한국   대만   중국   일본 
Lulzim Basha - Wikipedia Jump to content

Lulzim Basha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Lulzim Basha (i lindur me 12 Qershor 1974 ) ne Tirane , eshte politikan shqiptar, ish-Minister i Jashtem i Shqiperise, deputet i Legjislatures IX te Kuvendit te Shqiperise , kryetar i Partise Demokratike te Shqiperise dhe ish-kryetar i Bashkise se Tiranes gjate mandatit 2011?2015. Ai aktualisht eshte edhe lider i opozites shqiptare.

Lulzim Basha
Lulzim Basha ne vitin 2016
Lideri i Opozites
Titullar
Ne detyre
30 Korrik 2023
Presidenti Bajram Begaj
Kryeministri Edi Rama
Paraprire nga Enkelejd Alibeaj
Ne detyre
15 Shtator 2013 ? 21 Mars 2022
Presidenti Bujar Nishani
Ilir Meta
Kryeministri Edi Rama
Paraprire nga Edi Rama
Pasuar nga Enkelejd Alibeaj
Kryetar i Partise Demokratike te Shqiperise
Titullar
Ne detyre
30 Korrik 2023
Paraprire nga Enkelejd Alibeaj
Ne detyre
22 Korrik 2013 ? 21 Mars 2022
Paraprire nga Sali Berisha
Pasuar nga Enkelejd Alibeaj
Kryetari i 41-te i Bashkise se Tiranes
Ne detyre
25 Korrik 2011 ? 21 Korrik 2015
Paraprire nga Edi Rama
Pasuar nga Erion Veliaj
Ministri i 28-te i Brendshem
Ne detyre
17 Shtator 2009 ? 25 Prill 2011
Kryeministri Sali Berisha
Paraprire nga Bujar Nishani
Pasuar nga Bujar Nishani
Ministri i 47-te i Puneve te Jashtme
Ne detyre
24 Prill 2007 ? 17 Shtator 2009
Kryeministri Sali Berisha
Paraprire nga Besnik Mustafaj
Pasuar nga Ilir Meta
Minister i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit
Ne detyre
11 Shtator 2005 ? 24 Prill 2007
Kryeministri Sali Berisha
Paraprire nga Spartak Poci
Pasuar nga Sokol Olldashi
Te dhena vetjake
U lind me 12 Qershor 1974
Tirane , Shqiperi
Partia politike Partia Demokratike e Shqiperise
Bashkeshortja/et Aurela Basha
Femijet 2
Shkollimi Universiteti i Utrecht-it
Profesioni Politikan, Avokat
Nenshkrimi

Arsimimi dhe veprimtaria para politike [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Lulzim Basha mbaroi shkollen 8-vjecare “Skender Caci”, si dhe shkollen e mesme “Sami Frasheri” ne Tirane. Ne vitin 1993, Basha nisi studimet ne Universitetin e Utrechtit ne Holande, ku mori titullin Jurist (Meester in de Rechten ekuivalenti i LLM) i specializuar ne te drejten europiane dhe nderkombetare publike. Gjate periudhes maj 1998 ? korrik 1999, Lulzim Basha u be pjese e skuadres qe pergatiti aktakuzen per krime lufte ndaj Sllobodan Milloshevicit ne Gjykaten Nderkombetare per Krimet e Luftes ne ish-Jugosllavi. Gjate periudhes korrik 2000 ? tetor 2001 ai ushtroi detyren Keshilltar Ligjor ne Departamentin e Drejtesise se Administrates se Kombeve te Bashkuara UNMIK ne Kosove . Nga tetori i vitit 2001 deri ne nentor 2002 punoi si Zevendes Shef i Kabinetit te Drejtorit te Departamentit te Drejtesise se UNMIK-ut. Nga nentori i vitit 2002 deri ne janar 2005 punoi si Keshilltar Special per Tranzicionin ne Departamentin e Drejtesise se UNMIK-ut, Prishtine , Kosove . Pergjegjes per pergatitjen e tranzicionit te Departamentit te Drejtesise te UNMIK-ut drejt nje Ministrie te Drejtesise te Kosoves.

Familja e Lulzim Bashes eshte me prejardhje nga Drenica e Kosoves kur ne vitet 40-te te shekullit te kaluar gjyshi i tij detyrohet te ike nga Kosova pas torturave serbe.

Veprimtaria politike [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Basha iu bashkua Partise Demokratike te Shqiperise ne janar te vitit 2004 si Koordinator i Komitetit te Orientimit te Politikave (KOP) ne Partine Demokratike, duke qene pergjegjes per koordinimin e punes se eksperteve dhe komisioneve te KOP-it ne pergatitjen, diskutimin dhe shpalljenm e 17 projekt-platformave qeverisese per Partine Demokratike te Shqiperise. Ai u be anetar i kryesise se partise ne maj te atij viti. Ai sherbeu si zedhenes partise gjate zgjedhjeve parlamentare vitit 2005 ne te cilat ai u zgjodh ne Kuvendin e Shqiperise si deputet i zones zgjedhore nr. 33 ne Tirane, nje prej zonave te veshtira elektorale per Partine Demokratike.

Pas zgjedhjeve parlamentare te vitit 2005, Lulzim Basha u emerua nga Kryeministri Sali Berisha Minister i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ku ai sherbeu per nje periudhe prej dy vjetesh, derisa ai u emerua Minister i Puneve te Jashtme ne vitin 2007. [1] Kur Basha ishte Minister i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit qeveria e Berishes filloi vepren me te madhe infrastrukturore ne historine e Shqiperise, Rrugen Durres-Kukes, qe perfshin ndertimin e nje tuneli 5.6km. Kjo rruge bashkon Shqiperine me Kosoven dhe njihet ndryshe edhe si Rruga e Kombit. Ne 9 mars 2007 Prokuroria e Tiranes regjistron procedimin penal ndaj Lulzim Bashes, pas nje interviste ne media te nje zyrtari te Ministrise se Transporteve i cili fliste per shkelje te barazise ne tendera dhe korrupsion ne ndertimin e Rruges se Kombit. Meqenese Basha ishte deputet Prokuroria e Tiranes is kaloi procedimin penal Prokurorise se Pergjithshme pas 6 muajve me 13 tetor 2007. Me 15 nentor Prokuroria e Pergjitheshme i kerkoi parlamentit autorizimin per nisjen e ndjekjes penale ndaj Lulzim Bashes me akuzen per korrupsion dhe abuzim te pushtetit ne lidhje me dhenien e kontrates se ndertimit te autostrades Durres-Kukes nje kompanie te perbashket amerikano-turke. Basha i kerkoi parlamentit te heqe imunitetin e tij dhe ne te njejten kohe i konsideroi akuzat si te motivuara politikisht. Kuvendi e dha autorizimin per prokurorine me 31 dhjetor 2007. Prokuroria e thirri disa here Lulzim Bashen per ta njohur me ceshtjen, por Basha nuk u paraqit duke nxjerre aresye shendetesore. Diana u paraqit ne Gjykaten e Larte me 5 dhjetor 2008. Gjykata e Larte e Shqiperise i pushoi hetimet per shkak te kalimit te afateve hetimore.

Ne maj te vit it 2007 Basha u emeruasi Minister i Puneve te Jashtme nga Kryeministri Sali Berisha detyre te cilen e mbajti deri ne shtator 2009.

Lulzim Basha, Minister i Jashtem i Shqiperise dhe Condoleezza Rice, Sekretare e Shtetit e SHBA-se ne vitin 2008.

Pas zgjedhjeve te vitit 2009 ne te cilat Lulzim Basha u zgjodh deputet i Elbasanit, ai u emerua si Minister i Brendshem ne qeverine e re Berisha. Si Minister i Brendshem, nen drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha, ai punoi per zbatimin e te gjitha kritereve te kerkuara per udhetim pa viza te shqiptareve ne vendet Shengen, perfshire modernizimin e vendkalimeve kufitare te Shqiperise dhe sistemit te policise se emigracionit, leshimin i pasaportave biometrike te sigurise se larte dhe nje lufte me te ashper kunder veprimtarise kriminale dhe pasurive kriminale. Keto hapa u pershendeten nga organizmat nderkombetare sidomos nga EUROPOL dhe organet e tjera te zbatimit te ligjit dhe cuan ne vendimin e Bashkimit Europian me 8 nentor , 2010 per heqjen e vizave te udhetimit per qytetaret shqiptare duke filluar nga 15 dhjetori i vitit 2010 .

Ne vitin 2011, Basha kandidoi per postin e kryetarit te Bashkise se Tiranes si kandidat i Partise Demokratike dhe Koalicionit Aleanca per Qytetarin , duke sfiduar Edi Ramen, kryetarin e atehershem te Bashkise dhe Kryetar i Partise Socialiste te Shqiperise. Fushata zgjedhore e Bashes u fokusua ne projektet per Tiranen dhe qytetaret e saj dhe jo ne sulme personale ndaj kundershtarit te tij. Pas nje procesi te gjate numerimit te votave, Basha u zgjodh kryetar i ri i Bashkise se Tiranes.

Nen drejtimin e Bashes si Kryetar i Bashkise, Tirana u pajis per here te pare ne historine pas-komuniste me nje Plan te Pergjithshem Urbanistik, duke i dhene fund perfundimisht, kaosit te ndertimeve ne Tirane. Plani u perpilua pas nje diskutimi te gjere me qytetaret e Tiranes, me arkitekte, inxhinjere, shoqatat ambientaliste dhe shoqata te tjera te interesuara. Ne kete plan perfshihen gjithashtu tre projekte te medha: Bulevardi i Ri dhe Sistemimi i Lumit te Tiranes, Terminali Shumefunksional i Autobuzeve dhe Trenit dhe Linjat e Tramvajit Kinostudio-Kombinat dhe Sheshi "Nene Tereza"-Terminali Shumefunksional.

Bulevardi i Ri eshte vepra me e madhe urbanistike ne Tirane ne 80 vitet e fundit. Ai eshte 70 metra i gjere dhe zgjatet nga bulevardit egzistues deri ne Paskuqan. Konkursi per projektin e Bulevardit perfundoi ne vitin 2012 dhe u fitua nga studioja britanike "Grimshaw Architects". Projekti i detajuar perfundoi ne vitin 2013 dhe po kete vit filluan punimet per ndertimin e Bulevardit. Mbas zgjedhjeve te qershorit 2013 me ardhjen ne pushtet te Partise Socialiste, punimet e Bulevardit u nderprene.

Kryetari i PD -se Lulzim Basha dhe Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso ne Takimin e PPE-se ne Meise , Belgjike ne tetor 2013,

Lulzim Basha ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama per nderprejen e punimeve ne Bulevardin e Tiranes dhe per mosfillimin e punimeve ne dy projektet e tjera. Ne nje interviste ne emisionin "Opinion" ne TV Klan ne maj 2015 Basha deklaroi se Ministri i Financave Shkelqim Cani refuzon te depozitoje firmat e Autoritetit Kontraktual ne Fondin e Abu Dabit. Ai akuzoi gjithashtu Kryeministrin Rama, qe refuzoi garancine shteterore per nje financim nga qeveria franceze per ndertimin e linjes se tramvajit ne Tirane, projekti i te cilit eshte i perfunduar dhe pret te fillohet nga puna.

Nga maji i vitit 2005 dhe ne 18 dhjetor te vitit 2021 ishte anetar i Kryesise se Partise Demokratike te Shqiperise.

Nga prilli i vitit 2005 dhe ne vazhdim eshte anetar i Keshillit Kombetare te Partise Demokratike te Shqiperise.

Mbas doreheqjes se Kryetarit te Partise Demokratike Sali Berisha , Lulzim Basha shpalli kandidaturen per kryetar te Partise Demokratike.

Ne zgjedhjet per kryetarin e Partise Demokratike me 22 korrik 2013 , Lulzim Basha fitoi kundrejt kandidatit tjeter Sokol Olldashi duke fituar 80% te votave te anetaresise se PD. Ne kete gare per here te pare u zbatua parimi "nje anetar nje vote". [2]

Ne zgjedhjet lokale te vitit 2015 Basha nuk rikandidoi si kryetar i Bashkise Tirane. Ne keto zgjedhje Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha humbi ne te gjitha bashkite e medha, me perjashtim te Shkodres si dhe ne shumicen e bashkive te tjera.

Ne zgjedhjet e pegjithshme parlamentare te qershorit te vitit 2017 Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha pesoi humbjen me te madhe ne historine e saj. Listen e kandidateve per deputete te Partise Demokratike e beri vete Lulzim Basha pa u konsultuar me organet vendim marrese te partise.

Me 18 shkurt 2019 me kerkese te Lulzim Bashes, Grupi parlamentar i Partise Demokratike dorezon mandatet e deputetit ne Kuvendin e Shqiperise. Ky veprim u pasua edhe nga deputetet e partive te tjera parlamentare te opozites. Dorezimi masiv i mandateve nuk kishte ndodhur asnjehere ne historine e shtetit shqiptar.

Me 11 dhjetor 2021, Kuvendi Kombetar i jashtezakonshem i Partise Demokratike i thirrur nga antaresia e Partise Demokratike vendosi shkarkimin e Lulzim Bashes nga detyra e Kryetarit te PD-se dhe drejtimin e Partise nga Komisioni i Rithemelimit i perbere nga 29 anetare. Nje referendum i anetareve te Partise Demokratike i mbajtur me 18 dhjetor 2021 miratoi vendimin e Kuvendit te 11 dhjetorit. Ne referendum moren pjese mbi 44.000 anetare. Mbi 43.000 anetare votuan pro vendimit te Kuvendit te 11 dhjetorit.

Dekriminalizimi i Parlamentit dhe Administrates Shteterore [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne seancen parlamentare te dates 10 korrik 2014 deputeti i Partise Demokratike, Gent Strazimiri, duke folur ne podium akuzoi kryeministrin Edi Rama se ne grupin parlamentar te Partise Socialiste kishte futur 19 deputete me precedente penale. Disa minuta me vone, gjate kohes qe deputeti Strazimiri ishte ne korridorin prane salles se seancave te Kuvendit, ai u sulmua me grushta nga deputeti i Partise Socialiste Arben Ndoka dhe disa sekonda me vone edhe nga deputeti tjeter i Partise Socialiste Pjerin Ndreu. Ne nje postim ne Facebook, Kryeministri dhe Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, duke e krahasuar kete incident me incidente te meparshme ne parlament e quajti "thjesht skuqjen e pjeses lakuriqe te kokes". [3] Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha vendosi te bojkotoje parlamentin deri ne miratimin e nje ligji qe do te conte ne pastrimin e Parlamentit dhe administrates shteterore nga njerezit me te kaluar kriminale. Me ndermjetesimin e Parlamentit Europian, ne dhjetor te vitit 2014, u arrit nje marreveshje midis Grupit Parlamentar te PD-se dhe PS-se per miratimin e ligjit te kerkuar nga Partia Demokratike. Pas nje viti me 17 dhjetor 2015 ligji u miratua me konsensus. [4] Kjo u quajt nje arritje e madhe e opozites dhe drejtuesit te saj Lulzim Basha.

Zhdukja e filmimeve te Masakres se Krushes [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Milaim Bellanica, deshmitar i Masakres se Krushes , ka treguar se filmimet e te vrareve te masakres se kryer nga forcat serbe ne mars 1999 mbi civilet shqiptare, ia kishte dhene Lulzim Bashes, [5] dhe qe atehere filmimet kishin humbur. [6] Nga ana tjeter, Basha ne nje studio televizive deklaroi se nuk e kishte takuar kurre Milaim Bellanicen. [7]

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ "Albania pins its hopes on youthful government" . Kosovareport . Reuters. 8 shtator 2005 . Marre me 24 dhjetor 2007 . {{ cite news }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  2. ^ "Lulzim Basha, kryetari i ri i PD-se" . Arkivuar nga origjinali me 29 korrik 2013 . Marre me 1 gusht 2013 . {{ cite web }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  3. ^ "Oranews" . Arkivuar nga origjinali me 2 qershor 2016 . Marre me 5 qershor 2016 . {{ cite web }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  4. ^ Zeri i Amerikes
  5. ^ "Deshmitari i Masakres se Krushes: Videon e ka Basha" . Zeri.com. 10 nentor 2020 . Marre me 12 nentor 2020 .
  6. ^ "Lulzim Basha ndjehet i turperuar" . Gazeta Tema. 22 dhjetor 2019 . Marre me 12 nentor 2020 .
  7. ^ " "Kaseten e Krushes ia dorezova e me mashtroi", Basha: Nuk e njoh kete person, nuk e kam takuar asnjehere" . Gazeta Shqip. 12 nentor 2020.

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]