한국   대만   중국   일본 
Musa Juka - Wikipedia Jump to content

Musa Juka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Musa Juka
Minister i Puneve te Brendshme
Ne detyre
28 shtator 1925 ? 10 shkurt 1927
Paraprire nga Ceno Kryeziu
Pasuar nga Abdurrahman Dibra
Ne detyre
3 nentor 1930 ? 16 tetor 1935
Paraprire nga Rauf Fico
Pasuar nga Et'hem Toto
Ne detyre
9 nentor 1936 ? 7 prill 1939
Paraprire nga Et'hem Toto
Pasuar nga Zef Kadarja
Minister i Puneve Botore e Bujqesise / me 12 shkurt 1929 Ekonomise Kombetare
Ne detyre
28 shtator 1925 ? 20 tetor 1927
Paraprire nga Kostaq Kotta
Pasuar nga F. Vokopola
Ne detyre
20 qershor 1928 ? 5 mars 1930
Paraprire nga Ferit Vokopola
Pasuar nga Mehdi Frasheri
Ne detyre
mars 1933 ? 14 qershor 1934
Paraprire nga Sait Toptani
Pasuar nga Dhimiter Beratti
Kryetar i Bashkise Shkoder
Ne detyre
1916 ? qershor 1924
Paraprire nga Muharrem Gjylbegu
Pasuar nga Muhamet Gjyrezi
Te dhena vetjake
U lind me 10 mars 1885
Shkoder , Perandoria Osmane
Vdiq me 13 nentor 1955
Aleksandri , Egjipt
Nenshtetesia shqiptar
Punesimi nepunes, minister

Musa Juka ( Shkoder , 10 mars 1885 - Aleksandri , 13 nentor 1955 ) ka qene kryetar i bashkise se Shkodres per tete vite, [1] Minister i Brendshem i Shqiperise gjate periudhave 28 shtator , 1925 ? 10 shkurt , 1927 dhe 11 nentor , 1933 - 16 tetor , 1935 si dhe Minister i Puneve Boterore i Shqiperise gjate periudhave 9 nentor , 1936 - 7 prill , 1939 dhe 22 prill , 1931 - 7 dhjetor , 1932 .

Biografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

U lind ne Shkoder, djali i katert i gjashte femijeve te Zyberit dhe Hava Bekteshit, rridhte nga te dy anet prej familjesh te vjetra qytetare, te kamura dhe shpesh te perfshire ne punet e parise se qytetit. I ati i tij Zyberi me te vellane, Ibrahimin, merreshin me tregti, vecanerisht te mendafshit dhe te leshit. Kishin magaza ne pazar , zoteronin cifligje ne fshat dhe jetonin ne lagjen Parruce ? zemra politiko-administrative e gjithe vilajetit ?  ku kishin shume dugaja qe i jepnin me qira dhe dy hotele ? njeri prej tyre shume i shquar, i quajtur  Europa , mbahej si nje nga me te miret e Rumelise . Sic ia kerkonte sera, kishin bere pelegrinazhin ne Meke dhe thirreshin haxhi .

Musai i mori mesimet e para ne mejtepin e Parruces. Sipas kujteses historike te trasheguar ne familje, shkolla e tij mesme ka qene “ hem per administrim, hem fetare ”. Asnje material shkresor i zbuluar derimesot nuk konfirmon qe Musai te kete kryer arsimin e larte. [2]

Ne rinine e tij ishte kazaz (mendafshdredhes). [3] Rreth vitit 1905, ne moshen 20-vjecare, punesohet ne Drejtorine e Finances se vilajetit te Shkodres . Ne 1910 behet drejtor i saj ? detyre qe e ushtron deri ne dorezimin e qytetit Malit te Zi nga Esat pashe Toptani . Pas largimit te malazezeve, Administrata Nderkombetare qe mori ne administrim qytetin e ftoi te ishte anetar i Komisionit te Buxhetit. Por vemendja e Musait u perqendrua ne fushen e propagandes politike.

Si themelues dhe drejtues bashke me Ymer Lutfine i gazetes  Seda-i Milet , Musa efendiu u be nje nder prijesit e qendrimit te myslimaneve te Shkodres . Kjo e perkohshme propagandonte per nje mbret mysliman . [4]

Me 19 mars 1916, gjate pushtimit austro-hungarez, Musa Juka behet Kryetar i Perlimtares se Shkodres me 70% te votave (28 nga 40 zgjedhes te dyte). Rizgjidhet ne detyre me 10 mars 1920 kur Shkodra ishte ende nen administrimin e dyte nderkombetar te perfaqesuar nga guvernatori francez Bardi de Fortou. Si ne te gjithe Shqiperine, me 9 korrik 1922 u bene zgjedhje te reja dhe Musai fitoi mandatin e tij te trete si kryetar i bashkise me te madhe te vendit.

Juka diti te mbante marredhenie te mira pune me cilindo autoritet ne fuqi, duke e shfrytezuar kete bashkepunim ne dobi te puneve publike dhe sherbimeve ndaj qytetareve. Nen kujdesin e Musait, u celen dhe u shtruan rruge te reja, u realizua ndricimi i qytetit, u ndreqen urat mbi Bunen dhe Drinin , u sigurua nje sherbim spitalor dinjitoz dhe shume gjera te tjera. [1] Me rastin e Luftes se Koplikut qe treguar mjaft aktiv, vecanerisht persa u perkiste furnizimeve te ushtrise vullnetare dhe nxitjen e popullit per furnizimin e frontit. [3]

Refuzoi bashkepunimin me levizjen kryengritese te Elez Isufit , Bajram Currit dhe Halit Lleshit te marsit 1922. Nen trysnine e ndarjes se thelle qe po pervijohej ne skenen politike shqiptare, u rreshtua me Partine Popullore te Ahmet Zogollit . Mbi Juken vershoi nje lum i pafund kritikash dhe qortimesh. opozita, permes organit Ora e Maleve , e akuzonte per braktisje te interesave te qytetareve dhe kerkonte ja doreheqjen nga posti, ja heqjen dore nga marrja me politike. Zgjedhjet per Kuvendin Kushtetues te 27 dhjetorit 1923 rezultuan nje deshtim i rende per Kryetarin e Bashkise. Nga 13 perfaqesues te prefektures se Shkodres, vetem njeri ishte zogist, Halit Rroji .

Me Levizjen e qershorit Rexhep Shala , Xhemal bej Bushati dhe Ndok Gjeloshi u dynden ne Shkoder qe te largonin Abedin Nepravishten , prefekt, Ferit Frasherin , komandant i Xhandarmerise, dhe Juken, kryetar i Bashkise, se bashku me forcat besnike qeveritare dhe me ndjekesit e tyre, u mbyllen ne prefekture dhe i bene rezistence levizjes se armatosur. Vrasja e Ferit Frasherit theu vullnetin e mbrojtesve dhe ata vendosen te dorezohen.

U arratis ne Podgorice , ku me Ceno bej Kryeziun , Hasan beg Bushatin dhe te tjere formoi Komisionin e Podgorices, i cili ne bashkerendim me grupimet e tjera legaliste kishte per detyre pergatitjen dhe realizimin e rikthimit ne pushtet te autoriteteve te ligjshme. Triumfi i Legalitetit rezultoi vecanerisht i lehte edhe ne Shkoder ku mbeshtetesit e Zogut ishin ne minorance. Keqadministrimi i drejtuesve te dale nga Levizja e qershorit dhe masat ndeshkuese arbitrare te ndermarra nga Mustafa Kruja , i emeruar prefekt i Shkodres, kishin ngjallur ndjesi jo te mira nder shkodranet.

Per familjen Juka morri fund nje nga periudhat me te erreta te saj. Nen terrorin e sundimit revolucionar, vellezerit e Musait u shtrenguan ne klandestinitet, shtepia iu shkaterrua, iu konfiskuan pasurite. U desh nderhyrja e konsullit francez Billecocq per te shpetuar nga perndjekjet gruan shtatzene te Musase. Pas rikthimit qe zv/prefekt i Shkodres deri ne shtator 1925. [5] Zogu e thirri ne Tirane. Musai ngurroi. Pas turperimit te Opozites, ai tashme ishte i plotfuqishem ne Shkoder.

Megjithe rezistencen e Sadetes, Musai vendosi te pranonte oferten e Presidentit te Republikes se saposhpallur. Hyri si deputet zevendesues nga lista e Dibres. Nga 1925 deri ne 1939, pervec disa periudhave te shkurtra, luajti rolin e nje viceroi dhe nje mbeshtetesi te palekundur te regjimit zogist. Si minister i Puneve Publike, mania e Musait qene rruget dhe infrastruktura rrugore ne teresi. Ura e Matit eshte ne kete drejtim trashegimia e tij me e shquar ndersa ne cilesine e ministrit te Puneve te Brendshme garantoi nje rend dhe qetesi. Njekohesisht, shpesh here pa te drejte, emri i Musa Jukes u be sinonim i plageve me te renda te qeverisjes se kohes, si korrupsioni, nepotizmi dhe arbitrariteti i policise sekrete.

Pas nje mergimi te gjate dhe te vuajtshem ne Stamboll (1939-1949) dhe ne Aleksandri (1949-1955), Musa Juka nderroi jete me 13 nentor 1955, ora 9.30 e paradites.

Familja [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ishte i martuar me Sadete Shpuzen , nga nje familje e shquar maxharre, Kokotlija, qe kishte sunduar mbi qytet-keshtjellen e Shpuzes perpara se ajo te binte ne duart e Princ Nikolles. Ajo ishte nje grua shume e devotshme dhe shpirterore. Edhe Musai ishte “ mysliman qe e praktikon[te] fene e tij me njefare rigoroziteti, ne kontrast me pjesen me te madhe te bashkekohesve te tij ” thuhet ne dokumentet arkivore britanike.

La kater femije: Burhanin , i diplomuar per drejtesi dhe letersi ne Sorbonne; Safete Sofien , e diplomuar ne Arkelogji, Histori arti dhe Letersi. Po ne Sorbonne, ajo mbrojti tezen ne filozofi mbi temen “A. Suares, G. Rouault, Mendimet e tyre mbi jeten dhe mbi artin nepermjet vepres dhe leterkembimit te tyre”. Eshte autore e monografise shume te rendesishme “Kosova: Shqiptaret ne Jugosllavi nen driten e dokumenteve historike”, New York, 1984; Lumnijen (l. 20 janar 1925), mesuese dhe bashkepunetore e njohese intime e Nane Terezes; si edhe Fiqretin , i diplomuar per shkenca politike ne Strasburg .

Mirenjohje [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ishte dekoruar Kalores i Urdhrit te Franc Jozefit te Austro-Hungarise, Kumandar i Urdhrit te Legjionit te Nderit te Frances, Kryq i Madh i Urdhrit te Kurores se Rumanise, Kryq i Madh i Urdhrit te Shen Saves se Jugosllavise , Kryq i Madh i Urdhrit te Kurores se Italise, Kordon i Math me Hyll i Urdhrit te Skenderbeut dhe, per besnikerine personale ndaj Ahmet Zogut ne rastin e Triumfit te Legalitetit, ky i kishte akorduar medaljen “ Shokevet te Mij ”. [2]

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ a b Juka A., I mistershmi Musa Juka ne 60-vjetorin e vdekjes , Tirane: Mapo , 13 nentor 2015.
  2. ^ a b Juka A., 128 vjetori i lindjes se Musa Jukes , 10 mars 2013.
  3. ^ a b Bushati, Hamdi (1998). Shkodra dhe motet v. I . Shkoder: Idromeno. fq. 195. OCLC   645720493 .
  4. ^ Vllamasi, Sejfi (2012). Ballafaqime politike ne Shqiperi (1897-1942) . Tirane: Vllamasi. fq. 19. ISBN   978-9928-140-54-8 .
  5. ^ Juka, Gezim H. (2014). Shkodra ne Triumfin e Legalitetit . Reklama. fq. 135. ISBN   9928125945 .