한국   대만   중국   일본 
Medvegja ne lufte - Wikipedia Jump to content

Medvegja ne lufte

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Lufta ne Medvegje , Presheve dhe Bujanoc ka qene lufta pas luftes se Kosoves . Gjate bombardimit te NATO -s ka pase shkelje te renda te drejtave te njeriut dhe represionit te hapur nga ana e formacioneve paraushtarake, ushtrise dhe policise. Vetem ne teritorin e komunes se Presheves, ne vitin 1999 , gjate kohes se gjendjes se luftes ne rrethana te pasqaruara jane vrare 11 shqiptar . Rastet e shkeljes se rende te drejtave te njeriut ( vrasjet , keqtrajtimet dhe plaqkitja ) ne te tri komunat kane qene te ngjashme me ato te cilat kane ndodhur ne Kosove. Maltretimi i banoreve te fshatit Trnovc i Madhe, me 31 mars 1999 . Kur pas bastisjeve te shtepive nga ta eshte kerkuar qe ne afat prej dy oresh ti dorezojne “komandoset e NATO-s, teroristet UCK -s dhe drogen.” eshte ilustrative per veprimet e organeve policore dhe ushtarake gjate gjendjes se luftes. Shumica e rasteve kurre nuk u ndricuan, dhe pushteti i ri nuk tregoi gatishmerine per tu ballafaquar me ta.

Me marreveshje ushtarako teknike nga Kumanova te 9 qershor 1999 e cila ishte baze per ardhjen e trupave nderkombetare ne Kosove, eshte vendos zona Tokesore e sigurise (ne tekst ZTS) ne gjersi prej 5 km gjate viseve administrative me Kosoven. Gati gjysma e kesaj zone shtrihet ne territorin e komunes se Presheves, Bujanocit dhe Medvegjes. Sipas marreveshjes ne kete zone kane pasur qasje vetem pjesetaret e policise me armatim te lehte, ndersa Ushtria e Jugosllavise (UJ) eshte duhur te terhiqet jashte kesaj zone.

Gjate vitit 2000 dhe gjysmes se pare te vitit 2001 territori i tri komunave te lartepermendura kane qene fushe e konfrontimeve te armatosura te policis e dhe Ushtrise Clirimtare per Presheve, Medvegje dhe Bujanoc ( UCPMB ). Pjestaret e saj per here te pare jane paraqit publikisht ne fund te janarit te vitit 2000 ne fshatin Dobrosin (komuna e Bujanocit) gjate varimit te vellezerve te vrare Shaqipi. Konfrontimi i armatosur dhe incidentet jane intensifikuar posacerisht pas terheqjes se policise nga punktet e kontrollit ne fshatrat shqiptare nga komuna e Bujanocit me 27 nentor 2000 . Terheqja eshte bere pas sulmit te UCPMB-se mbi patrollen policore, me crast vdiqen tre police e pese police jane plagosur. Gjate gjashte muajve te ardheshem, jane vrare, plagosur ose rrembyer me teper se 100 njereze, Shqipetare, Serbe, dhe perfaqesues te ushtrise dhe policise.

Ne fillim te vitit 2001 Qeveria e Republikes se Serbise dhe Qeveria Federative formuan trupin Koordinues per Presheve, Bujanoc dhe Medvegje. Ne perpjekje qe te zgjithet kriza ne menyre politike, ne fillim te vitit 2001 perfaqesues te pushtetit dhe komunitetit shqiptar filluan negocijatat, me ndermjetesimin e perfaqesuesve te paktit Veriatlantik ( NATO ), Kombeve te Bashkuara ( KB ) dhe Organizates Evropiane per Siguri dhe Bashkepunim ( OSBE ). Rezulltatet e ketyre negociatave kane qene hyrja graduale e UJ ne ZTS, ne te njejten kohe dhe demilitarizimi dhe shperberja e UCPMB-se. ZTS me marreveshje te mevonshme eshte anuluar ne menyre formale. Kuvendi Federativ ne vitin 2002 nxjeri Ligjin per amnestimin e te gjithe pjestareve te UCPMB-se.

Pas perfundimit te konflikteve, me bashkpunim te OSBE-se eshte bere regjistrimi i popullates dhe eshte nenshkruar Marreveshja mbi medijat per komunen e Bujanocit. Me ndihmen e organizatave nderkombetare filloi kthimi i perhershem i Shqipetarve te zhvendosur nga Kosova, dhe u eshte afruar ndihma per rindertimin e pasurise. Pushteti i Serbise ne disa rasta ka paguar dhe demshperblim. Perfaqesuesit e OSBE-se dhe Ministrise se puneve te brendshme te Republikes se Serbise organizuan dhe trajnim per perfaqesuesit e policise multietnike lokale. Perberja etnike e 400 perfaqesuesve te kesaj policije i pershtatet perberjes etnike te banorve ne keto tri komuna.

Ne periudhen me te re ka me pak shkelje te renda te drejtave te njeriut nga ana e perfaqesuesve te policis e dhe ushtrise. Rrahja e tre Shqiptareve nga Presheva, vrasja e Agim Agushit dhe hapja e zjarit ne ekskurzion me nxenes ne fshatin Strezovce, tregon qe ende ka shkelje te drejtave te njeriut nga ana e policise dhe ushtrise. FDH mendon se organet shteterore nuk kane reaguar ndaj tyre ne menyre adekuate, sepse kryesit e veprave kane mbetur te pa njohur ose jane denuar me denime te lehta. Pergjigjet e MPB-e te Serbise ne ankesat te cilat i parashtroj per shkak te shkeljes se te drejtave te njeriut Keshilli per te drejtat e njeriut ne Bujanoc tregon se organet shteterore nuk zbatoin hetimet ne menyre objektive dhe te paanshme ne keto raste.

Ne fund te vitit 2001 dhe gjate vitit 2002 kane ndodhur dhe incidente tjera te pandricuara (vendosja e mjeteve eksplozive, gjuajtja e bombave te dores, sulmet mbi pjesetaret e policise multietnike). Perfaqesuesit e pushtetit ne deklaratat dhe informatat e tyre per kete i akuzonin pjesetaret e komunitetit shqiptare.

Fondi per te drejten humanitare eshte marre ne menyre sistematike me hetimin e shkeljeve te te drejtave te njeriut dhe te drejtave te pakicave ne Presheve, Bujanoc dhe Medvegje. Hetuesit e Fondit qe nga muaji maj i vitit 2001 ne menyre te vazhdueshme, kane qene ne teren. Hetimet ne komunen e Bujanocit kane perfshire 23 fshatra, nder te cilat kane qene te gjitha fshatrat e ZTS, pastaj fshatrat ne te cilat ne dy vitet e fundit ka pasur shkelje me serioze te te drejtave te njeriut ( Dobrosin , Lucan ) si dhe fshatra etnikisht te perziera ( Osllare , Bilac ). Pervec Presheves, hetimet jane zbatur edhe ne 20 fshatra te kesaj komune, shumica e tyre nga ZTS. Kujdes i posaqem i eshte kushtuar vendeve ne te cilat ka pasur shkelje te renda te drejtave themelore te njeriut, si dhe ne ato ku ka pasur shperngulje te banoreve.

Edhe pse hetimet e FDH kane qene, se pari, te drejtuara ne shkeljen e te dejtave te njeriut dhe te drejtave te pakicave ne komuna te permendura, kjo pos shume ngjarjeve ne kete teritor, i ka permbledh dhe disa qeshtje te cilat jane parakusht per realizimin e drejtave te pakicave, sic jane arsimimi dhe informimi ne gjuhen anetare, pjesemarrja ne kryerjen e puneve publike, dhe te tj. Gjate hetimeve eshte percellur dhe zbatimi i zgjedhjeve lokale 2002 te vitit.

Gjendja ne arsimimin e shqiptareve ne gjuhen ametare gjate dekades se fundit ka qene e ngjajshme me gjendjen e arsimimit te pakicave tjera nacionale ne Serbi. Fondi konkludoi qe programi shkollor etnoqendror, permbajtjet ofenduese te librave shkollore dhe centralizmi i tersishem ne marrjen e vendimeve edhe tani e veshtersoin arsimimin adekuat ne gjuhe shqipe. Problem shtese paracet edhe ajo se gjate konfliktevete armatosura, nje numer i madhe i shkollave, ku mesimi mbahet ne gjuhen shqipe, ishin te demtuara, ndersa disa, edhe pas konflikteve, ushtria i shfrytezonte per nevoja te veta. Njohja e diplomave te fituara ne Kosove para vitit 1999 filloi gjate vitit 2001 ne baze te mendimit te Ministrise se Arsimit.

Medijat dhe jeta kulturole e shqiptareve ne Presheve, Bujanoc dhe Medvegje kane qene deri ne vitin 2001 ne tersi te lera ne inicijativen private. Pas hapjes se radio Presheves dhe nenshkrimit te Mareveshjes mbi parimet themelore per riorganizimin e mediave, themelus e te ciles ishte komuna e Bujanocit, jane krijuar kushtet per informim adekuat publik te shqiptareve ne gjuhen amtare.

Pjesemarrja e Shqiptareve ne kryerjen e puneve publike deri tani nuk ka qene e pershtatshme as ne njeren nga tri komunat. Ne komunen e Presheves, partit shqiptare gjithnje kane pasur rastin ta formojne pushtetin lokal por eshte aplikuar principi i “ diskriminimit pozitiv “ndaj Serbeve dhe Romeve lokal, te cilet jane pakice ne komune. Ne komuna Bujanoc (mbi 60 % Shqiptare) dhe Medvegje (mbi 30 % Shqiptare) partit shqiptare nuk kane marre pjese ne pushtet, e numri i Shqiptareve ne organet lokale te pushtetit ka qene minimal. Gjate veres se vitit 2002 ata kane qene ende te punsuar vetem ne raste te domosdoshme (ofiqar, perkthyes, nenpunes ne zyre te vendit ne fshatra shqiptare). Shqiptaret nuk kane qen te pervaqesuar ne menyre adekuate ne organe te pushtetit lokal, gjykatat, prokurorite, dhe polici . Ne vendet udheheqese me se shpeshti jane Serbet.

Zgjedhjet lokale te vitit 2002, te organizuara me ndihmen e OSBE-se deri me tani jane hap me i rendsishem ne drejtim te inkuadrimit te shqiptareve ne jeten publike dhe politike. Ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe rezultatet e zgjedhjeve duhet te ju mundsojne perfaqesueve te shqiptareve ne tri komunat qe te marrin pjese dhe te ndikojne ne realizimin e drejtave kolektive te komunitetit nacional shqiptare (te vendosja e gjuhes shqipe si gjuhe zyrtare ne Bujanoc dhe Medvegje, rritja e numrit te punsuareve shqiptare ne organet e vetqeverisjes lokale, mundesia qe te ndikohet ne vendimet mbi objektet infrastrukturale dhe tjera).

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Wikibooks:Category
Wikibooks:Category
Wikibooks ka me shume informacione per kete teme: