qellim perkufizimin e natyres njerezore dhe te natyres se botes ne te cilen ne jetojme.
[4]
Filozofia ime, ne thelp, eshte koncepti i njeriut si nje qenie heroike, me lumturine e tij si qellimi moral i jetes se tij, me arritjen prodhuese si aktivitetin e vet me fisnik, dhe arsyen si absoluten e vetme.
Ayn Rand, Revolta e Atlasit
|
---|
Novela & Romane
| |
---|
Eseistike & Filozofi
| |
---|
Te tjera
| |
---|
Periodike Objektiviste
| |
---|
Koncepte
| |
---|
Autore Objektiviste
| |
---|
Organizata Objektiviste
| |
---|