한국   대만   중국   일본 
Ninxha - Wikipedia Jump to content

Ninxha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
(Percjelle nga Ninxhat )
Shinobi

Nje ninxha (shqip: i fshehuri) ose shinobi (shqip: te fshehesh) ka qene luftetar ne kohen Japonia feudale , qe u perdore per spiunazhe, si vrases dhe marres i informatave. Disa dokumente folin se ninxhat ishin nje bashkesi budiste te cilet ishin ne kerkim te nirvanas (clirimi). Ninxhat kane qene te kushtuar nga zhvillimi i shpiunazhes i cili erdh nga Kina .

Ninxha ndryshe jane quajtur edhe "ushtaret e territ" . Ninxhat jane zhvilluar ne provincen Iga te Japonise qendrore ne shekullin e 15 deri ne shekullin e 17. Ne kodrat e kesaj province jane ushtruar njerezit e manastireve, ushtare te arratisur nga Kina dhe fshataret e thjeshte per te vrare, spiunuar dhe per tu vetembrojtur. Njerezit e thjeshte mendonin se ninxhat ishin demon mali, sepse jetonin neper kodra, ne fshatra te fortifikuara mire. Nje fshat i fortifikuar ishte i mbeshtjellur me mure te larta. Jashte mureve kishte ara orizi te cilet ishin si labirinte per sulmuesit dhe sherbenin per perfitimin e ushqimit. Rreth nje fshati ishte edhe gjithmone nje lume i cili e bente edhe me te rende depertimin ne te.

Brenda mureve te fshatit kane jetuar femijet, grate dhe burrat te cilet nuk ishin ne eliten e ninxhave. Jashte mureve te fshatit dhe ne fund te arave te orizit kane jetuar shinobit me pervojen me te madhe, per ti mbrojtur arat dhe fshatin. Per ninxhat ka shume legjenda dhe thenie te cilat jane edhe gati te verteta, si p.sh. : Ninxhat kane mundur te ecin mbi uje, ata kane mundur te fluturojne dhe jane bere te padukshem.

Dokumente historike per ninxhat nuk ka gati hiq. Por ekzistojne tekste te fshehura te shkruajtura ne shekullin e 17 per mesimin e ninxhave. Tre tekstet me te njohura jane Bansensh?kai , Sh?ninki dhe Ninpiden .

Themelet e shpiunazhes japane [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Hulumtimi i artit te shpiunazhes , themelimi dhe funksioni nuk eshte lehte te behet, sepse fshehtesia absolute ishte dhe eshte nje nder pjeset kryesore te saj. Taktikanti ushtarak kinez Sun Tzu ia kushtoi nje kapitull te veqante shpiunazhit ne libren e tij Arti i Luftes . Kjo liber kishte mundur qe prej shekullit te dyte te vinte ne Japoni nga emigrantet kineze dhe te integrohej ne strukturat kryesore te luftes- dhe artit ushtarak Bujutsu .

Prinz Shotoku Taishi (593-622) ishte i pari udheheqes i cili filloi te perdore shpiunazhin per perfitime ne lufte. Emri Ninjutsu ose edhe Shinobi-no-jutsu ndoshta e ka prejardhjen nga koha e tij. Nga periudha Heian (794-1192) filloi qe ninjutsu te perdorej si pjese e strategjise ushtarake te Bushit dhe te specializohet.

Ninxha te mjohur [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne historine japoneze ka shume njerez te cilet merren si ninxha. Shpesh tregimet per ta jane te romantizuara dhe nuk mund te behet dallimi ndermjet legjendes dhe te vertetes.

  • F?ma Kotar?  : Disa persona te cilet sherbenin per familjen Hojo dhe drejtuan atje shume trupe luftuese.
  • Ishikawa Goemon  : Hajdute dhe hero i popullit i Japonise mesjetare.
  • Sarutobi Sasuke  : Sipas legjendes ishte ninja me prejardhje nga Koga i cili punoi per Sanada Yukimura.
  • Hattori Hanz?  : Ninja me i njohur i Japonise, ishte nga Iga. Punoi per Tokugawa Ieyasu ne mbrojtje kunde shpiunazhes.

Ne kulturen popullore [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ninxha shfaqet ne shume forma te mediave popullore japoneze dhe perendimore, duke perfshire libra, seriale e televizive, animacion, filma, video lojera, anime, manga dhe libra komike amerikane. Nga Japonia e lashte deri ne mediat moderne boterore, pershkrimet popullore variojne nga ato realiste tek ato fantastike te ekzagjeruara, si thelbesore, ashtu edhe estetike.

Literatura [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  • Roland Habersetzer: Die Krieger des alten Japan. Beruhmte Samurai, R?nin und Ninja. 1. Auflage. Palisander, Chemnitz 2008, ISBN 978-3-938305-07-2 (enthalt u. a. sowohl auf historischen Quellen beruhende authentische Ninja-Erzahlungen als auch anekdotische Ninja-Geschichten).Shinobi eshte nje ninja me force shum mbi natyrore qe ka nje force shum te madhe cdo ninja shinobi kalon nivelet e ndryshme dhe disa prej tyre zhgjedhen ne fund hokage sipas filmit japonez te Naruto Uzumakit.