한국   대만   중국   일본 
Nebil Duraku - Wikipedia Jump to content

Nebil Duraku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Nebil Duraku
U lind me 27 maj 1934
Buroje , Kosove
Vdiq me 26 tetor , 1989
Zagreb , Kroaci
Kombesia Shqiptar

Nebil Duraku u lind me 27 mars 1934 ne Buroje , Kosove , eshte shkrimtar shqiptare.

Biografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Kreu shkollen Tregtare-financiare te Kontabilitetit ne Peje. Studioi ne Fakultetin Juridik te Universitetit te Prishtines. Punoi si mesues ne disa lokalitete te Drenices. Punoi mbi tri dekada gazetar: gazetar-reporter i te perditshmes “Rilindja” (1957-1975); redaktor i “Gazetes se delegateve” te Kuvendit te Kosoves (1975-1977) dhe reporter-redaktor i Televizionit te Prishtines (1977-1989). Nje kohe ishte edhe bashkepunetor i disa gazetave dhe revistave qe botoheshin ne ish-Jugosllavi: “VUS” (Vjesnik u sredu) te Zagrebit, “Delo” te Lubjanes etj. Me shkrime letrare u paraqit per here te pare me 1952. vazhdoi bashkepunimin me te gjitha gazetat dhe revistat shqipe qe botoheshin ne kosove e me gjere. Ka kultivuar disa lloje zhanresh letrare ne proze. Librin e pare te tregimeve per femije Topi i larme e botoi me 1965 ne redaksine “Flaka e vellazerimit”, ne Shkup. Pastaj, botoi romanin e pare Murgesha (1966) ne Redaksine e botimeve “Rilindja” te Prishtines, nga e cila redaksi me pastaj u botuan edhe romanet Shtrojera (1969, ribotimi 1979), romani Drenusha (1980), librin me tregime Kobi (1983) dhe romani Egjra (1989). Romanin Shtrojera e botoi edhe Shtepia Botuese “Naim Frasheri”, e Tiranes, me 1983. Gazeta “Flaka e vellazerimit” e botoi me 1980 ne vazhdime romanin Dhengrenesit, ndersa romanin I treturi e botoi revista letrare “Koha” e Podgorices (1983), si dhe romanin Murana (1986). Radio Prishtina emetoi radio-dramat Tregtari i kafshatave te dreqit dhe Kah fryn era, kurse televizioni i Prishtines realizoi dramen televizive Kopshti i pleqerise. Iu vu ne skene edhe drama Maska e cjerre. Eshte autor i librit monografik Ekonomia e Kosoves sot e ne perspektive (1976) dhe i librit-leksikon Shkrimtaret e Kosoves 1943-’83, te botuar me 1984. Nebil Duraku vdiq me 26 tetor 1989 ne Zagreb, per te gjetur prehje ne varrezat e Prishtines.