한국   대만   중국   일본 
Lukreci - Wikipedia Jump to content

Lukreci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Lukreci (rreth 98 ? 55) ose Titus Lucretius Carus pervec vitit te lindjes dhe vdekjes qe gjithashtu jane te pasigurte dhe mendohet qe lindi ndermjet viteve 99 dhe 95 pr.k,nuk dime gati asgje dhe lirisht themi se jeta e tij per ne eshte nje lemsh i hamendjeve pasiqe tre rreshtat e shkruara mbi jeten e tij qe i gjejme sot datojne nga fundi i shek IV ? fillimi i shek. V nga Shen Zheromi, dhe duhet thene se nuk mund ti besojme aspak edhe atij pasiqe thot se Lukreci u cmend nga nje filtre dashurie dhe e mbyti veten… Kur dijme se nga veprat se cka mendonte mbi dashurine, eshte shum veshtire t’i besohet ketyre tri rreshtave aq me teper kur dijme se Lukreci ishte ateist i madh dhe se nje numer i madh kishtaresh gjithemone e sulmuan vepren e tij.

Hulumtuesit e koheve me te reja jane kategorike kur behet fjale per nje cmenduri te Lukrecit dhe thone se nuk ka aspak vend ne ndonje dyshim mbi gjendjen e shendoshe psiqike. Shume studime te veprave nga ana e psikiaterve te njohur nuk lejojne aspak te mendohet ne ndonje crregullim mendor.

Megjithate, ne disa vepra verrehet qarte se jane te paperfundura, se nuk e kane akoma formen e perfunduar, por kur dijme se doktrina epikuriste nuk ishte kunder vetevrasjes, mund te lejome, se dhe eshte mjafte e mundshme, teza e nderprjes se jetes me dore te vet.(1)

Kur flas per inatet e kishtareve kunder Lukrecit, kam parasyshe edhe nje marifet tjeter te Shen Jeromit i cili tjot se Ciceroni paskesh korrigjuar veprat e tij, thenie qe nuk lidhet me asnje prove e perkundrazi shkon kunder asaj qe thot vet Ciceroni per Lukrecin dhe vepren e tij : "Lukreci ka veti te shkeqyera natyrore, e poashtu edhe shum art" (zeje).(2)

Por, kur flitet per biografi, do te them se teprohet nganjehere kur thuhet se nuk dijme gje mbi jeten e Lukrecit. Nese nuk kemi njohuri te sakta mbi prejardhjen e tij familjare dhe gjendjes klasore, kemi vepr¨n e tij te jashtezakonshme, e kjo eshte kryesorja se nga aty nxjerrim dobine me te madhe dhe njiherit njohim ndricimin e plote te ketij poeti dhe filozofi te madh.

Nga vepra kuptojme se eshte i misheruar me Romen dhe se ka nje edukate greke. Njihemi me elanin dhe dashurine e tij per te verteten dhe per njeriun e per krejt cka e rrethon. Dijme se Epikuri(3) eshte frymezuesi i tij kryesor e besoj se mesheftesite mbi jeten e tij pasojne si frut i parimit mesuesit te vet Epikurit per "Jete e meshefte".

Vlen te permendet nje dukuri tjeter gati mistike rreth Lukrecit. Poetet e kohes se tij nuk e permendin aspak. Horaci, Tibuli, Augusti dhe as Virgjili qe eshte plot e perplot lukrecizem, nuk e permend asnjehere. Nga bashkekohoret perjashtim bene vetem Ovidi i cili e ngre larte vepren e Lukrecit.

Kur te studjojme rrethanat e kohes se Lukrecit, vijme ne perfundim se idete e palevizshme ateiste, pengonin riperforcimin e ritualeve fetare ne Rome dhe si dhe perhapjen e krishterimit nga apostujte. Dy erera, njera ne pushtet e tjetra qe vinte e perhapej e merte force. Idete kundershtare te perhapura me nje art te fuqishem te Lukrecit, nuk i pelqyen as Augustit e as te krishtereve qe me siguri ndikuan qe Lukreci mos te permendej nga bashkekohoret por edhe as shume shekuj me vone. Vepra e tij nuk gjindej me askund. Ne qindvjecaret VIII-IX, mendohet se gjindej akoma vetem nje doreshkrim. Vetem ne kohen e Rilindjes, Lukreci u rizbulua dhe permendet disa here nga Montaigne, kurse filozofet e shekujve XVIII e me sot, e ngrejne shpesh ne piedestal edhe mbi vet Virgjilin e famshem.

Trazirat e kohes [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Lukreci jetoi ne kohe te trazirave dhe ndryshimeve te medha historike : kryengritjet kunder Romes, betejat e e Mariusit dhe Silles, rebelimin e skllaveve me Spartakun, Triumviratin e pare… Ishte kjo periudhe e ngadalsimit dhe varferimit qe erdhi pas ngritjes se lavdishme te shekujve III dhe II p.e.r. Shkaterrimi i krejt asaj qe ishte arritur me pare, shlaterrimi i Republikes dhe hypja ne fuqi e korupcionit dhe shpartallimi i etikes dhe moralit shoqeror ishte evident. Lukreci pra jetoi ne kohen kur virtyti i punes zevendesuar me dembeline dhe dredhine. Feja dhe ritet me nuk ngjallnin kersheri dhe pra nuk plotesonin aspak jeten shpirterore te qytetareve. Ajo nuk arrinte me ti kenaq kerkesat mbrojtese ndaj friges, ndaj trazirave te brendshme e as kerkesat e zemres se besimtareve. Kjo beri qe njeriu i rendomte t’i kethehet mendimeve freskuese qe vinin sidomos nga Greqia si qe ishin Stoicizmi, Epikurizmi si dhe dogma te reja religjioze.

Ne kete labirinth kalimtare dogmash fetare, u ngrit Lukreci me vepren ateiste te ndikuar kryekeput nga idete e Epikurit. Poezia e tij i takon kohes paraklasike romake e huazuer nga greket por duke ruajtur kryekeput formen latine, sidomos ate te poetit te lashte Enius, prandaj edhe quhet "poet latin i Epikurizmit".

Boterat [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Epikurizmi nderton dallimin ne mes te Gjithesise dhe Botes sone perkufizimi i se ciles percaktohet nepermjet te fuqise se shqisave tona, ne rradhe te pare nga shqisa e te pamurit (toka, qielli, dielli hena dhe dhe planetat e yjet) e kjo eshte vetem nje pjesez e ≪ Gjithit ≫ - Gjithesise.

Atome te panumerta, gjithemone ne levizje e siper ne hapesire (≪ shprazeti ≫), linden boterat. ≪ …ka grupime te tjera materjesh, analoge te botes sone ≫ thote Lukreci (Lucreci II-1064/1065) dhe shton se ka dikund ne gjithesi, jashte nga hapesira jone, raca te ndryshme njerezish si dhe lloje kafshesh.

Metej, Lukreci i shtron ne vendin e dyte vetite vetite e krijime dhe krijesave pasiqe atomet nuk kane as ere, as shije e as ngjyre. Krejte vetite e tyre si njelmesia, yndyra… jane pasoje e kombinimeve te atomeve qe e krijone gjene dhe subjektin e saje. Ne kete menyre spjegohet edhe vet jeta qe sipas Lukrecit rrjedh gjithashtu nga nje perzierje atomesh qe pa ndonje pengese krijojne te ndishmen (shqisen) nga e pandjeshmja, ngjyren nga pangjyra eren nga paera…

Qeniet e gjalla [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

De rerum natura , 1570

Jeta eshte gjalleri dhe te gjallet jetojne ne saje te shpirtit (gjallerise) qe kane dhe krejte puna e organeve dhe shqisave varet nga shpirti i cili nuk eshte asesi dicka jomateriale. Ai eshte thjesht i krijuar nga atome me te lehta dhe me te levizshem te cilet jane te shperndare neper trupin si leng dhe e bejne ate te gjalle. Kur ky trup te shkatrohet, perberja e atomeve te lehta shperndahen ne ajer duke u rikethyer ne gjendjen e tyre te pare qe do te thote se edhe shpirti perfundon njesoj si trupi. Ne kete kontekst po permend teorine e Gjasmimeve qe eshte edhe njera nder teorite me kurioze ku Lukreci flet per ≪ membrana te lehta ≫ te shkeputura dhe qe levizin ne te gjitha drejtimet dhe kur hyjne ne trupin e njeriut provokojne senzacione. Keta imagjinata, figura apo spektra jane gjithashtu materje me qendrim jashtezakonisht solid… :

"Nga te gjitha objektet, egzistojne ata qe na i quajme gjasmime : lloje membranash te lehta te shkeputura nga siperfaqja e trupave… …

Nuk besojme me gjate me se dicka nga na mund te jetoj pas vdekjes : trupi dhe shpirti njekohesisht te asgjesuar, ndahen nga neri tjetri ne elemente gjegjese." (Lucreci, IV, 33 ?45)

Gjasmimet, nuk mund pra as te jene dhe as te permenden si prove e pavdekshmerise se shpirtit e as nuk duhet te na mbjellin frigen nga ndonje ferr…

Nga kjo edhe perfundimi se Zotrat egzistojne por ata nuk meren me njeriun, me boten e as me gjithesine. Jane krijesa materiale te perbera nga atome jashtezakonisht te lehte dhe te ndijshem, akoma me te lehte dhe te ndijshem se atomet e shpirtit. Ata nuk kane ndermare as nuk ndermarin kurre ndonje pune ne historine e egzistences. As zanafilla e as fenomenet ne natyre nuk jane nderhyrje e tyre.

Nga kjo perfundojme se Lukreci, edhepse i quajtur ateist nga shum studjuese, ai eshte besimtar politeist sepse si qe pame edhe me larte, ai pranon egzistencen e tyre por shkeputet na togu fetar sepse : ≪  Perendite nuk interesohen aspak per njerezit dhe problemet e tyre : Ata nuk kane krijuar njerezit ; nuk meren me ta ; jane plotesisht te pandijshem ndaj lutjeve te tyre, ndaj flijimeve, ndaj hyjnishatejtesve apo ndaj atyre qe therrasin njohjen e tyre. ≫ Bota e yne ka lind dhe do te vdes si edhe krejte gjithesia sepse nuk kane asgje te pavdekshme ne vehte.

Ne fund te them se vepra e Lukrecit titullohet "De natura rerum" qe eshte njeherit perkthim i titullit te vepres se zhdukur te Epikurit "Peri fiseos".

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

[1] [ lidhje e vdekur ]