Manchester United F.C.

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Manchester United F.C.
Emri i plote Manchester United Football Club
Pseudonimi(et) The Red Devils (Djajt e Kuq)
Themeluar 1872
Stadiumi Old Trafford
Kapaciteti 75,731 vende
Pronari Flamuri Joel dhe Avram Glazer
Trajneri Flamuri Erik ten Hag
Liga Premier League
2022?23 3
Faqja zyrtare Faqja zyrtare e klubit
Ngjyra shtepi
Ngjyra jashte
Ngjyra e trete

Manchester United F.C. ose thjesht Manchester United eshte nje klub anglez i futbollit, i konsideruar si klubi me i populluar ne planet per shkak te 659 milione tifozeve ne mbare boten. Me nje vlere te pergjithshme prej 3.136 miliarde funtash britaneze (GBP) United eshte gjithashtu klubi me i vlefshem sportiv ne bote. Djajte e Kuq poashtu gezojne mesataren me te larte te pranise se tifozeve ne ndeshje ne futbollin europian. Manchester United eshte kurorezuar Kampion i Anglise 20 here dhe ka fituar Kupen e Anglise 11 here, te dyja keto rekorde per futbollin anglez. Ata gjithashtu jane fitues te titullit te Kampionit te Europes 3 here, me se fundi ne vitin 2008 .

Historia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Vitet e para [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Klubi i njohur si Newton Health LYR FC u themelua me 1878 nga disa punetore hekurudhe. Emri shpejt iu shkurtua ne Newton Health dhe filluan te therriteshin nga tifozet si The Heathens . Klubi i beri balle falimentit ne vitit 1902 fale John Harry Davies , per te cilin thuhet se e njohu skuadren pasi qe qeni i tij kishte humbur ne qendren stervitore te Newton Health. Ai pagoi borxhet dhe ia ndyshoi emrin skuadres ne Manchester United.

Me emrin e ri ekipi fitoi Kampionatin Anglez ne vitin 1908. Ndersa me 26 prill 1909 kunder Bristol City FC fitoi per here te pare edhe Kupen e Anglise. Ne vitin 1910 me ndihmen financiare te Davies ata u shperngulen nga Bank Street ne Old Trafford. Nje vit me vone, me 1911, fituan perseri kampionatin.

Epoka e Sir Matt Busby (1958-1969) [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Matt Busby u emerua tranjer i Manchester United ne tetor te vitit 1945 dhe beri nje pune te pashembullt qe lojtaret te realizonin detyrat e tyre. Qe nje sukses i pabesueshem kur klubi doli i dyti ne kampionat me 1947 dhe fitoi Kupen e Anglise me 1948. Busby adoptoi nje strategji qe favorizonte te rinjet. Ne vitin 1956 United fitoi kampionatin me nje skuader mosha mesatare e te ciles ishte 22 vjet. Kjo strategji ishte thelbesore per suksesin e skuadres ne vitet qe pasuan. Me 1957 ata moren perseri kampionatin ndersa humben ne finale te kupes nga Aston Villa. Klubi gjate kesaj periudhe u be i pari klub anglez qe mori pjese ne Kupen e Europes .

Tragjedia e Mynihut (6 shkurtit 1958) [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Tragjedia e Mynihut ndodhi ndersa skuadra po kthehej ne shtepi pas nje ndeshjeje ne Beograd kunder Crvena Zvezdas. Ne kete aksident ajeror humben jeten 8 futbolliste dhe 5 pasagjere te tjere. Ndersa Busby po merrte veten nga plaget e marra Jimmy Murphy mori drejtimin e skuadres. United vazhdoi te luante me nje ekip provizor me te cilin arriti te fitonte 2-1 ne gjysemfinale te Kupes se Europes edhe pse me pas do te eliminohej. Pavaresisht fatkeqesise ata arriten ne finale te Kupes se Anglise, ku humben nga Bolton Wanderers.

Rindertimi pas tragjedise [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Matt Busby filloi ta rindertonte skuadren ne vitet 60-ta duke u mbeshtetur ne lojtare si Denis Law e Pat Crerand . Ata fituan Kupen e Anglise ne vitin 1963, Ligen e Anglise ne vitet 1965 dhe 1967 dhe Kupen e Europes ne vitin 1968, duke u bere njekohesisht edhe skuadra e pare angleze qe e arrinte kete titull. Ne kete kohe Manchester United mbeshtetej ne lojen e tre nga lojtareve me te mire te kohes, Denis Law , Bobby Charlton dhe George Best .

Ne vitin 1969 Matt Busby dha doreheqje nga posti i tranjerit te United dhe u zevendesua nga Wilf McGuinness , lojtar i vjeter i United dhe tranjer i ekipit te te rinjeve.

Periudha 1969-1986 [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Fillimisht ne kete periudhe United u udheheq nga trajnere si Wilf McGuinness (1969-70), Frank o'Farrell (1970-71) e Tommy Docherty (1972-77). Docherty shpetoi ekipin nga renia nga kategoria me 1972, por me 1974 nuk mundi te bente asgje sepse United ra nje kategorine me poshte, perkatesisht ne Divizionin e Dyte. Por ne perpjekjen e pare u rikthyen ne Divizionin e Pare, dhe arriten deri ne finale te Kupes se Anglise me 1976 ku u mposhten nga Southhampton F.C.

Megjithate arriten te riktheheshin perseri ne finale me 1977, kur kesaj here munden Liverpool FC . Paveresisht ketij suksesi Docherty u perjashtua pas finales pasi u morr vesh se ai kishte nje lidhje jashtemartesore me gruan e fizioterapistit te skuadres. Dave Sexton (1977-1981) zevendesoi Docherty-n ne veren e vitit 1977 dhe formoi nje ekip me shume defanziv. Ky stil loje nuk ishte shume i pelqyer nga tifozet te cilet ishin mesuar me ekipet ofensive te Docherty dhe Busby. Pasi nuk fitoi asnje trofe Sexton u perjashtua me 1981 pavaresisht se i kishte fituar 7 ndeshjet e tij te fundit.

Sexton u zevendesua nga Ron Atkinson (1981-86) i cili menjehere theu te gjitha rekordet britanike per shuma te paguara per futbolliste, duke blere Brayn Robson nga West Bromwich Albion-i. Ai gjithashtu bleu disa lojtare te tjere si Jesper Olsen e Gordon Strachan . United fitoi Kupen e Anglise me 1983 dhe me 1985. Ata ishin favoritet kryesore per te fituar kampionatin me 1986 pasi kishin fituar 10 ndeshjet e para por pas muajit tetor loja e tyre u zbeh dhe ata perfunduan ne vendin e katert. Pasi titulli nuk po vinte Atkinson u pushua nga puna.

Epoka e Sir Alex Ferguson (1986 - 2013 ) [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Alex Ferguson erdhi nga Arbedeen FC per te zevendesuar Atkinson dhe ekipi perfundoi ne vendin e 11-te. Sezonin e ardhshem ata dolen te katertet dhe Brian McClair u be i pari sulmues qe shenonte 20 gola ne sezon qe prej George Best-it. Megjithate Manchester United zhgenjeu ne dy sezonat qe pasuan dhe shume lojtare te lene ne hije nga Ferguson nuk arriten rezultatet e pritura nga tifozet. Kishte thashetheme se Fergusoni do te zevendesohej ne fillim te vitit 1990, por nje fitore kunder Nottingham Forest ne raundin e trete te Kupes se Anglise e me pas edhe fitorja ne finale ndaj Crystal Palace ia siguroi vazhdimin e karrieres te United.

Manchester United fitoi UEFA Kupen e Fituesve te Kupave me 1991 duke mposhtur ne finale fituesin e kupes spanjolle Barcelonen. Ndersa me vone fitoi edhe Superkupen e UEFA-se duke e mundur ne finale Crevena Zvesdan. Ne zhvillimet jashte fushen, me 1991 klubi u listua ne Bursen e Vleresimit te Londres me nje vlere prej 18 milione GBP.

Ardhja e Eric Cantona-s , si dhe prania e lojtareve tashme te afirmuar si Gary Pallister , Denis Irwin dhe Paul Ince si dhe e talenteve te rinje si Ryan Giggs ndihmuan qe United ta finalizojne sezonin 1992-93 si kampion, per here te pare qe prej vitit 1967.

Ne sezonin 1994-95 Eric Cantona merr 8 muaj pezullim pas nje nderhyerje ne stil te sporteve luftarake ndaj nje tifozi te Crystal Palace gjate nje ndeshjeje. Ne mungese te tij United humb kampionatin dhe kupen. Pas shfaqjes ne skene te te ashtuquajtures Gjenerata e Vitit 92 qe perfshinte lojtare te rinje si David Beckham , Garry Neville , Phil Nevile , Nicky Butt e Paul Scholes , United fitoj serish dopieten duke u bere skuadra e pare angleze qe e fiton ate dy here. Me 1997 Eric Cantona terhiqet nga futbolli ne moshen 30 vjecare.

Tripleta (1999) [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Sezoni 1998-99 qe sezoni me i mire per United. Ata u bene klubi i pare dhe i vetem anglez qe fitoi Ligen Angleze, Kupen e Anglise dhe Ligen e Kampioneve ne te njejtin sezon.

United fitoi kampionatin ne ndeshjen e fundit kur mundi Tottenham Hotspurs me rezultat 2-1. Por fitimi i kampionatit qe vetem pjesa e pare e tripletes, pjese qe u cilesua si me e thjeshta nga Alex Ferguson.

Ne finale te FA Cup ata munden Newcastle United 2-0 me gola te Teddy Sheringham dhe Paul Scholes.

Ne finalen e Liges se Kampioneve Manchester United u ndesh me Bayern Munich, ne nje ndeshje te konsideruar si finalja me e madhe ne historine e ketij kompeticioni. Ne minuten e gjashte te ndeshjes bavarezet kaluan ne avantazh me nje gol te Mario Basler-it dhe rezultati mbeti i pandryshuar deri ne minutat e fundit kur Teddy Sheringham barazoi ne minuten e 90'35 . Ndersa ne minuten 92'17 golin e fitores e shenoi Ole Gunnar Solskajer . Qe te dy golat u shenuan nga goditje kendi te ekzekutuara nga David Beckham. Kjo finale e pabesueshme mbaroi ne minuten e 93'35 .

Tripleta ishte shtytesi kryesor qe Alex Ferguson te nderohej me titullin e Kaloresit nga Mbreteresha e Mbreterise se Bashkuar.

Kjo fushate e mrekullueshme perfundoi me fitimin e Kupes Interkontinentale, ku ne finale, ne Stadiumin Nacional te Tokios para 35.000 tifozeve, mposhten kampionet amerikanolatin, brazilianet e Palmeiras, me nje gol te Roy Keane ne minuten e 35-te.

Pas Tripletes [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Manchester United fitoi kampionatin ne sezonat 2000 dhe 2001. Ndersa ne garat europiane Ferguson adoptoi nje taktike me defansizve per ta bere United me te veshtire per t'u mposhtur. Megjithate kjo taktike nuk qe shume e sukseshme ngase pos qe nuk po fitonte ne Europe, United perfundoi ne vendin e trete ne Angli gjate sezonit 2002. Por ata iu rikthyen titujve duke fituar kampionatin ne vitin 2003, por ne veren e vitit 2003 David Beckham, nje nga yjet e futbollit boteror, kaloi te Real Madridi. United sezonin ne vijim ia nisi mire por pas pezullimit tete mujor te Rio Ferdinand -it per doping, sezoni u shkoi ne avari. Megjithate klubi fitoj Kupen e Anglise duke mposhtur Millwall-in ne finale.

Sezoni 2004-05 u karakterizua nga mungesa e golave edhepse Ruud Van Nistlrooy po shenonte regullisht. Ky sezon i gjeti ata ne vendin e trete dhe te mposhtur me penallti nga Arsenali ne finale te Kupes se Anglise. Jashte fushes se lojes ngjarja kryesore qe blerja e klubit nga familja milionere amerikane Glazer, me ne krye Malcolm Glazer .

Ne sezonin 2005-06 mesfushori dhe kapiteni legjendar Roy Keane e la United per te firmosur me Celtic -un. Ndersa klubi fitoj Kupen e Liges Angleze, duke mposhtur ne finale Wigan Athletic. Fundsezoni u karakterizua me largimin e Ruud Van Nistelrooy per tek Real Madrid-i.

Ne sezonin 2006-07 Manchester United fitoi Kupen e Anglise dhe kampionatin anglez duke dal para Chelsea FC qe kishte dy sezona si kampion i Anglise. Ndersa ne garat europiane u eliminuan nga AC Milan .

Dopieta e 2008 [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne javen e fundit te sezonit 2007-08 Manchester United dhe Chelsea ishin ne krye te klasifikimit te Premier Liges me 84 pike secili, duke bere qe kampionati te vendosej ne javen e fundit. Pas barazimit te Chelsea-t me Bolton-in dhe fitores se United ndaj Wigan-it me rezultat 2-0, United u shpall kampion i Anglise per te dytin vit radhazi. Kete sezone Manchester United fitoi edhe Ligen e Kampioneve duke mundur ne finale Chelsea-n. Ne finalen e zhvilluar ne Moske , me 21 maj 2008, Manchester United fitoi me penallti pasi koha e rregullte kishte mbaruar 1-1 me golat e Cristiano Ronaldo ose sic quheshe nga tifoze e united Big Mama

Periudha 2008 - [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

United e filloi sezonin 2008-2009 duke fituar Community Shield ndaj Portsmouth. Me 21 dhjetor 2008 Manchester United u shpall edhe kampion bote per klube duke mundur Liga de Quito 1-0 ne Japoni. Dy muaj me pas United fitoi edhe Kupen e Liges duke mundur me penallti Tottenham Hotspurs. Kur Cristiano Ronaldo u shpall lojtari me i mire nga FIFA per vitin 2008, Manchesteri United u be klubi i pare anglez te kete nje lojtar te tille ne skuader.

Me 16 maj 2009 pasi doli 0-0 me Arsenal fitoi per te treten here rresht Premier Ligen duke u bere skuadra e vetme qe arrine ta fitoj titullin anglez tri vite me rradhe ne dy raste te vecanta. Me 27 maj 2009 Manchester United luajti ne finalen e Liges se Kampioneve te zhvilluar ne Rome ku humbi 2-0 nga kampionet spanjoll, FC Barcelona .

Sezoni 2009-2010 i kaloi me vetem nje trofe, ate te Kupes se Liges. Ndersa ne sezonin 2010-2011 e rimorri perseri titullin e kampionit te Anglise per here te 19-te duke u bere keshtu edhe ekipi me i sukseshem ne Angli. Poashtu, gjate atij sezoni arriten edhe ne finale te Liges se Kampioneve, por u mposhten serish nga Barcelona, kesaj radhe me rezultat 3-1. Nje nga pikat e larta te sezonit ishte sulmuesi meksikan, Javier Hernandez , i cili qe ne sezonin e tij te pare u shperblye me titullin e lojtarit me te mire ne Manchester United nga tifozet e klubit. Me 5 qershor 2012 Manchester United arriti marreveshje me Borussia Dortmund per transferimin e Japonezit Shinji Kagawa per 16 milion euro.

Lojtaret [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Skuadra aktuale [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Redaktuar me 3 shtator 2022 [1] [2]
Nr. Kombesia Poz. Lojtari
1 Spanja Pt David de Gea
2 Suedia Mb Victor Lindelof
4 Anglia Mb Phil Jones
5 Anglia Mb Harry Maguire ( Kapiten ) [3]
6 Argjentina Mb Lisandro Martinez
7 Portugalia Sm Cristiano Ronaldo
8 Portugalia Mf Bruno Fernandes ( zev-kapiten )
9 Franca Sm Anthony Martial
10 Anglia Sm Marcus Rashford
11 Anglia Sm Mason Greenwood
12 Holanda Mb Tyrell Malacia
14 Danimarka Mf Christian Eriksen
17 Brazil Mf Fred
18 Brazil Mf Casemiro
19 Franca Mb Raphael Varane
20 Portugalia Mb Diogo Dalot
Nr. Kombesia Poz. Lojtari
21 Brazil Sm Antony
22 Anglia Pt Tom Heaton
23 Anglia Mb Luke Shaw
25 Anglia Sm Jadon Sancho
28 Uruguaji Sm Facundo Pellistri
29 Anglia Mb Aaron Wan-Bissaka
31 Sllovakia Pt Martin Dubravka (ne huazim nga Newcastle United )
33 Anglia Mb Brandon Williams
34 Holanda Mf Donny van de Beek
36 Suedia Sm Anthony Elanga
38 Anglia Mb Axel Tuanzebe
39 Skocia Mf Scott McTominay
43 Anglia Mb Teden Mengi
47 Anglia Sm Shola Shoretire
49 Argjentina Sm Alejandro Garnacho

Ne huazim [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Nr. Kombesia Poz. Lojtari
3 Stampa:Country data Ivory Coast Mb Eric Bailly (at Marseille until 30 June 2023) [4]
16 Stampa:Country data Ivory Coast Sm Amad Diallo (at Sunderland until 30 June 2023) [5]
26 Anglia Pt Dean Henderson (at Nottingham Forest until 30 June 2023) [6]
Nr. Kombesia Poz. Lojtari
27 Brazil Mb Alex Telles (at Sevilla until 30 June 2023) [7]
46 Tunizia Mf Hannibal Mejbri (at Birmingham City until 30 June 2023) [8]
74 Spanja Mb Alvaro Fernandez (at Preston North End until 30 June 2023) [9]

Stadiumi [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]


Old Trafford

Stadiumi Old Trafford i njohur gjithashtu edhe si Teatri i Endrrave , epitet ky i dhene nga Sir Bobby Charlton, ndodhet ne Trafford, Great Manchester dhe ka qene stadiumi i Manchester United qe nga viti 1910, me perjashtim te nje periudhe pas Luftes se Dyte Boterore per shkak te bombardimit te vitit 1941. Gjate asaj periudhe deri ne vitin 1949, United ndau te njejtin stadion, Main Road , me rivalet e qytetit Manchester City. Stadiumi ka 75.957 vende dhe nje shikueshmeri mesatare per ndeshje permbi 75.000 tifoze.

Titujt [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Vendas [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Liga [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  • Divizioni i Pare (Division One) (deri me 1992) dhe Premier Liga (Premier League) : 19 here

, 1910?11, 1951?52, 1955?56, 1956?57, 1964?65, 1966?67, 1992?93, 1993?94, 1995?96, 1996?97, 1998?99, 1999?2000, 2000?01, 2002?03, 2006?07, 2007?08, 2008?09, 2010?11, 2012-2013.

  • Divizioni i Dyte (Division Two) : 2 here
    • 1935?36, 1974?75

Kupa [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  • Kupa e Anglise (FA Cup): 11 here
    • 1908?09, 1947?48, 1962?63, 1976?77, 1982?83, 1984?85, 1989?90, 1993?94, 1995?96, 1998?99, 2003?04
  • Kupa e Liges (Football League Cup): 4 here
    • 1991?92, 2005?06, 2008?09, 2009?10
  • Superkupa e Anglise (FA Community Shield/FA Charity Shield): 18 here (14 vetanak, 4 te ndara)
    • 1908, 1911, 1952, 1956, 1957, 1965*, 1967*, 1977*, 1983, 1990*, 1993, 1994, 1996, 1997, 2003, 2007, 2008, 2010 (* te ndara)

Gara europiane [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  • Liga e Kampioneve (European Cup/UEFA Champions League): 3 here
    • 1967?68, 1998?99, 2007?08
  • Kupa e Fituesve te Kupave (UEFA Cup Winners' Cup): 1 here
    • 1990?91
  • Superkupa e UEFA-se (UEFA Super Cup): 1 here
    • 1991

Gara boterore [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  • Kupa Interkontinentale (Intercontinental Cup): 1 here
    • 1999
  • Kupa e Botes per Klube (FIFA Club World Cup): 1 here
    • 2008

Rekordet [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Lojtaret me me se shumti paraqitje [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Vetem paraqitjet ne gara kompetitive. Paraqitjet si zevendesues (ne kllapa) jane te perfshira ne total.

Emri Vitet Liga Kupa e Anglise Kupa e Liges Europe Te Tjera Totali
1 Uellsi Ryan Giggs 1991?present 613 (90) 0 68 0 (10) 0 37 0 (6) 140 (20) 0 18 0 (3) 876 (129)
2 Anglia Bobby Charlton 1956?1973 606 0 (2) 0 78 0 (0) 0 24 0 (0) 0 45 0 (0) 0 5 0 (0) 758 0 (2)
3 Anglia Bill Foulkes 1952?1970 566 0 (3) 0 61 0 (0) 0 3 0 (0) 0 52 0 (0) 0 6 0 (0) 688 0 (3)
4 Anglia Paul Scholes 1994?2011 466 (84) 0 44 (14) 0 21 0 (7) 130 (18) 0 15 0 (1) 676 (124)
5 Anglia Gary Neville 1992?2011 400 (21) 0 47 0 (3) 0 25 0 (2) 117 0 (8) 0 13 0 (2) 602 0 (36)
6 Anglia Alex Stepney 1966?1978 433 0 (0) 0 44 0 (0) 0 35 0 (0) 0 23 0 (0) 0 4 0 (0) 539 0 (0)
7 Republika e Irlandës Tony Dunne 1960?1973 414 0 (0) 0 55 0 (1) 0 21 0 (0) 0 40 0 (0) 0 5 0 (0) 535 0 (1)
8 Republika e Irlandës Denis Irwin 1990?2002 368 (12) 0 43 0 (1) 0 31 0 (3) 0 75 0 (2) 0 12 0 (0) 529 0 (18)
9 Anglia Joe Spence 1919?1933 481 0 (0) 0 29 0 (0) 0 0 0 (0) 0 0 0 (0) 0 0 0 (0) 510 0 (0)
10 Skocia Arthur Albiston 1974?1988 379 (15) 0 36 0 (0) 0 40 0 (2) 0 27 0 (1) 0 3 0 (0) 485 0 (18)

Lojtaret me me se shumti gola [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Vetem golat ne ndeshje kompetitive. Paraqitjet (ne kllapa).

Emri Vitet Liga Kupa e Anglise Kupa e Liges Europe Te tjera Totali
1 Anglia Bobby Charlton 1956?1973 199 (606) 0 19 0 (78) 0 7 0 (24) 0 22 0 (45) 0 2 0 (5) 249 (758)
2 Skocia Denis Law 1962?1973 171 (309) 0 34 0 (46) 0 3 0 (11) 0 28 0 (33) 0 1 0 (5) 237 (404)
3 Anglia Jack Rowley 1937?1955 182 (380) 0 26 0 (42) 0 0 0 (0) 0 0 0 (0) 0 3 0 (2) 211 (424)
4= Anglia Dennis Viollet 1952?1962 159 (259) 0 5 0 (18) 0 1 0 (2) 0 13 0 (12) 0 1 0 (2) 179 (293)
4= Irlanda Veriore George Best 1963?1974 137 (361) 0 21 0 (46) 0 9 0 (25) 0 11 0 (34) 0 1 0 (4) 179 (470)
6 Anglia Joe Spence 1919?1933 158 (481) 0 10 0 (29) 0 0 0 (0) 0 0 0 (0) 0 0 0 (0) 168 (510)
7 Uellsi Mark Hughes 1983?1986
1988?1995
120 (345) 0 17 0 (46) 0 16 0 (38) 0 9 0 (33) 0 1 0 (5) 163 (467)
8 Uellsi Ryan Giggs 1991?present 110 (613) 0 11 0 (68) 0 9 0 (37) 0 28 (140) 0 1 0 (18) 159 (876)
9= Holanda Ruud van Nistelrooy 2001?2006 0 95 (150) 0 14 0 (14) 0 2 0 (6) 0 38 0 (47) 0 1 0 (2) 150 (219)
9= Anglia Paul Scholes 1994?2011 102 (466) 0 13 0 (44) 0 9 0 (21) 0 26 (130) 0 0 0 (15) 150 (676)

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ "Man Utd First Team Squad & Player Profiles" [Ekipi i pare i Man Utd & profilet e lojtareve]. ManUtd.com . Manchester United . Marre me 6 qershor 2018 . {{ cite web }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  2. ^ Tuck, James (10 gusht 2018). "United reveal squad numbers for 2018/19" [United zbulon numrat e ekipit per 2018/19]. ManUtd.com . Manchester United . Marre me 10 gusht 2018 . {{ cite news }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  3. ^ Sam Carney (17 janar 2020). "Maguire to be new United captain" [Maguire do te jete kapiteni i ri i United]. ManUtd.com (ne anglisht). Manchester United F.C . Marre me 17 janar 2020 .
  4. ^ "Transfer news: Bailly secures loan move" . ManUtd.com . Manchester United. 24 gusht 2022 . Marre me 24 gusht 2022 . {{ cite news }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  5. ^ "Transfer news: Amad seals loan move" . ManUtd.com . Manchester United. 31 gusht 2022 . Marre me 31 gusht 2022 . {{ cite news }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  6. ^ "Henderson completes season?long loan move" . ManUtd.com . Manchester United. 2 korrik 2022 . Marre me 2 korrik 2022 . {{ cite news }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  7. ^ "Transfer news: Telles agrees loan move" . ManUtd.com . Manchester United. 4 gusht 2022 . Marre me 4 gusht 2022 . {{ cite news }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  8. ^ "Hannibal loaned to Championship club" . ManUtd.com . Manchester United. 29 gusht 2022 . Marre me 29 gusht 2022 . {{ cite news }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  9. ^ "Fernandez signs new deal before loan move" . ManUtd.com . Manchester United. 26 korrik 2022 . Marre me 26 korrik 2022 . {{ cite news }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )