한국   대만   중국   일본 
La boheme - Wikipedia Jump to content

La boheme

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Posteri origjinal (1896) i La boheme nga Adolfo Hohenstein

La boheme eshte nje opera me kater akte (te quajtura edhe kuadro) e Xhiakomo Pucinit (Giacomo Puccini), me libret te Xhiuzepe Xhiakoza (Giuseppe Giacosa) dhe Luixhi Ilika (Luigi Illica) e shkruar ne vitin 1896 . Kjo opera i takon rrymes se verizmit (te vertetes), mbetet nje nga operat me te suksesshme dhe nga me populloret dhe vazhdon te luhet ne te gjithe teatrot prestigjoze te operas ne bote. Opera ka te njejtin titull me nje spektakel te Ruxhero Leonkavalo (Ruggero Leoncavallo), me te cilin Pucini hapi nje sfide. Premiera boterore e La boheme u shfaq ne Torino me 1 shkurt 1896 tek Teatri Rexhio (Teatro Regio), [1] drejtuar nga 29-vjecari Arturo Toskanini Arturo Toscanini . Qe atehere, La boheme eshte bere pjese e repertorit standard italian dhe eshte nje nga operat me shpesh te shfaqura ne gjithe boten. [2]

Gjeneza e historise [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Rodolfo ? kostum i vizatuar nga Adolfo Hohenstein per premieren ne Teatro Regio, 1896

Sipas faqes se pare, libreti i La boheme bazohet ne novelen e Henri Murger Scenes de la vie de boheme , nje koleksion figurash qe portretizojne nje te ri bohemien qe jeton ne lagjen Latine ne Parisin e 1840s. Megjithese zakonisht quhet novele, ka nje fabul jo uniforme. Si drama e 1849 se Murgerit dhe Theodore Barriere, libreti i operas fokusohet ne marredhenien midis Rodolfos dhe Mimise qe perfundon me vdekjen e kesaj te fundit. Gjate fillimit te kompoziit Pucini ishte ne sfide me kompozitorin Leoncavallo , i cili tha se ai i kishte ofruar nje here nje libret dhe tani e kishte rradhen ai t'ia kthente. Pucini tha se nuk ishte ne dijeni qe Leoncavallo ishte i interesuar dhe se ai kishte filluar punen prej kohesh, prandaj ishte i detyruar te vazhdonte. Versioni i Leoncavallos nuk pati sukses dhe tani luhet shume rralle. [3]

Fabula [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Jeta e lumtur dhe e shkujdesur e nje grupi te rinjsh bohemiene perben sfondin e disa episodeve ku zhvillohen ngjarjet e operes, ambientuar ne Paris ne 1830 .

Kuadri I [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Kostumi i Mimise per akti 1 e La boheme dizenjuar nga Adolfo Hohenstein per premieren boterore

Ne papafingo
Vigjilja e Krishtlindjes . Piktori Marcello, qe po pikturon nje Det te Kuq dhe poeti Rodolfo perpiqen te ngrohen me flaken e nje vatre ku djegin nje karrike dhe letren ku ky i fundit ka shkruar nje poeme. Vjen filozofi Colline i cili bashkohet me miqte e tij. I fundit vjen muzikanti Schaunard qe hyn triumfant me nje shporte me ushqime dhe me lajmin e mire se me ne fund ka fituar ca para. Festimet nderpriten nga vizita e papritur e pronarit te shpise i cili kerkon qerane, por likuidohet me disa genjeshtra. Eshte mbremje dhe kater bohemienet vendosin te shkojne tek kafeneja e Momus (Momys). Rodolfo vonohet pak ne shtepi dhe premton se do shkoje sapo te kete mbaruar artikullin per gazeten "Il Castoro".

Pasi mbetet vete, Rodolfo degjon qe po troket dera. Nje ze femeror kerkon te hyje. Eshte Mimi, fqinja e re. I eshte shuar drita dhe me nje qiri perpiqet ta ndeze. Pasi ndez qiririn vajza ndihet keq, eshte simptoma e pare e tuberkulozit. Kur kthehet per tu larguar ve re se ka humbur celesin e shtepise. Te pergjunjur ne dysheme, ne erresire, dy te rinjte fillojne ta kerkojne. Rodolfo e gjen i pari dhe e fsheh ne xhep ngaqe deshiron te kaloje edhe pak kohe me Mimi dhe te njhet me mire me te. Kur dora e tij takohet me doren e Mimi ("Che gelida manina" - sa dore e ftohte), poeti i kerkon vajzes t'i flase per veten. Mimi i tregon se eshte nje qendisese e re dhe se jeton vetem duke qendisur lule ("Si, mi chiamano Mimi" - Po, me quajne Mimi).

Idili i dy te rinjve qe jane gati per t'i treguar dashurine njeri-tjetrit nderpritet nga shoket qe e therrasin nga rruga. Poeti do te donte te qendronte me vajzen, por ma Mimi propozon ta shoqeroje dhe te dy, fillojne te flasin me ti-ne e te dashuruarve dhe duke i kenduar dashurise ("Amor, amor") dalin nga papafingoja dhe drejtohen per tek kafe Momus.

Kuadri II [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne kafe

Adolfo Hohenstein, tavolina e pazarit per shfaqjen e pare

Shume njerez jane mbledhur ne rruge, duke perfshire dhe femije, duke reklamuar mallin e tyre.

Adolfo Hohenstein, boca e shfaqjes se pare (akti II)

Kafe Momus. Rodolfo dhe Mimi takohen me bohemienet e tjere. Poeti u prezanton vajzen e re dhe i dhuron nje kesule roze. Ne kafe shfaqet dhe Musetta, nje flake e vjeter e Marcellos, qe e la ne kerkim te aventurave te reja me pasanikun plak Alcindoro. Sapo e dallon Marcellon, Musetta ben c'eshte e mundur per t'i terhequr vemendjen duke dhene shfaqje ("Quando men vo' "), duke bere skena per nje kepuce qe e shtrengon per te nxjerre kaviljen. Marcello nuk mund t'i rezistoje dhe dy te dashurit, te ripajtuar, largohen se bashku duke e lene dashnorin e pasur te Musettas me kepucen ne dore dhe me faturen per tu paguar.

Kuadri III [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Tek Barriere d'Enfer
shkurt. Debore kudo. Bashkejetesa eshte bere e pamundur: skenat e xhelozise mes Marcellos dhe Musettas tashme jane te vazhdueshme, po keshtu edhe zenkat dhe moskuptimet mes Rodolfos e Mimise, e akuzuar per tradheti. Per me teper Rodolfo e ka kuptuar se Mimi eshte shume e semure dhe se jeta ne papafingo mund t'ia demtoje akoma me shume shendetin. Ata te dy duan te ndahen, por kujtimi i oreve te lumtura te kaluara bashke i shtyn ta vonojne lamtumiren e pranveres. Nderkohe Marcello dhe Musetta ndahen pas nje zenke te furishme.

Kuadri IV [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne papafingo
Tashme te ndare nga Musetta dhe Mimi, Marcello dhe Rodolfo i tregojne njeri-tjetrit vuajtjet e dashurise. Kur vijne aty Colline e Schaunard, shakate dhe lojrat e kater bohemieneve sherbejne vetem per te fshehur zhgenjimin e tyre. Papritur mberrin Musetta e cila ka takuar Mimine duke vuajtur ndersa ngjiste shkallet, ndoshta per here te fundit drejt asaj papafingoje ku u takua per here te pare me Rodolfon. Musetta e dergon Marcellon te shese vathet e saj per te blere ilacet dhe me pas edhe ajo vete del per te kerkuar nje mbeshtjellese qe t'i ngrohe duart e akullta te Mimise. Edhe Colline vendos te shese pallton e tij te vjeter (“Vecchia zimarra, senti”), me te cilen eshte shume i lidhur per te kontribuar ne shpenzimet. Ketu, duke kujtuar me embelsi ditet e dashurise se tyre, Mimi shuhet ngadalesisht e rrethuar nga ngrohtesia e miqve (qe i dhurojne mbeshtjellesen e duarve) dhe e Rodolfos te dashur. Duket sikur Mimine e ka zene gjumi dhe fillimit askush nuk e kupton vdekjen e saj. I pari qe e ve re eshte Schaunard i cili ia tregon Marcellos. Ndersa shikon veshtrimet dhe levizjet e shokeve, Rodolfo kupton se cdo gje ka mbaruar dhe, duke perseritur zemerthyer emrin e te dashures, e perqafon duke qare.

Shfjaqjet ne Shqiperi [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Per here te pare eshte ne vene ne skenen e Teatrit te Operas ne Tirane ne maj te vitit 1963 me dirigjent M.Krantja dhe regji te J.Trujas, ku ne rolet kryesore kane interpretuar Gaqo Cako, Avni Mula, Nina Mula etj. Ajo eshte rivene edhe tri here te tjera ne skenen e Teatrit te Operas, perkatesisht ne vitet 1971, 1985, 2002.

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Annotations

Notes

  1. ^ Budden p. 494
  2. ^ "Opera Statistics on operabase.com" . Operabase . Marre me 18 maj 2012 . {{ cite web }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! ) Mirembajtja CS1: Date e perkthyer automatikisht ( lidhja )
  3. ^ Colin Kendell, 'The Complete Puccini' Amberley Publishing 2012