한국   대만   중국   일본 
Montserrati - Wikipedia Jump to content

Montserrati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Montserrat
Emblema - Montserrati
Flamuri Stema
Vendndodhja - Montserrati
Vendndodhja - Montserrati

Montserrati eshte nje Territor Britanik pertej Oqeanit ne Karaibe . Ai ndodhet ne Ishujt Leeward , qe jane pjese e Antileve te Vogla ne Indet Perendimore . Montserrati eshte mesatarisht 16 km i gjate dhe 11 km i gjere dha ka 40 km vije bregdetare. [1] Moserrati quhet edhe Ishulli Emerald i Karaibeve per shkak te ngjashmerise me bregdetin e Irlandes dhe prejardhjes irlandeze te disa prej banoreve te tij.

Me 18 korrik 1995, vullkani Soufriere Hills dikur i qete, ne pjesen jugore te ishullit, u be aktiv. Shperthimi i tij shkaterroi kryeqytetin Plymouth te kohes gjeorgjiane te Montserratit dhe dy te tretat e popullsise se ishullit u detyrua te ikte. Aktiviteti vullkanik vazhdon, duke prekur kryesisht rrethinat e Plymouth-it, perfshire edhe objektet portuale te tij, dhe anen lindore te ishullit rreth ish Aeroportit W. H. Bramble, mbeturinat e te cilat u mbuluan nga llava vullkanike me 11 shkurt 2010.

Nje "zone e ndaluar" qe zgjerohet nga brigjet jugore te ishullit ne veri ne nje pjese te Lugines Belham eshte imponuar per shkak te madhesise se kupoles ekzistuese vullkanike dhe rrezikut potencial qe rezulton nga aktiviteti piroklastik. Vizitoret ne pergjithesi nuk lejohen te hyjne ne zonen e ndaluar, por nje pamje mbreselenese e shkaterrimit te Plymouthit mund te shihet nga maja e Kodres Garibaldi ne Gjirin e Ishujve. Vullkani relativisht i qete qe nga fillim te vitit 2010, vazhdon te monitorohet nga afer nga Observatori i Vullkanit i Montserratit.

Nje qytet i ri dhe port eshte duke u ndertuar ne Gjirin e Vogel, qe eshte ne bregun veriperendimor te ishullit. Ndersa ky ndertim vazhdon, qendra e qeverise dhe bizneseve ndodhet ne Brades.

Montserrati e ka marre emrin nga Kristofor Kolombi ne udhetimin e tij te dyte ne Boten e Re me 1493 .

Harta e Monserratit qe tregon "Zonen e Ndaluar", per shkak te aktivitetit vullkanik.

Historia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Puna arkeologjike ne terren ne vitin 2012 ne Kodrat e Qendres te Montserratit tregoi ka pasur nje pushtim arkaik midis 4000 dhe 2500 Para Krishtit. Me vone zona bregdetare tregojne pranine e kultures Saladoide. Ne nentor 1493 Kristofor Kolombi kaloi prane Montserratit ne udhetimin e tij te dyte, pasi iu tha se ishulli ishte i lire per shkak te kontrolleve nga ana e Caribeve. Kolombi e quajti ishullin Santa Maria de Montserrat (Shen Maria e Monserratit), sipas Manastirit te Montserratit ne Kuroren e Aragonit (sot Katalonja , Spanje ). Ishulli u vendos nen kontrollin e anglezeve ne vitin 1632, kur dhuna anti-katolike ne Nevis detyroi nje grup irlandezesh te transportuar nga Irlanda si skllever, te vendosen ne Montserrat. Nje koloni neo-feudale u zhvillua.

Kolonizatoret filluan te importojne skllever afrikane per pune, sic ishte e zakonshme per shumicen e ishujve te Karaibeve. Kolonizatoret ndertuan nje ekonomi te bazuar ne prodhimin e sheqerit, rumit, niseshtese dhe pambukut, te kultivuar ne plantacione te medha duke shfrytezuar punen e skleverve. Nga fundi i viteve 1700, plantacione te shumta u zhvilluan ne ishull. Shume irlandeze u transportuan gjithashtu ne ishull, per te punuar si skllever, si sherbetore ose te burgosur. Disa u internuan nga Oliver Kromuelli .

Shekulli i 18-te [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Me 17 mars 1768, sklleverit ngriten krye por nuk arriten te fitojne lirine. Populli i Montserratit e feston Diten e Shen Patrikut si nje feste publike per shkak te revoltes sklleverve. Festimet e mbajtura ate jave perkujtojne kulturen e Montserratit ne kenge, valle, ushqime dhe kostume tradicionale.

Ne vitin 1782, gjate Luftes Revolucionare Amerikane, Franca pushtoi per nje kohe te shkurter Montserratin pasi mbeshteti e rebelet amerikane. Francezet ia kthyen ishullin Britanise se Madhe sipas Traktatit te Parisit te vitit 1783 qe i dha fund atij konflikti.

Kulturat e reja bujqesore dhe politika [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Britania ndaloi skllaverine ne Montserrat dhe territoret e tjera te saj Karaibe ne gusht 1834.

Gjate shekullit te nentembedhjete, renia e cmimit te sheqerit pati nje efekt negativ ne ekonomine e ishullit. Kjo ndodhi per shkak te konkurrences se Brazilit dhe vende teve tjera ne tregti.

Ne vitin 1857, filantropi britanik Joseph Sturge bleu nje pasuri sheqeri per te provuar se ishte me ekonomike qe te punesohen punetore me pagese se sa skllever. Anetare te shumte te familjes Sturge blene toka te reja. Ne 1869 familja themeloi Montserrat Company Limited dhe mbolli peme limoni te gjelber, duke filluar prodhimin komercial te lengut te limonit te gjelber, ngriti nje shkolle, dhe u shiti parcela toke banoreve te ishullit. Pjesa me e madhe e Montserratit u be prone e pronareve te vegjel.

Nga 1871 deri ne 1958, Montserrati administrohej si pjese e kolonive federale te kurores te Ishujve Britanike Leeward, duke u bere nje province e Federates jeteshkurter te Indeve Perendimore ne vitet 1958-1962.

Ne vitin 1979, u hap AIR Studios Montserrat e producentit te Btellsave George Martin. Ishulli terhoqi muzikante me fame boterore, te cilet erdhen per te realizuar regjistrime ne nje mjedis te qete dhe tropikal te Montserratit. Dekada e fundit e shekullit te njezete, megjithate, solli dy ngjarje te cilat shkaterruan ishullin.

Ne oret e para te 17 shtatorit 1989, uragani Hugo, nje stuhi e kategorise 4, goditi Montserrat me fuqi te plote, duke prodhuar erera te qendrueshme prej 225 kilometrash ne ore. Ky uragan demtoi me shume se 90 perqind te ndertimeveve ne ishull. AIR Studios u mbyll, dhe ekonomia turistike u zhduk. Brenda pak vitesh, ishulli u permiresua ne menyre te konsiderueshme, por u demtuar serish, 6 vjet me vone nga aktiviteti vullkanik i cili filloi ne vitin 1995.

Gjeografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ishulli i Montserratit ndodhet rreth 480 km lindje-juglindje te Porto Rikos dhe 48 km ne jugperendim te Antiguas . Ajo perfshin 104 km2, por eshte duke u rritur gradualisht ne madhesi per shkak te shtimit te depozitave vullkanike ne bregdetin juglindor. Ishulli eshte 16 km i gjate dhe 11 km i gjere, me shkembinj qe ngrihen 15 deri ne 30 m mbi det dhe nje numer plazhesh me rere te shperndara neper limanet e bregut perendimor te ishullit.

Montserrati ka dy ishuj te vegjel, Redonda dhe Virgjinia e Vogel, and Shkembi Statuje.

Ekonomia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Nga viti 1979 deri 1989, ne Montserrat ndodhej nje dege e AIR Studios te George Martin, duke e bere ishullin popullor me muzikante te cilet shpesh shkonin atje per te regjistruar, duke perfituar nga klima e ishullit dhe nje mjedis i bukur. Studioja u mbyll si pasoje e uraganit Hugo.

Qe nga rrenimet e uraganit Hugo dhe shperthimit te vulkanit Soufriere Hills, ekonomia montserratiane efektivisht eshte ndalur. Bizneset e eksportit te bazuara ne Montserrat merren kryesisht me shitjen dhe transportimin e pajisjeve per ndertim. Importet perfshijne pothuajse cdo gje ne dispozicion per shitje ne ishull.

Buxheti operativ i ishullit eshte siguruar ne mase te madhe nga qeveria britanike dhe administruar nga Departamenti per Zhvillim Nderkombetar (DFID) dhe arrin ne rreth 25.000.000 paund ne vit. Sasi shtese sigurohet permes te ardhurave dhe prones taksat, licences dhe tarifave te tjera, si dhe detyrimet doganore te vendosura mbi mallrat e importuara.


Burime te dhenash [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ Montserrat Arkivuar 24 prill 2020 tek Wayback Machine CIA World Factbook, 19 September, 2006. Retrieved 1 October 2006 .