Mehmet Ali Pasha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Mehmet Ali Pasha
Vali i Egjiptit , Sudanit , Sirise , Hixhazit , Morese , Tashezit , Gjiritit
Femije Ibrahim Pasha
Shtepia Shtepia e Mehmet Ali Pashes
I ati Ibrahim Aga
E ema Zeinab
U lind 17 Mars, 1769
Kavala, Perandoria Osmane , Sot Greqi
Vdiq 2 gusht, 1849
Aleksandria , Perandoria Osmane

Muhamed Ali Pasha ( osmanisht : ???? ??? ???? ??????? ?? ???? Me?emmed ?Al? P?sh? arabisht : ???? ??? ?????? Mu?ammad ‘Al? B?sh? turqisht Kavalalı Mehmet Ali Pa?a ; 4 mars 1769 ? 2 gusht 1849) ishte pasha osman me prejardhje shqiptare , vali i Ejaletit te Egjiptit ( Eyalet-i Mısr ) gjate viteve 1805?1848. Megjithese nuk ishte nje nacionalist modern, ai konsiderohet si themeluesi i Egjiptit modern per shkak te reformave qe ai beri ne sferat ushtarake, ekonomike dhe kulturore. Ai gjithashtu sundoi territore levantine jashte Egjiptit . Dinastia qe ai krijoi do te udhehiqte Egjiptin dhe Sudanin deri me Revolucionin egjiptian te vitit 1952, te udhehequr nga Muhammed Nagib dhe Gamal Abdel Naser .

Lindja dhe karriera [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Mehmet Ali Pasha (1769-1849) i njohur me emrin Mehmed Ali , lindi ne Kavalla , ne perandorine osmane te atehershme, qytet i cili ndodhet sot ne Greqi . Vizitoreve dhe diplomateve evropian shpesh u thoshte se "ishte lindur ne nje fshat shqiptar [1] ".

Per Mehmet Aliun tregohet qe te kete lindur ne nje familje tregtaresh shqiptar me origjine nga Korca . Atij i vdiqen prinderit ne moshe te vogel dhe shkoi te jetoj me xhaxhane e tij. Mehmeti per njefare kohe eshte marre me tregti neper Cameri, me vone ka vendosur qe t'i bashkohet ushtrise se Perandorise Osmane. Per Mehmet Aliun tregohet se edhe pse nuk ka ditur te shkruaje dhe te lexoje ka qene nje njeri i mencur dhe largpames, gje qe e beri ate te beje karriere ne ditet e me pasme te jetes.

Ne ditet kur Napoleon Bonoparti pushtoi Egjiptin i cili qe nga koha e Sulltan Selimit kishte qene pjese e pandashme e perandorise osmane, Mehmet Aliu, ashtu si edhe shume myslimane te tjere, shtetas te perandorise u ngrit per te mbrojtur kete toke te perandorise osmane nga keta kolonizator te rinj.

Ne krye te nje batalioni me shqiptar , Mehmet Aliu marshoi drejt Egjiptit, ku pas perpjekjeve te ndryshme luftarake me francezet me ne fund, Egjipti u clirua nga zgjedha Bonaparta. Pas clirimit te Egjiptit dhe mosmarreveshjeve te ndryshme civile, me ne fund ne vitin 1805 Mehmet Aliu me keshillen e sheikut te Azharit , morri fermanin nga Sulltani per tu bere guvernator i Egjiptit se bashku me titullin Pasha.

Eliminimi i kundershtareve politike [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Portreja

Duke pare situaten e prapambetur te Egjiptit te asaj kohe, ne vitin 1811, Mehmet Aliu ishte ai qe filloi zhvillimin e vendit. Por si rrjedhoje e konflikteve me cifligaret vendas ( Mamluket ), intrigat e tyre, kercenimet ndaj Mehmet Aliut dhe mosbindshmerine ndaj rregullave te shtetit, Mehmet Aliu me rastin e dergimit te birit te tij Tosum Pasha ne Arabi kunder " Vehabive " organizoi nje darke per te gjithe parine vendase Memluke (ketu fillon konspiracia Arabe J).

Pasiqe i ftoi te gjithe Memaliket ne keshtjellen e tij, Mehmet Aliu qe e kishte rrethuar keshtjellen me rojet e tij Shqiptar, i urdheroi ata qe te ekzekutonin te gjithe kundershtaret e tij,afersisht 1000 vete qe i kishte ftuar ate nate ne keshtjelle. Pas ketij veprimi, Mehmet Aliu e siguroi njehere e pergjithmone pushtetin e tij mbi Egjipt, pasiqe ai arriti qe ti eliminoje rivalet e tij ne ate mbremje. Nga ky akt, sa mizor dhe i pabese i Mehmet Aliut, shume Memluk qe shpetuan, filluan te nxisin urrejtjen arabe kunder Mehmet Aliut qe mbahet si i pari politikan Makiavelian ne historine moderne Islame .

Luftrat e Mehmet Aliut [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Perdoria Osmane

Nje nga zotesite kryesore qe Shqiptaret kane pasur ne Perandorin Osmane, ka qene arti i luftes. Keshtu, qe nga ditet e marrjes se Egjiptit e deri ne ditet e fundit te jetes se tij, Mehmet Aliu, me ndihmen e djemve te tij zhvilloi mjaft beteja te suksesshme neper bote.

Nga te parat ekspedita luftarake qe Mehmet Aliu organizoi ishin disa fushata me radhe qe kreu ne Arabi me urdher te Sulltanit kunder Vehabive , ku djemte e tij, Tosum dhe Ibrahim Pasha arriten qe kryengritjen e Saudeve ne Arabi ta shype dhe te ktheje qytetet e shenjta te Mekes dhe Medines ne gjendje paqeje, nga ku Haxhijte dhe Umraxhijnte te mund te kryenin vizitat e tyre ne token e shenjte ne menyre te qete dhe pa probleme.

Nga vitet 1820 deri me 1822 Mehmet Aliu filloi ekspeditat kunder Sudanit, ku ne 1823 Mehmet Aliu themeloi shtetin e Sudanit dhe Hartumin si kryeqytet te tij. Me 1824, si rrjedhoje e kryengritjeve te shqiptareve (arvanitasve) dhe grekeve ( romejve ) ne Greqi, Sulltan Mahmudi i II qe nuk mund te ta shtypte dot kete rebelim , therriti ne ndihme Mehmet Aliun, i cili duke cuar ne krye te kesaj ekspedite djalin e tij Ibrahim Pasha arriti qe te shuaje dhe shtype revoltat ne Greqi. Si rrjedhoje e kesaj fitore, Mehmet Aliu u shperblye nga Sulltani qe te behej edhe guvernator i Kretes . Por fuqite e medha (Britania e Madhe, Franca, Rusia), duke pare shtrirjen e gjere qe Mehmet Aliu pati qe nga Sudani e deri ne Krete, me 1827 derguan armatat e tyre per te luftuar Ibrahim Pashen, te birin e Mehmet Aliut, i cili pas perplasjes me fuqite e medha u thye.

Si rrjedhoje e disa mbeturinave mamluke qe kishin lene Egjiptin pas masakres se Mehmet Aliut, shume prej tyre qe nga Siria kryenin akte sabotazhi kunder Mehmet Aliut. Per kete arsye ne 1831 Mehmet Aliu u detyrua qe te pushtoje Sirine dhe te ndjeke Mamluket e hikur. Por kjo hapje e madhe e Mehmet Aliut e zemeroi Sulltan Mahmudin i cili hyri ne konflikt me Mehmet Aliun ( besohet se ne kete lufte ka influencuar nje armik personal i Mehmet Aliut, qe ishte keshilltar i Sulltanit ). Pas betejes se 1839 djali i

Mehmet Aliut, Ibrahim Pasha i cili theu ushtrine Osmane, filloi marshin per ne Anadoll, ku sipas shume historianeve ambiciet e Mehmet Aliut ishin qe ai tu bente Sulltan i shtetit Islam. Por duke pare forcen dhe vitalitetin e Mehmet Aliut fuqite e medha e ndaluan dhe kercenuan serisht Mehmet Aliun qe te mos avanconte me tej. Nese ky plan do te kishte ndodhur, bota nuk do ti njihte me Shtetet e Bashkuara Islame, si Khalifati Osmanli, por do ta njihnin si Khalifati Shqiptar.

Pas kesaj perpjekje te fundit Mehmet Aliu u terhoq ne Egjipt, ku atij iu njoh e drejta e Khedivllekut mbi Egjiptin ( mbreterise ), nga ku gjenerata e niperve te tij udhehoqi deri ne vitin 1956.

Arritjet e Mehmet Aliut [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Xhamia e Muhamed Ali Pashes ne Kairo, Egjipt

Cami Mehmet Ali, pervec betejave te tija te suksesshme ne boten Islame , mbahet si i pari modernizues i botes Islame. Ai ishte i pari qe ne boten Islame futi shtypshkronjen , ndertoi fabrika , ndertoi sisteme moderne per shtetet ku ai udhehoqi. Ne vecanti, vepra te Mehmet Aliut qe vlejne per tu theksuar jane : Krijimi i Egjiptit si shtet, modernizimi , ndertimi i qyteteve, qendrave tregtare , qendrave industriale etj.

Krijimi i Sudanit si shtet, emancipimi i shoqerise Sudaneze dhe dhenies se saj te nje fizionomie qytetare (Hadara) perndryshe nga fizionomia fshatare (Badava) qe Sudani kishte perpara ardhjes se Mehmet Aliut.

Emancipimi i shoqerise Egjiptiane, qe sot eshte zemra e botes Arabe , ku nepermjet aktivizimit te shoqerise vendase beduino - felahe ne jeten shoqerore qytetare (Hadara), Mehmet Aliu eshte ai qe mbahet si arkitekt i Intelektualizmit dhe Iluminizmit arab Abham al-Xhedid ; qe do te thote sistemi i ri dhe ka te beje me ate se Mehmet Aliu ishte ai qe per here te pare ne boten Islame, krijoi nje ushtri me te vertet profesionale, dhe mjaft here me te avancuar sesa ajo e Osmaneve. Vete suksesi i ushtrive te Mehmet Aliut neper bote, i tregoi Sulltan Muratit se Sistemi Osman ishte vjetruar, gje qe e coi Sulltanin qe pas Mehmet Aliut te shpalli edhe ai " Nidham Al Xhedidin'" ala - Turce, por qe asnjehere nuk arriti suksesin e Mehmet Aliut.

Dhe pse pasardhesit e Mehmet Aliut me vone u korruptuan dhe e dobesuan Egjiptin qe Mehmet Aliu themeloi, serisht vlerat e Mehmet Aliut per zemren e sotshme te botes Arabo - Islame jane te panumerta. Me te drejte per punen ne themelimin e Egjiptit dhe ringjalljen Arabe qe ze rrenje aty, Mehmet Ali Shqiptari mbahet si themeluesi dhe illuminatori i intelektualizmit Arab.

Tituj te veprave [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Politik
  • Themelues i Egjiptit modern
Ushtarak

Shiko dhe kete [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ Fahmy, Khaled (2002). All the Pasha's Men . Caio: The American University in Cairo Press. fq.  1 , 6. ISBN   977 424 696 9 . {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )