한국   대만   중국   일본 
Mark Antoni - Wikipedia Jump to content

Mark Antoni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Ne vitin 42 p.K. Mark Antoni i kerkoi Kleopatres te takohej me te ne Tarsus , qe ta pyeste mbi besnikerine e saj. Kleopatra mberriti aty dhe ia mori mendjen aq shume Mark Antonit, sa ai vendosi ta kalonte dimrin e vitit 41 - 40 p.K. me te ne Aleksandri. Per te mbrojtur dhe Cezarionin, ajo i kerkoi Mark Antonit te urdheronte vrasjen e motres se saj, Arisnoe, qe jetonte ne tempullin e Artemises ne Efesus. Ekzekutimi u krye ne vitin 41 p.K. ne shkallet e tempullit dhe kjo shkelje shenjterie skandalizoi Romen. Me 25 dhjetor 40 p.K. Kleopatra solli ne jete dy binjake me baba Mark Antonin, Aleksander Helios dhe Kleopatra Selene II. Ne vitin 37 p.K. Mark Antoni u martua me Kleopatren, sipas ritit egjiptian edhe pse ai ishte i martuar ne ate kohe me Oktavia Minor. Ai dhe Kleopatra paten dhe nje femije tjeter, Ptolemi Filadelfus. Ne vitin 31 para Krishtit, gjenerali Oktavian shkaterroi forcat e kombinuara te Antonit dhe Kleopatres ne beteje. Pasi degjoi nje lajm te rreme se, Kleopatra kishte vdekur, Antoni u hodh mbi shpaten e tij. Mbetur pa shprese, Kleopatra vrau veten, duke vendosur ne kraharorin e saj nje gjarper helmues.

Antoni dhe Kleopatra [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Nje prej femrave me te famshme ne historine e njerezimit, Kleopatra VII, ishte faraonia e bukur dhe brilante e fundit e Egjiptit . Historia e dashurise me gjeneralin romak, Mark Antoni, eshte cilesuar si nje prej romancave me te medha te historise se njerezimit. Pavaresisht se historia e tyre e dashurise skandalizoi shoqerine romake, ata u martuan ne vitin 36 para Krishtit. Por ne vitin 31 para shkaterroi forcat e kombinuara te Antonit dhe Kleopatres ne beteje. Pasi degjoi nje lajm te rreme se Kleopatra kishte vdekur, Antoni u hodh mbi shpaten e tij. Mbetur pa shprese, Kleopatra vrau veten, duke vendosur ne kraharorin e saj nje gjarper helmues.

Femijeve te saj qe i kishte me Mark Antonin iu fal jeta, ndersa Cezarionin e Cezarit, Oktavi, e vrau ne vend dhe muajin gusht e shpalli si dite te fitores se tij ndaj armiqve te Romes, muaj qe edhe ne ditet e sotme njihet si i tille ne kalendarin Romak. Pas kesaj fitoreje te ulet edhe pse ai e quante te lavdishme, Oktavi u vetshpall Augustus Perandori i pare i Romes. Legjenda misterioze dhe e dhimbshme e Kleopatres eshte riprodhuar disa here dhe eshte shfaqur neper kinema, teatro e televizione ne mbare boten. Versionet e historise se treguar ne keto riprodhime kane shume ndryshime nga njera-tjetra, por ne thelb te gjithe e pershkruajne si nje mbretereshe te drejte dhe liberale, nderkohe qe Kleoptra nuk ka qene aspak liberale dhe ne pjesen me te madhe te sundimit te saj ka vendosur interesin e saj personal mbi ate te popullit. Nje nder filmat me te njohur qe krijoi fame shume te madhe ne vitin 1963 ka qene "Kleopatra" i regjizorit Xhozef L. Mankiewicz, film i cili zgjaste 184 minuta. Rolin kryesor, ate te Kleopatres e luante me mjeshteri dhe hijeshi te madhe Elizabet Tejlor , ndersa rolin e Mark Antonit, Ricard Burton.