Liqeni i Ohrit

Coordinates : 41°00′N 20°27′E  /  41.00°N 20.45°E  / 41.00; 20.45
Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Liqeni i Ohrit
Liqemi i Pogradecit
Liqeni i Ohrit
Vendi Shqiperia , Maqedonia e Veriut
Koordinatat 41°00′N 20°27′E  /  41.00°N 20.45°E  / 41.00; 20.45
Harta topografike e Ohrit dhe Prespes

Liqeni i Ohrit edhe Liqeni i Pogradecit (Ohridsko Ezero) eshte nje nga liqenet me te medha ne Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si nje nga liqenet me te vjetra ne bote. Ai gjendet ne nje lartesi mbidetare prej 695 metrash dhe ka nje siperfaqe prej 349 km². Pika me e thelle e liqenit eshte 289 metra. Pjesa me e madhe e liqenit i perket Maqedonise se Veriut , kurse pjesa tjeter i perket Shqiperise . Ne bregun e liqenit shtrihen tre qytete te medha: Ohri dhe Struga ne Maqedonine e Veriut dhe Pogradeci ne Shqiperi.

Furnizimi me uje [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Bregu i liqenit prane manastirit te Shen Naumit me pas mali i Galicices.

Liqeni i Ohrit furnizohet me uje nga burimet e shumta perreth. Nje nga burimet me te medha gjendet prane kufirit shqiptaro-maqedon prane Manastirit te Shen Naumit ne Maqedonine e Veriut. Aty buron uji qe vjen nga liqeni i Prespes , niveli i te cilit eshte 200 metra me i larte se ai i liqenit te Ohrit. Ne anen e Shqiperise gjendet gjithashtu nje burim i madh ne parkun e Drilonit prane fshatit Tushemisht. Uji largohet nga liqeni ne drejtim te Veriut nepermjet lumit Drini i Zi , i cili rrjedh permes qytetit te Struges .

Krijimi [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Liqeni i Ohrit dhe ai i Prespes

Liqeni i Ohrit llogaritet si nje nga liqenet me te vjetra ne mbare boten. Mosha e tij llogaritet te jete 2 deri me 5 milion vjet. Liqeni u krijua nga nje shembje e tokes. Kete e vertetojne aktivitetet e shumta tektonike si dhe ekzistenca e nje mali prej 100 metrash nen nivelin e liqenit.liqeni i ohrit eshte nje nga terheqjet e shumta per turiste vendas dhe te huaj. Besohet se ne rastin e Liqenit te Ohrit ky proces u vonua nga thellesia e saj e madhe dhe nga kontributi i vogel i sedimenteve nga hyrjet e filtruara te pranveres. Per me teper, Graben e Ohrit-Korces ne jug te liqenit eshte ende aktive tektonike dhe mund te kompensoje sedimentimin me nenndarje. Ne dallim nga Liqeni i Ohrit, Liqeni i Prespes ka te ngjare te jete kthyer disa here ne historine e tij, si rezultat i nentokes karstike.

Flora dhe fauna [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Liqeni i Ohrit eshte shtepia e shume kafsheve endemike, te cilat vijne vetem ne ujerat e tij. Ne liqen rriten 40 specie te rralla, nder me te njohurat dhe ekonomikisht me te rendesishmet eshte peshku i paster i llojit Salmo letnica , ( Korani ), "Salmothimus ohridanus",( Belushka ).

Nje pjese e Bregut te liqenit se bashku me qytetin e Ohrit eshte emeruar nga UNESCO si trashegimi boterore.

Galeria [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Shiko edhe [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]