한국   대만   중국   일본 
Lah Nimani - Wikipedia Jump to content

Lah Nimani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Lah Nimani , lind me 15 shtator te vitit 1939 ne fshatin Kosterc, Skenderaj , Kosove dhe vdiq me 20 shkurt te vitit 2008 , ishte boksier shqiptar.

Biografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Shkollen fillore e kreu ne vendlindje ndersa ate te mesme ne Prishtine (Shkolla normale) per te vazhduar studimet ne Universitetin e Beogradit (Fakuleti i Edukates Fizike). Gjate studimeve ne Beograd ai kishte fatin te punonte me nje profesor te zotin i cili e mesoj shume gjera te sporteve luftarake dhe kete Lahu e shfrytezoi mjaft mire dhe sjelli mesimin a atjeshem ne vendin tone cka nuk e kishte bere asnje shqiptar me pare.

Fillimisht Lah Nimani te cilet te gjithe e kishin njohur me nofken “BACA LAH” pas diplomimit ishte punesuar si Arsimtar i edukates fizike ne qytetin e Mitrovices . Pas nje kohe fillon te punoj ne klubin e boksit “Akumulatori “ ku ishte edhe zanafilla e pare per boksin e atehershem. Pas suksesit qe kishte me ekipin Akumulatori ekipi i boksit Prishtina kishte filluar t`a gjurmonte dhe ne mes te stinorit 1973-74 baca Lah transferohet ne ekipin e Prishtines. Ekipi i Prishtines kishte boksier te shkelqyer mirpo i mungonte nje strateg i cili do te arrinte suksese me ta. Prishtina u be ekip me nam jo vetem ne Kosove por edhe ne tere ish-Jugosllavine. Boksieret si Nazif Gashi , Bajram Hashani , Mehmet Bogujevci , Xhevdet Peci , Aziz Salihu , e shume tjere filluan qe popullit tone t`ju sjellin medalje krejt keto fale punes se palodhshme te Lah Nimanit.

Lah Nimani fitoi cdo gje ne boksin amator duke fituar pese here titullin e ish-Jugosllavise, gjashte here nenkampion i ish-Jugosllavise dhe tre here vendin e trete ne ish- Jugosllavi . Ai pergaditi per kater here boksier per Lojrat Olimpike (1976,1980,1984,1988). Baca Lah ka edhe medaljen e arte ne Lojrat Olimpike si trainer ne Moscow (1980) te Rusis e me boksierin serb, Sllobodan Kacar , cka asnje shqiptar deri me sot nuk ka sjell medalje te arte. Per Lah Nimanin te flasim na duhen dite dhe muaj te tere por eshte ky njeri i cili tashme eshte legjende dhe puna e tij sdo te harrohet kurre, sepse jane gjeneratat te cilit brez pas brezi do te mesojne per te. Edhe boksieret tane shqiptar qe e mbrojne identitetin tone kombetar dhe me name si Luan Krasniqi , Elvir Muriqi etj, u mbetet pike ne zemer se do te arritnin me shume ne boksin amator dhe profesionist po te kishin punuar me profesorin e boksit Lah Nimani.

Ne vitin 1998 Lah Nimani shkoj ta vizitonte te birin ne Oklahoma te SHBA -ve, atehere filloj Lufta ne Kosove dhe nga ajo kohe legjenda Nimani jetoi atje derisa vdiq me 20 shkurt 2008 .

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]